Kulturë
Përparim Hysi: Një cikël me poezi (të mbetura në sirtar)
E merkure, 16.03.2022, 05:50 PM
Një cikël me poezi
(të
mbetura në sirtar)
Nga
Përparim Hysi
1. Dy skaje të një
litari
"Unë
e ti,murgeshë,dy skaje të një litari"
MIGJENI
SALIU
dhe FATOSI-dy skaje të një litari
Secili
e tërheq nga ana e vet
Djathtas
Saliu,majtas FATOSI
Përplasen...
dhe barkas bie demosi.
2. Statu quo
SALI
BERISHA,i pashoq si autoritar!
FATOS
NANO,i pashoq si liberal
Militantët
të verbër sikur nuk shohin nga sytë
Vazhdojnë
tërë kohës gjyryllditë
SHQIPËRIA
në terr dhe s'ka dritë.
3. Çeku i bardhë
A
e mbani mend "çekun e bardhë"
Që
na u ofrua si në -përrallë.?
Na
i ofroi një"kapardinëbardhë"!
-Prishni!
Prishni dhe veç prishni:
Nesër
do hamë me lugëfloriri!!!
I
prishëm të gjitha:
Nuk
lamë gjë në këmbë!
DHE,ende,njëri-tjetrin
po hamë me dhëmbë!
4. Një
delikuent"demokrat"
Kur
doli "RD",ai e lexonte poshtë tavolinës
Se
ende nuk kish shëptuar prej trysnisë e
frikës.
Unë
lider nuk qeshë,por e prita demokracinë krahëhapur
E
mora prej dore dhe i bëra ftesë të dilte hapur.
Kishin
kaluar tani gati 5-vjet
AI,frikacaku,kandidonte
për deputet!!!
Jo
vetëm kaq,por më bën një propozim banal:
Që
dhe unë,Përparimi,të bëhesha me PD:antar!
Ore,-
i thashë,unë jam anëtar nga janari 1991
Kur
ti nuk guxoje që të dilje në shesh
U
skuq deri në rrëzë të veshëve;mbeti si film pa zë!
Por
sulmin e vazhdova,aq sa po lëshonte
djersë.
Pse
pati të tilë,si trima pas beteje
Që
shkallët e karrierës ngjitën si alpinistë
Ndaj
dhe partinë e filloi një grryerje
Të
tillët janë si mola që ha trarët e shtëpisë.
5. Kur u zhbë demokracia
Demokracia
një pëllumb i bardhë siç është paqja
U
vra dhe u zhbë nga liderë të pështirë.
U
lëshuan militantët me qysqi e kazma
Dhe
prishën çdo vepër të mirë.
U
rrafshuan dhe shkuan për skrap
Plot
vepra industriale
Prishën
hekurudha,shkulën pyje(po mirë, që i
bënë zap)
Mbetën
në punë vetëm hidrocentrale!
Jo
vetëm kaq:
Çdo
njeri tjetër që mendon ndryshe nga lideri,
TA
dijë mirë që e pret FERRI!
Pak
e nga pak,u zhbë demokracia
Ligjin
zu ta bëjë anarshia dhe padrejtësia
6. Kundërshtari
është"armik"!!!
Kundërshtari
ynë është"armik"
Është
kështu dhe i vu pikë.
Sakaq
vjen sihariq:
-Kapëm
"rob" një komunist!!!
-
E qethëm! E qethëm!
(Ta
marrë vesh,ky"doç bir doçI!!!)
E
qethën zero,të majtin PETRO KOÇI!!!
Entusiazëm,hare
që mbi hundë ma sollën neverinë,
Aq
sa bërtita:-Nuk kemi qethur PETRO KOÇIN!
Sot
kemi qethur demokracinë!!!
7.Turma
Kurrë
nuk marrë pjesë në turma!
Më
thoni pse"turma" bën rimë me zhurma
Dhe
asonancë me"rruga"?
8.Kur kandidova për
deputet! *
Aha,-
më tha një pjesëmarrës në takim,-
E
gjeta referatin që ke mbajtur për Enverin!
Tani
vjen e na flet për demokracinë
Mos
do të na bësh dhe disidentin?
Unë
kam punuar në arsim
Dhe
me domosdo do flisja për partinë dhe
Enverin
Mos
më kujto se do isha aq"trim",
Sa
nuk kisha frikë FERRIN,
Nuk
jam njeri me dy faqe
Që
të kaluarën time ta mohoj
Vij para jush dhe flas ashiqare:
Demokracinë
e dua dhe ndaj po kandidoj.
*kandidat
për deputet për PD,por nuk fitova.
9.Kapardinat e bardha
Atëherë
nuk e kuptuam pse u veshën me kapardina të bardha
Ata
që prinin tubimeve për demokraci!
Qenë
iluzione që na joshnin me shpresa të bardha
Që,mjerisht,këto
shpresa s'u realzuan në SHQIPËRI.
Si
nuk e kuptuan që veshja është veç një iluzion
ILuzioni
në psikologji është perceptim i deformuar
Ne
tek kjo veshje"lexuam" një aluzion
U
kapëm prej këtij aluzioni dhe asgjë nuk kemi fituar.
10. Protestat *
Vendi
ka ditë që po ngrihet në protesta
Dhe,në
gjykimin tim, është e keqe"prezenca"
Çmimet
po ngrihen,sa hap e mbyll sytë
Se
po flenë gjumë,të gjitha ministritë.
Nuk
është një vijë ujë që kalohet me një hap
Vendi
rrëmujë:kërkon që të keqes t'i vihet"prag"
Kjo
duhet të ndodhë sot,mos e lër për nesër
Se
gjithë këta njerëz,nuk janë të gjithë dreqër!
Bëhet
karburanti sikur është flori
Dhe
në Ballsh u mbyll e vetmja rafineri.
Kryeministër
unë rri ne fesbuk
Jo
ti,or mik, fesbuku për ty"luxs".
E
di që ka luftë dhe mund të vijë tek pragu
Por
që tani për ne u zgjat"laku"
Kanë
vajtur"harxhet" ku nuk mban më ujë
pilafi.
Secilit
prej nesh mu mbi hundë na rri inati.
* vetëm poezia 10 u
shkrua sot.Të tjerat pas vitit 1991.
Tiranë,15 mars 2022