Kulturë
Musa Jupolli: Shefqet Dibrani, krijues e kritik letrar
E diele, 27.03.2022, 05:35 PM
Shefqet Dibrani, krijues e kritik letrar
Shkruan:
Musa JUPOLLI, shkrimtar
Kur
flasim për kritikën letrare mund të themi se është edhe "zanatë" arti
i të bukurës për të bukurën, vërtetësia e krijuesit letrar, ku lexuesi e merr
si pasqyrë analizën që i bëhet veprës. Diskurs teorik i bazuar në teorinë e
literaturës, sa edhe zbërthimin e një vepre letrare që janë të lidhura ngushtë
njëra me tjetrën, gjykimi që i sjellë librit në duar të Shefqet Dibranit
na bënë të njohur argumentin, objektivitetin, thelbin e temës, stilit, formës
dhe mesazhit!
Në
teorinë e kritikës nuk mund të themi se kritika është literaturë, por diskurs
që përcakton (thuhet) për literaturën. Në rastin e Shefqet Dibranit i kemi që
të dyja: Krijues dhe kritik letrar, ku artin e letrave e pasuron dhe është
komplimentative që elementet e refleksionit për veprën ndriçojnë dhe i japin
vendin që meriton.
Kritika
letrare, a mund të quhet vepër letrare?
Mu nga
kjo kritika quhet Kritikë letrare, pra mund të themi se (+) është çelës i
vlerave letrare! Shefqet Dibrani në kritikën e tij përcakton edhe më mirë, parë
se edhe vetë është krijues, veç analizës jep mendimin e vet, kështu që i
afrohet lexuesit duke i hapur "rrugë" ndriçuese për veprën në
lexim. Problemi te ne është se kemi mangësi në këtë çështje, kemi krtik të mirë
po jo të mjafteshëm.
Ta marrim
Prend N. Buzhala, kritika e tij rreth veprës ka dozë aq të ndjeshme,
ndihet afiniteti letrar, thuajse është duke biseduar drejtëpersëdrejti me
autorin, këto dy paralele pasurojnë filozofinë e kritikës letrare, kulturë që
ia kemi lakminë! Në anën tjetër "deviza", e një vepre në
analizën që i jep Shefqet Dibrani ka qëndrim filozofik që përcakton vlerën, çka
bindemi se vepra është lexuar me pasion.
Kur veprës
i jep dritë, do të thotë shtëllisë të menduarit kritik dhe i kundërvihet
paragjykimit. Në atë sa kam arrirë ta lexoj kritikën e Shefqet Dibranit ka një
dy luftim të hapur mbretëror, principin që të lejohet kundërshtimi, dhe në
asnjë mënyrë ndarjen apo përçarjen me pretekst se ideja qëndron dhe filozofia e
vlerësimit mos të jetë shkas për dhe kundër që të dëmtohet vepra, aty ku
kritika është objektive, dhe subjektivitetin e njeh me një me shtesë të një
metafore që zbusin ndikimin qoftë ai për inate apo nga kryelartësia! Kjo
kulturë e kritikës letrare të Dibrani ka emër, e përsëris se është vetë
krijues, pra kemi të bëjmë me një kritik të kulturës letrare të një urtësie
mjeshtërore që rrallë e hasim, dhe mu nga kjo e kemi atë "shtytjen"
letrare, që është jo vetëm eksperiencë por studim gjeo-kritkë, sikur t‘ishte
një studim psikanalize!
Shpesh
poetet sjellin "paragjykime në vargjet e tyre" me mesazhet që ata i
vlerësojnë, këtu kritika ka të bëjë pikërisht me analizë psiko-filozofi në
zbërthim, dhe kjo (prirje) sipas kritikut mund të thuhet se më shumë është zë i
lartë se literaturë e vlerës. Shefqet Dibrani këtë teori nuk e përfillë, ai i
përket një filozofie që teoria e analizës se një vepre është prodhim i dijes
mbi dhe për artin letrar, mu si kronikë historike me simbiologjinë e artit, ku
edhe i jepet temës jetë!
Polarizimi
mes krijuesit dhe kritikut a është dogmë apo devizë artistike?
Renditja
poetike, elementet mes reales dhe imagjinatës, vendi dhe mesazhi i metaforës,
ajo “mes rreshtave” thuhej dikur e kam fijen në shoqërinë tonë, çastet
historike në kontekst me krijuesin, forma dhe stili, ndikimet, literatura në
mërgim e sa e sa çështje tjera që donë zbërthim në shoqërinë tonë, n‘anën
tjetër nuk kemi pas as “fatin” e as mundësinë të jemi “krijues oborresh” po “të
përshtatshëm me sistemin ideologjik” pa dyshim, këtu kritika ka “guxim”, kjo
“modë “ e plagosmë për shoqërinë tonë e tema tjera që kritika i vë në pasqyrë
në mënyrë teatrale dhe që e pasurojnë gjithë artin e letrave të bukura!
Morali
vepra dhe kritika!
Teoria e
mospëlqimit, mendimi në mos zhgënjim, arsyes, përgatitja e një vepre, e një
përmbledhje poetike, ese e tregime, arti i kritikës i vë në shkallë të meritës,
në pajtim me urtësinë e artit. E, sipas etimologjisë kritika përmban në vete
gjykimin.
Çdo
krijues, shkrimtar a poet e rishkruan historinë letrare, hedh themelet sipas
traditës, paraqet vizionin e tij, peripecitë, mu si një tablo arti të
kompletuar me figura që imagjinohen apo edhe ato që janë reale duke i m’veshur
sa më bukur personazhet, qofshin ato negative (që do një mund tepër më të madh)
dhe tjera figura që e lirojnë rrafshin e letrave në rrjedhë më të këndshme,
këtu Shefqet Dibarni nuk është i mbushur me negativizmat e si karakteristikë e
njëanshme që ndodhë bukur shpesh në shoqërinë tonë, apo Dibrani është më
“selektiv” në lexim të krijuesve që ai i zgjedhë!
Shefqet
Dibrani e ka këtë kulturë, pra nuk është diakronik po sinokronik, sinokronizëm
me kohën, me histori moderne në kohë të duhur, në kohë që nuk pret se vonesa në
letrat shqipe ka qenë dhe si duket prapë çalon nga ndikime ideo-besime që
dëmtojnë jo vetëm artin, të kaluarën, të tashmen po dhe lënë pasoja për
t‘ardhmen!
Ne ta
vlerësojmë me: Kjo është literaturë në “martesë “ që vepra të jetësohet!
Një vepër
është në jetë deri sa lektorët e saj, estetika e perceptimit jetësohet nga jo
mediokritet po nga lektor, këtu kritika ka rolin kyç që veprës t’i jap jetë me
kulturë letrare! Përderisa shkruajmë nuk jemi të trishtuar, shkrimtarët kanë
“aksin” e tyre mes dy botëve apo edhe më shumë, epokë moderne, epokë reale, apo
imagjinatë që ta pasurojnë veprën sa më bukur sa më ngadhënjyese e që kritika
ta vë atë në udhëtim të këndshëm për në duar të lexuesit, ndaj Dibrani do të na
këshillonte që të shkruajmë mirë që t’i jepet mundësi kritikës ta thotë fjalën
e vet që i takon dhe që e ngritë artin dhe emrin e tyre!
Ta marrim
kronologjinë e autorëve tanë: Klasik jo të mjaftueshëm, rilindës të frytshëm
ani se pak me vonesë, modern e post-modern më të rrallë, po në udhëtim të duhur
që të zënët hapi ynë parë se jemi paksa në vonesë!
Besoj se Prend
Buzhala, Shefqet Dibrani e të tjerë që kritikën e kanë tashmë “mjeshtri” do
të pajtohen me mua nëse them se është kohë e ngutshme që të kemi studime
universitare rreth kritikës si lëmi në vete, po pse jo edhe "shkencë"
nëse më lejohet, kështu që botuesit tanë në Dardani, Shqipëri e vende
tjera ku botohen veprat e autorëve tanë të mirën në shqyrtim dhe të jenë në
takim me vlerat e letrave të bukura!
Në
kontekstin e “krizës” teorike, kritikës, studimeve letrare, krijuesit ndihen më
të vetmuar dhe se puna e tyre nuk ka mbështetje as materialisht as edhe për
njohje të mjaftueshme, kjo që tash e sa vjet e them se horizontet e
metodologjisë që të hapet një kapitull i ri ku studiuesit e letërsisë dhe
kritikës ta thonë fjalën dhe vlerësimin për botim të veprave, e mos të biem në
grackë vetëm se arrimë t’i botojmë pa asnjë kriter letrar!
Nuk e
kuptoj pse Shtëpitë Botuese (ndoshta jo të gjitha) nuk punojnë në këtë
drejtim, pse ata nuk i kanë redaktorët e vet, dhe pse autorët duhet ta paguajnë
librin dhe ai libër mos të jetë në asnjë librari, në bibliotekat e shkollave në
fshatra dhe qytete?
Ku është
Akademia e Prishtinës, ajo e Tiranës që nuk dukën në këto tema, për artin dhe
kulturën kombëtare?
Paris,
15.03.2022.
Burimi: Musa Jupolli,
Facebock: https://www.facebook.com/photo?fbid=10227147050130204&set=a.1577291600294