E shtune, 24.02.2024, 07:57 PM (GMT)

Kulturë

Atdhe Geci: Çamëria, diamant i kombit shqiptar

E diele, 20.03.2022, 03:20 PM


ÇAMËRIA, DIAMANT I KOMBIT SHQIPTAR

Nga Atdhe Geci

Kur viset e populluara zbrazen nga gjindja njerëzore, letërsia dhe arti janë të fundit që i braktisin. Mund të thyhen ushtritë, të tërhiqen rojet e fisit, të heshtë diplomacia, arti nuk bindet. Ai kthehet e rikthehet atje, te logu i vjetër. Atje ku ndodh shkulja, këputja mizore, krimi. Atje ku çamët i ndal shenja e kufirit të ri, shenja e vendimeve të traktateve dhe marrëveshjeve të konferencave të padrejta. Paqja e detyruar kurrë nuk është paqe. Çamëria (diamanti i Shqipërisë) bën pjesë në hartën më të dhimbshme të Evropës. Çamëria u godit rëndë nga ndjekjet dhe, gjenocidi i vazhdueshëm dhe shpërnguljet. Lexojmë në një shkrim të Abdyl Frashërit.

Abdyl Frashëri është personaliteti i parë shqiptar që e shtriu origjinën e shqiptarëve deri në Parahistorinë Pellazgjike. Ai nuk ishte as historian, as gjuhëtar, as etnolog. Ai ishte personalitet i shquar politik i lëvizjes së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në një varg korrespodencash, si pjesë të një traktati mbi të drejtat e kombit shqiptar, që ai botoi në frëngjisht në pragun e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në organin diplomatik austriak Messagier de Vienne, ai shprehej:

‘’Historia flet për një komb përrallor, për pellazgët hyjnorë, për këta heronjë të lashtësisë, të cilët pandehet se kanë vdekur dhe janë fshirë nga faqja e dheut, duke lënë pas vetëm disa gjurmë në gjuhët greke dhe latine. Është gabim: pellazgët rrojnë edhe sot e kësaj dite. Ata jetojnë tek shqiptarët. Shqiptarët e sotëm janë vetë pelllazgët e lashtësisë me gjuhën e tyre, me doket e tyre dhe me vetë zakonet e tyre.

Ati i historisë (Herodoti), thotë se pjesa më e madhe e emrave të perëndive të Olimpit grek i përkasin gjuhës pellasge. Mirë pra, ne i gjejmë sot ato emra në gjuhën shqipe. Janë disa fjalë që shqiptarët i përdorin edhe sot e kësaj dite. Ata nuk kanë fjalë tjetër për të quajtur detin, perveç fjalës Det, Thetis ishte perëndia e Detit. Afrodita, që ishte emir i Venusit, do të thot në shqip afrimi i ditës, pra kuptohet lidhja midis tyre. Unë mund të përmend një seri fjalësh shqip që dëshmojnë ngjashmërinë e shqiptarëve të sotëm me pellazgët e lashtë, por unë po i kursej kolonat e gazetës tuaj dhe nuk dua të përpiqem  të vërtetoj një gjë që tashmë është vërtetuar së tepërmi nga eruditët më të mdhenj të shekullit tone”.

Çamëria është një teritor shqiptar për të cilën flitet me kujdes, për të mos nxitur acarime të reja, në këtë botë të shqetësuar, shkruante para dy dekadave pinjolli i frashëllinjve, Kristo Frashëri. Ndërkaq, heshtjet gjithashtu mund të acarojnë, madje edhe më keq. Shumica e çamëve që u shpërngulen mizorisht nga vatrat e veta, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore janë ende të gjallë. Janë shuar dy ose tre breza, ata që mezi çapiteshin drejt Shqiperisë, por janë gjallë. Ata janë shumë djepa në Shqipëri, Evropë dhe SHBA. Të gjithë ata, në një mënyrë ose në një tjetër, mbajnë mend netët greke mbi Çamërinë. Asnjë ligj i botës, asnjë formim kulturor nuk mund t`i bëjnë njerëzit të mos kenë kujtesë, e aq më pak të mos kenë nostalgji. Shkruante Kristo Frashëri me rastin e botimit të librit të Sami Frashërit, „Gjeografia e Çamërisë“ e vitit 1989, Konstantinopoj.

E themi hapur se kombi ynë  ka  nxjerrë  atdhetarë  e  burra  shteti  t?  pushk?s  dhe  t?  pen?s.  Të dheut tonë janë tre  kolosët  e  Rilindjes  Kombëtare  Abdyli,  Naimi  dhe  Sami Frashëri. Shqipëria u  b? e shquar  nga puna  dhe  p?rpjekjet   vetmohuese të dhjetëra e qindra patriotëve shqiptarë. Ata punuan p?r ndriçimin  dhe  nd?rgjegj?simin  e  shqiptarve ndaj  detyr?s  q? kan?  p?r  atdheun,  p?r  gjuh?n  dhe  historin?. Rilindësit e thonin hapur: Atdheu ynë duhet mbrojtur e zhvilluar në çdo cep të tij. Evropës duhet t´ia themi hapur, ne jemi këtu dhe, jemi gjallë dhe atdheu ynë është,- Shqipëria.

Republika e Çamërisë, e shpallur më 30 tetor, 2016, në Hagë të Hollandës, nga Kuvendi Gjithëpërfshirës çam dhe arbanit, u lind 15 mijë vjet pas qytetërimit pellazg, 5 mijë vjet pas Diskut të Festos, dhe Gurit të Lemnit, 2 mijë e 500 vjet pas Mbretërisë së Pirros, dhe rreth 600 vjet pas Princit të Arbrit dhe Mbretit të Epirit, të hyjshmit, - Gjergj Katriotit-Skënderbeut. Në këtë udhë të gjatë qytetërimi, Epiri i Ilirisë-Çamëria, pati mijëvjeçarë të shkëlqyer të kulturimit; artit, shkencës dhe filozofisë.

Por, udhës së vështirë nëpër epoka, Epiri pellazgo-iliro-shqiptar, përjetoi lufta dhe gjenocide të rënda nga fqinjët tanë; një gjenocid nga Perandoria Romake, një gjenocid nga Perandoria Osmane dhe 3 gjenocide nga shteti grek e ai serb. Të gjitha këto gjenocide të bëra nga fqinjët kurrë të padënuara. Epiri i pellazgo-ilirisë, Çamëria, jo pa të drejtë quhet folea e gjithë qytetërimit Evropian e botëror. Çamëria pellazgo-shqiptare, njihet për figura të shquara shqiptarësh që i  dhanë vepra të çmuara vetes dhe kontribuan në qytetërimin gjithëbotëror. Për këtë diamant të kombit shqiptar, shqiptarët s´kemi nevojë ta qepim hartën e atdheut me Çamërinë, kur atë e ka qepur vet përëndia, - Shqipëria deri në Prevezë e më përtej!...

Fragment nga libri i Atdhe Gecit, „Çamëria, kthim në histori-mision“



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora