Faleminderit
Ramiz Dërmaku: Kështu e njoha Xhemajl Mustafën
E hene, 24.06.2013, 07:33 PM
KËSHTU E
NJOHA XHEMAJL MUSTAFËN
HISTORINË POPULLI E SHKRUAN ME VEPRA
Nga Ramiz Dërmaku
Kur vdes
njeriu me kurorë të artë, nga dora e popullit të thurrur, shkund edhe therrën
më të vogel prej trupit. Xhemajl Mustafa
ishte asht thepash , në grykë të hasmit. Ai intelektualë ai poet, ai
nacionalistë, ai njeri nuk vdesë dhe nuk harrohet në asnji kohënga një dorë
kriminele.., . Lajmi për vrasjen e
Xhemajl Mustafës, u pritë me dhembje të madhe edhe në diasporën tonë. Ai u vra,
por pas tij mbetën librat, romanet, veprat dhe emri i tij. Xhemajl Mustafa,
ishte pedagog, ishte poet, ishte gazetarë, ishte intelektualë, por mbi të
gjitha ishte njeri, poet, gazetar, kritik letrarë, eseist, intelektual, i
burgosur, publicist, gazetar i Gazetës
kombëtare “Bota sot“ ,dhe Penë e mbrehtë e çështjes shqiptare. Mendje vullkan.
Gazetari, poeti, intelektuali z. Xhemajl Mustafa, që nga fëmijëria e
urrejti dhunën dhe luftën , por
kuislingët nuk e lanë ta gëzojnë paqen
dhe lirinë. Lindi me 23 gusht të vitit 1953 , ndersa me 23 nëntor në afërsi të
banesës së tij në Prishtinë, vritet nga dora kriminele. Ai u nda nga jeta vetëm një muaj pasi LDK ja,
një nga themeluesit e së cilës kishte qenë”Xhema”ai, shënoi një fitore të madhe
(mbi 60 për qind) në zgjedhjet e para lokale në Kosovën e lirë. Mendjet e
errëta nuk kishin mundur ta duronin fitoren e LDK së. Nga urrejtja e sëmurë për
LDK në, ato kishin nxitur një dorë kriminele t'ia merrte jetën, Xhemës, siç e
quanim, njeriut më të dashur dhe të respektuar, për të cilin urrejtja ka qenë e
huaj! Vetë jeta e tij ishte një rrëfim i dhembshëm, një rrëfim biblik për
sakrificën njerëzore, për kauzën kombëtare, për lirinë e popullit…. „Xhema“ në
çëndresë më i fortë se shkëmbi që i ka të mbjella rrënjet në tokë e gur. I
takonte gjeneratave të lindura në kohë të keqe. Në djep, e rini jetoi në
robëri, por kurrë nuk heshti. Eci nepër rrugë të thepisura e të vështira i pa
trembur. Ai më herët se të tjerët i thurri eshtrat me brinca, dhe qëndroi
kokëlartë. Ai shumë heret filloi ta kërkojë rrugën , drejtë lirisë, tolerancës,
demokracisë dhe bashkimit kombëtar. Por çdo herë ishte në krah të popullit, dhe
shumë shpeshë shkruante në shtypë e fliste në biseda me shokë; " Ai që mendon se është i pastër si ne
ditët i lidhur për kërthizë të nënës, është shumë i rrezikshëm". Unë nuk
kam shkruar z. Ramiz ? !, koha shkroi ! ", dhe shumë shpesh gjatë bisedave
dhe shkrimeve te tij e përsëriste "vëllezër historinë e shkruan populli me
vepra". Ne të gjithë duhet ta shkruajmë mendjen me penat tona e dorën e
popullit shqiptar ! Ne kohën kur filloi të merret me seriozitetin më të madh me
çështjen kombëtare dhe bashkimin kombëtar ai vdiq. Xhemajl Mustafa, gjurmët i
gjeti tek hapat e popullit. Shkeli rëndë. E futën në mes tërmetesh. Deshën ta
shtypin me peshën e bjeshkëve që thyejnë edhe kodrat. Por Ai "Xhema"
qëndroi i pa përkulur. E ndoqën nga puna, por ai nuk ndejti duarkryqë. Ia
ndaluan hyrjen në Univerzitet dhe shumë vende tjera (regjimi serb), ia ndaluan
librat duke menduar se do t‘ìa thejnë majën e penës, ta mbulojnë me një shtresë
që nuk do të gërryhet kurrë-ndryshket. Shumë heret Xhema,
u "kacafyt" me regjimin barbar sllavë dhe shërbëtorët e tij.
"Pushtetarët.
Xhemajl
Mustafa i kishte tejkaluar me sukses traumat e pësuara gjatë luftës, duke u
fshehur rreth tre muaj nga thika e kriminelëve serbë, nëpër banesa të ndryshme
në Prishtinë, gjatë bombardimeve të NAT0-s. Ishte plot optimizëm dhe besim për
Kosovën dhe të ardhmen e saj, në veçanti për Prishtinën, ku i kishte kaluar
vitet më të bukura djaloshare, ku kishte arritur pjekurinë e plotë intelektuale
e politike. “Xhema” rrezatonte butësi e mirësi me të gjithë. Intelektualët e
kriminelët serbo-sllavë " , ranë në gjunjë para tij. U ndëgjua
kushtrimi.“Xhema“ me punën e tij i shtriu për toke bishat e çmendura dhe të
zgjebosura, e ne mes tyre kishte edhe gjeneral te shumtë serbë ( të cilët
kishin mbjellë farën e huaj në tokën shqiptare). Ne grusht ndrydhte eshtra e
mish shkau. Ia qiti në sheshë shkaut të gjitha të palarat. Gjeneralët serb nuk
dorëzoheshin.., Xhema kërkonte ndihmë nga politikanët, intelektualët,
atdhetarët e populli. Disa herë u sulmua nga i ashtuqujturi komiteti krahinor
nga karrieristët, komunistët, matrapazët, demagogët e së fundi edhe nga
LPK-istët, të kuqët -e stalinistët. Ndonëse po merrej me politikë prej dhjetë
vjetësh, ai e donte artin, mbi të gjitha letërsinë, të cilën e kishte vokacion
jetësor. Xhemajl Mustafa shkruante për çdo javë recensione letrare për të
përditshmen "Zëri" dhe “Bota sot”, shumë më pak merrej me politikë.
Në vitin 2000 ai e botoi një libër me ese e kritika, si edhe librin e njohur
"Një lutje për Prishtinën", një ditar për 78 ditët e bombardimeve të
NAT0 s, gjatë të cilave kishte mbajtur shënime të përditshme. Është kjo një
vepër monumentale e dokumentaristikës sonë kushtuar Prishtinës së dashur. Janë
këto, siç thotë Xhema, "ditët e vetmisë e të besimit, netët e gjata të
frikës dhe shpresës dhe jo datat të cilat rëndom e nënkuptojnë vetëm në rrjedhë
sukcesive të kohës".
Të gjithë këta që i shënuam më lartë dhe shum të tjerë bënë orvatje tìa marrin penën e fletoren. Ai ju përgjegj "Dhëmbë pë dhëmbë" . Doli fitues me shtet e sistem. Ai vepronte në" binarë paralelë "Shkruante , shkruante të vërtetën,që të jetë histori autentike për shqiptarët dhe hidhte ne sipërfaqe emra të rinj: i motivoi për punë , nxënësit, studentët, punëtorët , fshatarët, pra tërë popullin e Kosovës e më gjërë. Dhjetë vjet ka qenë këshilltar për informim i Ibrahim Rugovës dhe ka punuar në Zyrën e Presidentit të Republikës. Një vit pas vdekjes së Xhemës, Ibrahim Rugova, i cili e kishte përjetuar rëndë vrasjen e Xhemës, e kishte përkujtuar me dhembje të thellë, por edhe me krenari të madhe, figurën dhe veprën e Xhemajl Mustafës. Duke folur me fjalët më të zgjedhura, ai kishte përkujtuar se Xhema e ka ngritur kulturën shtetëtore, duke sjellë frymë tolerante e bashkëpunimi në institucionet shtetërore të Kosovës. Cili është ai nxënës, student apo qytetar i Kosovës i cili nuk e njihte Xhemail Mustafën ? Ai u bë kurban i çështjes shqiptare. Ai kurrë nuk gjeti kohë të shetis me familjen e tij. Ai, në atë takim më pyeti ? Ramiz ? A e din se çka është t`merri ?. Akoma pa u përgjgjur unë.., ai tha: Kur me dara të zjarrta armiku shkëput mish dhe eshtra të shqiptareve.Pa i zgjedhur mjetet. Disa intelektual, karierist, të cilët dikur, i kishin shërbyer partis komuniste po më thonë:“ Xhemo“..., shkruaj më butë se këta shkiet të mbysin. Kur tankset serbe shkilnin mbi trupat e njoma të fëmijëve tanë,“Xhema“ kokëlart ecte rrugëve të Prishtinës, ai shkruante libra. Po unë nuk jam më shumë shqiptarë e sa fëmijët që po vrahen,po largohen nga shtëpit me dhunë, po burgosen e po vrahet populli im e unë të heshtë... Jo.., kurrën e kurrës. Ai u vra nga dora kriminele por vepra dhe kontributi i tij nuk mund të vrahen, ato do të jetojnë me shekuj deri sa të jetojë populli. Emri i tij do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë kombetare shqiptare.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës