Faleminderit
Marjan Sebaj-Sopi: Jeta dhe veprimtaria e don Frok Zefit
E diele, 28.04.2013, 12:07 PM
QUO VADIS DOMINE!
„ Unë kam punuar për
të qenë me popullin tim, me vendlindjen time, me rrethin tim“.
Jeta dhe veprimtaria e don Frok
Zefit
Ekskluzive nga Marjan Sebaj-Sopi
Të flasësh apo shkruajsh për një jetë të bujshme,
shumë të frytshme në lëmi të ndryshme, për një jetë të tërë në shërim të Zotit
dhe njeriu, për të mirën dhe dobin e vëllaut njeri nuk është edhe lehtë, jo që
nuk ke se çka të tregojsh por pikërisht që ke aq shumë e që nuk dinë se ka t’ia
fillojsh.
Rrethanat dhe fëmijëria
Don Frok Zefi është i lindur në Binçë me 10. tetor
1961., nga i ati Gjin dhe nëna Zinë l.Munishi., është i lindur si fëmia i
katër nga nënt sa ishin në një familje të thjesht me një ekonomi mesatare, i
lindur në fshatin e varfër me gjithësej njëqind shtëpia sa kishte atëherë. I
lindur në fshat të varfër atëherë, por edhe të bukur e që shtrihet në fushat
pjellore të anamoravës e nëpërmes të cilit kalon lumi i qetë Morava. Fshati
shumë herët e nga shekujt që nuk mbahet mend është ndërtuar rrezë maleve të
Karadakut të lasht, fshat ky që kishte pak tokë buke të punuar dhe që pikërisht
kjo edhe nuk mundësonte kushte të mira për ndonjë jetë ekonomike familiare të
mirë për të gjithë, e në veçanti për familjet shumëantarëshe, me fëmijë shumë.
Thuajse në mes të fshatit krejt afër Kishës së shën Antonit të Padovës gjindej
shtëpia e thjesht ku u lind Froku dhe kaloi ditët fëmijërore të tij.
Në këto pjesë kodrinoro-malore toka ishte e
vështirë për tu punuar, por edhe vetëm tre hektar tokë pune nuk mjaftonin dhe
ishin pak për të patur mundësi ushqimi e mirëqenie e që e gjithë kjo të
mjaftonte për mirëmbajtje të famijes me nënt fëmijë.. Nëna dhe babai të tërë
jetën u munduan e luftuan që me punën e tyre t’ju sigurojnë fëmijëve një jetë
fëmijërore sa më të denj dhe pa brenga. Nëna e Frokut ishte amvise dhe e
(paarsimuar) pashkollë, mirëpo e përshpirtëshme, bujare, një bashkëshorte dhe
nënë e mirë. I ati me profesion murator, dhe për të patur mundësi të ushqej e
mirëmbajë familjen shumëantarshe të tij, shkon për punë të përkohëshme në
Gjermani, i cili për plotë 35 vite me vështirësi të mëdha, duke punuar si
murator në ndërtimtari, me mund e punë të rënd prej murator u flijua dhe
sakrifikua tërë jetën për të mirën e familjes. Kurse, nëna në shtëpi vet edukoi
fëmijtë në shpirtin e përshpirtërisë dhe thjeshtësisë. Fëmijëve iu ishte
njëkohësisht edhe babë e nënë me plotë dashuri e mirëkuptim.
Froku i vogël me pesë vëllezërit e tij dhe tre
motrat kaloi një fëmijëri të mirë e të lumtur. Si fëmijë, vëllezërit e motrat,
mes veti ndanin të gjithë që kishin. Askush nuk posedonte diç për vete, diç
personale, por gjithçkafja ishte e përbashkët mes fëmijëve. Librat shkollor dhe
gjësendet tjera shkollore do të trashëgonin nga vëllau apo motra më e vjetër.
Gjatë motit, kohës së mirë pranverore e verore, fëmijtë në shkollën vendore (të
fshatit) shkonin të zdadhur. Meqë i ati punonte në perëndim kur vinte në
shtëpi, gjersa ai vinte në vendlindje dy herë në vit, për Krishtlindje dhe
Zojën e Madhe (të Ngriturit e Zonjës në Qiell) me këtë rast gjithnjë do të
sillte veshmbadhje. Mirëpo, pamvarësishit se sa sillte i ati dhe barte me veti
në ata koferët e rënd e të stërmbushur të tij, askurrë nuk mjaftonin
veshmbathjet për të gjithë fëmijtë. Është dashur të sillte pandërpre dhe me
mund të mirëmbahen nëntë fëmijë.
Katër klasët e parat ë shkollës fillore Froku i
kreu në fshatin e tij të lindjes, kurse katër klasët tjera (dmth tetëvjeçaren)
në qytezën e afërt e cila është dy kilometra nga fshati. Në atë kohë nuk kishte
autobus shkollor (v.ime që nuk ka as sot) e që Froku shkonte për çdo ditë si
gjithë fëmijtë tjerë këmbë në shkollë. Froku ishte nxënës mesatar, i qetë, i
urtë dhe rregullisht kryente dëtyrat shkollore dhe ato shtëpiake të dhëna nga
mësuesit e arsimtarët e tij. Në shtëpi ai rregullisht e me kënaqësi mësonte dhe
kryente dëtyrat, kurse në kohën e lirë me kënaqësi e gëzim së bashku me
vëllezërit tjerë e me motra ndihmonte nënës në kryerjen e punëve të ndryshme e
të zakonshme… Kënaqësi e veçant e Frokut ishte dërtyra e obliguar e ruajtjes së
bagëtisë, pra e lopëve që cilat i qonin në livadhe afër, në kulosat e fshatit.
Fëmijërinë e pabrengë dhe të lumtur papritmas dhe befasishëm ia ndërpreu Frokut
një ndodhi e cila e kaploi Frokun në moshën e tij katërmbëdhjet veçare, dmth
aty pa përfunduar klasën e tetë të shkollës fillore. E gjitha filloi një ditë
të zakonshme kur Froku duke lozur me fëmjët fqinjë bie nga muri i lartë një
metër e gjysmë (
Ditën kur është paraparë operimi i ampotimit
(prerjës) të këmbës, në spital nuk kishte mjaft gjak, kështuqë ndërmarrja, pra
operimi u shty për ditën tjetër, të nesërmen. Gjatë kësaj kohe Froku i vogël
barte dhimba të mëdha e as që kishte mundësi të ngritet në kombë e të ec aspak.
Të nesërmen kur qyshmë tani Frokun e kishin përgaditur për operim, pa lajmëruar
dhe befasueshëm arritën prindërit e Frokut të vogël. I ati kishte ardhur nga
Gjermania për vizitë birit të tij të sëmuar, kështuqë së bashku me bashkëshortën
e tij, pra me të emën e fëmiut, por padyshim përmes Provanisë Hyjnore, e duke
mos ditur aspak për operimin e paraparë e të caktuar, pikërisht për habi e
çudi, ata po këtë ditë vendosën t’i bëjnë vizitë e ta shohin fëmiun e tyre të
sëmuar. Nga një motër medicinale morën vesh, se fëmiu i tyre (Froku) pikërisht
tani është duke shkruar për tu operuar, dhe me këtë rast do t’ia amputojnë
(shkurtojnë) këmbën. I ati (të them kushtimisht „i shashtrisur“) menjëherë
ndërpreu përgaditjet për operim dhe kërkoi bisedë urgjente me drejtuesin e
spitalit. Drejtuesi i spitalit ia shpjegoi se operimi është më se i domosdoshëm
sepse fëmiu nga ky problem i këmbës mund të vdes mbrenda tre jave më së largu,
sepse tanimë është mbledhur shumë gjak në tërë këmbën dhe e cila, pra gjaku e
këmba thuajse e tëra është shëndrruar në qelb. I ati kërkoi menjëherë dhe
urgjentisht të lirohet, lëshohet, fëmiu nga spitali me arsyetim se ka azhuruar
vazhdimin e mjekimit të mëtutjeshëm në Gjermani. Dhe e gjitha ndodhi ashtu.
Mjekimi i Frokut në një spital në Gjermani zgjati
plotë shtatë muaj. Iu bë punktimi i këmbës. Dmth ineksionet të cilat i mori
Froku ishin për bashkimin, lidhjen e damarit (venës) së thjesht e cila me
ndihmën e këtyre injekcioneve u ngjitë (bashkua) pa ndërmarrje operative, pa operacion,
kështuqë tanimë gjaku funksiononte pa farë problemi nëpër këmbë. Pas shërimit
të suksesshëm e të plotë, Froku u lëshua nga spitali me të dy këmbët e
shëruara, të shëndosha e pa probleme. Mirëpo, as pas këtij suksesi Nëna e
Frokut asesi nuk e harroi betimin, premtimin, apo kushtin e saj të bërë me Shën
Antonin e Padovës (shna Ndoun), por lidhje me këtë ajo askurrë nuk foli me
askënd. Po as Froku i vogël nuk ka dijtë asgjë lidhje me këtë kushtim të nënës
së tij.
