Faleminderit
Kujtim Mateli: Humanistja e madhe Solanzh d` Anzheli
E hene, 10.06.2013, 06:00 PM
Mbresa pas dokumentarit “Shqiptarja e Parisit”, kushtuar humanistes së madhe Solanzh d` Anzheli.
Nga
Kujtim Mateli
Në
mbrëmjen e datës 1 qershor 2013, Televizioni Publik Shqiptar (TVSH) transmetoi
një emision televiziv kushtuar Solanzh
d` Anzheli (Solange d` Angely), titulluar “Shqiptarja e Parisit”. Shqiptarët e
njohin atë se e kanë patur të pranishme në këto vite të demokracisë dhe
kontributi i saj ka qenë i shumanshëm: një humaniste e madhe për të qënë pranë
njerëzve në nevojë e një luftëtare e radhëve të para për të përshpejtuar
proceset demokratike në Shqipëri. Ajo ka qenë në këto vite mes shqiptarëve dhe
e lidhur ngushtësisht me ta. Ndaj në çdo cep të Shqipërisë e Kosovës, njerëzit
tregojnë copëza kujtimesh për të duke shpalosur shpirtin e saj brilant, që
gëzohej a hidhërohej bashkë me njerëzit që e shoqëronin , sepse Shqipërinë e
kishte bërë pjesë të jetës së saj.
***
Dokumentari
televiziv “Shqiptarja e Parisit” është
realizuar me skenar dhe regji të shkrimtarit dhe diplomatit tonë në Paris, z.
Luan Rama, operatorëve të talentuar Bujar Kore dhe Spartak Papadhimitri dhe
montazhierit duarartë, Lulzim Sulaj.
Shqiptarët
përjetuan një mbrëmje plot emocion duke i shprehur mirënjohjen e tyre kësaj
shqiptareje të madhe dhe realizuesve të këtij dokumentari. Shqiptarët mësuan në këtë emision shumë gjëra
që i dinin, por edhe episode për të cilat nuk kishin dijeni. Ndaj ky film
dokumentar mund të konsiderohet si më i ploti i dhënë deri më sot, për të cilën
u shprehim mirënjohjen gjithë stafit që bëri të mundur realizimin e tij. Ai na
shpie në origjinën e hershme të familjes Anzhely (Angjeli), prej nga buron ajo
dashuri e vrullshme për Shqipërinë.
*****
Nëna e
Solanzh është nga Bënja e Përmetit, nga krahina e Shqerisë.
***
Dokumentari
“Shqiptarja e Parisit” shpalos para shikuesve jetën e Solanzh. Ajo u lind në
****
Po
Solanzh e ka ndarë jetën e saj midis Francës dhe Shqipërisë. Ajo erdhi në
Shqipëri që në ato ditë të para kur lindën proceset demokratike. Erdhi që të
realizonte dy gjëra të rëndësishme: të njihej me atdheun e të parëve të saj dhe
të kontribonte që Shqipëria t`u bashkohej sa më shpejt rrjedhave europiane.
Erdhi dhe i realizoi të dyja në mënyrën më të shkëlqyer.
Rrugët e
Tiranës e ndien hapin e saj që në vitin 1990. Ishte koha kur po shembej sistemi
totalitar dhe një dritë e re shprese dhe besimi po lindnin tek shqiptarët.
Ishte koha e përmbysjes së sistemit komunist që e kishte ndarë vendin tonë nga
familja e vet europiane. Solanzh, takohej kudo me njerëz që ishin bërë pjesë e
proceve demokratike, fliste me ta, u jepte zemër, i inkurajonte për të mos e
ndalur për asnjë çast punën e nisur. Tirana pa në ato vite njeriun e
përkushtuar, humanisten dhe shpirtin e bardhë si bora, të kudogjendur e të
palodhur.
Nuk ndali
së shkuari në rrethe të ndryshme të Shqipërisë duke e parë nga afër gjendjen e
vështirë në të cilën gjendeshin institucionet shëndetësore. Për të ta nxjerrë
shëndetësinë nga kjo gjendje e vështirë, u organizua në Tiranë Kongresi i parë i Pediatrisë
Franko-Shqiptare, ku ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, z. Sadik Brokaj, dha
një ndihmesë të veçantë.
Për
gjithë këtë veprimtari të spikatur, në vitin 1999, ishte presidenti i
Republikës shqiptare, z. Rexhep Meidani që i akordoi Solanzhit urdhërin e lartë
“Nënë Tereza» me motivacionin: «Për rolin
aktiv si presidente e shoqatës “Cempea” si dhe për shërbime të shquara
humanitare në ndihmë të fëmijëve shqiptarë”. Kjo ceremoni, që u
zhvillua në ambasadën shqiptare në
Po Solanzh
nuk e ka shkëputur asnjëherë Shqipërinë nga Kosova. Ashtu siç u gjend pranë
shqiptarëve të Shqipërisë në ato ditë të vështira të vitit 1990, po ashtu u
gjend pranë shqiptarëve të Kosovës në kohën e Luftës në vitin 1999. U gjend
pranë tyre në kampet e Kukësit, për t`u dhënë ndihmën e parë si mjeke. Nuk e
ndali punën e saj vetem me kurimin e plagëve të luftëtarëve. Sapo Kosova u
çlirua, ajo u gjend bashkë me ta në vendin e shkrumbuar nga dora gjakatare e
Millosheviçit. Pa, dëgjoi, fotografoi. Ishin pamje tronditëse. Ajo shpejt hyri
në veprime konkrete humanitare dhe e gjeje kudo: në Gjakovë, Prizren, Pejë,
Mitrovicë, kudo ku një qënie njerëzore kishte nevojë për ndihmën e saj.
