Kulturë
Najada Sorra: Portreti i njeriut pa portret
E hene, 14.01.2013, 08:33 PM
Portreti
i njeriut pa portret
Nga Najada Sorra, Tiranë
Vladimir
Shytin e gjeta në lokalin e stacionit të trenit.Rrinte i ulur në tryezën e tij
të preferuar,gjerbte kafenë herë me sy të ngulur drejt përpara,herë duke
vështruar ata që hynin e dilnin.Dhe në qoftëse më parë e tani ai u tërhiqte
vëmendjen njerzëve që nuk e njihnin me atë pamjen e tij të veçantë dhe të
qetë,dukej sikur s’donte t’ia dinte për asgjë,tashmë paraqitej disi kryelartë e
sikur s’përfillte njeri.Njerzit e vështronin me atë sens që vështronin edhe
objektet e tjera të mejdisit. I kërkova leje të qëndroja në tryezën ku ishte
ulur, ai vetëm tundi kryet në shenjë pohimi.
Nga
përpara stacionit sirena e lokomotivës fërshëlleu si me hidhërim e me
ankim,ndërsa ai i hodhi një shikim të shpejtë orës që shfaqej në ekranin e
televizorit.Më pëlqenin shkrimet e tij,që i publikonte herë pas here në gazeta
të ndryshme dhe në faqet e internetit,gjithashtu edhe romanet,por që s’kishin
bërë shumë bujë.Më tërhiqte puna e tij si makinist treni dhe pasioni i zjarrtë
për letërsinë,ndaj dhe i shtyrë nga kurioziteti,vendosa të njihesha me të nga
afër.
-Më pëlqejnë
shkrimet e tua,sidomos romani i fundit për fëmijë”Kikja”,- i thashë pasi u
prezantova si lexuese e shkrimëve të tij.
Vladimiri
sikur kapërxeu një pengesë në gjoks dhe u ndje më mirë në shoqërinë time.Nuk
ishte e nevojshme të pyesja pse ndodhej këtu ai.Arsyen e dija po aq mirë,sikur
të ma kishte thënë me gojën e vet.Ai sapo kishte lënë turnin e natës dhe po
pinte kafenë e mëngjezit shoqëruar me pijen e tij të preferuar raki rrushi.Më
falenderoj shoqëruar me një buzëqeshje që i mbeti e ngrirë në fytyrë gjatë tërë
bisedës dhe u shpreh:
-Pasioni,moj
vajzë,shkruaj kot,ky realitet sikur dëshiron të më dëbojë nga ngjarjet e jetës
sonë shqiptare.Unë nuk kërkoj formula për karaktere shpirtërore,as ndodhi me
fantazira tragjikomike,ato i gjej këtu midis njerzëve,ku unë u jap vetëm
formën.
Në
artikujt e ndryshëm dhe në librat e tij,ai di të bashkoj përherë me vetëdije
indivitualiete të tilla, sikundër piktori që në veprat e tij kërkon të gjejë
këndëvështrime më të përshtatshme,në të cilën drita dhe dritëhija të
gërshetohen në mënyra të ndërsjellta dhe,nëpërmjet kontrasteve,të realizoj
ngjashmërinë e tipit.Bën bukur krahasimin e elementit favorizues dhe
vulgaritetit që shfaqet në shumë forma.Pasuron pa ndonjë sforcim të veçantë
varfërimin që sjellin formulat standarte,lartëson gjithë vlerat shpirtërore dhe
shkruan me urrejtje për tipat që urrehen nga shoqëria dhe ai vet.Ka të
papritura në tregimet e tij,reflekse të befasishme,të nevojshme aty ku duhet
dhe,krijon korniza në kuadrin e veçantë thellësisht të nevojshme të hapsirës.
-E keni
kohën e nevojshme për të shkruar,pasi ju punoni me orare të zgjatura?-e pyeta
pasi ai u përshëndet me dy kolegë dhe i ftoi të uleshin në tryezën tonë,ku u bë
edhe prezantimi.
Ai fshiu
mjekrrën me dorë.
