Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kozeta Zylo: Lule nëpër New York për mësuesit e "Alba Life", Ambasador i Kombit

| E hene, 14.03.2022, 08:33 PM |


Lule nëpër New York për mësuesit e "Alba Life", Ambasador i Kombit

Nga Keze Kozeta Zylo

Që ditën që është hapur Shkolla Shqipe “Alba Life” gati 15 vjet më parë e ka festuar me nderim dhe respekt Ditën e Shenjtë të Mësuesit, 7 Marsin.

Të gjithë nxënësit mësojnë historinë se: Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe.  Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë.  Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes Kombetare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.

Të gjithë mësuesit i edukojnë me frymën e lartë të patriotizmit, të mësojnë Gjuhën Shqipe këta nxënës që dhe në Diasporë të jenë pasardhësit e Rilindasve dhe të jenë DRITA E KOMBIT SHQIPTAR.  Naim Shqipëria na frymëzon:

O vëllezër shqiptarë

Gëzohi! që erth kjo ditë,

Kaq’ e mir’ e kaq’ e mbarë

Që sjell gjithë mirësitë.

Aspak nuk është befasuese se shumë prej nxënësve të lindur dhe rritur jashtë trojeve amtare e mësojnë për herë të parë historinë e hapjes të shkollës së parë shqipe.  Ata mësojnë rreth terrorit osman, të vërtetën e hidhur se më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla, prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, Shkollë Shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin.

Shpesh ata pyesin të çuditur dhe pyetjet e tyre nuk kanë mbarim.  Psh: Si është e mundur që në Shqipëri egzistonin shumë shkolla të huaja dhe për shekuj nuk kishte asnjë shkollë shqipe?  Asimilimin ata nuk e gëlltisin dot, pushtimin e urrejnë.  Historia e martirëve të arsimit kombëtar dhe e popullit shqiptar ata i frymëzon për të shkruajtur paragrafe, esse të shkurtëra, ose dikush prej tyre dhe i tregon në klasat publike amerikane ku ata janë nxënës të tyre.

Mësuesit ju tregojnë historitë e martirëve të arsimit kombëtar si: Pandeli Sotirin, Papa Kristo Negovani që u masakrua barbarisht në moshën 30 vjecare nga andartët greke.  Ai ka thënë:

“Vramëni, por gjakun mblidhmani në një enë që të shkruajnë nipat tanë gjuhën shqipe”!…

Luftrat janë tmerri i popujve, janë shkatërrimi i çdo gjëje, por më së shumti tek fëmijët.

Në këtë 7 Mars pranë kishja një nxënëse me mama nga Ukraina dhe baba shqiptar të cilët e kanë regjistruar në Staten Island me plot dashuri për të mësuar Gjuhën Shqipe. Për shkak të moshës së saj nuk bisedova, por ndërkohë shikoja lulen e bukur që mbante në duar, që simbolizonte jetën në sytë e mi. Të pakten ishja e sigurtë nga prindërit me të cilët kishja biseduar se gjyshi i saj dhe dajat ishin gjallë.  Ata jetojnë disa kilometra jashtë Kievit, kryeqyteti që është synimi i bombardimeve dhe marrjes nga pushtuesit rus.

Kur lashë Atdheun…me vehte mora një copëz shqipërie që shndrit nga veprat më të epërme të Kombit.

E përkujtoj jo thjesht me një shkrim, por me misionin për t’i njohur nxënësit e Shkolles Shqipe “Alba Life” në New York me figurat më të ndritura të kohës dhe për t’ju mësuar Gjuhën Shqipe.

Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti të pakufishëm z.Qemal Zylo themeluesi dhe drejtor i Shkollës Shqipe "Alba Life" që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut dhe në Online iu dhuron çdo vit nga një buqetë me lule.

Për shkak të numrit të madh të shkollave dhe klasave nëpër NY po i përmbledh në këtë shkrim me mirënjohjen tonë për të gjitha mësueset e nderuara, asistentet dhe koordinatoret të Alba Life si: Entela Muda, Elona Shkreta, Anxhela Alushaj, Ariana Topallaj, Arta Xhaferri, Blerim Gjocaj, Fatbardha Shiqerukaj, Mirvete Krasniqi Veselaj, Majlinda Tafaj, Alda Hoxhaj, Davida Hasanaj, Adelina Lacaj, Gela Bulku, Vjollca Skënderi, Eriola Shahaj, Sonilda Koçi (Online).

Këto mësuese e meritojnë mirënjohjen tonë dhe i inkurajojmë fort të bashkëpunojme deri në frymën e fundit për këtë mision kombëtar për të cilin jemi betuar.

6 Mars, 2022

New York