Gjithë
kjo veprimtari humanitare e Solanzh d'Anzheli, gjeti jehonë në shtypin francez
si dhe interlokutorët e saj si: Këshilli i Evropës, « Gratë e Evropës » në
Bruksel, apo « Urdhëri i Maltës », Spitalet e Parisit, etj. Pikërisht, për këtë
kontribut te spikatur të saj, Bashkia e Parisit e nderoi atë me « Medaljen e
kryeqytetit francez ».
Në vitin
2011, Solanzh d’Anzheli u dekorua nga presidenti i Republikes franceze me
dekoratën e “Kalorësit të Legjionit të Nderit” për veprimtarinë e saj
humanitare.
****
Solanzh
ka bërë një punë të shkëlqyer në botimin e veprës së babait të saj Robert d`
Angely.Vepra e tij mbeti në dorëshkrime, sepse veprat e mëdha kërkojnë
përkushtim që nganjëherë zgjat gjatë gjithë jetës së një njeriu. Kjo ndodhi dhe
me dijetarin e madh Robert d’Anzheli. Gjithë puna e tij studimore kërkon t`i japë
përgjigje pyetjes se cila është origjina e shqiptarëve. Akademia e Shkencave e
Shqipërisë i ka dhënë përgjigje kësaj pyetje duke e quajtur atë ilire, kurse ky
dijetar i madh sheh tek shqiptarët atë popullsinë e lashtë që quhet pellazge
apo dhe parahelene. Iu bashkua kështu plejadës së dijetarëve të mëdhenj që
gjejnë tek shqiptarët popullsinë protoindoevropiane. Debati mbetet i hapur edhe
sot, jo vetëm në qarqet shkencore europiane, por edhe në Shqipëri. Tre dijetarë
të mëdhenj shqiptarë: Sami Frashëri, Spiro Konda dhe Robert d’Anzheli, u japin
shqiptarëve një origjinë pellazge. Të tre këta dijetarë sjellin si provë gjuhën
shqipe që është më e vjetra në Ballkan. Spiro Konda e provon me emrat e vjetër
në të gjithë territorin e Greqisë që ai i shpjegon me gjuhën shqipe, duke
provuar kështu një lidhje midis shqiptarëve me popullsinë parahelene a
pellazge. Robert d’Anzheli e provon me
mbishkrimin e gjendur në ishullin
*****
Po
Solanzh, as tani në moshën 80-vjeçare, nuk e ka ndërprerë punën e saj që lidhet
me Shqipërinë dhe shqiptarët. Kur nata e mbështjellë Parisin me vellon e
magjishme që të sjellë gjumin, ndërsa
parizienët fillojnë të flenë, ajo vazhdon ende të shkruaj. Shkruan
kujtimet e saj të pleksura me kujtimet e
prindërve të saj që midis tyre flisnin shqipen e bukur nga të cilët Solanzh e ka mësuar që në
fëmijëri. Në të njënjtën kohë ajo rron me të ardhmen. Ajo ende ka projekte të
cilat kërkon t`i realizojë.
***
Përmeti e
do shumë dhe ruan për Solanzh një nderim të veçantë. Ata e njohën për herë të
parë në vitin 1992, në ato vite të vështira.
Ajo është pjesë e bisedave që përmetarët tregojnë për të, si për bijën e
tyre më të dashur e më të përkushtuar.
Solanzh, Robert e Marigo d` Angely, kanë hyrë tashmë si pjesë e
historisë përmetare. Njëra nga rrugët e Përmetit, qysh nga viti 2008, mban emrin “Robert d’Anzheli”. Ndërsa në
vitin 2010, bashkia e Përmetit e nderon
Solanzh me titullin “Qytetare nderi”, për kontributin e saj si humaniste e
madhe dhe për lidhjet e forta shpirtërore që ka me banorët e Përmetit.
***
Të gjitha
këto mbresa dhe emocione, meditime e përshkrime janë pasqyrim i dokumentarit
“Shqiptarja e Parisit” të sjella aq bukur nëpërmjet skenarit dhe regjisë
së Luan Ramës dhe gjithë stafit
realizues. Çfarë kam shkruar janë vetëm një pjesë e asaj që pasqyronte ky
dokumentar . Do t`u sugjeroja realizuesve të tij që të bëhej një CD në disa
mijëra kopje, që ta ketë çdo familje shqiptare që kërkon të mësojë më shumë për
të, ta kenë bibliotekat e shkollave dhe ato të qyteteve.