-Koha më
garanton gjithçka.Pengesa është tek botuesit,por edhe ata kanë vështirësitë e
tyre,ndaj në të gjitha botimet e mia s’kam kërkuar të më paguajnë,madje dua t’i
falenderoj,që ata më kanë bërë pjesë e gazetës së tyre.
-Shumë
njerëz nuk ndihen mirë në pranin e Ladit,-ndërhyri njëri nga kolegët me një
buzëqeshje të çiltër.-Dhe e dini përse,sepse Ladi kërkon gjithmonë të drejtën
si në punën e përditshme ashtu edhe në shkrimet e tij.
Ai s’ka
ndonjë portret të veçantë.Një miniaturë e dobët dhe një portret të skalitur pa
ndonjë vlerë.Eshtë një burrë i rritur dhe i thjeshtë me flokë të bardhë,ku
ballin ia gërryejnë mendimet.Në shumë raste s’kuptohet nga të tjerët,ka diçka
që të nxit koriozitetin,apo të ftonë të kërkosh të veçantën e shpirtit të tij
që rri pas asaj fytyre të ftohtë:kalon para tij dhe nuk vren ndonjë portret që
është në qendër të vëmendjes.Sekreti i tij,që i fshihet shumë thellë nën
lëkurën pesëdhjet e ca vjeçare nuk mund të përvijohet dhe as mund të
përcaktohet duke u nisur vetëm nga pamja e jashtme.
Mbart në
vetvete dy karaktere,ose më saktë dy sjellje shoqërore:njërin e përdor në jetën
e përditshme,ku shfaq ashpërsi,cinizëm dhe acarim të dhunshëm ndaj së të
vërtetës,që ndoshta ndodhin edhe si pasojë e vetmisë së tij.Ndërsa tjetrin e
përdor në mejdisin artistik:atje shpërthen në biseda të këndëshme,gjallërohet
dhe shndrrohet në tjetër njeri.
-E mban
mend shkrimin e parë?-e pyes jo pa qëllim.
-Sigurisht,-gjallërohet
Vladimiri.-Isha ushtar,kur botova përherë të parë një artikull të marrë në
hidroçentralin e Vaut të Dejës në redaksinë e gazetës Luftëtari,ku më pas u
bëra korospodent vullnetarë i asaj gazete.E ëndërroja gazetarinë,por s’e arrita
atë,pasi në shkrimet që vijuan,emëri im u vizua me të kuqe,ndaj e ndërpreva për
disa vjet procesin krijues.
-C’farë
keni studiuar?
-Degë të
ndryshme profesionale,ndërsa në mënyrë auditakte letërsi.
-Keni
pasur kritika?
-Megjithëse
mungon kritika e mirëfillt,unë kam pasur nga njerëz të shquar të artit si
shkrimtari Gjergj Vlashi,Shpend Tapollaj dhe nga të tjerë artistë
Durrsak.Kritika letrare,artistike është si makinisti mirë që di të drejtojë
trenin,por edhe të mirëmbaj lokomotivën.
Ai flet
pak,duket disi i ndrojtur,ngase ka gjuhën e rëndë dhe më tepër belbëzon,apo
ndoshta është i shtrënguar nga ndonjë ndjenjë tjetër të pamundësisë të
komunikimit.Shpërthen shumë rrallë i ngacmuar nga heshtja dhe bie menjëherë në
mërmëritje me veten,me atë pamjen e njeriut të besuar,apo që është i zënë vetëm
me mendimet e tij.E di edhe vet,se është disi me rrezik të hysh në mardhënie
mirëbesimi me të.Në disa raste ata që e rrethojnë s’e ndjejnë veten
mirë,megjithatë,ai i tërheq si me magji ku dhe u duhet të përballojnë trysnin e
atmosferike,nxehtësinë e rrëmbyer të pasionit dhe teprinë e kërkesave të tij.
-Kush
janë idhujt e tu në letërsi?
-Londoni
për ashpërsinë letrare dhe Cvajku për mendimet e vyera.
-Diçka
për bindjet politike?-e pyes përsëri me takt.
-Admiroj
gjithmonë më të mirët,qofshin të majtë apo të djathtë.
