Shtesë » Lajme
Lëvizja për Bashkim: Gëzuar 2013!
E diele, 30.12.2012, 10:40 AM
Gëzuar
2013!
Të
dashur bashkëkombës,
Të
nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Fillimisht,
më lejoni të shpreh kënaqësinë që në emër të Lëvizjes për Bashkim dhe në emrin
tim personal, po më jepet rasti të jua përcjell të gjithë juve urimet më të
mira për Vitin e Ri.
Viti
që po e lëmë pas, për fat të keq, nuk ishte vit që ofroi mundësi për realizimin
e ëndrrave tona për integrime substanciale kombëtare, për një jetë më të mirë
dhe për dinjitet qytetar. Dhe kjo, jo për shkak të mungesës së kapaciteteve të
vendit tonë për të ofruar diçka të tillë, por për shkak të mungesës së
veprimeve institucionale për t’i shfrytëzuar ato.
Megjithatë,
përkundër të metave të shumta, kanë ndodhur gjëra të cilat mund të na bëjnë të
ndihemi më mirë. Abetarja e përbashkët, autostrada e kombit, nisma për kod
telefonik kombëtar dhe për shtetësi shqiptare janë disa nga lëvizjet pozitive
në këtë drejtim.
Edhe
në vitin që po e përcjellim, Lëvizja për Bashkim, në përputhje me fuqinë e saj,
është angazhuar pa kursyer në luftimin e të metave dhe avancimin e proceseve në
interes të qytetarëve. Dhe kjo nuk ka ngelur pa rezultate. Por nëse ka gjëra
për të cilat mund të krenohemi, ka edhe më shumë për të cilat ne duhet të
vazhdojmë të përpiqemi. Dhe këtë do ta bëjmë, pa u lëkundur aspak nga çfarëdo
lloj pengesash, të cilat pashmangshmërisht do t’i hasim në rrugën tonë.
Në
fund, ju lutem pranoni urimet më të përzemërta për vitin që po vjen, për çdo
qytetar dhe çdo familje, kudo që ndodhet, brenda apo jashtë vendit.
Le
të mbretërojë shpresa për ditë më të mira dhe vullneti për angazhim të
përbashkët në këtë drejtim!
Gëzuar
2013!
Avni
KLINAKU
Kryetar
i LËVIZJES PËR BASHKIM