Kulturë
Anton Nikë Berisha: Tri variante të përkthimit të Psalmit 130 në 'Mesharin' e Gjon Buzukut
E diele, 20.03.2022, 10:56 AM
TRI VARIANTE TË PËRKTHIMIT TË PSLAMIT 130 NË “MESHARIN” E GJON BUZUKUT
Pjesë
nga studimi “Meshari” – vepër e hartuar nga Gjon Buzuku”
Nga
Anton Nikë Berisha
1. Për ç’arsye Buzuku vuri në
“Mesharin” variante përkthimesh të ndryshme të të njëjtit tekst?
Një dukuri sa e rëndësishme, po aq dhe
e ndërlikuar për ta ndriçuar mirëfilli veprën e Buzukut është përsëritja e
disahershme e të njëjtit tekst me përkthime të ndryshme. Ngjet që një tekst të
përsëritet dy, tri, katër, pesë dhe gjashtë herë. Edhe pse mungon një studim i
imtë i konkretizimit dhe i analizimit të kësaj dukurie, disa nga studiuesit
kanë sjellë shembuj të përsëritjeve dhe të përkthimeve të ndryshme.
Cilat ishin arsyet që Buzuku të
vepronte në këtë mënyrë?
Studiuesit kanë përmendur, zakonisht, dy
variantet e përkthimit nga Ungjilli i Lukës[1]
(1, 26 – 38) , të botuara njëri në Officium B.M.V. e tjetri në Messale.
Në studimin “Gjon Buzuku dhe vepra e
tij Meshari (1555)” Kolë Ashta sjell një varg shembujsh të tjerë, ku
përsëritjet e teksteve ndodhin katër, pesë dhe gjashtë here[2] .
Nga punimi i këtij studiuesi po sjell
vetëm tekstin (me transkribimin e Çabejit) të përsëritur gjashtë herë, siç e
dëshmon autori, pa u ndalur në analizimin e ndryshimeve të përkthimit.
Konshienciatë tonë, tý të lusmë, Zot,
tue i vizituom i dëlir (fleta XIV, shtylla IV)
Konshienciatë tonë, tý të lusmë, Zot,
tue i vizituom ti na i dëlir (XV, shtylla I)
Konshienciatë tonë, tý të lusmë, Zot,
tue i vizituom ti na i dëlir (XV, shtylla II)
Konshienciatë tonë, tý të lusmë, tue i
patë të i dëlirnjësh, o Zot (XV, shtylla III)
Konshienciatë tonë, tý të lusmë, tue na
panë na purifiko, o Zot (XV, shtylla IV)
Konshienciatë tonë, të lusmë, tue i
vizituom t i purifikonjsh, o Zot (XVI, shtylla I)
Për ta ndriçuar sado pak dukurinë e
përkthimeve të ndryshme të të njëjtit tekst, po ndalem më
përafërt në tekstin e Psalmit 130
(129), që botohet tri herë në veprën e Buzukut dhe ku
ndryshimet në variantet e përkthimeve
janë të dukshme dhe përligjin shumëçka të rëndësishme jo vetëm për përkthimin,
po edhe për natyrën e vetë veprës.
2. Tri variantet e përkthimit të
psalmit 130
Në fletët XIII, XVII dhe XX të veprës e
vet, Buzuku i botoi tri variante të përkthimit të Psalmit 130 (129 sipas
Septuaginta-s, sipas traditës greke – latine), të cilat po i jap në vijim
(sipas transkriptimit të Eqrem Çabejit)[3] .
Sipas studiuesit rumun, Gustavo Adolfo Loria Rivel, përkthimi i varianteve të
psalmit të përmendur, është bërë nga përkthimi latin i Shën Jeronimit[4] .
VARIANTI I PARË (faqe XIII )[5]
? së ?thellashit vise u t? thira, Zot:
Zod, gjegj oratënë teme.