-Keni
kohë pa botuar ndonjë libër?
-Eh,-shfryu
Vladimiri dhe e humbi paksa atë buzëqeshjen e ngrirë gjatë tërë bisedës.-Unë
shkruaj gjithmonë kur s’jam në punë, në orët e mëngjezit,vetëm nipit i është
dhënë e drejta të më largojë nga kompjuteri.Kam shumë romane dhe tregime gati
për botim,madje disa edhe të redaktuara nga miqtë e mi,por nuk është mundësia
finaciare si nga unë, as edhe nga shtëpitë botuese.
-Kam
dëgjuar se keni shkruar edhe në gjininë e horrorit,sa është e vërtetë?
-Po,është
më se e vërtetë,kam shkruar dy të atillë,por që janë ngujuar në sirtar.
-E patët
të vështirë?
-Fillimi
është gjithmonë i vështirë,tani jo më,madje kam gjetur shumë tema që mund t’a
lëvroj këtë gjini,që ende nuk është prekur nga shkrimtarët shqiptarë.Juve mund
tu duket çmenduri që unë shkruaj pa e ndjerë kënaqësinë e botimit,por mos
harroni:unë ndjehem mirë midis tyre dhe ato dorëshkrime më shtyjnë të krijoi sa
më shumë.Nuk jam skeptik gjithmonë jam në pritje të një mrekullie dhe një ditë
unë do të shijojë frytet e punës time.
-Qëndron
gjithmonë i mbyllur në shtëpi dhe del vetëm kur ka shërbimin në punë,-shtoj
Selimi,kolegu tjetër makinist.
-Natyra
më ka dhënë gjithë përbërsit me tepri nga sa mund të mbaj një njeri i
vetëm,-vijon Ladi dhe një ngjyrë trëndafili i përshkon fytyrën.-Por ka edhe element
që sulen kundër tipin tim dhe bëhen
shkak të fatkeqësive.
Ai s’flet
për të shkuarën,as nuk ankohet.”Kthimi pas të pengon në jetë,njeriu duhet të
shikoj vetëm përpara,-thotë shpesh.Dëshiron të vendos rregull brenda
vetes,jeton me drejtësi sipas parimëve më të larta,me shpresë që të kontrollojë
kaosin që ka në vetvete.”Një njeri me mendime të pamvarura nuk ndalet aty ku e
hedh rastësia….Duhet të ngrihesh mbi fatin,paçka se vendi ynë nuk të jep shumë
shanse,por pasioni është tjetër gjë…dhe ngjyra e trëndafiltë i zbehet.Prej
këndej i vjen ajo gjëndje e vazhdueshme tensionimi,që e bllokon si torturë të
padurueshme,por e një shpirti të mbushur plot.
Ndahem nga Vladimiri dhe me kolegët e tij me ndjenjën e një diçkaje që ai çliron dhe prehet mes reve, dhe përmes formulash filozofike e çapitjeve të tij ligjëruese.Që në veprat e tij marrin frymë,ngjyrë e fitojnë papritur një dritë të re,valëzojnë shenjtërisht në qiellin e magjisë krijuese.Bota shpirtërore e autorit kapërcen e dridhet pa lënë gjurmë në shkrimet e tij,paçka se shpirti letrar i kalon në një zymti kaotike.Dhe ashtu solemn mendimet e tij perëndojnë si të dehura,ku drita e tyre ndriçon lugina e gërxhe dhe më pas humbasin në kaltërsinë e hapsirës qiellore me dëshira të çmendura.Ai është një njeri dhe krijues ëndrrimtar.Mundohet të përfitojë edhe nga humbja,s’e cënon aspak jetën shpirtërore të tij;prej nga vjen dhe pacënushmëria e gjenis,pamvarsisht ndjeshmërisë së skajshme që ka brenda vetes.Dhimbja i shndrrohet në force krijuese,paçka se shpirti tij ndihet i fyer,por ai ka guximin e shkrimtarit;ndaj flak tutje me krenari armët e rezistencës dhe shkon ashtu drejt fitimtarit,duke krijuar portretin e tij.