Kulturë
Sadik Bejko: Dosja formulare e Genc Lekës
E enjte, 17.03.2022, 07:17 PM
DOSJA FORMULARE... E Genc LEKËS
Nga
Sadik Bejko
Libër me rreth 170 faqe me faksimile, me
fotokopje të dokumenteve nga Sigurimi dhe nga hetuesia...
Përgatitiur për botim nga Bedri Blloshmi.
Kastriot Dervishi sjell një parathënie me
referenca në dokumente, me logjikë historiko- arkivore.
Kjo më poshtë është parathënia ime:
KUR NË DRITARE RRI ME
MALL
1.
Genc
Leka (1941-1977) për arsye politike u ndalua të jetë mësues, për arsye politike
u ndalua të shkruajë e të botojë. Po për këtë arsye dhe u pushkatua.
Më
datën 17 korrik 1977, dyzet e pesë vjet më parë, i pushkatuan të dy bashkë,
Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin.
Genc
Leka, pak vjet para sesa ta pushkatonin, shkroi poezinë “Lulet e Horasanit”. Poezi
kushtuar poetëve persianë: Firdus, Saadi, Rumi, Khajam etj… Këta poetë të
shkretëtirave arabe, të tiranive despotike orientale, kishin shkrirë jetën dhe
talentin e tyre në shërbim të njeriut dhe të lirisë. Ishin sivëllezërit e tij
shpirtërorë.
Poezia
e tyre mund të shërbente dhe si metaforë e asaj që arti poetik ngrihet mbi
prometeizmin e autorëve, për atë që tragjeditë e jetës personale të poetëve
përthyhen në poezi si tragjedi të epokës, si përjetime të derdhura në vargje
plot urtësi dhe humanitet.
Po,
kjo ishte… Të shkruaje me urtësi mendimi dhe me puls të ngrohtë ndjenje, me
humanitet dhe në kohëra pus të errëta.
Genci
Leka në poezi foli me metafora aluzive, me simbolikë, përdori rrugë të
tërthorta të shprehjes, sepse ruhej, nuk donte të ishte i drejtpërdrejtë. Kur e
ndieu se për të si poet dhe si njeri po përgatiteshin ditë të zeza, (i hoqën
nga puna në arsim familjarisht atë bashkë me gruan dhe dy të motrat, e çuan të
punojë në fermë si punëtor krahu), pra, kur e pa se po i mblidheshin mbi kokë re
të zeza, ai shkroi rrallë, gati hoqi dorë nga poezia.
Herë-herë
në poezinë e Genc Lekës me maturi flitet për brenga, për trishtime, për
thyerjen e jetës, por vetëm kaq. Ai kurrë nuk i shkroi ashpërsisht tmerret që
ka provuar, nuk e përtheu saktësisht në vargje tragjedinë e jetës së tij.
Në
vitet shtatëdhjetë ai shkroi pak poezi. Dhe e dinte se ato kurrë nuk do të
botoheshin.
××÷
Poezia
“Kujtimi yt” lë të kuptohet se Genc Leka vuajti një dashuri të parealizuar,
derisa... ajo, e dashura e tij "virtuale", një ditë vdiq.
KUJTIMI
YT
Kujtimi
yt më hodhi këtë natë
Në
thellësinë e brengave pa fund...
(Ah
ëndërr e kaltër, këputur për mes)
Dhe
nis mendimi rrugën më të gjatë,
Shtegun
e blertë kur nuk e gjen gjëkund
Vezulluar
prapë mbrëmjes e çdo mëngjes.
×××
Nëna
e Gencit, Gjska, ka qenë një grua e fortë me gjithë trishtimet e vuajtjet e
rënda që provoi. Ai shpreh për figurën e saj një adhurim të lartë: nëna “si
diell i bukur plot shkëlqim”. Dhe shton: për to gjithmonë do derdhim lot.
Por...
e kundërta ndodhi. Nëna derdhi lot për të birin, ajo rrojti më shumë sesa
Genci.
Nënë
Gjiska vdiq rreth 20 vjet pas pushkatimit të të birit.
NËNËS
Eh
ç’do perëndojnë nënat tona
Dhe
si dielli i bukur plot shkëlqim
Këtij
“qielli” më s’do lindin dot.
Ndaj
me mall gjer n’orët më të vona
Do
na rrahin zemrat me trishtim
Dhe
për to gjithnjë do derdhim lot.
××÷
Babai...
Një poezi pa titull:
+++
Si
vegim më erdhe këtë natë…
(Ku
t’i shpjerë shpirti këta lot?)
Si
dikur hedh fletë vjeshta e artë.
Unë
thinjem te kjo rrugë e gjatë,
Kurse
ti këndej nuk vjen më dot.
…….
Kushedi
sa herë nëpër net
Ti
do vish i heshtur si vegim,
Fletë
do të hedhë vjeshta e tretë,
Gjak
do rrjedhë plaga pashërim.
Në
lexim të parë kjo ngjan me një poezi dashurie, një dashuri e ndërprerë nga
vdekja a nga diçka e rëndë pa kthim. Por, sipas dëshmisë së tij, kjo poezi i
kushtohej të atit, Bardho Lekës, vdekur në arrati, si armik zyrtar i Shqipërisë
së kohës.
Babai
i Genc Lekës u varros në Prizren më 1966. U arratis nga Shqipëria në Jugosllavi
më 1954. Gruan ia internuan në Tepelenë. I la ‘jetimë’ Gencin dhe dy motrat,
vajza të mitura.
POEZIA
E FUNDIT
Poezi
e fundit....mund të jetë shkruar në gushtin e vitit 1976, në ditët që priste ta
arrestonin. Nuk është vetëm prirja e tij natyrore nga elegjiakja, është më
shumë se sa kaq: është një profeci e përzishme për veten. Vargjet janë të qeta,
të matura, të rimuar në përzishmërinë e tyre:
O
hënë, pse dole, moj, kaq e trishtuar,
Mos
vallë për mua po mban zi?
........
Ç’më
fsheh ashtu me sy të lotuar,
Mos
m’u sos jeta dhe unë s’e di?
Po
dhe në vdeksha, jeta s’ka të mbaruar
Dhe
pse sot po shkruaj të fundmen poezi.
“dhe
në vdeksha, jeta s’ka mbaruar”... është një varg që në qetësinë dhe
shpirtlartësinë e tij e lë të hapur llogarinë me jetën. Nuk e mbyll.
Qoftë
dhe duke u ndalur vetëm në rrafshin fonetik e ritmik të poezive më lart,
vërehet mjeshtëria, sofistikimi në formën poetike: ritmi skandon i saktë, vargu
11-rrokësh, rima të një sistemi krejt origjinal....vetëm me një strofë, me një
6-vargëshe... përmbyllet një poezi.
Siç
e thamë, Genci nuk donte të ishte i drejtpërdrejtë në vargje. Dhe kur fliste
për brenga, për thyerjen e jetës ai e lëmonte dhembjen, e shprehte butë
trishtimin e tij.
2. DYKUPTIMËSIJA
Ai
thoshte se shumë nga poezitë e tij ngjajnë me pardesynë që mund të vishet nga
të dyja anët.
Poezia
pa titull, që fillon me vargjet “Kur në dritare rri me mall”, duhet lexuar pikë
për pikë si e tillë: në një kuptim më universal dhe në atë tjetrin...
ngushtësisht personal.
Secili
mund të shijojë leximin e tij :
×××
Kur
në dritare rri me mall
Me
lulet e saksisë,
Më
shfaqen si vegim, përballë,
Gërmadhat
e shtëpisë.
Pastaj
më ngjan sikur bën zë
E
ndrojtur fëminia,
Që
fle mes gurësh përgjithnjë,
Mes
ëndrrave të mia.
Në
të parë, kjo poezi shpreh trishtimin e përjetshëm njerëzor, trishtim për ikjen
tonë njëherë e përgjithmonë nga fëmijëria.
Situata
në strofën e fundit vjen e bëhet pak më e rëndë se sa kaq : aty ngjan sikur
konkretisht një lumturi është shtypur përgjithmonë mes gurësh, nën gërmadhat e
një shtëpie të dikurshme.
Sa
i vërtetë është ky zë që vjen nga gërmadhat?
Komenti
i ekspertëve të hetuesisë, i Diana Çulit, mbi këtë poezi e dënonte Genc Lekën
për pesimizëm, për shprehjen e një trishtimi pa rrugëdalje. Madje skur
insinuohej se me ikjen e babait, me “tradhtinë” e atdheut prej këtij, i biri,
Genc Leka, mbeti nën gërmadha, pa të ardhme.
A
ka di?ka të vërtetë në themel të kësaj poezie, apo
është fantazi e pastër prej poeti?
Si? e thotë vetë autori, poezia “Kur në dritare rri me mall”
duhet lexuar dy herë.
Në
Bërzeshtë, në vendlindjen e tij, gjen dy gërmadha të shtëpive të Genc Lekës:
një gërmadhë e shtëpisë së fëmijërisë dhe tjetra gërmadha ku jetoi deri sa vdiq
ai dhe nëna e tij.
Poezia
është shkruar për një gërmadhë reale, jo për një “vegim”. Kur i ati i Gencit,
Bardho Leka. u arratis nga Shqipëria, shtëpinë e tij dykatshe, shtëpinë e një
“armiku të rrezikshëm”, shteti e rrëzoi për tokë, rrafsh me themelet. Genc
Leka, në kohën kur ka shkruar poezinë “Kur në dritare rri me mall”, banonte në
një shtëpi tjetër, në një shtëpi përdhese, përballë me gërmadhat e gurët e
shtëpisë së madhe e të lumtur të fëmijërisë së tij.
Ta
kenë ditur këtë fakt ekspertët e hetuesisë, të cilët e rendisin edhe këtë poezi
lirike si të rrezikshme për shtetin?!
3.
Diktatura
si? ua shprishi, ua nxiu jetën me gjallje Lekajve,
ua shkatërroi dhe iluzionin e të mbledhurit të vdekjeve të tyre bashkë, të
mbledhjes pranë e pranë në një varrezë të përbashkët, në mbasvdekje.
Nuk
do të preheshin kurrë bashkë.
Nuk
do të kishte varrezë që t’i mblidhte tok ata Lekajt. Të mallkuarit.
Sot
Bardho Leka prehet në varrezat e Prizrenit. Gjiska, e shoqja e tij, në varrezat
e fshatit Bërzeshtë. Genc Leka pas zhgroposjes nga Përroi i Firarit ku mori dhè
pas pushkatimit, prehet në varrezat e qytetit të Librazhdit që nga viti 1994.
Zhuli, gruaja e Gencit dhe djali Petrika tashmë prehen në varrezat e qytetit të
Kor?ës.
"Kur
në dritare rri me mall"…, kur si një i vdekur mund të dalë sipër, në
dritaren e varrit, vallë kë ka pranë, kë mund të kundrojë sot Genc Leka?
Asnjë
nga të afërmit e tij. Diktatura i dënoi me vetmi për së gjalli, por me vetmi
edhe në vdekje, edhe në jetën tjetër.
Pranë
tij në varreza e qytetit të Librazhdit gjendet vetëm Vilson Blloshmi.
Një
strofë nga poezia “Lulet e Horasanit”, poezi që Genc Leka e shkroi nga fillimi
i viteve 1970, mund të vihet si epitaf përmbi pllaka e varrve të dy poetëve.
Vargjet mund të ndrijnë mbi mbasjetën e tij edhe mbi atë të Vilson Blloshmit.
Me
gjallje ai sikur e kishte parandier se për ata të dy një ditë do të flisnin, do
të kujtoheshin, do të shkruheshin libra, poezi. Siç ndodhi vërtet pas vdekjes
së tyre:
Toka
që e deshët aq shumë,
si
një shpirt që s’gjeti ngushëllim,
Priti
sa të binit ju në gjumë
Dhe
pastaj u drodh në dëshpërim.
https://www.facebook.com/sadik.bejko.3