Thirrja dhe vendimi për tu bërë meshtar…
Pas shërimit Froku kthehet në vendlindje, në
fshatin e tij, ku vazhdon shkollimin e ndërprerë. Në Frokun filloi të rritet e
të pjekët dëshira për tu bërë meshtar. Këtë dëshirë nuk ia shprehu e tregoi një
kohë askujt, porse e mbante thellë në zemrën e tij. Realizimi i dëshirës së tij
të madhe filloi një ditë vere gjatë pushimeve shkollore kur me këtë rast në
fshatin e tij erdhi një meshtar profesor nga qyteti Suboticë (Vojvodinë) ku
disa fëmijë (të rinjë) nga kjo famulli, pra e Binçës, përgaditeshin atje për
meshatar, erdhi pra për ti vizituar nxënësit e tij-seminaristët. Gjatë bisedës
të cilën zhvillonte profesori me fëmij në oborrin e kishës, Froku i vogël duke
përcjellur të gjithën me vëmendje mblodhi forcë dhe pyeti profesorin-meshtarin
se a do të mund të bëhej meshtar edhe ai. Meshtari (profesori) me kënaqësi i
përgjigji pozitivisht duke i thënë se e pret në seminar. Këtë vendim të tij për
tu bërë meshtar, Froku ia besoi nënës së vet. Kurse, me të dëgjuar këtë lajm
nënës iu mbushën syt me lot nga gëzimi. Dhe kështu tani për herë të parë nëna
edhe hapi zemrën e saj dhe i tregoi e gjithë kushtimin që kishte bërë me shën
Antonin e Padovës (shna Ndoun). Froku i vogël dëshiroi ti besohet edhe babës së
tij dhe që nga ai të marrë lejën dhe bekimin e tij për këtë vendim, i shkroi
babës së tij letër lidhje me këtë duke ia zbuluar dhe treguar dëshirën e tij të
flakët. I ati i përgjigji se ai do të ishte njeriu më i lumtur në botë po të të
bëhej biri i tij meshtar.
Froku pas përfundimit të suksesshëm të gjimnazit klasik
„Paulinum“ në Suboticë, vazhdoi studimet në fakultetin filozofiko-teologjik
katolik në Zagreb, më pas në Gjakovo të Kroacisë dhe në Sarajevë për të
diplomuar në Zagreb (Kroaci), dhe pas përfundimit të fakultetit ai shkaku i
rrethana të paraluftës bëri shugurimin për xhakon vitin 1989, kurse për meshtar
u shugurua në Katedralën e Gjakovës me 29. tetor 1989., kur edhe ia kushtoi
Zotit meshën e Parë. Në shugurim meshtarak dhe Meshë të Parë ai pati musafir të
shumtë nga vendlindja, e në rend të parë babë, nënë, vëllezër e motra si dhe
shumë antarë të familjes së ngusht dhe të gjerë si dhe miqë e dashamirë të
shumtë nga të gjitha anët, dhe si sloganin të meshës së tij të parë zgjodhi
fjalinë: „Në ty shpresoj o Zot“, kështu meshtari i ri tani don Froku e
filloi jetën dhe veprimtarinë e tij meshtarake me shpresë dhe besim në Zotin
edhe atë e filloi pikërisht kur në hapësirat tona filluan e kishte trazira dhe
ndihej erë lufte. Që nga dita e parë e meshtarisë ai të tërë energjinë e vet
drejtoi kah Zoti dhe njeriu.
Jeta është sfidë…
Shërbimet e para të tij meshtarake don Froku i kreu
nëpër fshatërat e Sllavonisë e të cilat i deshti dhe ku qëndroi besnikërisht
deri më sot. Në fillim ishte kapelan nëpër famulli të ndryshme e që u pranu me
dashuri të madhe nga të gjithë besimtarët kudo shërbeu, dhe kudo la përshtypje
të mira të një meshtari të vërtetë, një bariu besnik Zotit dhe grigjës së tij.
Më vonë si famullitar e zuri lufta që ndodhi në Kroaci, e zuri edhe atë në
vijën e parë të frontit ku zhvilloheshin luftime të ashpra serbo-kroate vitin
1991. Si meshtar-famullitar i ri u ballafaqua me pyetje të shumta; pse filloi
lufta, pse gjithë këto vrasje, pse i gjithë ky shkatërrim e rrënim i shtëpive,
spitaleve, objekteve sakrale, pse vuajtje e vrasje? Ishte dëshmitar i luftës së
ashpër në famullinë e tij. Ku fëmijtë u ndalën të vijojnë kupshtet. Ku nxënësit
ndalën vijimin e shkollës e të mësimit të fesë. Ku prindërit u ndalën të
shkojnë në vendin e punës së tyre. U ndalën lojërat e buzqeshjet e fëmijëve. Ku
fëmijë të shumtë mbetën bonjak, pa etër (baballarë) e gratë pa burrat e tyre, e
shumë prindër pa fëmijtë e tyre. Rrugët e rrugicat mbetën shkret e pa njerëz.
Don Froku i pau të gjitha këtu, pa plak duke qarë dhe fëmijë me pamje (shiqim)
të plakut. Fëmiju fliste urtësisht dhe serioz sikur të ishte plak, sikur të
kishte tejkaluar apo kapërxyer fëmijërinë dhe rininë. Don Froku, nuk dinte se
çka është më e dhimbshme: plaku duke qarë apo fëmiju me pamje të një plaku.
Gjatë luftës në Kroaci, don Frokut për çdo ditë i
arritnin të përndjekurit refugjatë, nga pjesë të ndryshme të okupuara të
vendit. Është dashur për të gjithë të kujdeset, t’iu bëjë vend strehimin.
Shtëpia famullitare dhe salla e mësimit të fesë ishin vendstrehimorja e parë e
pranimit të të përndjekurëve, refugjatëve. Famullitari don Froku me punë të
palodhshme, natë e ditë organizoi nëpër fshatëra të famullisë së tij pranimin e
të përndjekurëve nëpër familje, pastaj organizoi mirëmbajtjen e mëtutjeshme të
tyre përmes ndihmave humanitare. Organizoi ndihma humanitare nga jashtë shtetit
në ushqim e pije, në veshmbathje… dhe e gjitha këto shpërndaheshin në mënyrë të
organizuar nga don Froku përmes Karitasit famullitar. Famullitari don Froku
gjatë meshës së shenjt pandërpre ka lutë besimtarët e famullisë së tij që të pranojnë
sa më shumë e të përkujdesën për të përndjekurit, refugjatët. Veçmas iu është
drejtuar besimtarëve të famullisë, atyre që gjindeshin në diasporë e të cilët i
luti për t’i liruar shtëpitë e tyre të zhbrazura për t’i strehuar aty
përkohësisht. Kështuqë që numëri i të përndjekurëve (refugjatëve) të cilët i
strehoi dhe për të cilët u përkujdes don Froku arriti në 2.000 persona të
përndjekur, refugjatë.
Pas përfundimit të luftës në Kroaci don Froku qe
transferuar në famulli tjetër të re, mirëpo kujdesi dhe mirëmbajtja e të
tjerëve nuk u ndalën. Fatkeqësësisht, brengat shkaku i kushteve dhe rrethanave
të reja, luftës tjetër, nuk u ndalën, kështuqë tanim tek don Froku arrijnë e
strehohën të përndjekurit si refugjatë prindërit e tij të moshuar të cilët i strehoi
tek vetja në shtëpinë famullitare. Si të përndjekur-refugjatë të ardhur nga
pjesët, vendi i tyre dhe vendljindja e okupuar nga forcat serbe, pra nga
Kosova, me ta arritën edhe vëllau më i moshuar i don Frokut me gjithë familjen
e tij, grua e katër fëmijë, pastaj vëllau tjetër i tij me gruan, motra e tij me
burrin e saj dhe katër fëmijtë, pra gjithsej gjashtëmbdhjetë persona. Edhepse
shtëpia kishte mjaft hapësirë dhe ishte funkcionale, prapë për të gjithë këta
kuptohet ishte e vogël. Në vendlindje, në fshatin e tyre Binçë, shtëpitë iu
ishin plaqkitur të gjithat dhe djegur, kështuqë nuk kishin ku të kthehen. Dhe
pas përfundimit të luftës në Kosovë, meqë nuk kishin thuajse ku të kthehen, ata
vendosën dhe të gjithë shkuan në shtete tjera përendimore ku vazhduan të
jetojnë e punojnë tutje. Don Froku edhe tani thuajse më tepër se 20 vite që
kanë kaluar nga lufta në Kroaci dhe mbi 14 vite nga lufta në Kosovë, ai vazhdon
të qëndroj besnik Zotit dhe popullit ku shërben, dhe t’i dua ato fusha të sllavonisë
sikur të ishin fushat e kulosat e fshatit të tij, Binçës. Me të njejtën dashuri
është i pranuar nga besimtarët kudo shërbeu, gjithnjë i lumtur, i hareshëm,
spirituoz, i përshpirtshëm dhe shembull i së mirës, bujarisë, mikrpitjes…,
intelektual dhe shkrimtar i madh i kishës dhe popullit, në zbardhjen dhe qitjen
në dritë të së kaluarës, të lënës pas dore e mos të themi të harruarës...
Veprimtaria…
Në shërbimin e gjertanishëm si meshtar, don Froku
ndërtoi pesë kisha, shtëpinë famullitare dhe qendrën pastorale. Aktualisht
është famullitar dhe shërben në qytetin e Osjekut, famullitar i famullisë që
quhet Vuka. Të gjitha këto punë don Froku i bëri dhe bënë në rend të parë me
ndihmën dhe në nderë e lavd të Zotit, pastaj në bashkëpunim e mirëkuptim të
besimtarëve kodo shërbeu dhe për këtë të gjithëve gjithnjë iu është mirënjohës
dhe i falenderuar duke u lutë pandërpre për ta e gjithë ne. Me gjithë punën e
tij të palodhshme, por të mundimshme dhe sakrifikuese, ai hapi dyert e Kishës
dhe zemrës së tij të madhe e bujare, për pleq e të ri, për fëmij për të gjithë
pa dallime race, gjinie apo moshe, dhe me këtë ai afroi popullin afër Kishës
për të jetuar me te. Është shumë aktiv në pastoral, mësim feje, organizime të
koreve kishtare, të ushtrimeve shpirtërore, të aktiviteteve humanitare,
rekreative e arktuese, sportive… e për këtë është shumë i dashur dhe pranuar në
popull i cili poashtu i është mirënjohës. Don Froku edhe më i afërt dhe i
dashur për besimtarët e tij dhe ne bëhet pikërisht kur shkruan mbi biografitë e
tyre mbi historiatin e famullive të tyre, me këtë rast edhe të famullisë sonë
Binçës gjë që me këtë ai tregon dashurinë e madhe për të kaluarën, të tashmën
dhe të ardhmën e vendit dhe popullit ku shërben dhe ndaj popullit të cilit i
përket, pra popullit të tij të dashur shqiptar.
Nga puna intelektuale shumëvjeçare mund të veçojmë
këto vepra të don Frok Zefi-t:
1.
Mikel Summa, argjipeshkëv i shkupit (1695-1777),
2.
Shqiptarët Klementin në Hrtkovëc dhe Nikincë (1737-1997.),
3.
Veprimtaria e Jezuitëve në popullin shqiptarë, Zagreb, 2002;
4.
“Famullia Podgajci Podravë” (Podgajci Podravski) - monografi, 2002;
5.
Argjipeshkvia Shkup-prizren në shekullin e 18.,
6.
Argjipeshkvia Shkup-prizren në shekullin e 17.,
7.
“Famullia Vuka” - monografi, Vukë, 2006;
8.
Argjipeshkvia Shkup-prizren në shekullin e 19, pjesa I,
9.
„Famullia e Binçës“ - monografi, Osjek, Viti 2012.,
10.
Agjipeshkvia e Barit – monografi, Osjek, Viti 2013;
11.
Ipeshkvia e Sapës – monografi, Osjek, Viti 2012.
e shumë
shkrime e artikuj tjerë nëpër revista të ndryshme kroate…
Dhe të gjithë
këtë, e them në thojëza, „avanturë“ për të zbardhur sa më shumë fatin e
pazbardhur të shumë shqiptarëve, të themi kushtimisht aktivizon i ndjeri Imzot
Nikë Prela, ipeshkëv. Don Froku rrëfen; një ditë kur e pyeta ipeshkvin
Prela, mos ka ndonjë dokument, mora përgjigjen nga ai; hulumto, zbulo…ti
këtu jeton e vepron. E dëgjoi dhe filloi puna hulumtuese e don Frokut e cila
nuk ka të ndalur që atëherë, por ai nuk mbeti vetëm në arkivat vendor, por pa
shiqu mundin e madh, pa shiqu harxhimet e mëdha të udhëtimeve e të filmimeve të
shumta arkivore, vazhdoi vizitat e shumta e thuajse të panumërta të tija nëpër
biblioteka e arkivat e Vatikanit e shumë arkiva tjerë evropian.
Modestia…
Pranë të
gjitha punëve dhe sukseseve të deritanishme, don Froku meshtar të gjitha i bënë
në heshtje, thjeshtësi, me përvujtëri dhe modesti, me një rast më shkroi: „Asgjë
nuk është e përsosur përveq Zotit, çdo vepër e jona, çdo punë, janë vetëm
bashkëpunim i yni me dhuratat të cilat na ka besua Dhuruasi-Hyji!“. Kurse,
lidhje me punën rreth zbardhjes e qitjes në dritë të dokumenteve të shumta
rreth historisë të popullit tonë ai thot: „ Unë kam punuar për të qenë me
popullin tim, me vendlindjen time, me rrethin tim“. Lidhje me botimin dhe
daljen e librit monografik „Famullia e Binçës“, don Froku më shkroi: Është
mirë, dhe falenderoj Zotin për këtë. Bërëm atë që mundëm dhe dijtëm. Zotit në
lavd, e neve për mburrje dhe gëzim“.
Mua kur më
lajmëroji don Froku që më ka përzgjedh, me rastin e promovimit të monografisë
“Famullia e Binçës”, për të mbajtur një fjalim rreth biografisë së tij, që
kisha nderin dhe e falenderoj për këtë, ai prapë më shkroi: „Por, të lutem,
shmangëju lavdërimeve e lavdatave mbi mua, sepse duhet falenderuar dhe
madhëruar vetëm Zotin e vetëm.“
“Zotit në lavd, e neve
për mburrje dhe gëzim.”
Unë, padyshim se edhe
ju të gjithë don Frokut i themi; Zoti ta pagoftë
mundin e madh që ke bërë për zbardhjen e fakteteve, dhe për ndritjen e
historisë së lavdishme të famullisë sonë, të ipeshkvisë, të Kosovës e popullit
tonë të dashur. Veprat e tua janë një dëshmi e madhe se ishim, jemi e do jemi
edhe më tutje dëshmi e gjallë e fesë dhe kombit si shqiptarë dhe katolik, fenë
e të parëve tanë që trashëguam e të cilën (ata) e mbrojtë me flijim, sakrificë
e gjak. Veprat e tua, janë një thesar që nuk kanë çmim me të cilin realisht do
mund ta paguanim, janë një dëshmi e madhe historike, një pasqyrë e të kaluarës
së popullit tonë por edhe një nxitje se si duhet ndjekur të mirën, bujarinë,
mikëpritjen, vlerat e vërteta, besimin, harmonin mes veti dhe dashurinë e të
parëve tanë.
Se sa e
don popullin e tij shqiptarë, sa është i lidhur e sa e don Binçën e famullin e
tij të lindjes, me një rast në një letër don Froku më shkruan kështu: Marjan,
duke lexuar librin tënd „Flijimi Ngadhnyjes“ me lotë për faqe kamë ndjerë dhe
përjetuar një pjesë të atij tmerri të cilën kalove ti dhe gjithë të tjerët që
përjetuat“.
Edhe një herë të faleminderit për mundin që ke bërë e bënë pandërpre, për kujdesin ndaj famullisë dhe popullit tënd të dashur i cili të rriti dhe edukoi në frymën fetare dhe kombëtare, që të mësoi ta duash tënden në rend të parë, e ai që ka dashuri nuk mund të urrej as tjetër kënd që nuk i përket përkatësisë së popullit të tij, nuk mund ta urrej as armikun sepse të gjithë i konsideron bij dhe bija të Hyjit, që do të thot vëllezër e motra.
Burimet:
- Kornelia Minichreiter, „Jeta dhe veprimtaria“ e don Frok Zefit, botuar në revistën kroate Glas Koncila nr 9, të datës; 27 shkurt 2011.
-Andrija
Lukinovi?, arkivar i arkivit shtetror në
-
Biografia, Frok Zefi, „Famullia e Binçës“ fq. Viti 2012
-Nga letrat e mia (Marjan Sebaj-Sopi) „korrespodencë me don Frok Zefin 2011-2012“