E enjte, 03.10.2024, 11:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Sikur të mos ishte kthyer Skënderbeu,a do të kishte Arbëri?

E merkure, 23.03.2022, 08:10 PM


Sikur të mos ishte kthyer Skënderbeu, a do të kishte Arbëri?

Nga Gjon Keka

Shpesh gjatë diskutimeve më është bërë pyetja po sikur të mos ishte kthyer Skënderbeu në Krujë çfarë do të ishte Arbëria dhe vendi?

Përgjigja ime ishte dhe është kjo:

Sikur të mos kthehej Gjergj Kastrioti, sigurisht që nuk do të kishte më asnjë element arbëror në trojet iliro-arbërore; sepse pas pushtimit barbar otoman vendin disa do të detyroheshin ta lëshonin duke marrë udhët e botës, ndërsa vetëm një pjesë e kryevezirëve, pashallarëve e bashibozukuve, renegatëve do të mbetëshin të cilët si të otomanizuar(turqizuar). Dhe i bindur poashtu se emri arbëror nuk do të figuronte në hartën e Europës dhe Botës, sepse pushtimi otoman ia hoqi atë emër posa e pushtoj duke turqizuar dhe ndarë në milete e vilajete vendin.

Kështu që nisur nga kjo, është fat sikur të zbriste nga qielli, që Gjergj Kastrioti bashkë me 300 arbëror u kthye në atdhe për ta bërë Arbërinë të lirë e të pavarur dhe për ta vulosur përgjithmonë identitetin tonë arbëror europian në hartën e përjetshme etno-gjeografike europiane dhe botërore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora