E premte, 29.03.2024, 10:38 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Akademi Përkujtimore për Dr. Ibrahim Rugovën

E hene, 14.01.2013, 07:22 PM


Komunikatë për media

LDK dhe LDD – degët në Suedi, bashkërisht organizojnë Akademi Përkujtimore  për ish Presidentin shpirtëror dhe historik të Republikës së Kosovës dhe Kryetarin e LDK-së Dr. Ibrahim Rugovën.

LDK-ja dhe LDD-ja javën e kaluar ishin akorduar për mbajtjen e një akademie përkujtimore për ish Presidentin shpirtëror dhe historik të Republikës së Kosovës dhe Kryetarin e LDK-së Dr. Ibrahim Rugovën. Akademia do të mbahet në Landskrona të Suedisë, më 26 janar 2013 në  Folkets Hus, me fillim në ora 12:00. Adresa: Söbygatan 16, Landskrona  (Folkets Hus – Lilla Festsalen).

Degët LDK dhe LDD janë bashkuar rreth frymës Rugoviane si e vetmja rrugë për zhvillimin dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, me synim parësor për t`u integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Këshilli organizativ i përbërë prej gjashtëmbdhjetë anëtarëve, me kryetar z. Zymer Qupeva, do të marrë masa përgaditore për këtë akademi dhe do t’i ftojë udhëheqësit e strukturave, anëtarësinë e gjerë të këtyre dy degëve dhe të gjithë të interesuarit që të jenë pjesëmarrës në këtë akademi.

Në këtë akademi përkujtimore fjalën e rastit do t’a mbajnë dy kryetarët e të dya degëve të Suedisë z. Bajram Nikqi, kryetar degës së LDK-së,  z.Hysen Ibrahimi, kryetar i degës së LDD-së në Suedi si dhe mysafirë të tjerë.

Degët e këtyre dy subjekteve në Suedi mendojnë se shtetin mund ta bëjnë vetëm njerëzit e mëdhenj siç ishte presidenti Rugova dhe se vdekja e hershme e presidentit Rugova është humbje e madhe për tërë popullin shqiptarë.

Atdheut i mungon shumë presidenti Rugova, me urtësinë, mençurinë, filozofinë politike dhe dashurinë e tij që e pati për popullin shqiptar.

Në emër të Këshillit Organizativ:

Isuf Bajraktari, sekretar i degës së LDK-së Suedi



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora