Shtesë » Lajme
Konsolidohet Dega e LB-së në Rahovec
E diele, 30.12.2012, 10:14 AM
Sot, më
29.12.2012, u mbajt mbledhja e Këshillit Nismëtar për formimin e Degës së
Lëvizjes për Bashkim në Rahovec. Mbledhjen e udhëhoqi Koordinatori i KND-së për
Rahovec dhe anëtari i Kryesisë së LB-së, z. Bahtjar Hoti si dhe Habib Bytyqi,
Sekretar Organizativ i Degës. Të pranishëm në mbledhje ishin edhe Sekretari
Organizativi i LB-së, z. Valon Murati dhe Sekretari për Financa i LB-së, z.
Fadil Fazliu. Në mbledhje morën pjesë mbi dyzet anëtarë të Degës, të cilët
emëruan 25 koordinatorë të aktiveve që veprojnë nëpër lagje të qytetit dhe
nëpër fshatra të komunës së Rahovecit.
Koordinatorët
që u zgjodhën janë: Agim Gashi – Sopniq, Binak Berisha – Zatriq, Mentor Thaçi – Çiflak, Gëzim Zeka - Potoqan i
Poshtëm, Fatmir Krasniqi – Pastasel, Driton Shabani – Rahovec, Lagja Ambulanca,
Lavdete Kabashi – Opterushe, Naser Kabashi – Zaçishtë, Selman Krasnqi - Reti e
Poshtme, Sokol Berisha – Brestoc, Emërllah Kastrati - Hoçe e Vogël, Mentor Sylka
– Rahovec, Lagja 1, Selajdin Gashi – Nagac, Adnan Hoti - Krushe e Madhe, Afrim
Gashi - Fortesë, Shaqir Gashi – Xërxë,
Blerim Çadraku - Malësi e Vogël, Fatmir Hoti – Ratkoc, Sinan Krasniqi – Dejë,
Arsim Berisha – Baboc, Milazim Osmani - Guri i Kuq, Shaqir Bajraktari –
Polluzhë, Bajram Morina – Koznikë.
Zyra për
Informim e LB-së
Prishtinë,
29.12.2102