E shtune, 03.05.2025, 09:56 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gjekë Gjonaj: Politikan dhe njeri me kurajo njerëzore

E merkure, 08.05.2013, 07:59 PM


Politikan  dhe njeri me kurajo njerëzore

Fuadi Nimani   do të mbetet në  bindjen e shumicës që e njohën si  njeri, politikan dhe intelektual i  nderuar,  i respektuar dhe i dashur, si një eksponent i rëndësishëm  i politikës shqiptare.

Nga Gjekë Gjonaj

Para një viti politikani dhe mësimdhënësi  nga Ulqini   Faud Nimani ndali frymën e trupit,  në moshën 64-vjeçare, pas një beteje të gjatë të vdekjezezës me të. Sot ne duhet ta nderojmë një vit pasi  Fuadi u nga nga ne, nga familja, nga shoqëria. Në këtë mënyrë ne shlyejmë një detyrim njerëzor, duke   mos e harruar këtë personalitet të dalluar të politikës shqiptare në Mal të Zi, i cili me punën dhe veprimtarinë e tij  shumëvjeçare të  politkbërjes  dhe mësimdhënies  ka lënë gjurmët e veta, të cilat  gjithësesi  meritojnë vlerësim.

Unë personalisht kam patur një raport shumë miqësor, një respekt reciprok, i cili nuk buronte nga përkatësia poltike, por nga marrëdhëniet njerëzore, që kishim me njëri –tjetrin.  Ai, për dallim nga disa politikan shqiptarë të cilët në vitet 1997 dhe më pas në bashkëpunim me pushtetarët e kohës pa asnjë kriter e standard profesional të medias,  u angazhuan për largimin tonë nga puna,   kishte shumë respekt dhe e vlerëosnte punën time modeste si  gazetar dhe si studiues. E kishte kuptuar fare mirë gjendjen  e pavolitshme financiare të krijuesve shqiptarë, prandaj edhe i ndihmonte financiarisht   sa herë  që kërkonin nga ai brenda mundësive dhe kompetencave që kishte.  Një ndihmë të tillë  financiare më  ka  dhënë edhe mua dy herë, me rastin e  botimit të dy librave.  Për këtë veprim  të tij   fisnik,  që dëshmon dashurinë dhe përkushtimin e tij që  kishte ndaj meje në veçanti dhe  kulturës shiptare në përgjithësi, e kam falënderuar personalisht për së gjalli, kurse kësaj herë këtë po e bëj edhe publikisht.  Sepse të rrallë  janë politikanët tanë që i mbështesin krijuesit, madje edhe me një fjalë të vetme miradie, e jo më me ndonjë  para.

Fuad Nimani, për aq sa e njoha unë,  ishte njeri  i thjeshtë, komunikativ, zemërbardhë dhe fisnik në shpirt. Ishte  ndër politikanët  dhe intelektualët tonë ndoshta më modest. Nuk kam vërejtur ndonjëherë të ketë përdorur në mënyrë agresive unin, të  ishte  autoreferencial në gjykimin e vet,  të kishte fyer ndokënd, madje as kundërshatrët   e  tij politikë dhe kritikët  kur  e sulmonin egërsisht. Si politikan  Fuadi  nuk i shau kurrë rivalët e tij politikë. Nuk u mor kurrë me emra të përveçëm, por me idetë e tyre, me dukuritë politike në të gjitha kontekstet.

Nimani  komunikonte me të gjithë, edhe me ne gazetarët, fuqinë e shtatë.  Telefoni i tij ishte i hapur 24 orë për çdo bashkëbisedues. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të vetme që Fuadi të mos më jetë përgjigjur në telefonatë apo SMS, qoftë edhe kur ndodhej në udhëtim zyrtar jashtë Ulqinit apo në takime  të ndryshme zyrtare jashtë shtetit. Në të gjitha rolet e tij shoqërore, Fuadi u mundua  të ndihmonte njerëzit. Ishte një njeri me kurajo  të jashtëzakonshme  jetësore,  deri në momentet  kur tinëzarja ia ndali  frymën e  jetës.

Fuadi  kishte përpunuar një teori të vetën për t’u vetëbindur se nuk kishte sëmundjen e rëndë dhe kurrë me askënd,  përjashto  mjekët  e tij, dhe ndoshta të afërmit, nuk ka folur për këtë sëmundje. Kur e pyesja për shëndetin e tij  në kohën e kurimit në spitalin e Beogradit  dhe  më vonë nuk më ankohej kurrë. Fliste me mua sikur të ishte i shëndosh dhe të mos vuante nga sëmundja e pashërueshme.  Më bënte të mos llogarisë vdekjen e këtij njeriu i cili do të mbetet gjatë i paharruar në kujtesën time.

Në fillim të viteve ’90- të të shekullit të kaluar,  Fuad Nimani  u bë  pjesë e lëvizjeve  demokratike të  Malit të Zi . Qysh  në kohën e pluralizmit  u ngarkua politikisht   në shërbim të kauzës shqiptare.  Ka qenë nënkryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve ( 1993-1998), kryetar i kësaj partie, të cilën e drejtoi gjatë viteve  1998 - 2002, pastaj kryetar i Komunës së Ulqinit ( 2002-2006), ministër në Ministrinë  për Mbrojtjen  e Popujve Pakicë dhe Grupeve Etnike në Mal të Zi ( 2006-2009) dhe këshilltar i presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq. Ishte  Qytetar Nderi i Durrësit.

Në të gjitha këto  detyra Fuadi   do të mbetet në  bindjen e shumicës që e njohën si  njeri, politikan dhe intelektual i  nderuar,  i respektuar dhe i dashur, si një eksponent i rëndësishëm  i politikës shqiptare.

Fuad Nimani, pas kësaj frymëndërprerjeje,  na lë në një mungesë varfërimi. Ulqinakët  e trajtuan njerëzisht si një qytetar të tij, duke e lënë të varroset qetësisht.

Përkujtimi i tij  për mua nuk ka dilemë është vetëm një shërbim i meritueshëm.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx