Faleminderit
Hyqmet Hasko: Skënder Hasko, një shkrimtar serioz
E diele, 17.02.2013, 10:39 PM
Skënder
Hasko, një shkrimtar serioz, që mbolli farë e dashurie në letrat shqipe
Nga Hyqmet HASKO
Ikja e
shkrimtarëve, një nga një, në pyllin e errët të kohës pa kthim, po bëhet
gjithnjë e më e trishtë, siç është dhe ikja e Skënder Haskos, shkrimtarit të
shquar për fëmijë dhe të rritur, që teksa mbyllte për herë të fundit portën e
fjalës, na la pas një vepër të plotë dhe të denjë, për të hyrë në analet e
letrave kombëtare shqiptare. Me emrin e tij lidhen vepra shkrimore të denja për
çdo letërsi serioze, për fëmijë dhe për të rritur, romane, tregime, poezi,
skenare filmash, mbresa e përjetime të derdhura nëpër shkronja, që do të mbeten
një hapësirë gjithmonë e virgjër në kërkimin e një bote sa sa reale aq dhe
fantastike.
Krijimtaria
e tij letrare përshkon më shumë shumë se një gjysëmshekulli kohë, kohë sprovash
e përkushtimi, ku ai derdhi talentin e tij, për t’iu dhënë lexuesive dhe
brezave një vepër të veçantë, të shtrirë
në të gjitha zharnret dhe gjinitë letrare.
Pasi
mbaroi sShkollën 7-vjeçare në Tragjas të Vlorës, pastaj Liceun Artistik “Jordan
Misja” për aktor, Skënder Hasko do të punonte si mësues në fshatin e lindjes,
mekanik në Kuçovë dhe aktor në Estradën Profesioniste të Beratit. Pasi mbaroi
Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dhe u
diplomua për gazetari, punoi gazetar-redaktor në revistën satiro-humoristike “Hosteni”,
pastaj shef i redaksisë së botimeve “Teatër-Estradë” në Shtëpinë Qendrore të
Krijimtarisë Popullore, më vonë kryeredaktor në revistën për fëmijë “Pionieri”
dhe, së fundi, drejtor i Teatrit Kombëtar të Fëmijëve, deri sa doli në pension.
Krijimet
e para i ka publikuar që kur ishte ende fëmijë, që në bankat e shkollës
7-vjeçare, për të vijuar më vonë, më me intensitet në shkollë të mesme, në
studimet e larta dhe në punën e tij plot pasion e përkushtim në fushën e
shkrimeve, publikimeve dhe hapësirave të tjera lertare e artistike.
Skënder
Hasko ka një veprimtari të gjerë në fushën e krijimtarisë letrare, por ai
spikat veçanërisht në krijimtarinë për fëmijë, ku mund të themi me plot gojën
se është një nga autorët me profilin më të plotë e më të adhuruar nga bota
fëminore. Por nuk mund të lëmë mënjanë krijimtarinë e tij për të rritur,
veçanërisht për moshat e reja, ku në libra të shkruara me art të magjishëm ka
derdhur pulsin dhe nervat e kohës.
Shkrimtari
Skënder Hasko ka botuar gjashtë romane (2 për të rritur e 4 për fëmijë), nëntë novela (ndër të cilat 4
janë novela-përralla), tetë vëllime me poezi (dy prej tyre për të rritur),
shtatë vëllime me tregime (2 për të rritur), një vëllim me përralla të
shkurtëra, dy poema, gjashtë pjesë për teatrin e kukullave, trembëdhjetë drama e radiodrama (1 për të rritur), si dhe dy skenarë filmash
për fëmijë.
Pra, e
gjithë krijimtaria e tij, deri tani, përmbledh pesëdhjetë e dy vepra të gjinive
të ndryshme, ku Hasko përcjell një vektor estetik të plotë e të larmishëm, me
thyerje të forta, vështrime në vijë horizontae dhe në thellësi të dukurive nga
më të mprehtat të kohës dhe të bashkëkohësisë.
Një nga
veprat më të arrira të tij, “Një “gjeneral” kapet rob” është një sagë plot
fantazi dhe plazmë realiteti, ku ndërthuren kohët dhe situatat romaneske, me
një stilt ë zhdërvjellët dhe plot figuracion të freskët letrar. Pra, romani
“Një “gjeneral” kapet rob”, i cili është
bërë edhe film me të njëjtin titull dhe është nderuar me diplomë në Festivalin
e Filmit, në
Ndër
veprat e vlerësuara me çmime, përveç rimanit të sipërpërmendur, mund të
përmendim: “Qeshin kafshët shtëpiake”, “Dinakja me vesh të grisur”, “Ata që të
bëjnë për të qeshur”, “Çudirat dhe e fshehta e Zamirit” (me dy çmime).
Novela-përrallë
“Mbreti i tigrave” është nderuar me çmimin “La Fonten” nga ambasada franceze.
Romani “Të burgosurat e Xhuxhumit” me çmimin “Xhani Rodari” nga ambasada
italiane. (Një kopje e diplomës së këtij çmimi është në muzeun e Xhani Rodarit
në Itali). Novela-përrallë “Arushi hundëkavanoz” është nderuar me çmimin
“Viktor Eftimiu” nga ambasada rumune. Romani “Arratisja e Tupe Xhelos” është
nderuar me çmimin “Tasim Gjokutaj” nga Shtëpia Botuese TOENA dhe Shoqata
Mbarëkombëtare e Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj. Romani interesant dhe
impresionues “6 muaj nga jeta e Besianit”
në Panairin e 8-të të librit 2005, u nderua me çmimin “Libri më i mirë
për fëmijë i vitit
Në këtë
krijimtari të gjërë e të begatë spikat një talent përtej të zakonshmes, një
talent që kërkon në histori dhe në përditshmëri, për të gjetur ato fije lidhëse
midis kohëve dhe epokave, midis brezave dhe entive, që të mund të përcjell
mesazhe të freskëta e kuptimpolte për çdo brez e për çdo kohë.
Në këto
krijime duket një dorë mjeshtri, që jetën dhe pasionin e tij e ka të lidhur me
letrat, me fatet e popullit të tij, në udhëkryqe kohësh dhe epokash, të cilat i
ka pasqyruar mjeshtërisht në romanet, tregimet, novelat, poezitë e poemat e tij
të arrira, të shkruara me ngrohtësi dhe sharm estetik.
Hasko ka
një stil të thjeshtë, komunikues dhe të rrokshëm për të gjitha nivelet
kulturologjike të lexuesit, për të gjitha moshat; aparati i tij shkrimor ka një
vektor të përpunuar hollë dhe me shije, pa lajle lule të
Magjia e
rrëfimeve dhe imazheve liriko-epike të Haskos të prek thellë në shpirt, të bën
të ndihesh pjesë e rrëfimit, pjesë e objektit dhe subjektit narrativ, lirik apo
dramatik, me të cilat ka operuar autori në të të gjithë shtrirjen e interesave
dhe zhanreve letrare.
Rrëfimet
e tij janë të shtruara dhe zbulojnë hap pas hapi sekretet e ngjarjeve dhe
personazheve, janë në linjën e një udhëtimi estetik dhe psikoanalitik, plot
befasime, thellësi dhe ngjyra impresioni. Realizmi është i thellë dhe anon nga
magjikja dhe trandenshentja, çfarë i bën të lexohen me një frymë veprat e tij letrare.
Poezitë e
Skënder Haskos janë në vijim të tradicionalizmit poetic shqiptar, me vegje të
rregullta, me ritme të matura, me rimë dhe asonancë, konstrukte dhe struktura
të ndërtuara mbi mazhe të gjalla dhe ndjesi të forta, ciliësi kjo e poetëve me tone të thella e të ngrohta
lirike.
Hasko ka
qenë dhe është anëtar bordesh në shumë revista e gazeta, anëtar i bordit
drejtues në revistat për fëmijë që botohen në Maqedoni, “Nxënësi” dhe
“Xixëllimat”.
Për
krijimtarinë e tij jepen leksione të veçanta në universitetet “Aleksandër
Xhuvani”-Elbasan; “Eqerem Çabej”-Gjirokastër dhe “Ismail Qemali”-Vlorë.
Për
kontribute të shquara letrare, artistike dhe kulturologjike, Skënder Hasko
është i dekoruar me medaljen “Naim Frashëri”
dhe me dy Urdhëra “Naim Frashëri”.
Librat e
botuar nga shkrimtari Skënder Hasko janë këto: 1- Të burgosurat e Xhuxhumit
(roman përrallë) 2- Legjenda e fshatit tim (roman për të rritur) 3- Një
“general” kapet rob 4- Arratisja e Tupe Xhelos 5- Dimri iku duke qarë 6- 6 muaj
nga jeta e Besianit 7- Dardanët janë aty (roman për të rritur) 8- Ne ishim
partizanë 9- Çimi dhe roboti budalla 10- Çudirat dhe e fshehta e Zamirit 11-
Mbreti i tigrave 12- Ata që na bëjnë për të qeshur (Oh, ç’na bënë të qeshim)
13- Arushi hundëkavanoz 14- Lepur ishte-lepur mbeti 15- Një sherrxhi mustaqemi
16- Kocomiu tekamadh 17- Në do nuse, gjej taksi (tragime satiro-humoristike për
të rritur) 18- Faqemolla mundi Hundëpinokun 19- Me litar të botës mos hyr në
pus 20- Ndodhitë e Çaço Gabimit 21- Maçoku i katrahurës 22- Byrekët e Shegës
(tregime satiricë për të rritur) 23- Dinakja me vesh të grisur (përralla) 24-
Drita e Drinit 25- Orkestra “Vijnë pisokët” 26- S’jam e vogël 27- Vallja e
shkronjave botuar këtu e në Kosovë:
1975,1984,1985,2000,2001,2002, 2003, 2006) 28- Qeshin kafshët shtëpiake 29- Oh,
mor Teli, ç’na gajase 30- Vaje halli, këngë
malli (poezi për të rritur) 31- Ah! (poezi për të rritur) 32- 13 drama e
komedi, 6 pjesë për teatrin e kukullave si dhe 2 skenarë fimash për fëmijë
(njeri vizatimor)
Ikja e
Skënder Haskos la as një humbëtirë, një vend
bosh në letrat shqipe për fëmijë, në letrat shqipe për të rritur; një zë
mungon, madje një zë shumë original dhe i nevojshëm në korin e zërave të letërsisë
së re shqipe, të çliruar, më në fund, nga diktatet dhe uzurpimet e jashtësive
jo letarare.
Skënder Hasko iku pa lamtumirë, iku si dikush që ka shkuar me shërbim dhe do të kthehet përsëri, pasi përsëri e përsëri do të kthehet në mesin tonë vepra e tij voluminzoe, akti i tij shumëplanësh letrar e artistik, dashuria e tij për njerëzit, e cila ishte alfa dhe beta e librave të tij, fara që ai mbolli për më shumë se pesëdhjetë vjet në tokën e bekuar të letrave tona kombëtare…