Faleminderit
Afrim Selimi: 75-vjetori i Prof. Dr. Reshat Nexhipit
E diele, 07.04.2013, 06:06 PM
Rast: 75-vjetori i lindjes së Prof.dr. Reshat
Nexhipit
50 vjet, i
ndjekur nga regjimi komunist, për ta
larguar nga vendlindja e Alfabetit
-Internimi i familjes, statusi 20 vjeçar si , , tepëricë teknologjike,
, në Universitetin e Manastiritrit, diegia gjer në themel e shtëpisë si dhe
pensionimi i parakohshëm me rreth 250 euro në muaj, sa i ka tani, justifikojnë fare qartë titullin e këtij
shkrimi-
Nga Afrim Selimi
Hyrje e shkurtë
Mora guximin të shkruaj për këtë historian, të cilin, në një rast, me plot gojën e kam quajtur legjendë e
Manastirit, jo vetëm si bashkëqytetar
dhe përfaqësuesë të një partie, por më
tepër për shkak se kam patur fat të shkruaj në kompjuter tëra shkrimet e tij
për disa libra të publikuara. Kështu që, kam në dispozicion pothuajse çdo gjë që ka të
bëjë me jetën dhe veprimtarinë e tij publicistike, shkencore, partiake-patriotike etj.
Për të mos më quajtur subjektiv, do shërbehem me citate të autorëve të ndryshëm,
gazetarë, etj. që kanë zhvilluar biseda ose intervista me të. Kurse për t ua
lehtësuar punën lexuesëve, tekstin e kam
ndarë në disa pjesë, duke filluar
me origjinën e familjes së tij, shkollimin dhe punësimin, etj. duke mos anashkaluar edhe pjesët nga
Dosja e tij prej rreth 500 faqesh, si , ,
dhuratë, , nga UDBA E Manastirit.
Vendlindja dhe origjina e familjes
Ja se ç thuhet në një tekst gazetaresk: Gjyshi i
babajt të profesorit, si bektashi, ka përkrahur Ali Pashë Tepelenën kundër
sulltanit, prandaj dhe ka
fituar prej tij titullin be, të
cilin e trashëguan edhe pasardhësit e tij të njohur në Prespë si Nexhip
dhe Muharrem beu. Gjyshja e profe
sorit, rridhte nga një fis që kishte lidhje me atë
të Sali Butkës, i njohur në histori si, ,
Legjendë e Shqipërisë së Jugut, , si dhe
në mënyrë indirekte me atë të Naim
Frashërit, përmes dhëndrit të tij-Shahin
Kolo
njës, pjesëmarrës në Kongresin e Alfabetit. Nëna e profesorit, rridhte nga familja e Tefik be Asamatit, i cili ishte një ndër trimat më të njohur në
çetën e Nijazi be Resnjës, i cili, në Manastir shpalli Hyrjetin, duke i dhënë fund absolutizmit pesëshekullor
të sulltanëve. Xhaxhaj dhe babaj i profesorit kanë patur lidhje edhe me Mitat
Frashërin, si luftëtarë në çetën balliste të Shqipërisë, gjë të cilën e dëshmon edhe artikulli i
shtypit të kohës, me titull, , Djemtë
e Prespës, , kushtuar, kuptohet, dy
vëllezerve në fjalë.
Shkollimi
dhe punësimi
Tetëvjeçaren, pjesërisht e ka kryer në disa qytete të
Maqedonisë Lindore, ku ishte e internuar
familja e tij nga ana e regjimit komunist, për shkak
të aratisjes së xhaxhajt dhe
babajt të tij në Greqi, ku, i
pari, gjeti vdekjen, siç duket, nga ndonjë agjent komunist, kurse i dyti kaloi në Gjermani, ku mori pjesë në të ashtuquajturën organizatë
antikomuniste , , 4000 shqiptarë, , . Noramalen dhe fakultetin i ka kryer
në Shkup, magjistraturën dhe
doktoratën në Prishtinë. Një vit ishte mësues në f.Studeniçan të Shkupit,
profesor në disa shkolla të mesme të
Manastirit dhe në Universitetin e këtij
qyteti..
Mosrizgjeedhja dhe statusi 20 vjeëar si, , Tepëricë teknologjkike,
Katër vjet, ligjeronte
lëndën e Historisë nacionale, pra edhe të
popullit shqiptar, gjë që që i
krijoi shqetsime të mëdha, për shkak se historinë e shqiptarëve dhe të
maqedonëve e sqaronte jo sipas
shijes komuniste, por siç ishte në realitet. Përveç kësaj, për shkakun e tij, në grupin e Historisë filloi me të madhe të shtohet numri i
studentëve shqiptarë nga vende të ndryshme, gjë që tërboi albanofobët e qytetit dhe, e treta: rizgjedhja e tij, koincidoi me ngjarjet e njohura të v.1981, kur nga puna, u larguan plot profesorë shqiptarë nga
Maqedonia-sqarron profesori gjatë një intervistës me gazetarin e Flakës, i cili, i parashtroi
edhe pyetjennë vijim
Pse nuk shkuat në Shkup ose Prishtinhë, ku kishte nevojë për Ju?
Profesori, përgjigjet: , , Ky ishte qëllimi i albanofobëve, prandaj dhe iu përmbajta thënies popullore , , Kur dihet qëllimi, nuk duhet të mungojë durimi, , si dhe faktit që njeriu është më i vlefshëm atje ku mungon kuadri i profilit të tij, siç ishte Manastiri.Dhe, nuk jam penduar, edhe pse pata shqetsime të të mëdha nga ana e pushtetit, si dhe probleme financiale, të cilat i kam edhe sot e kësaj dite, , ishte përgjigjia e profesorit, kurse pyetjes së gazetarit, pse hoqi dorë nga Universiteti i Tetovës, profgesori thotë: , , Në v.2001, për shkak të vrasjeve të disa mqedonëve nga forcat e UÇK-së, u dogjën mjaft shtëpi shqiptare të Manastirit, midis të cilave edhe e jona. Kuptohet, m u zhdukën tëra materialet që kisha përgatitur vite me rradhë për studentët. Prandaj, edhe kjo, veç tjerash, ishte një ndër shkaqet kryesore për mos vazdimin e punës në atë Universitet, sepse duhet të fillonja nga a-ja.Bridhnim nëpër shtëpite e botës, kështu që nuk kisha kushte për përpillimin e ligjeratave, , -përfundon arësyetimin e tij.
Jeni autor i rreth 400 shkrimeve, që do të thotë, rreth 20 librave të formatit mesatar, kurse keni botuar vetëm disa, pse?
Ishte pyetja e një gazetarit tjetër të po të të njëjtës gazete. Profesori përgjigjet:
Sepse librat kërkojnë shpenzime dhe recenzentë, që do të thotë mendime të huaja, gjë që unë nuk e preferoj, sepse dua atë
që e shkruaj, e mirë ose e keqe, të jetë e imja, gjë që mund
ta realizonja vetëm përmes
artikujve në shtyp, ku, si gazetar i vjetër, isha i privilegjuar dhe pothuajse çdo shkrim
më botohej, sado delikat të ishte. E dyta, librat lexohen vetëm nga një pjesë e kufizuar
e njerëzve, pra, kryesisht
intelektualëve, të cilët, pak a shumë
e njohin historinë, por jo edhe
njerëzit e zakonshëm të cilëve ua dedikonja dhe sot e kësaj dite ua dedikoj
shkrimet e mija, prandaj dhe përdor stil
të përshtashëm për ta, duke anashkaluar
atë shkencor, , përfundon përgjigjen profesori.
Në shkrimet Tuaja, përveç stilit popullor, përdorni satirë, shprehje Figurative, etj.Pse?
Kësaj pyetje të një gazetarit, profesori i përgjigjet , , Kjo më ka mbetur si
, , zgjebje, , nga , , Flaka e
Vëllazërimit, , ku, për të përballuar shpenzimet e studimit isha i
punësuar si gazetar, dhe ku udhëhiqnja, përveç rubrikës së historisë, edhe atë të humorit dhe satirës. Kjo është
një. E dyta: përmes humorit dhe satirës ngjarjet historike etj, kuptohen më mirë, mbahem mend më tepër dhe tekstet janë më
tëheqës për lexuesit e rëndomtë, të
cilëve, siç thashë, gjithmonë ua kam ua
kushtuar shkrimet e mija, , -thotë profesori.
Për dallin mga historianët e tjerë, keni shkruar mjaft artikuj në maqedonisht, pse
dhe si u janë botuar?
Shtron pyetjen
gazetari i , , Faktit, , . , , Sa i takon pse-së, maqedonasve të cilët na trajtojnë , , njerës
të egër, , desha t iu tregoj cilët jemi
ne shqiptarët, kurse sa i takon pyetjes:
Si më botoheshin, përdornja taktikën e
Sami Frashërit, i cili që t i
realizonte veprat e tij, lëvdonte sulltanin. Kështu që edhe unë, para se të fillonja të them atë që më dergjej në zemërpërmendnja
bashkëpunimin, p.sh., , Duke falenderuar
përkrahjes së popullatës maqedonase, , shqiptarët në Manastir kryenë këtë e
këtë etj. etj. Disa, nuk e kuptonin
qëllimin im dhe më qortonin që përdornja fjalën , , bashkëpunim, , .
Ka historianë shqiptarë që nuk pajtohen me Ju
lidhur me origjinën pellazge të shqiptarëve, origjinën ilire të Lekës, Napoleonit, Gariballdit dhe shumë figura ve të tjera që
kanë hyrë në historinë e përbotshme. Si e përballoni këtë , , rezistencë, , ?
Pyet i njëjti gazetar. , , Unë, nuk dua t i
përvehtësoj personalitetet e huaja, siç
mendojnë ata, por dua
shtetet që akoma nuk pranojnë Kosovën, siç janë Rumania, Vatikani etj. t i kujtoj në kontributin e njerëzve të gjakut tonë
për afirmimin e historisë së tyre:
Dinastia me origjinë shqiptare- Gjika, për Rumaninë, pesë papët tanë për Vatikanin, etj. Sa i takon origjinës pellazge ose Lekës
së Madh, unë nuk mund të mos i besoj
Sami Frashërit, i cili njihet si njeriu
më i ditur i Turqisë dhe si i tillë kishte mundësi të hulumtojë në çdo
institucion shkencor, privilegj që nuk e
kishin studijuesit tanë të kohës së
Enverit kur çdo fjalë vendosej në peshore, prandaj dhe këta njerës duhet, të paktën, të mbyllin gojën, edhe pse duhet të kërkojnë falje që, për interesa personale, ose nga frika, kanë përkrahur tabunë, duke bërë lëmç historinë e lavdishme të
popullit shqiptar, siç është rasti me
historianin flokbardhë i cili në mes të Tetovës u përpoq të rehabilitojë
diktatorin më të madh të kombit shqiptar, , -përgjigjet i nervozuar profesori.
Kur jemi te shkrimet, çfarë
jeni duke punuar momentalisht?
Ishte pyetja e rradhës., , Përveç atyre të
zakonshmeve që ia dërgoj Zemrës Shqiptare, jam në përfundim e sipër të një Fjalorit publicistik
me ngjarje, figura, toponime etj. që kanë të bëjnë direkt ose
indirekt me shqiptarët dhe stërgjyshët e tyre, nga Pellazgët gjer më sot, prej rreth 1300 faqesh. Pres ndonjë , , bingo,
, për ta nxjerë në dritë, , - thotë
profesori si me shaka, për shkak të mungesës së mjeteve finansiale.
Vendimi për themelimin e Universitetit ilegal
të Tetovës, u mor përmes aklamacionit, të cilin e propozuat Ju. Si ndodhi kjo?
Ishte pyetja e gazetarit të Rilindjes Demokratike
të Tiranës.Profesori përgjigjet:, , Salla e madhe nuk i nxinte
tërë të interesuar. Shumë perej tyre qendronin më këmbë, mos flasim për ata që prisnin me padurim
vendimin, edhe pse rreth e rrotull
objektit kishte plot policë. Kryesia
përbëhej prej tre vetave, në krye me dr.
Fadil Sulejmanin. Filluan bisedat. U paraqitën edhe njerës të cilët, të infiltruar nga pushteti, në mënyrë indirekte kundërshtonin themelimin, kinse kushtet akoma janë të pa pjekura për një gjë të tillë, etj.etj.!!
Si u morr vendimi
Kryesia, vendosi të shpërndajë lista, në të cilat duhej sicili të shkruante emrin
dhe mbiemrin dhe fjalët , , Po, , ose , ,
Jo, , . Isha në radhën e parë, u ngrita dhe thashë që kjo punë do vazhdojë
orë të tëra dhe mund të manipulohet me emrat, prandaj propozoj që vendimi të merret përmes
votimit. U dëgjuan duartroklitje të forta, në favor të propozimit im. Ashtu edhe
ndodhi.Nëpyetjen e shtruar nga ana e dr. Sulejmanit , , Kush është , , Për, , ngritën dorën edhe këlyshët e pushtetit, , -kujtohert profesori
në këtë moment madhështor i cili rezultoi edhe me hapjen e Universitetit privat, të Shtulit, qëllimi i të cilit, sipas profesorit ishte të
falimentojë i pari, por, pushtetit maqedonas i ndodhin si ai që deshte
të rregullojë qepallat, nxorri sytë, sepse Tetova u bë me dy universitete-komenton
profesori në një shkrim të tij.
Në shtëpinë Tuaj, u krijua Dega e Partisë së parë shqiptare në
Maqedoni. Si ndodhi kjo dhe si vendostë
të jeni kryetar në një kohë kur regjimi komunist akoma ishte në fuqi dhe u kishte lënë pa punë,
duke u përcillte në çdo hap?
Kësaj pyetje të gjatë, profesori i përgjigjet: , , Populli thotë nga
frika iket, por nga turpi jo. Në shtëpinë ime erdhë
Modestia e profesorit
Profesori, foli për krijimin e Degës së PDSH-së në
shtëpinë e tij, por nuk tha që ajo
shtëpi u shëndrua në zyrë dhe , , kafene, , sepse muaje të tëra aty hynin e dilnin
simpatizerët e Partisë, edhe pse një
pjesë e tyre vinin me qëllime të dyshimta. Megjithatë, mysafirin duhet pritur mirë, pa marrë parasysh, për se të hyn në shtëpi. Pothuajse çdo
natë në shtëpinë e profesorit, mbaheshin mbledhje me plot njerës, të cilët gjenin masën plot me pije dhe
ëmbëlsira. Pra, profesori, nuk kërkoi as zyrë, as telefon as honorar për shpenzimet e mëdha
që bëheshin qoftë në shtëpi ose për udhëtimet në tubime të ndryshme larg
Manastirit, pothuajse në çdo qytet ku vepronte Partia.
Entuziami mori fund
, , Ishte kohë kur nuk kursehej as djersa as paraja,
kur nuk mendonte njeri për përfitime
personale, siç po ndodh tani, , i ka thënë në një rast profesori gazetarit të , , Lajmit, , .Në kohën kur profesori ishte kryetar i Degës,
nuk kishte mbrëmje që mos thuhej diçka
në televizionin e Shkupit rreth aktiviteteve në Manastir, kurse sot
emri i këtij qyteti përmendet
vetëm njëherë në vjet, me rastin e
Alfabetit, për të cilin profesori ka
shkruar qinda faqe në shtypin e përditshëm, në shqip dhe maqedonisht, por, politika ka bërë që ai të ndjehet i huaj në
atë objekt për të cilin ka thënë se
duhet të jetë për shqiptarët, siç
është Meka për myslimanët, etj.etj.
Përveç
ngjarjes lidhur me Partinë, cilat
momente të tjera u kanë mbetur të pa haruara
në kujtesën Tuaj?
E ka
pyetur një gazetar. -, , Ka plot, por unë, do veçoj katër, dy të hidhura dhe dy të ndritura, nëse mund t i quaj kështu.Sa i takon të parave,
nuk harroj dot v. 1951 kur internuan
familjen ime në Prespë dhe v.2001 kur
dogjën, siç thashë, shtëpinë jonë në
Manastir. Dy të tjerat kanë të bëjnë me vitin 1942, kur në shtëpinë jonë, për herë të parë, valvoi Flamuri kuq e zi i Skenderberbeut, i sjellë nga mësuesët e Shqipërisë, të cilët u vendosën tek ne, si dhe, më duket, viti 1992, kur unë si përfaqësues i shqiptarëve të
Maqedonisë, bashkë me disa të tjerë nga
Kosova e gjetiu, vizituam kryetarin e
shteti-Sali Bertishën i cili u soll me ne sikur të na kishte shokë të ngushtë.
Atë momnet nuk e harroj dot kurrë , , përgjigjet profesori.
Prandaj dhe shkruani në superlativ për të, apo jo?
Ishte pyetja, pak si provokative e gazetarit. , , Jo, nuk është vetëm kjo, por veprat
madhore mbarëkombëtare që ka kryer Qeveria e tij, vepra këto të cilat çdo ditë po çkulin rrënjë
e komunizmit, nga i cili, kam vuajtur tepër personalisht dhe
familjarisht. Prandaj dhe jam ithtar i PD-së, e jo se kam ndonjë interes ose dobi personale prej saj, , përgjigjet
profesori.
Meqenëse u
përmend komunizmi, kam dëgjuar se Ju patë një diskutim të ashpër lidhur me
Brigadën IV Shqiptare. Ku dhe si ndodhi kjo?
Pyet gazetari. , , Fjala është për një takim në
Dibër, në të cilën kishte edhe
mjaft pjesëmarrës të asaj Brigade, por edhe ballistë, kështu që filloi situata të acarohet. Për ta
zbutur tensionin, si dhe plër t ua mbyllur gojën të parëve, dola në foltore dhe thashë:, , Të isha në moshë të përshtatshme, edhe unë do merrnja pjesë në atë Brigadë, por, do
paraqitesha para ekranit televiziv dhe do kërkonja falje që morra rrugën e
shejtanit e jo të Ballit kombëtar, , .Të parët
ulën kokën, të tjerët vetëm që nuk më përqafuan, , -kujtohet
profesori.
Nga një artikulli në shtyp e di që Ju në
Dibër keni sqarruar diçka edhe në lidhje me Moisiun, tradhëtarin e Skenderbeut. Si ndodhi kjo, a Ju kujtohet?
Ishte pyetja e të njëjtit gazetar. , , Po, po, më kujtohet, si jo. Një nga të pranishmit, i erdhur nga Tirana, në shaka e sipër u thotë dibranëve se ju duhet
të turpëroheni se Mojsi Dibra tradhëtoi
heroin ynë kombëtar, , .
Prita tëpërgjigjet ndonjë i kësaj ane, por kot, prandaj, u ngrita dhe me shaka, iu drejtova
dibranëve: , , Si lejuat vehten, të vi unë nga Manastiri dhe t ju mbroj nga akuzat
e tilla të pa vërteta, , . Asnjë nuk foli, sepse nuk e dinin pse e them këtë. Vazhdova, poashtu, si me shaka: , , Këtij Zotriut, ose shokut, të Tiranës, t i thoni që Mojsiu nuk është i Dibrës por i
Golemit të Shqipërisë, prandaj duhet të quhet Mojsi Golemi e jo Mojsi Dibra.
Filluan duartroklitje aqë të frorta sa u tund salla. Tiranasi mbylli gojën, , -
kujtohet profesori.
Disa shënime të tjera, lidhur me veprimtarinë e profesorit të shkëputura gjithmonë nga mjetet e informimit
Flaka, 30 gush, 1994:
, , Gjatë 4 viteve pluraliste, aktivitetet e prof.dr. Reshat Nexhipit
rringjallën Manastirin nga të “vdekurit”. Me inicijativën e
tij u themelua SHKASh “Bashkimi, , e
cila ngriti moralin kombëtar në mesin e shqiptarëve të këtij qyteti, ,
Flaka, 5 shkurt, 2003:
, , Ky zotëri, kahmoti i është rrekur me përkushtim çështjes
kombëtare, pa hamendje dhe droje për
pasojat eventuale që bartin rrezik të shumë fishtë për interesin e tij
personal...Dorën në zemër, rrallë kush
bën sakricica të këtilla..., , Unë mendoj se zotëri Reshat Nexhipi ka fuqi
intelektuale, profesionale dhe mbi të
gjitha patriotike që ta sqarojë dhe ta tërheqë vërejtjen që të mos bëhen gabime
strategjike në dëm të popullit të shumëvuajtur shqiptar, e veçanërisht shpreh domosdoshmërinë e flakjes
së ndjenjave karieriste dhe interesave personale ose grupore birokratike.
Mendoj se ka nevojë që shumëçka të mësohet nga
mesazhet universale të zotri Reshat Nexhipit për mirëqeninen e njeriut
në trojet e veta. Mendimetdimet e këtij studjuesi duhet të kenë konsideratë, veçanërisht nga përfaqësuesit tanë politik (pa
ngjyra politike) në vendimarrjet me peshëstrategjike për
kombin tonë...I vetëdijshëm se kontributi i zotri Reshat
Nexhipit meriton një analizë dhe qasje në të thukët, por le të jetë ky shkrim një apel: Patriotët
t’i respektojmë edhe sa janë gjallë!
Ju lumtë zotri Reshat për kontributin që keni dhënë
dhe jeni në favor të interesit mbarëkombëtar shqiptar...
(Kërkoj falje nga autorët, të cilët nuk i kam evidentuar dot emrat e tyre,
kurse profesorin nuk e pyeta, sepse, nga modestia, nuk do më lejonte t i shkruaj këto vlerësimne)
Radio Shkupi
Nuk mund mos
theksoj vlerësimin e ish gazetares së njohur të Radio Shkupit Kujtime Kica e cila, duke folur
për profesorin në fjalë, gjatë
një emisionit, veç tjerash, sa më kujtohet, afërsisht tha se Prof.dr. Reshat Nexhipi, me veprat që kryen, mund lirisht të quhet pasardhës i patriotëve
të këtij qyteti, ose që kanë vepruar
këtu, si: Gjerasim Qiriazi, Sali Butka, Shahin Kolonja-dhëndri i Naim Frashërit, Bajo dhe Çerçiz Topulli e shumë shumë të tjerë,
emrat e të cilëve nuk i mbajta dot mend.
, , Bitolski vesnik, , (gazeta e Manastirit)
Derisa
gazetarët tanë shkruanin në këtë mënyrë, shtypi maqedonas, bënte të kundërtën. Kështu, gazeta e Manastirit-Bitolski vesnik, e 29 janarit, 1992, prof.dr.Reshat Nexhipin e
krahasonte me Edurd Kardelin, citoj ,
, Deri sa ai në heshtje vepronte për
sllovenët, profesori këtë punë e bënte
për shqiptarët, , . Në një shkrim tjetër profesorin e vendosnin në kontekst
të fillmit , , Podzemna Republika, , (Republika nëntokësore) etj.