U bafshinë veshëtë e t? të ?digluome
ndë z?t të oratëvet mive.
Zod, ti në ?bajtësh mend të këqiatë,
kush të mundë shufrenjë?
Përse ?daj t? anshtë të afëruomitë;
e për ligj tand u t? ?bajta.
Shpirti em u ?bajtë
?bë fjalë
tande;
shpirti em pat shpënesë ?bë Tenëzonë.
? së
ruojtunit së ?dënatësë
djerie ?bramanet,
k? shpënesë o Israel, ? Tenëzonë.
Përse ?daj Tenëzonë anshtë mishërierja,
e afërë at? anshtë të shpërblenëtë e
madh.
E aj të shpërblerë Israelnë
? gjithë
së këqiashit.
VARIANTI I DYTË (faqe XVII)
? viseshit
së ?thella
thira ? t?, Zot:
Zot, gjegj zanë tem.
U bafshinë veshëtë e t? të gjegjunë
mbë z?t të oratëvet m?ve.
Zot, ti në ?bajtësh mën?, kush të jetë aj
qi të mundë ?bahetë?
Përse ?daj t? anshtë të afëruomitë;
e për ligj? të t? u t? mbajta.
Shpirti em u ?bajti
?bë fjalët
e t?;
shpirti em pat shpënesë ?bë Tenëzonë.
? së
ruojtunit së ?dënatësë
djerie ?bramba,
të ketë shpënesë Israeli ? Tenëzonë.
Përse ?daj Tenëzonë anshtë mishërierja,
e afërë at? anshtë të shelbuomitë e
madh.
E aj k? me shpërblenë Israelnë
? gjithë
së këqiashit së tynesh[6].
VARIANTI I TRETË (faqe XX)
? viseshit
së ?thellash
thira t?, Zot:
Zot, përze oratënë teme.
U bafshinë veshëtë e t? të ?digluome
?bë z?t të
oratëvet mive.
Zot, ti në ?bajtësh mend të këqiatë,
kush tjetërë mundë i duronjë?
Përse ?daj t? anshtë të afëruomitë;
e për ligjet të t? ti je druojtunë e u
t? ?bajta.
Shpirti em u ?bajti
mbë fjalët t at?;
shpirti em pat shpënesë ?bë Tenëzonë.
? së
ruojtunit së ?dënatësë
djerie ?bramanet,
ashtu të ketë shpënesë Israeli ?bë Tenëzonë.
Përse ?daj Tenëzonë anshtë mishërierja
e madhe e të madhtë e shpërblenë.
E aj k? me shpëtuom Israelnë
? gjithë
së këqiashit së tynesh .
Tri variantet e përkthimit të Psalmit
130, që Buzuku i përfshiu në veprën e vet, po edhe vargu i përsëritur menjëherë
pas mbarimit të variantit të tretë (antifena) “Ti në ?bajtësh mend të këqiatë, Zot, kush t i
mundë mbae tjetërë?” nuk është i njëjtë me tekstin e variantit të fundit (të
tretë, f. XX), që janë krejt afër njëra-tjetrit: “Zot, ti në ?bajtësh mend të këqiatë, kush tjetërë
mundë i duronjë?”, të vënë para mëdyshjeve të mëdha, për të mos thënë të
pazgjidhshme dhe vetvetiu pezullojnë shumëçka që është thënë për veprën e
Buzukut, për përkthimin e saj si dhe për veprat në të cilat ai mund të jetë
mbështetur, po dhe për një varg dukurish të tjera.
Cilat ishin arsyet e sjelljes së tri
varianteve të përkthimit të të njëjtit psalm brenda një vepre dhe në një
hapësirë prej tetë faqesh? Mos Buzuku veproi në këtë mënyrë për të dëshmuar
vështirësitë e përkthimit nga teksti latin, grek ose hebraik[7] ? Ndoshta për shkak të nevojës që të kuptohet sa
më mirë teksti i psalmit ose për të përligjur dukurinë se përkthimet e psalmeve
ishin bërë edhe më parë dhe nga autorë të ndryshëm e në vise të ndryshme
shqiptare dhe ai e dëshmonte këtë me sjelljen e teksteve të psalmit të
përmendur? Ndoshta Buzuku i solli tri variantet e përkthimit të të njëjtit
psalm për të dëshmuar pasurinë dhe format leksikore shprehëse dhe dialektore të
gjuhës shqipe edhe në një vepër të tillë të karakterit fetar përmes një teksti
konkret? Ndoshta edhe me ndonjë ndërhyrje të vetë Buzukut?
Në studimin e tij, të botuar më 1961,
kushtuar veprës së Buzukut, Martin Camaj kishte vërejtur se gjithë “Meshari”’
nuk është vepër individuale e një autori (shkrimtari) të vetëm[8] dhe se për
hartimin (kompilimin) e veprës së vet, Buzuku i shfrytëzoi (konsultoi) edhe
përkthimet e tjera në gjuhën shqipe e saktësisht, në këtë rast, përkthimet nga
Shkrimi i Shenjtë të bëra drejtpërdrejtë nga greqishtja në Shqipërinë e Jugut [9].
Ndoshta Buzuku i botoi të tri variantet
e Psalmit 130 duke pasur parasysh rëndësinë që ka psalmi?
Sipas studiuesve të Biblës ky psalm, i
quajtur De profundis, është njëri nga më të shquarit e shtatë psalmeve të
pendesës, që përdoret edhe në liturgji. Teksti është një grishje e thellë dhe e
drejpërdrejtë e psalmistit (në një gjendje të rëndë trupore dhe shpirtërore)
drejtuar Hyjit krijues, i vetmi që mund t’i vijë në ndihmë krijesës së vet dhe
ta shpëtojë nga rrënimi i plotë.Zëri i psalmistit është zëri i vetë Krishtit i
njësuar – i mishëruar në secilin që i beson. Besimi në Hyjin është dashuri dhe
të bsosh në Hyjin domethënë ta duash atë[10].
Fjala e Hyjit ka ekzistuar para të gjitha gjërave dhe të gjitha gjërat janë
përftesa të tij. Kërkesa e plasmistit mbështetet, sipas Shën Augustinit, në
ligjin e mëshirës hyjnore dhe sipas syrit të zemrës[11] . Psaltari thërret nga thellësia e shpirtit
të tij dhe zëri i tij mbërrin tek Hyji, për arsye se Ai është brenda tij;
psalmisti e ndien nevojën t’i drejtohet vetvetes (pendesa) dhe Hyjit (shpëtimtarit).
Së këndejmi, Psalmi 130 është një lutje e përshkuar nga një shpirtësi e thellë,
që buron nga zemra e sinqertë, e penduar për fajin e bërë[12] . Rrjedha e psalmit është vertikale: nga
thellësia ngrihet lart drejt Hyjit dhe veprimi hyjnor nga lart poshtë, nga
varet dhe falja e mëkateve[13] .
Pra, psalmi është një llambë përherë e
ndezur në rrugën e kthimit e të pajtimit me Hyjin, po edhe të asaj që shpie tek
vdekja, duke u bërë një këngë tipike e liturgjisë së krishterë të ritit të
vdekjes e të varrimit [14].
Me një fjalë, Psalmi 130 është
përgjërim – lutje individuale, po që, në të njëtjtën kohë, shndërrohet në një
lutje kolektive, që i përfshin dhe i nënkupton të gjithë[15] . Në tekstin e saj përligjet një besim i dyfishtë në Hyjin: i
njeriut dhe i popullit të Izraelit biblik. Besëlidhja e Hyjit me Popullin e
zgjedhur nënkupton edhe besëlidhjen me popujt e tjerë; të gjithë popujt janë në
besëlidhje me Hyjin: ai është krijues i tyre dhe ai kujdeset dhe i mbështet ata
në çdo rrethanë, edhe individualisht, edhe kolektivisht.
Psalmi 130 përligj dy virtyte të
qenësishme: hesed-in, hirin, besimin e dashur e të mëshirshëm, dhe pedût-in,
shpëtimin, shëlbimin. Në këto cilësi të Hyjit mbështet besimtari, i bindur se
vetëm Ai do t’ia falë mëkatin, do ta lirojë nga e keqja dhe do t’i mundësojë
fillimin e një jete tjetër. Në Letrën e romakëve, Shën Pali thotë: “Jam fatkeq!
Kush do të më lirojë nga ky trup vdekatar? Janë hiret e Hyjit nëpërmjet Jezu
Krishtit Hyjit tonë” (Rom 7, 24 – 25).
Me fjalë të tjera, psalmi shpreh
gjendjen – vështirësitë e skajshme, që herë – herë ndodheshin fiset izraelite
pas shpërnguljes[16] . Në këtë psalm nuk jepen
imtësi, arsyet dhe shkaqet e gjendjes së psalmistit; heshtet shumëçka, siç
ndodh edhe në tekstin e Pasthënies së Buzukut.E vetmja gjë që vërehet mirëfilli
është gjendja tepër e vështirë shpirtërore e besimtarit, të thuash në skajin e
rrënimit, dhe pendimi i tij për veprimet e bëra si dhe kërkesa, grishja nga
thellësia e shpirtit drejtuar Hyjit krijues e shpëtimtar për t’i ardhur në
ndihmë. Vetëm Hyji është në gjendje t’ia shlyejë mëkatet dhe ta shpëtojë atë
nga ajo gjendje e rëndë dhe e parrugëdalje. Psalmin 130 Martin Luteri e
cilësonte si hiri i të falurit[17] . Për autorin
e psalmit falja hyjnore është kryesorja dhe e nxit dhe e përligj mbështetjen
tek Hyji.
Të gjitha gjasat janë që Buzuku e
përsëriti psalmin 130 në tri versione përkthimesh, pos tjerash, për arsye se
shqipton dy gjëra të qenësishme:
a) pendesën e individit për veprimet e
këqija të bëra dhe grishjen e Hyjit nga thellësia e shpirtit që t’ia falë
mëkatet, domethënë t’ia shpëtojë jetën, dhe
b) besimin e popullit të zgjedhur,
Izraelit, në Hyjin që ta ndihmojë dhe ta lirojë nga të këqijat. Populli i
Izraelit e pret Hyjin me përgjërim dhe më me padurim sesa rojet e natës[18] që e
presin agimin (krahasim tepër kuptimor dhe i rrallë).
Si i tillë psalmi kishte një rëndësi të
madhe e të shumëfishtë edhe për çdo besimtar shqiptar, po dhe për gjithë
popullin shqiptar, i cili po vuante nën robërinë otomane. Kjo ndërlidhje e
thellë e fatit të popullit të zgjedhur me fatin e popullit shqiptar në kushte
të rënda vepruese e jetësore, u bë edhe nga autorë tanë të tjerë të traditës:
Budi, Bogdani me shokë. Po përmend këtu vetëm dramën e Fishtës “Juda Makabé”,
ku në asnjë pjesë nuk përmendet emri shqiptar e Shqipëri, po nga fjalia e parë
e deri tek e fundit, ajo që kishte ndodhur me Makabejt, ndërlidhet – pra
ndodhte me popullin shqiptar e me botën e tyre. Me një fjalë, përsëritja bëhet
me qëllim të caktuar, siç ndodh dhe me përsëritjet në lutje, në litani e në
tekste të tjera në ritin e meshës e jo vetëm të saj, që është dukuri e rëndomtë
dhe e pashmangshme jo vetëm në meshë të ndryshme, po dhe gjatë një meshe.
