E merkure, 11.12.2024, 05:59 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Dita e Novruzit

E marte, 22.03.2022, 05:11 PM


DITA E NOVRUZIT

Nga Përparim Hysi

Nesër është DITA E NOVRUZIT  dhe unë jam bektashi

Po e lë një çast TIRANËN,frymën mbaj për në shtëpi?!!!

Jam kthyer prapë si i vogël,frymën në fshat e mbaj

Mendja ime po vjen rrotull, kam një mall që dot s'e mbaj.

Ngjita kodrën e VAJKANIT dhe,sa dal, aty mbi breg  *

Zemra ime sa s'del xhanit,kam një mall që gjallë më pjek.

Zbres nga bregu tatëpjetë,edhe sosem tek përroi

Jam tani si zok me fletë, kam një mall që më bloi.

U jap këmbëve (hë dhe pak),se me sy ma bën shtëpia

Unë tani nuk jam plak,tek unë u kthye fëmija.

Shoh baban me qengjin pirës,gati për ta bërë kurban

Mbrrij tani dhe bëhem"ndihmës", si"shpërblim":shpretkën kam.

Unë e ha shpretkën të gjallë,buzët e mia:gjithë gjak!

Jam tani si"kanibal" dhe të marrë në vetull gjak

Mbushet oda plot me burra,dikush këngë e dikush valle

Japin-marrin gratë në furra,se sot është FESTA E MADHE!

Ç'them e shkruaj është iluzion, kështu festohej veç dikur **

Unë tani jam me tension(për të gjitha:bëj sikur...)

Poezinë e shkruaj kastile për këtë DITË TË SHËNUAR

Për t'u thënë BEKTASHIVE:- Kudo festofshi  GËZUAR!

* aludimi në strofën e dytë është për fshatin "PETOVË" të FIERIT ku kam patur shtëpinë.

** dikur në shtëpinë time që nuk ekziston më.

Tiranë, 21 mars 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora