Kulturë
Përparim Hysi: Pema që ka rënë nën pemë
E merkure, 23.03.2022, 05:56 PM
Pema që ka rënë nën pemë
STERJO
SPASSE përmes letërkëmbimeve
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Jam
nën një mori hamendësive, tek mbarova librin" STERJO SPASSE përmes
letërkëmbimeve". Një letërkëmbim mes miqësh dhe, veç tyre, me dashamirë a bashkëfshatarë të STERJO
SPASSES që larg, nga GLLOMBOÇI i PRESPËS.
Pa
e hapur librin, vjen e më shfaqet një
mendimtar si VOLTERI. Ky, - thotë diku, -KOMEDIA HYJNORE e DANTES, është ai
libri që jo të gjithë e kanë lexuar, por të gjithë i referohen si pikëreferimi.
A nuk ka ndodhur kështu me STERJO SPASSEN? Edhe sot më shfaqet para sysh, Bejori, bashkëfshatari im
nga fshati PETOVË në FIER që, tek po zihej me brigadierin(ishin
kooeprativë).iu akrrye:"Psenë muk e
ka gjetur STERJO SPASSE!!! Bejori ishte me fillore, por ja tek iu bë mburojë një shkrimtar si
STERJO SPASSE. Mua më erdhi mirë që miku im e hodhi lumin, por, nga ana tjetër,
pjesa ime racionale shkoi dhe më tutje. Vërtet, si mund të ndodhë kështu ?
Mandej arrita në një arsyetim të drejtë:STERJO SPASSE ka krijuar një opinion
dhe opinioni.jo më kot nuk thonë, është më i madh dhe se qyteti. Njerëzit e ditur vijnë, me veprat e tyre, dhe zënë vend duke krijuar një
opinion. Nuk besoj se bëj ndonjë blasfemi, kur pranëvë DITURAKUN E MADH të
Greqisë së lashtë:SOKRATIN. Asnjë vepër e shkruar nuk ka arritur tek ne
si lexues prej tij, por si këngët që shkojnë gojë për gojë, vijnë
sentencat e tij me aq vlerë. Analogjia si çdo analogji nuk është e njëjtë, por
e përafërt për një shkrimtar si STERJO SPASSE.
* *
*
Nuk
di se ç'mendimtar paska thënë:"Gjenitë krijojnë dhe mediokrit imitojnë apo
kopjojnë". Po sikur e paska thënë për mua, mediokrin: se MARKSI (edhe sot
e kësaj dite quhet filozofi one, kur thonë amerikanët), paska thënë:"Unë jam një makineri që
përtyp libra". Sado mediokër, por dhe unë"përtyp" libra, pothuaj
çdo ditë.Kjo nuk do të thotë që i bëj sfidë mendjes gjeniale të MARKSIT. Ngaqë
"përtyp" libra për ditë, ngaqë nuk ka ditë që nuk lexoj , mendova të sjellë për lexuesin.mendimet e mia.
Nuk
besoj se e teproj, nëse them që STERJO SPASSE është shkrimtari shqiptar që e
njoh më shumë e më mirë nga të gjithë. Njohja ime e parë me STERJO SPASSEN ka
ndodhur, kur STERJO nuk ishte bërë
shkrimtar."Nuni" që i "preu kërthizën" kësaj njohjeje
virtuale, qe PROFESORI im i
gjuhë-letërsisë në ish- Normalen e ELBASANIT, babaxhani, AZMI STRINGA që ne e
thërrisnim BABË STRINGA.Aty, tek biblioteka e shkollës, isha nxënësi konfident
që në revistën"NORMALISTI" më rekomandoi dhe ndonjë shkrim të
STERJOS. Mandej, kur dola mësues, nuk
lija shkrim të STERJO SPASES në"Nëntori", kur doli si revistë dhe të tjera organe. Tek një bukinist
gjeta"Afërditën" dhe me radhë, pa ndaluar, sa e"blova" në
mulli . Vetëm "PSE" nuk e gjeta dot. Do të thoni:por si ndodhi, o përtypës?Pse? Po psenë nuk e ka gjetur
STERJO SPASSE!!!
* *
*
Libri,
-ka thënë NIKO KAZANZAQI, - është në zemrën time. Të gjithë veprat e STERJO
SPASSE , para se t'i shkruajë ato , kanë qenë në zemrën e autorit. Ai ka jetuar
me personazhet aq, sa të duken të gjashmit e tyre pranë nesh.Unë nuk kam
ndërmend që të flasë për librat e
autorit, por me një fjali përmbledhëse mund të them:" Dielli, toka, dashuria,
rebelimi, rezistenca deri tek lufta për
liri, gjendet në librat e tij. Pse shkruante ashtu siç i ndiente zemra dhe
shpirti në një konkurs mori çmimin e parë. E nominuan me çmim të parë në një
kohë, kur ai ndodhej në RUSI për studime. Edhe në këtë nominim, nuk munguan
ziliqarët që vërvitën pleshta, por fitoi vlera dhe e vërteta.Se tek STERJO
SPASSE gjeje mirësinë dhe mirësia, sipas
SOKRATIT, është dituri.Tek i lexon, zë
dhe"gjallon" bashkë me personazhet se hasë në njëstil aq të thjeshtë, sa të duket sikur po shkruan
vet. Se, siç thotë WALTER BAUMAN, autoriteti i një narativi varet nga
kuptueshmëria.
* * *
Letërkëmbimi
me miqtë e STERJO SPASES, jo vetëm është i gjatë, por dhe i gjërë. Sikur
të kesh mundësi ta hedhësh në një hartëgjeografike, harta është e pamjaftueshme
dhe ngyrat nuk dalin. Gjeografia e miqësisë i kalon kufijtë e ATDHEUT, shkon në
EVROPË dhe deri në AZI. I përkthyer në BULLGARI, në TURQI, në RUSI, në GJERMANI
dhe deri në KINË.Dhe sa për miqtë në SHQIPËRI, Profesorë si:ALEKSANDËR XHUVANI,
ALEKS BUDA, DHIMITËR
SHUTERIQI,
ZIAUDIN KODRA, MAHIR DOMI.NONDA BULKA dhe
shkrimtarë, si: MITRUSH KUTELI, Dhimitër XHUVANI, FATMIR GJATA, SHEFQET
MUSARAI, LLAZAR SILIQI, MUSTAFA
GREBLLESHI, NASHO JORGAQI, ISMAIL KADARE. DOKTORË si ZISA CIKULI e
PANDELI ÇINA dhe mangësi e kujtesës sime, në nuk kam përfshirë tjetër. Por të
bën përshtypje letër-këmbimi me të vëllan në fshat dhe, mbi të gjitha, një
letër e STERJO SPASSES për një
koperarativist korçar që i bën letër STERJOS ku i kërkon ta ndihmojë për në
shkollë të lartë se ka talent. DHe STERJO SPASSE, sado që nuk kish fuqi për ta
ndihmuar, nuk e la pa ndihmuar.Aso kohe
rronte në KORÇË Shkrimtari PETRAQ ZOTO që ishte kryetar i LIDHJES për KORÇËN.
ZEMËRARTI STERJO SPASSE
gjeti"vëllan siamezë" tek PETRAQI dhe ç'u tha, u bë. S'ke se si mos
prekesh nga një akt të tiillë aq njerëzor, në një kohë, kur të drejtat e
studimit ishin të limituara.Ngrohtësinë
që ndjen, kur sheh një miqësi të tiilë, nuk ke se si mos e ndjesh veten
mirë.Për t'i vënë një notë një miqësie të tiilë, po bie pranë jush, një mik
konfident të STERJOS, PROFESOR KOSTAQ
CIPO.Nëse do ishte gjallë, do përplaste buzët tërë kënaqësi dhe do thoshte:"Është palipabile:e prekshme si
me dorë". Tej kësaj thënie, trembem të them gjë tjetër.
* *
*
Nuk
pretendoj që të them që, sado që e dua, STERJO SPASSE është prozatori më i madh
i gjuhës shqipe, por si familjar, si prind, si bir, si bashkëshort nuk gjendet
një i dytë. Ngaqë ka qenë i tillë, ai, po të ishte mundësia, duhej të klonohej. 12-vjet
e la të shoqen në GLLOMBOÇ vetëm për të ndihmuar familjen në fshat. Më tej, i
mori prindërit me vete në TIRANË dhe vetëm me rrogën e tiij përballoi një
familje prej 7-vetash.Shtëpia e tij përdhese, aty tek rruga"HIM
KOLLI" në TRANË, rrinte me dyerhapur, duke pritur tërë PRESPËN dhe
gjithë atë galeri me miq e shokë.Dhe në
fund, tek shtroi para meje pyetjen:
-Si
është e mundur që këto veti aq të mira i gjen tek STERJO SPASSE? Tak dhe më
vjen në ndihmë novelisti i madh, ANTON
ÇEHOV që thotë:- Njeriu duhet të ketë gjithçka të bukur:edhe fytyrën;edhe
shpirtin;edhe mendimet; edhe sjelljen, por edhe veshjen". Një devizë që
vetëm tek STERIO SPASSE mund ta gjeje.
* *
*
Po
"pema tjetër?". Është djali i STERJO SPASSES, ILINDENI. ILNDEN SPASSE,
duke ndjekur gjurmat e të atit, arrriti gradën PROFESOR-DOKTOR dhe, veç saj, ëshë
autor i dy përmbledhjeve me tregime; i dy romaneve;një studimi për ARSIMIN
BUJQËSOR ; një libër me përkthime. Dhe për të treguar, se me të vërtetë
aforizma"Bëmë baba, të të ngjajë" është aq e prekshme, sa nuk i
gjendet shoku kund. Monografia "Im atë, STERJO" dhe "STERJO
SPASSE;bibliografia(1924-2014), shto mbi to këtë LETËRKËMBIM me kaq vlerë, ILINDENI
pothuaj se e ka ringjallur, baban e tij, po se po, por më tepër se
kaq:shkrimtarin e madh, STERJO
SPASSE.Për ILINDENIN ia vlen të këndosh atë këngën e SHQIPËRISË SË MESME
që thotë:"Të kisha pasë një djalë si MEMA/paç me i hy vezirit brena!.Aq ka
bërë për baban që, po të fliste, do thoshte:"Uratën, o bir"! Nuk jam dhe aq larg të vërtetës, se
po të nisesh nga fjalët e BORGES që thotë:"Unë PARJASËN e përfytyroj si
bibliotekë", atëherë, në PARAJSËN BIBLIOTEKË është dhe STERJO që bekon atë
punë aq të mundimshme dhe me vlerë
të të birit. Me këtë shkirim, dua ta
falnderoj ILINDEN SPASSEN dhe t'I them:- Rrofsh dhe shërbefsh si model që
duhesh ndjekur.
Tiranë, 23 mars 2022