Brenda çështjeve të ndërliqshme që
dalin nga variantet e përkthimeve, megjithatë një gjë duhet të jetë më pak e
dyshimtë: vënia e tri varianteve të të njëjtit psalm në veprën e Buzukut nuk
është rastësi.
3. A është i njëjti përkthyes i Psalmit
130 ose janë përkthyes të ndryshëm?
Në bazë të krahasimit të variantit të
parë, të botuar në fletën XIII, dhe të variantit të dytë të botuar në fletën
XVII, del se ato ndryshojnë midis tyre dhe se fitohet përshtypja se janë
përkthime të dy autorëve. Mendoj kështu duke pasur parasysh faktin që e thotë
vetë Buzuku: hartimin e veprës ai e kishte bartur në vete për shumë kohë, me
vite të tëra:, siç thuhet në Pasthënie: “tue ? kujtuom shumë herë (nënvizimi im) se gluha jonë nukë kish
gj? të ?digluom ? së Shkruomit shenjtë...”.
Nga krahasimi i imtë i variantit të
parë (f. XIII) me variantin e dytë (f. XVII) bie në sy se brenda tyre vetëm tri
vargje janë krejtësisht të njëjtësishëm: “Përse ?daj t? anshtë të afëruomitë”; “shpirti em pat shpënesë ?bë Tenë-zonë”dhe “Përse ?daj Tenëzonë anshtë mishërierja”,
ndër-sa ndryshime midis tyre janë:
Varianti i parë Varianti i dytë
Zod Zot
?digluome gjegjunë
shufrenjë ?bahetë
u ?bajtë ?bajti
tande e
t?
?bramanet ?bramba
shpërblenëtë shelbuomitë
të shpërblerë me shpërblenë
- së
tynesh
Ja dhe ndryshime të tjera mes variantit
të parë e të dytë:
I. ? së ?thellashit
vise u t? thira, Zot:
II. ? viseshit së ?thella thira ? t?, Zot:
I. k? shpënesë o Israel, ? Tenëzonë:
II. të ketë shpënesë Israeli ? Tenëzonë.
Edhe varianti i parë (f. XIII) me
variantin e tretë (f. XX) ndryshojnë midis tyre. Variantet kanë katër vargje të
njëjtësishme:
“U bafshinë veshëtë e t? të ?digluome”;
“Përse ?daj t? anshtë të afëruomitë”;
“shpirti em pat shpënesë ?bë Tenëzonë”;
“Përse ?daj Tenëzonë anshtë mishërierja”.
Ndryshimet kryesore midis variantit të
parë dhe të variantit të tretë janë:
Varianti i parë Varianti i tretë
U -
Zod Zot
Gjegj përze
Ndë mbë
Shufrenjë duronjë
- ti
je druojtunë
u mbajtë u mbajti
tande t
at?
e afërë e
madhe
të shpërblerë k? me shpëtuam
Ndryshime të tjera midis variantit të
parë dhe të tretë:
I. ? së ?thellashit
vise u t? thira, Zot:
III. ? viseshit së ?thellash thira t?, Zot:
I. k? shpënesë o Israel, ? Tenëzonë.
III. ashtu të ketë shpënesë Israeli ?bë Tenëzonë.
I. e afërë at? anshtë të shpërblenëtë e
madh.
III. e madhe e të madhtë e shpërblenë.
I. ? gjithë së këqiashit.
III. ? gjithë së këqiashit së tynesh.
Nga krahasimi i variantit të dytë (f.
XVII) dhe të variantit të tretë (f. XX), del se gjashtë vargje janë të
njëtësishëm: “mbë z?t të oratëvet m?ve”; “Përse ?daj t? anshtë të afëruomitë”; “Shpirti em u ?bajti”; “shpirti em pat shpënesë ?bë Tenëzonë”; “Përse ?daj Tenëzonë anshtë mishërierja”; “? gjithë së këqiashit së tynesh”.
Ndryshimet midis variantit të dytë dhe
variantit të tretë:
Varianti i dytë Varianti i tretë
së ?thella së
?thellash
? t? t?
gjegj zanë tem përze oratënë teme
?bajtësh
mën? ?bajtësh mend të këqiatë
?bahetë duronjë
kush të jetë aj të këqiatë
e për ligj? e për ligjet
- ti
je druojtunë
e t? t
at?
?bramba ?bramanet
- ashtu
? ?bë
e afërë at? e madhe e të madhtë
me shpërblenë me shpëtuom
Siç mund të vërehet nga ballafaqimi i
teksteve, varianti i dytë i përkthyer afrohet më shumë me variantin e tretë
sesa me variantin e parë ose varianti i parë në krahasim me variantin e tretë.
Të tri variantet e përkthimit të
psalmit 130, të botuara në veprën e Buzukut, pos të tjerash, shtrojnë një varg
çështjesh të ndërliqshme, midis tyre edhe këtë: cilat pjesë të kësaj vepre janë
përkthime të Buzukut e cilat do të mund t’i merrnim si përkthime të autorëve të
tjerë para Buzukut ose autorë të kohës së tij.
Studiuesi i përmendur rumun, Gustavo
Adolfo Loria Rivel, thekson me të drejtë se “Meshari” nuk është libri i parë i
shkruar në gjuhën shqipe, po më i vjetri që është ruajtur[19] dhe se
Buzuku do të ketë përkthyer pjesën më të madhe ose më të vogël të tij në veprën
që botoi[20] .
1- Martin Camaj, Il
“Messale” di Gjon Buzuku, vep. e përm., f.36 – 42.
2- Prof. Dr. Kolë
Ashta, Leksiku historik i gjuhës shqipe I, vep. e përm., f. 143 – 145 dhe f.
150 – 151.
3- Shih “Meshari” i
Gjon Buzukut (1555). Pjesa e dytë, vep e përm.,.Tiranë 1968.
4- Në të vërtetë, teksti latinisht nga këto variante janë
përkthimi i rishikuar i Shën Jeronimit sipas Septuaginta-s. Shih më gjerësisht
Gustavo Adolfo Loria Rivel, Psalmi 130 (129) në Mesharin e Buzukut dhe tradita
e humbur e teksteve fetare shqiptare të Mesjetës, pun. i përm., f. 74. Rreth
përkthimit të Psalmeve nga Shën Jeronimi shih Gianfranco Ravasi, I
Salimi.Introduzione, testo e commento, vep.e përm., f. 11.
5-Për burimin dhe mënyrën e përkthimit, për shmangiet dhe disa
veçanti të tjera, shih punimin e Gustavo Adolfo Loria Rivel, Psalmi 130 (129)
në Mesharin e Buzukut dhe tradita e humbur e teksteve fetare shqiptare të
Mesjetës, pun. i përmendur.
6-Po jap këtu përkthimin tim të psalmit 130 (129) të bërë nga
italishtja:
PSALMI 130 (129) Në pritje të faljes
1Kënga e lartësimeve
Nga thellësia ty të thërras, o Hyj;
²Zotynë, dëgjoje zërin tim.
Bëri të kujdesshëm veshët e tu
ndaj zërit të lutjes sime.
³Zotynë, nëse i heton fajet,
kush, o Hyj, mund të të bëjë ballë?
?Pra, në ty është falja
prandaj të kemi në mendje.
?Zotynë, unë shpresoj.
Shpirti im shpreson,
duke pritur fjalën tënde.
6Shpirti im është i drejtuar kah Hyji
më shumë se rojet (e natës) kah agimi.
?Më shumë se rojet agimin
Izraeli e pret Zotynë,
pse në Hyjin është mëshira
shpëtimi në të është i madh.
?Ai do të lirojë Izraelin
nga të gjitha fajet e tij.
? Përkthimin e bëra sipas La
Bibbia.Via, Verità e Vita. Nuova versione ufficiale della Conferenza Episcopale
Italiana. Edizioni San Paolo, Cinisello Balsamo (Milano), 2009. Po ashtu
shfrytëzova përkthimet Gianfranco Ravasi I Salmi.Introduzione, testo e
commento.Seconda edizione. San Paolo. Cinisello Balsamo (Mi) 2006 dhe I
salmi.Nuova versione, introduzione e commento di Tiziano
Lorenzin.Paoline.Quarta edizione, Milano 2002.
7- Duke i krahasuar
variantet e përkthimit të psalmit 130 të botuara në veprën e Buzukut me
përkthimin grek dhe latin, studiuesi rumun, Gustavo, shkruan: “Përkthimi i
psalmit 130 (129) nga greqishtja në latinisht, tregon shmangie të
rëndësishme…Është interesant se Shën Jeronimi, as në rishikimin sipas tekstit
grek, as në atë sipas tekstit hebraik, nuk e kuptoi këtë shmangie” (përkthimin
e foljes në hebraisht hvEqa / qavéi dhe ljEWh / hokhéil, të shpresosh, të
besosh – v. ime). Shih Gustavo Adolfo Loria Rivel, Psalmi 130 (129) në Mesharin
e Buzukut dhe tradita e humbur e teksteve fetare shqiptare të Mesjetës, pun. i
përm., f. 69. Kjo shmangie, sipas të njëjtit studiues, ka pasur pasoja të rënda
sidomos për vargjet 4, 5, 6, që dalin të paqarta edhe në përkthimin shqip të
varianteve të botuara.
8-Martin Camaj, Il “Messale” di Gjon Buzuku, vep.e përm., f.
33.
9-Martin Camaj, Il “Messale” di Gjon Buzuku, vep. e përm., f.
73.
10- Sant’ Agostino,
Esposizioni siu Salmi. IV. Testo latino dell’Edizione Maurina ripresa sostanzialmente
dal Corpus Christianorum. Traduzione, revisione e note illustrative a cura di
Vincenzo Tarulli.Indici a cura di Franco Monteverdi. Città Nuova Editrice, Roma
1977, f. 239.
11- Sant’ Agostino, Esposizioni siu Salmi.IV, vep.e përm., f.
217.
12- Shih La Bibbia.Via, Verità e Vita. Nuova versione ufficiale
della Conferenza Episcopale Italiana. Edizioni San Paolo, Cinisello Balsamo
(Milano), 2009, f. 1263.
13-I salmi.Nuova versione, introduzione e commento di Tiziano
Lorenzin.Paoline.Quarta edizione, Milano 2002, f. 488.
14-Gianfranco Ravasi I Salmi.Introduzione, testo e commento,
vep.e përm., f. 542 – 543.
15- I salmi. Nuova versione, introduzione e commento di
Tiziano Lorenzin, vep.e përm., f. 488.
16-I salmi.Nuova versione, introduzione e commento di Tiziano
Lorenzin, vep.e përm., f. 488.
17- Gianfranco Ravasi I Salmi.Introduzione, testo e commento,
vep.e përm., f. 543.
18-Rojet e natës nënkuptojnë edhe priftërinjtë “roje” të
tempullit, që e presin agimin, domethënë fillimin e ditës së re dhe të shpëtimit
të ri. Shih Gianfranco Ravasi I Salmi.Introduzione, testo e commento, vep.e
përm., f. 543.
19-Gustavo Adolfo Loria Rivel, Psalmi 130 (129) në Mesharin e
Buzukut dhe tradita e humbur e teksteve fetare shqiptare të Mesjetës, pun. i
përm., f. 72.
20-Gustavo Adolfo Loria Rivel, Psalmi 130 (129) në Mesharin e
Buzukut dhe tradita e humbur e teksteve fetare shqiptare të Mesjetës, pun. i
përm., f. 75.