Disa pjesë nga Dosja e profesorit
Me dokumentin nr.445-360, të
datës 28. 06.1979, sillet vendim për
bastisje sekrete të shtëpisë së profesorit, gjë që, sipas mungesës të disa librave dhe doktoraurës,
së tij, është realizuar, pa praninë e asnjë anët-arit të familjes. Në
dokumentin nr.546, të 12.07.1990, thuhet: , , Reshat Nexhipi është nacionalist i
cili në Manastir, Prespë dhe më gjerë, përhap veprimtari iredentiste, , .
Në dokumentin nr.172, të 23.05.1991: , , Babaj dhe xhaxhaj i Reshat Nexhipit, ishin pjesëmarrës aktivë në bandat balliste, kurse babaj i tij në Gjermani ishte anëtar
i Organizatës Ekstreme , , 4000 Shqiptarë, , (që planifikonin rrëzimin e regjimit
komunist-I.V.)
Në dokumentin nr. 78, të
20.061991, sillet vendim për përgjimin e
telefonit të profesorit, me pretekstse
ai, citoj , , ka një rrjetë të
separatistësh në Kosovë dhe përjashta vendit, kështu që përmes telefonit, mund të zbulojmë shumë momente nga veprimtaria e tij separatiste, , .
Në dokumentin nr. 292, të
21.11.1991: , , Reshat Nexhipi është organizatori për themelimin e SHKSHA , , Bashkimi,
, në Manastir dhe se duhet përcjellë puna e tij në atë shoqëri.
Në dokumentin nr.1083, të
16.11.1993:, , Reshat Nexhipi lot rolin kryesor në regjionin e
Manastirit në drejtim të shkatërimit me
forcë të rendit kushtetues të Maqedonisë, duke
dhënë instrukcione, mendime, konstatime, etj. në funkcion të planeve të veta
antiqeveritare, , .
Në dokumentin nr.628, të
29.11.1995, sillet propozim që, citoj , , Reshat Nexhipi të thirret në bisedë
informative, për shkak se është iniciator
për hapjen e gjimnazit shqip në Manastir, për themelimin e Degës së parë njënacionale të
PPD-së në Manastir, për organizimin e
referendumit për autonomi territoriale, politike dhe kulturore, përkrahës
i pakompromis i themelimit të
Universitetit të Tetovës, , etj.
Përfundimi
im
Nga ato që u theksuan më sipër dhe që, siç thashë, janë vlerësime
të të tjerëve, të
thëna në shtypin e përditshëm etj., mund të
konkludohet se prof.dr. Reshat Nexhipi rrjedh nga një familje aristokrate, balliste, bektashiane dhe më të emancipuar në Prespë.
Kjo është rrjedhojë edhe e lidhjeve direkte ose indirekte të kësaj familje me
atë të Ali Pashë Tepelenës, i njohur si , ,
Luani shqiptar, , Naim Frashërit si , , Bilbil
i gjuhës shqipe, , Sali Butkëns , , Legjendë
e Kolonjës, , Nijazi be Resnjës , , Mbret
i Prespës, , dhe Mitat Frashërit, antikomunist më i madh dhe më i respektuar
i kombit shqiptar.
Sot, profesori, jeton në Manastir, me bashkëshorten, bashkërisht me djalin Tomorr-arkitekt, nusen, nipin- Fatosin-student në Tiranë dhe mbesën Teuta, gjimnaziste në Manastir. Është një familje e respektuar, për t i patur zili. Profesori, edhe pse me dy tituj shkencor, magjistër dhe doktor i shkencave të historisë, të cilat i fitoi me sakrifica dhe shpenzime të mëdha, të cilat për shkaqe që mund të merren me mend, i zgjatën plot 12 vjet (sepse kanë të bëjnë me shqiptarët e Maqedonisë), edhe pse me titull më të lartë universitar, caktuar nga një Komision me përfaqësues edhe nga Evropa, sot, ky historian, jeton me një pension, sikur të kishte kryer vetëm Tetëvjeçaren.!! Megjithatë, edhe llupa më e përsosur, nuk mund të zbulojë asnjë pikë e zezë në fëtyrën e tij të bardhë 75 vjeçare.