Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Lule nëpër New York për mësuesit e "Alba Life", Ambasador i Kombit
E hene, 14.03.2022, 08:33 PM
Lule nëpër New York për
mësuesit e "Alba Life", Ambasador i Kombit
Nga
Keze Kozeta Zylo
Që
ditën që është hapur Shkolla Shqipe “Alba Life” gati 15 vjet më parë e ka
festuar me nderim dhe respekt Ditën e Shenjtë të Mësuesit, 7 Marsin.
Të
gjithë nxënësit mësojnë historinë se: Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap
Mësonjëtorja e Parë Shqipe. Mësues dhe
drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një
fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për
shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Drejtues të saj ishin figura të njohura të
Rilindjes Kombetare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma
Avrami, etj.
Të
gjithë mësuesit i edukojnë me frymën e lartë të patriotizmit, të mësojnë Gjuhën
Shqipe këta nxënës që dhe në Diasporë të jenë pasardhësit e Rilindasve dhe të
jenë DRITA E KOMBIT SHQIPTAR. Naim
Shqipëria na frymëzon:
O
vëllezër shqiptarë
Gëzohi!
që erth kjo ditë,
Kaq’
e mir’ e kaq’ e mbarë
Që
sjell gjithë mirësitë.
Aspak
nuk është befasuese se shumë prej nxënësve të lindur dhe rritur jashtë trojeve
amtare e mësojnë për herë të parë historinë e hapjes të shkollës së parë
shqipe. Ata mësojnë rreth terrorit
osman, të vërtetën e hidhur se më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla,
prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private
greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, Shkollë Shqipe vetëm një, me
drejtor Pandeli Sotirin.
Shpesh
ata pyesin të çuditur dhe pyetjet e tyre nuk kanë mbarim. Psh: Si është e mundur që në Shqipëri
egzistonin shumë shkolla të huaja dhe për shekuj nuk kishte asnjë shkollë
shqipe? Asimilimin ata nuk e gëlltisin
dot, pushtimin e urrejnë. Historia e
martirëve të arsimit kombëtar dhe e popullit shqiptar ata i frymëzon për të
shkruajtur paragrafe, esse të shkurtëra, ose dikush prej tyre dhe i tregon në
klasat publike amerikane ku ata janë nxënës të tyre.
Mësuesit
ju tregojnë historitë e martirëve të arsimit kombëtar si: Pandeli Sotirin, Papa
Kristo Negovani që u masakrua barbarisht në moshën 30 vjecare nga andartët
greke. Ai ka thënë:
“Vramëni,
por gjakun mblidhmani në një enë që të shkruajnë nipat tanë gjuhën shqipe”!…
Luftrat
janë tmerri i popujve, janë shkatërrimi i çdo gjëje, por më së shumti tek
fëmijët.
Në
këtë 7 Mars pranë kishja një nxënëse me mama nga Ukraina dhe baba shqiptar të
cilët e kanë regjistruar në Staten Island me plot dashuri për të mësuar Gjuhën
Shqipe. Për shkak të moshës së saj nuk bisedova, por ndërkohë shikoja lulen e
bukur që mbante në duar, që simbolizonte jetën në sytë e mi. Të pakten ishja e
sigurtë nga prindërit me të cilët kishja biseduar se gjyshi i saj dhe dajat
ishin gjallë. Ata jetojnë disa kilometra
jashtë Kievit, kryeqyteti që është synimi i bombardimeve dhe marrjes nga
pushtuesit rus.
Kur
lashë Atdheun…me vehte mora një copëz shqipërie që shndrit nga veprat më të
epërme të Kombit.
E
përkujtoj jo thjesht me një shkrim, por me misionin për t’i njohur nxënësit e
Shkolles Shqipe “Alba Life” në New York me figurat më të ndritura të kohës dhe
për t’ju mësuar Gjuhën Shqipe.
Në
shenjë mirënjohjeje dhe respekti të pakufishëm z.Qemal Zylo themeluesi dhe
drejtor i Shkollës Shqipe "Alba Life" që operon në të gjitha lagjet e
Nju Jorkut dhe në Online iu dhuron çdo vit nga një buqetë me lule.
Për
shkak të numrit të madh të shkollave dhe klasave nëpër NY po i përmbledh në
këtë shkrim me mirënjohjen tonë për të gjitha mësueset e nderuara, asistentet
dhe koordinatoret të Alba Life si: Entela Muda, Elona Shkreta, Anxhela Alushaj,
Ariana Topallaj, Arta Xhaferri, Blerim Gjocaj, Fatbardha Shiqerukaj, Mirvete
Krasniqi Veselaj, Majlinda Tafaj, Alda Hoxhaj, Davida Hasanaj, Adelina Lacaj,
Gela Bulku, Vjollca Skënderi, Eriola Shahaj, Sonilda Koçi (Online).
Këto
mësuese e meritojnë mirënjohjen tonë dhe i inkurajojmë fort të bashkëpunojme
deri në frymën e fundit për këtë mision kombëtar për të cilin jemi betuar.
6 Mars, 2022
New York