E shtune, 27.04.2024, 09:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Bekri Murselaj: 24 marsi '99

E shtune, 26.03.2022, 06:29 PM


Bekri Murselaj

24 marsi '99

Marsi lëshoi rrezet e para të diellit

Toka filloi të ngrohet

Shpresa ishte më e fort se vdekja

Në ditën e 24 marsit '99

Dita ishte e ngrohtë

Shpirtat dhe zemrat tona

Ishin bë të ftohtë si bora

Në male

Dielli udhëtonte qiellit

Ndërsa ne vazhdonim të prisnim

Me shpresë se do fillon mbrojtja

E shumë premtuar

Mbrëmja erdhi ndërsa gjumi iku

Pritjet u bën të gjata para televizioneve

Shpresa filloi të rritet kurse frika

Herë humbte herë u rritte shpejt si lulet e marsit

Në ora 20:00 bota kthehu sytë kah ne

Ndërsa ne kishim kthyer sytë qysh moti

kah bota

Bombat e NATO-s zgjuan kureshtjen

Larguan frikën rritën shpresës si shiu që rrit lulet

Bota u zgjua nga thirrjet tona të pareshtura

Për ne filluan të këputen hallkat e fundit

Të zinxhirit të robërisë

Kurse bota filloi t'i kundërpërgjigjej

Pushtuesit tonë shekullor



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora