E hene, 29.04.2024, 09:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Fran Gjoka: Arsimi ynë, sfida dhe realitete

E hene, 21.03.2022, 07:11 PM


Arsimi ynë, sfida dhe realitete

(Në ditën 7-Marsit)

Shkruar nga: Fran Gjoka

Drejtimi i arsimit dhe i shkollës në veçanti, përbën sot një ndër prioritetet e MAS dhe është në qendër të reformimit dhe strukturimit të vazhdueshëm. Gjithkush në arsim, por edhe komuniteti arsimdashës e pridëror, e ndjen dhe e kupton domosdoshmërinë e ndryshimeve dhe reformimeve në shërbim të arsimit, që do të thotë në shërbim të arsimit të brezit të ri, të të sotmes dhe të së ardhmes së vendit tonë, për t'u futur sa më natyrshëm në rrjedhat e zhviliimit evropian dhe për ta bërë Shqipërinë në të gjithë fushat si Evropa.

Drejtimi shkollës është parësor, jo vetëm për rëndësinë dhe peshën që ka një drejtues, por sepse nga mënyra e drejtimit dhe menazhimit të punëve drejtuese të shkollës, kushtëzohen dhe çlirimi i energjive pozitive, i kapaciteteve të mendjes dhe të eksperiencave, të mësuesve tanë të përkushtuar ndaj arsimit. Rrjedhat zhvillimeve njohja e Evropës dhe e praktikave që ato përdorin në drejtimin e shkollës, janë sigurisht një mësim i madh për ne, por të zbatuara, ato në kushiet konkrete të shkollave tona, natyrisht që kërkojnë vëmendjen e duhur, kujdes dhe preokupacion të veçantë.

kërkon vetë zhvillimit arsimor i vendit dhe I shoqërisë sonë, ashtu dhe kërkesave dhe detyrave, që ndjejmë brenda vetes për t'u bërë plotësisht dhe pa asnjë mangësi, pjesë e zhvillimeve dhe kërkesave të reja bashkëkohore, që fi përgjigjemi në çdo hap ndryshimeve reformuese e strukturuese, por edhe të hyjmë me dinjitet të lartë në Evropë, ashtu si edhe e meritojmë. Të bëjmë që punët të na ecin sa më mbarë, duke praktikuar dhe aplikuar format dhe metodat më të mira dhe më të avancuara shkencore. E dimë se nxënësi shikon mësuesin në sy dhe ai e dëgjon dhe e respekton fjalën e tij, por në klasa më të larta, shpesh herë ndodh që, nxënësi e vë përpara provave dhe vështirësive mësuesin, prandaj, ai, në radhë të parë auhet ta ngrejë vetveten në lartësinë e detyrës së tij, profesionalisht dhe shkencërisht. Natyrisht, që po aq, në mos më shumë, kjo është një kërkesë për drejtuesit e shkollave dhe të arsimit në rang rrethi e qarku. Në krye të shkollës, të jetë një drejtues, që në radhë të parë të jetë mësuesi më I mirë, por, ai, të ketë edhe disa cilësi vetjake, origjinale, drejtuese dhe menazhuese, të cilat nuk lindin vetvetiu, por kërkojnë studim, dije, vëmendje dhe kulturim të vazhdueshëm. Mbase, do të ishte i udhës aplikimi i idesë së përgatitjes së drejtuesve në shkolla apo kurse të veçanta, që ata të marrin njohuri nga bota dhe të jenë në gjendje t"i aplikojnë ato në praktikë. Ndërkohë, kjo bënë që të zbulohen më të mirët, si mësues e drejtues, ata që janë në gjendje t u përgjigjen suksesshëm sfidave të kohës dhe të zhvillimit. Kualifikimet e vazhdueshme, që ne organizojmë si drejtori Qarku apo rrethi, me drejtues e mësues, na bindin për domosdoshmërinë e aftësimit e kualifikimit të mëtejshëm të drejtimit dhe menazhimit të shkollës. Kështu, ne mendojmë për fëmijët, që janë jo vetëm e ardhmja, por në radhë të pare, ata janë e sotmja. E sotmja, kur ne duhet të punojmë çdo orë, çdo ditë e javë me ta, duke zbatuar ato forma dhe metoda frytdhënëse, që japin rezultatet më të mira.

Duke ndihmuar shkollën, ndihmojmë të sotmen dhe të ardhmen e vendit. Vitet ikin si pa u ndjerë, brezat ua lënë radhën njëri-tjetrit, por të gjithë njerëzit, që nga ai qytetari i thjeshtë e gjer tek shkencëtari, krijuesi, artisti, politikani, burrat e shtetit, ministra, kryeministra dhe presidentë, të gjithë, kanë qenë dikur në bankat e shkollës, kanë pasur mësuesit dhe drejtuesit, që me siguri i kujtojnë dhe i përmendin shpesh në biseda. Por, edhe kur nuk i përmendin, ata nuk mund të shkëputen nga dituritë dhe mësimet që kanë fituar nga shkolla e tyre. Ato janë shkrirë brenda qenies së gjithsecilit dhe janë bërë pjesë e identitetit, e stilit dhe personalitetit. Fjala që dëgjon shpesh se mësuesi konsiderohet si "prind i dytë", ka pikërisht këtë domethënie të madhe. Nëse mëma e iind, e ushqen fëmijën me qumësht dhe ushqim të përditshëm që ai të rritet i shëndetshëm, mësuesi e "ushqen" me dije e kulturë, që ai të bëhet i ditur dhe i mençur, që të njohë botën ku jeton, f i japë kuptim jetës, të mos vegjetojë dhe të mos kalojë pa lënë gjurmë e pa u ndjerë. Eshtë e njohur sentenca se, megjithëse bota shkon përpara, fëmijët dhe të rinjtë ia nisin nga fillimi. Dhe, për këtë jemi ne, që, me sa mundim, f u ndriçojmë atyre rrugët e dijeve dhe të jetës, t'i ndihmojmë, që të ecin me hapin dhe ritmin e kohës.

Në përfundim duhet theksuar se shkollat tona të larta të mësuesisë duhet t’i nënshtrohen një reforme të thellë me qëllim qe të përgatisin njerëz të aftë që të përballojnë me sukses problemet e sotme të mësimit dhe të edukimit qe të përgatisin njerëz të aftë për të përballuar vështirësitë qe nxjerr koha.Parë në këtë këndveshtrim, edhe MAS duhet të forcojë punën menaxhuese dhe kontrolluese në këto institucione për t’u dalë përpara detyrave që shtron koha.Çdo neglizhencë në këtë drejtim,mund të paguhet me kosto të lartë në të ardhmen.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora