Kulturë
Kalosh Çeliku: Unë puno për popull e ai puno për gra
E hene, 21.03.2022, 07:33 PM
UNË PUNO PËR POPULL
E AI PUNO PËR GRA
NGA
KALOSH ?ELIKU
Ndarja e partive politike
Edhe, partitë politike ndahen si gratë besnike në tri
kategori: putanet, budallaqet dhe nevrasteniket. Putanja ua jep të gjithëve.
Budallaqja ua jep të gjithëve, por ty s’ta jep. Ndërsa, nevrastenikja ta jep
ty, dhe vetëm ty…
Hajdutët dhe rrugaçët “kuqezi”
i mbëlodhi Qeveria në Shkup
Gjatë përvjetorit të Universitetit Shtetëror, Kryetari i
Nënës Parti e takoi një patriot të vjetër “Askerin”, që kishte marrë pjesë në
luftën e U?K -së, dhe jetonte i vetmuar e i harruar në fshatin e
tij, rrëzë maleve. Kryetari e pyeti:
E patriot, si ia çon andej, keni ndopak qetësi?
Për qetësi s’qahemi - iu përgjigj “Askeri”. Tre xhandarë
e ruajnë tërë vendin.
Kryetari Nënës Parti i kënaqur, e pyeti më tej:
Po, si xhanëm, nuk keni fare hajdutë andej?
Jo, nuk kemi, se: hajdutët dhe rrugaçët “kuqezi” i mblodhi Qeveria në Shkup…
Kuadri deficitar
Partia Komuniste, anëtarët e vet i shpërblente me nga një
grua dhe vende pune. Partia Neokomuniste, aktivistët e tyre trusakatë i
shpërblen me nga një vend pune, dhe honorare duke i emëruar si anëtarë të komisioneve
në ministritë dhe institucionet e shtetit të “përbashkët”. Dhe, i “harron” në
listat e pranimit të rrogave, gjithë jetën si kuadër deficitar pa vende pune.
Dhe, përçudi, pak vetë dinë për këta “patriotë kuqezi” me
nga dy-tri vende pune, dhe honorare të majme partiake…
Vota të fituara “hallall” nga populli
Partitë politike bëjnë fushatë parazgjedhore nëpër
katunde e qytete. Mjete të mëdha materiale derdhin në këto zgjedhje lokale e
parlamentare për të ardhur në pushtet.
E, merreni me mend, sikur gjithë këto mjete materiale t’i
derdhnin në arsim e kulturë. Dhe, populli pa asnjë fushatë parazgjedhore t’ua
jepte votat partive politike. Përfundimisht, nuk do të kishin nevojë të mbeten
argatë gjithë jetën në Qeveri.
Me siguri ato vota edhe do të ishin, vota “hallall” nga
populli…
Dudumët e Kurvës Parti
Partizani partiak (Këlyshi me zgjebe), si anëtar
komisioni i emëruar nga partitë politike në Ministrinë e Kulturës për botime të
vitit 2022 në pushtet, shkrimtar dhe botues?! Pasi e kishte parë shpalljen e
rezultateve të botimeve nga Ministria e Kulturës për vitin 2022, anëtarë
komisioni partiak për botime krahpërkrahu, kësaj radhe jo me “vëllazërit”, po
me “motrat”, në të cilin këtë vit me shokë partiak, mezi i kishte rrëmbyer disa
tituj dhe një revistë letrare e mori në telefon shkrimtarin Kalosh ?elikun:
-Hë, edhe tashti do të thuash se, nuk je i kënaqur?!
Vitin e kaluar u ankove, se: Ministria e Kulturës e ka injoruar femrën krijuese
shqiptare, e sivjet mu kjo Ministri e injoron LSHSHM -së. Ty, si shkrimtar. E
ka favorizuar dukshëm “femrën krijuese” të zarzavateve Kopështit, vetëm për një
përdorim partiak. Edhe, atë: në radhët e Partisë Neokomuniste në pushtet.
Kalosh ?eliku
buzëqeshi, matanë telit. E di, përpiqeni të më ndani nga gruaja besnike. E keni
kot neokomunistë “kuqezi”. Edhe kësaj radhe, Unë jam njëqind kilometra larg
përpara juve si shkrimtar, që e do vera dhe grate besnike…
Unë puno për popull
e ai puno për gra
Gjatë Manifestimit Kulturor Tradicional Ndërkombëtar:
TAKIME NËN RRAP, në Shkup, pasmesnate u ndanë edhe çmimet letrare për poezi më
të bukur erotike lexuar gjatë dy netëve. Dhe, me intervenimin e kryetarit të
LSHSHM -së Kalosh ?eliku,
papritur juria si poezi më të bukur e shpalli poezinë e Xhaxhit Kuqezi. Edhe,
pse: Xhaxhi kuqezi gjatë gjithë jetës tij artistike, nuk kishte shkruar asnjë
poezi erotike. E shi, sonte lexoi një poezi erotike. Edhe, atë: në stilin me
vargjet e Naim Frashërit: … Baltë e pluhur do të bëhem/ të më shkelë këmbë e
saj…
Duartrokitjet jehuan në sallë. Xhaxhi Kuqezi duke u fry
si biban, doli ta marrë çmimin:
-Këtë çmim ma ka dhënë armiku im më i madh. Nuk e di, a
ta marr, apo mos e marr.
- Jo, mos e merr! Përballë tij nga tavolina, ndërhyri
Kalosh ?eliku, duke ditur se në zarf ka vetëm dhjetë euro. Kthei
prapë!...
-Megjithatë, do ta marr përinatë. Unë, 30 vjet përpiqem
ta shti në Lëvizje… Unë puno për popull, e ai puno për gra…
Pajtimi me fatin
Një dudum melez, e ngacmoi në rrugë shkrimtarin rebel
Kalosh ?eliku:
Vite me radhë nuk të shoh, as në xhami e as nëpër tubime
politike. E, sa di unë, dajtë e nënës i ke doktorë të teologjisë, që e kanë
kryer shkollimin në Kajro. Nga stërgjyshi bektashi, krahu djathtë i Dervish
Carës… Babai, ballist…
E vërtetë, iu përgjigjë shkrimtari. U përpoqa të hyj në
xhami, por kur i pash para këmbëve të hoxhës se si i luteshin Zotit:
politikanët, hajdutët, kriminelët dhe spiunët, ika jashtë nga sytë këmbët. Vend
nuk gjeta edhe te partitë politike shqiptare, para meje i kishin marrë librezat
partiake “patriotët kuqezi”, melezët, spiunët dhe rrospitë meshkuj.
Dhe, vendosa të pajtohem me fatin, ngrej dolli dy shtama
me verë me Miken, nën Rrap. Në një degë ta varë armën, nën hije ta lidh Gjokun…
Dhe, ta pres Miken me dy shtama verë…
Idila politike
Një mik i tij shkrimtarit “problematik”, Kalosh ?elikut i tha:
-?udi,
ty nuk të do asnjë Qeveri!... Asnjë parti politike… Shteti i “përbashkët”…
-Punemadhe. U përgjigjë shkrimtari. Megjithatë, Unë jam
më i lumtur se, ata “patriotë kuqezi”: më do vera, dhe gratë besnike…
Lukiani dhe ?eliku
Lukiani:
me rastin e varrimit, bëhet një ndarje sipas zakoneve të popujve të ndryshëm.
Greku e djeg të vdekurin, persiani e
kall në dhe, indiani e mbulon me një tis të tejdukshëm, shiti e ha, egjiptiani
e than.
?eliku:
E, çka i bën shqiptari?! E vajton mbi kokë. E fut në varr. Dhe, gjithë jetën i
këndon me çifteli këngë patriotike, e thërret ta shpëtojë nga robëria…
(Huazime nga “ZEKTHI”, revistë për
humor dhe satirë,
që del kur t’i teket, në Shkup).