Kulturë
Albert Habazaj: Buzëqeshje ujvare
E shtune, 26.03.2022, 06:15 PM
Buzëqeshje ujvare
Mbesa
Amaris mbushi 6 muajshe
Nga
Albert Habazaj
Sot
6 muaj, gjysmë viti
Mbush
kjo yllkëz, mbesa ime,
Shpirtin
ma ngrohu, ma ndriti
Ky
univers me gëzime.
U
faleminderit shumë
Nuses
edhe djalit tim,
Kur
jeta m' derdhi furtunë
Ata
- mjaltë për shërim.
Pas
Perlës më falën Amin,
Bukurinë
që kurrë s' është parë,
Amaris
më shëron xhanin,
Si
ëndërr thurur me ar.
S'ka
princeshë që t'i ngjajë,
S'do
të ketë, pa diskutim...
Vetëm
Perla mund t'a mbajë
Tek
ne, t' tjerët s'ka besim...
Amaris
më sheh, më njeh,
Më
buzëqesh si dritë ujvare,
Ndoshta
mua më pandeh
Si
një babagjysh përralle.
Vjen
dallëndyshja mbi tel
Tok
me Amin pranverë solli,
Kjo
ditë marsi gonxhe çel
Të
marrë rreze çupa doli...
Vlorë, 23.03.2022