E merkure, 07.05.2025, 05:42 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ksenofon M. Dilo: Kadri Hysenbegasi

E enjte, 04.04.2013, 08:47 PM


KADRI  HYSENBEGASI

Nga Ksenofon M. DILO

E  kush e njohu KADRI HYSENBEGASIN e nuk tha per Te: NJERI i RRALLE ! Ish i gjalle e donte jeten, dhe jeta e donte shume Até  . E njoha qe kur isha i ri . Nuk e lejonin te vazhdonte studimet(birin e av.Hysenbegasit dhe nipin e patriotit Iljaz Bej Vrionit) edhe pse shquante shume intelekti i tij mbi shoke sidomos ne matematike ne gjimnazin “Qemal Stafa “  Befasonte aresyetimi i tij sa profesore si Zef Zymeri kur u vinte fjala per KADRINE e konsideronin “Gjeni “   Po, asnje dritare nuk hapej per te Deklasuarin KADRI !?  Zaten , flitej per te persekutuaref çduheshin   intelekti, virtytet ?  C’duhej zotesia?

Veç,kurre Kadriu nuk e ndiente te humbur jeten e Tij  Bile, as nuk mund ta pyesje per kete . Dhe, ç’fare Njeriu ,çkrahe qe hapete biseda me Te!  Ndienin njerezit tu lehtesohej zemra   nga fjalet plot humor e optimizem… qe dilnin nga goja e Tij !  E kush   e njihte Kadrine e ne hall nuk vinte ti kerkonte mendim!   Gjithe e kalonin me lehte “naten “e zeze nga biseda e zhvilluar me te birin e Av. HYSENIT qe diktatura i kish mohuar dhe varrin… Te fjala e Tij e mençur dhe burrerore zgjohej, shpresa, vendosmeria e vitaliteti. Kthehej fuqia e besimit te e nesermja---e, ndjehej pulsi i frymemarrjes se njeriut te kapitur nga pesha e fatit te rende.   Kenaqeshin , degjonin zerin e tij te llogjikeshem,te qete,  vazhdimisht i bute dhe i embel .

“ Gjithsecili –thosh Kadriu - ka parimet e tij , kriteret e syzet e veta.Te qarta  bejne ,sot kerkohet  : luaj loder,shtroju.. pra , roberim   e poshterim!  Por ,  Shqiptari duhet te jete Shqiptar i Vertete ”Perfitimi i kesaj bindje intime ne shpirt ,eshte palce e Burrerise Shqiptare dhe, shenon agimin   e vleres Njeri –shtonte -ne kete vend ku,  dhe kenga ka percjelle pushken, e pushka  nxit kengen ”

Mendimet e teknika e shprehjes krejt origjinale nuk i njihnin kufi te Kadriut qe shpesh i duhej te behej i gezushem edhe kur kish aresye te ish i inatosur. Kjo, pse njerez te gjere e te larte ne karater si ky BURRE ishin dhe te  ndriçuar prej rrezeve te  asaj kulture HYSENBEGASI  qe i ben me te armatosur ne qellimin e tyre demokratik e patriotik   ne kete fis ku,  ndergjegjeja shume e theksuar kombetare eshte nje prej karakteristikave qe te paren e dallon prej se dytes.

Deshmi , karakteri i Tij, pèr t’ju bere prezent  mikut ne hall dhe ne nevoje. Shpirti i  sakrifices si  te Ai e rralle te tjere!     Nuk ish e rastit ,sa degjoi per krimin makaber ne Sheper ate janar 91-shi edhe pse  teper i renduar ne shendet,  nuk perfilli as  dhimbje as acarrin e dimrit e 27 km rruge i beri dhe ne kembe e me ate madheshti qe i kish prezenca, mendimi i tij, sa hyri ne dhomen e burrave foli:”Edhe kjo u lipsej te benit  ne kete shtepi..” Reagimit ju pergjegj  me ate llogjiken e hekurte  qe e karakterizonte:”Po,ketu midis jush i kini kriminelet.  Dhe ngriti me forte zeri e tij te kthjellet e burrer: Frikacake qe treguan vehten”trima”   se vrane nje te moshuar  ne shtepine e saj pa i bere kurre keq njeriu ! ..Vule turpi  ky, per  tere kete krahine njerezore!” . Ndjenja e sinqerte dhe nderi ne marredhenie me njerezit HYSENBEGAS  kurre nuk sakrifikonte te verteten ne pajtim me ndergjegjen e moralin e shqiptarit te vertete.

Gjithmone  jepte kontributin e vet per idealin SHQIPTAR.   Edhe ne ate “nate te zeze”  kryente detyren per ushtrm VIRTYTI e realizim ideali ,frymezonte DEMOKRACI peshuar me kandarin e aresyes me rigoroze ne  kohen e mesimevet “dritetheenese”… te lemit envero-ramizjan

Ne jeten e Kadriut ka aq shume te verteta te ngjara, aq shume fakte jetesore qe perbejne historine e atyre viteve te nje njeriu inteligjent me karater te larte .Jeta e tij ,deshmia me e forte sesa  i drejte,parimor,human dhe sa patriot e demokrat ish.Mendimi me trasparent -  ai i aresyes se shendoshe.  Ai ka treguar si  dheQerimi( i vellai ) dhe Mustafa Vrioni (kusheriri i pare i Tij) se i mbetet besnik  keshtu vetvetes ,te vertetes dhe sakrifikimit ne emer  te etosit SHQIPTAR, pervehtesuar qysh hedhur hapat e para ne skene e gjere e plot labirinthe te jetes.Deshmon ,u pushuar per shkak autobiografie,KADRIU,topografi i pashok ne realizim profesioni,shoket e tij si Malasi e himarjote  Leandro Ruci,Gogo Ballano,Klarko Likoka,vendosen qe tere oret supplementare ne pagen e tyre te ishin per KADRINE.Zaten kot nuk thote  populli yne “Thuame ke shok ke ,te te them se, cili JE” Punova me tha gjithe keta vite per shtetin tani me duhet te punoj pèr femijet edhe pse kurre nuk doja te largohesha nga vatani PO… keshtu me erdhi jeta dhe ne kete moshe  …” dhe shkoi ne Boston   me 1995-se Atje gjendja shendetesore pas disa vjetesh ju keqesua rendeshem …Gjithesa e njohen  u pikelluan…I madh e i vogel e ndjene boten me te shkrete…Veç …Njerèz si KADRI HYSENBEGASI  vdekja u jep PAVDEKESINE.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx