E marte, 30.04.2024, 09:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Bekri Murselaj: Libri i mallit

E diele, 20.03.2022, 10:31 AM


Libri i mallit

Nga Bekri Murselaj

Libri poetik "Dorëshkrimi i ringjallur" i poetit Sali Bashota sjell mallin dhe dhimbjen e subjektit nëpër kohë.

Në këtë libër poetik udhëton malli i lashtë për vendlindjen që tash në poezinë e tij merr konotime nga më të ndryshmet duke sublimuar mallin në një dashuri të pakufishme për të. Këtu subjekti lirik shijon mallin në çaste kur mungon ajo që dikur e bënte të lumtur (vendlindja), subjekti në të shumtën e rasteve e ndjen lodhjen dhe mërzinë kur gjithçka para vetes duket e zymtë dhe e zbehtë, duke krijuar sa melankoli po aq mall para vetes në të njejtën kohë. Ajo çka e karakterizon këtë libër poetik të poetit Bashota, është vrulli i madh shpirtëror i subjektit lirik, që në realitet s'mund të pajtohet me asgjë dhe melankolia e shpirtit e kthen në mall të pafund. Bota emocionale e subjektit udhëhiqet nga ndjenjat e forta që i përjeton subjekti në të njejtën kohë me lirizëm dhe mall për dashurinë. Malli në librin poetik "Dorëshkrimi i ringjallur" shumëfishohet dhe merr konotime të ndryshme, ku dashuria fillon të zgjerohet dhe të merr përmasat e një dashurie reale, duke përjetuar majat e një përjetimi të thellë.

Këtu bota e subjektit lirik mbushet me mall dhe dashuri të pafundme.

Libri poetik "Dorëshkrimi i ringjallur" i poetit Bashota, ka tri cikle poetike në vete që, synon të arrijë misionin poetik në fjalë. Ciklet "Elegji e bekuar", "Buzëgazi i ngjalljes" dhe "Lulja e bardhë". Ciklin e parë tregohet një botë e mbylltë prej kohësh e subjektit lirik, ku malli dhe dashuria e preokupojnë, dhe shpalos ëndrrën për vendlindjen, duke emërtuar këtë cikël me një titull metaforik "Elegji e bekuar" ku shfaqen vajtimet e njeriut për vendlindjen.

Të gurët e vendlindjes do të ngjallen

Midis qiellit e tokës do të zgjohen të gjithë engjujt e dashuruar

Këto vargje simbolike, po aq domethënëse bartin në vete një mision te lexuesi, duke sjell mesazhin më të mirë për një dashuri që i kushtohet vendlindjes.

Vargjet e lartëpërmendura janë shembulli më i mirë duke sjell një dashuri të pakrahasuar për vendlindjen.

Cikli i dytë "Buzëgazi i ngjalljes", përmbush ëndrrën personale, i cili ia kthen vetes buzëqeshjen në mes të kujtimeve, duke kujtuar një moment që e përjeton subjekti në mes kujtimesh.

Ky titull i ciklit të dytë ka për synim që të rikthejë buzëqeshjen e humbur duke kërkuar mallin nëpër kohë.

Asnjë zog nuk ka fluturuar nëpër flokët e shprishura të hënës

Dhembja nuk është shkruar në ditarin e kujtimeve

Buzëqeshja nuk është tretë në sytë e blertë të vjeshtës

Këto vargje na paralajmërojnë se asgjë nuk ka ndryshuar kundrejt buzëqeshjes e cila buzëqeshje si duket do ta ruan freskinë e saj në çdo kohë. Aty përjetohet fuqishëm buzëqeshja pas një kohë të vështirë.

Cikli i tretë "Lulja e bardhë" plotëson një dëshirë të subjektit që e shfaq në dy ciklet paraprake, ku cikli i parë shfaq mallin dhe dashurinë e shpirtit, cikli i dytë, synon dhe kërkon ringjalljen e buzëqeshjes dhe lumturisë, kurse cikli i tretë, synon të shfaq mallin dhe dashurinë hapur si në vijim:

Hija e shpirtit

Prapë lotin e vret

Në parajsën e dashurisë

Këtu dashuria ndjehet fuqishëm dhe përjetuese, duke synuar të tejkalohet gjithçka dhe shpirti t'i shijon çastet e lumtura të dashurinë.

Pra, libri poetik "Dorëshkrimi i ringjallur" i poetit Sali Bashota, ringjallë mall, dashuri, buzëqeshje dhe lumturi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora