E merkure, 05.11.2025, 08:11 PM (GMT)

Mendime

Xhafer Leci: Brenda një viti katër provokime!

Më provokuan vetëm pse mendoj, flas dhe shkruaj sipas bindjeve të mia personale.Provokimet qëllimkëqia nëpër tubime publike janë sjellje të vrazhda, anti-civilizuese e jo njerëzore dhe mbi të gjitha antikombëtare.1.- Në Heidelberg të Gjermanisë, më 21 maj 2011:Në përkujtimin e 30 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, njëri nga organizatorët kryesor të këtij përkujtimi më patë thënë: Çdo diskutues ka...

Besnik Prishtina: Zgjedhjet e jashtëzakonshme në një gjendje të jashtëzakonshme

Për shkak të situatës absurde që u krijua para, pas, dhe gjatë zgjedhjeve për Kryetarin e Komunës në Ferizaj isha në dilemë se a ia vlen me u marr me këtë episode të kësaj ngjarje të tipit TV novelave latino-amerikane apo jo.Apropo kur jemi te ky krahasim, Republika e Kosovës edhe po zhvillohet si një vend tipik i Amerikës Latine. Mbase kjo vjen nga fakti se Republika e Shqipërisë së pari ra nën hijen e Piramidave të Mashtrimit të Amerikës ...

Fritz Radovani: Presidenti i parë shqiptar... në internet

Plot 90 vjet përpara kryeministri i qeverisë shqiptare Ahmet Zogu, në vitin 1922, ishte edhe minister i mbrendshem…fluturoi nga “çerdhja” e u ba president…e, edhe mbret!Në gjurmët e tij deri në vitin 1946, në qeverinë terroriste të Tiranës komuniste, Haxhi Lleshi, një nga personalitetet e nalta edhe ky, ishte minister i mbrendshem që bahet president...

Gani Qarri: Dy përvjetorë të shqipëtarve; 134 vjet Lidhje, 100 vjet ndarje

Me rastin e këtij përvjetori të madh dhe ndër më të rëndësishmit të historisë sonë ,përveç rikujtimit të datës së formimit të Lidhjes Kombëtare Shqiptare dhe Prizrenit si vend ku ajo lindi, me pietet duhet të përkujtohen dhe nderohen krijuesit e saj të devotshëm të cilët dhanë çdo gjë nga vetja për ta shpëtuar popullin shqiptar nga kërcënimet...

Fehmi Kelmendi: Marifetet e kurdisura të një politikani diletant

Ish kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, z. Hajdar Sadrija është paraqitur me shkrim në gazetën e çmuar kombëtare „Bota Sot“, më 22, 23 dhe 24 maj 2012, duke vjellur helm e vrerë nga goja. Në shkrimin e datës së 23 majit i njëjti, pos tjerash thotë: Të gjithë e dimi (në vend që të thuhet drejt, e dimë), se që nga themelimi i LDK-së, nga Kuvendi i parë në Kryesinë e këtij subjekti politik kishte anëtarë që kishin hyrë me qëllime të caktuara, siç...

Albert Shabanaj: Nëse ndërtohet shteti me përvjetore euferike dhe sfilata politike?!

Nëse do të mund të arrihet shtetndërtimi me sfilata-promovime euforike atëherë shqiptarët do të jenë të parët e këtij modeli politik e sfidues. Sipas perceptimeve politike të shqiptarëve të sotit, praktikat qe i njehë bota deri me sot për ndertimin e shtetit bien poshtë,kështu duke krijuar shqiptarët një “revolucion politik” të pa njohur për boten deri me sot. Njohurit mbi praktikat e shteteve te mirëfillta do të bien poshtë për t’u debutuar idet ...

Qerim Pllana: Politikës shqiptare i mungon instinkti i bashkimit kombëtar!

Te njeriu si te kafsha ka disa lloje instinktesh. Por, në politikën shqiptare mund të hasim një raketë marsi instinktesh të domosdoshme, assesi banale, por shumë të nevojshme, të shprehura, pa instinktin për bashkim-ribashkim kombëtar! Njeriu i rëndomtë mendon se pa tri instinktet të zakonshme; a) instinktit për ushqim, b) instinktit për shumëzim (seksual)...

Jusuf Buxhovi: Historia jonë na nderon e obligon

Unë jam këtu para jush si historian dhe si autor, në të njejtën kohë në një mision personal për të falënderuar gjermanët si popull dhe Gjermaninë si shtet, i cili ishte historikisht ndër shtetet që më së shumti bëri për çështjen shqiptare, që prej Mesjetës e këndej, deri në ditët tona.Një popull i cili ia vuri themelet albanologjisë, një popull mendimi i të cilit çështjen shqiptare e ngriti në nivel të një trajtese ndërkombëtare duke ...

Avdyl Gërvalla: Peticion

Ne banorët shqiptarë të kosovo me fus notë, e kundërshtojmë në mënyrë unanime marrëveshjen gojore mes Ministres Belge për Azil dhe Migracion, zonja Magda De Block, dhe ministrit të punëve të brendshme të kosovo me fus notë, z. bajram rexhepi, e cila na është komunikuar më 11 qershor 2012, në ora 11:26, përmes së përditshmes Zëri.info (gazeta on-line), dhe poashtu të përditshmëve tjera të kosovo me fus notë, rreth azilit politik apo...

Kalosh Çeliku: Ashiku i Rrapit vdes i ri

E pritnim për çdo vjet plot mall si gjithmonë në Shkup edhe këtë fundverë me fillimin e Vjeshtës si Lejlekun e vonuar shtegtar në Takimet Poetike nën Rrap. Realiteti, ai edhe i mbante gjallë këto takime poetike. Ishte njëri ndër themeluesit e këtyre takimeve tradicionale të poezisë erotike. Nuk e ndalte Moti i keq: shiu, breshëri e as bora për të marrë pjesë në këto takime tradicionale. Rrugën e merrte edhe këmbë si djalë i ri nëpër ...

Skënder Zogaj: BE i kërkon Kosovës vizion e jo fjalë

Qëndrimi ndërkombëtar për gjendjen në veriun e Kosovës vazhdon të oscilojë e të ndryshojë, prej një kërkese në tjetrën dhe kjo po i vërteton vlerësimet e para dy vjetëve të “gojëkëqijve” që kundërshtonin rreptë mbajtjen e papërcaktuar paraprake të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të bindur se bisedimet e tilla ishin të dëmshme, ishin kthim ...

Hilmi Saraçi: A do të ndryshojë qëndrimin presidenti i Serbisë

Presidenti i zgjedhur i Serbisë , Tomisllav Nikoliq kaherë është i njohur me qëndrimet e tija ultranacionaliste, sidomos për urrejtjen ndaj shqiptarëve. Ai në veprimtarinë e tij politike ishte i prirur të ngjallë urrejtje ndërnacionale , prandaj pas zgjedhjes së tij për president të Serbisë sikur ka filluar të tregojë shenja të së kaluarës nga veprimtaria e tij që pengojnë dhe nxisin dilema dhe...

Dedë Preqi: Timonin e jetës rinia e ka në duar e veta

Si çdo popull në botë, përshkak të kushteve ekonomike dhe politike, ashtu edhe populli shqiptarë e gjenë arsyen e vet të emigrimit, për krijimin e kushteve të jetës dhe ardhmërinë e vet më të mrë. Shumica e vendeve perëndimore të zhvilluara, ku ka edhe popullatë shqiptare sot llogarisin pa hezituar edhe në rininë shqiptare, duke pasë parasysh integrimin dhe...

Xhafer Leci: Ish kryeministri shqiptar, ose kauboji i kazinove greko-italiane

Se ish kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ishte mysafir i njërës nga kasinot (Cassino) e qytetit të Luganos në Zvicrër më 30 dhjetor 2004 në ora 21.30 s’ka asnjë dyshim. Po pse mu në prag të vitit të Ri? Dhe a dinë Fatosi, alias kauboji i kazinove greko-italiane se në të gjitha qytetet e Europës ka mërgimtarë shqiptarë dhe sado që të mshihet do të zbulohej. I rrethuar nga ...

Qerim Pllana: Një këshillë z. Presidente

Në vizitë Republikës së Kroacisë, z. Presidente Ahtifete Jahjaga në Zagreb të Kroacisë, këtij shteti mik të Kosovës me gjithë pritjen solemne, të cilës iu organizua asaj dhe suitës që kishte me vete, bëri një gaf, lapsus, shkelje, apo gabim, që nuk do t`i falët kurrë nga nacionalistët e pastër kroatë, të cilët këtë deklaratë s`do ta harrojnë me dekada. Ç`ju desh një z. presidente të ...

Fritz Radovani: ''Zëdhënësi'' i qeverisë së Tiranës...

Edhe Tirana “zyrtare” asht tue imitue shtetet e “zhvillueme”, ku pjesen ma të madhe të politikës duhet me e “kuptue”, si thonë “vëllezërit e gjakut”, mbas “tarabash”ose në skenën teatrale politike: “Mbas skene”!... Kjo ngjet prej shumë kohe. Plot 50 vjet perpara qeveritarët ishin prishë me sovjetikë…ndersa nga radio e lajmet nuk dinte kush me kuptue se ...

Shaban Peraj: Qendrime ekstreme për zgjedhje të presidentit

Propaganda kushton shumë shtrenjtë. Kjo propagandë e zhvilluar para opinionit shqiptar për zgjedhje të presidentit të Shqipërisë as edhe një ditë të vetme nuk zbriti për tre muaj nga shtypi i ditës e ekranet televizive. Po, aktorët nuk ishin populli i thjeshtë, ishin politikanët ata që bënin Shou me deklarata dallkauke për mënyrën se si duhet të jetë figura e presidentit, nga...

Arben Llalla: Teatri politik për zgjedhjen e Kryetarit të Shqipërisë

Partitë politike në Shqipëri ende nuk janë të ndërgjegjshëm për zgjedhjen e Kryetarit të Shtetit shqiptar. Prej kaq vitesh deputet, analistë, individë që janë të varur nga grupacione mafioze politike ende tallen me fatin e një kombi. Teatri politik për zgjidhjen e kryetarit të Shqipërisë filloj që në takimet e para të Fatos Nanos me kryetarët e partive politike duke vazhduar...

Beqir Kelmendi: Politikanëve të dy anëve si në Shqipëri dhe Kosovë po ju has sharra në gozhdë

Propozimet e kandidatëve për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë po bëjn buj të madhe politike në trojet gjithë Shqiptare vendi i presidentit shqiptar ka fillua të komentohet dhe të përflitet në kandidat të ndryshëm se kujt do ti takon e kush ka merita nga e cila parti që ta zë atë vend të nderit bile përfliten që të propozohen edhe asi emrash që patën miqësi shumë të afërt ...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx