Një emër
i madh i këngës popullore...
Nga Tefik
Selimi
S’ka me
këngën. Ajo është burim i jetës. Pa këngën, jeta është pa shije. Kënga e
hijeshon jetën e njeriut. Ajo ta heq angështinë e jetës. Është pjesë e thellë e
shpirtit. Kush e do këngën, e do jetën. Pse jo?
Jeton si i “ri”. Kur këndohet kënga,
njerëzit i harrojnë dhembjet apo hallet e jetës. Prandaj, nuk ka njeri
që nuk e adhuron këngën. E, Demir Krasniqi është këngëtar dhe adhurues i madh i
këngës popullore. Ai është artdashës i këtij arti popullor. Ai, edhe tash, nuk
ndahet nga arti i këngës. Thotë se, nga mosha e njomë rinore i ka lindur
dashuria për këngën. E ka vështirë të ndahet nga ajo. Demir Krasniqi është një
emër i madh i artit muzikor. Ai është i njohur si këngëtar jo vetëm në Kosovë,
por edhe jashta Kosovës. Është i tëri këngëtar, i tëri interpret dhe i tëri
njeri i artit muzikor... Zëri i tij është joshës dhe shumë natyror. Është një
“muze i këngës popullore” apo një institucion në vete i arti popullor! E
meriton këtë epitet, sepse, ai gjer më
sot jo vetëm që ka mbledhur shumë këngë popullore nga trevat e ndryshme
shqiptare, por këto këngë i interpreton dhe i ruanë me gjelozi. Në anën tjetër,
ai është një krijues i pasionuar i këngës popullore burimore. Është admirues i
flaktë i këtij thesari të çmuar popullor. Po ashtu, ai është një intelektual
me energji të fuqishme krijuese. Nuk ka manifestim e koncert në Kosovë që nuk
ka kënduar e interpretuar ndonjë këngë.
Zëri i tij natyror është një “mrekulli” e rrallë për të gjithë artdashësit.
Njeri që ditë e natë punon e jeton në kërkim të këngës, melodisë, ritmit,
tekstit e regjisë së këtij arti shpirtëror të njeriut. Demirin sa e dëgjojmë
duke kënduar, ate e shohim edhe duke botuar tekste e shkrime publicistike për
folklorin shqiptar. Por, mos ta harrojmë se, ai ka punuar edhe si pedagog me
ditar në dorë. I madh e i vogël, gjilanas, e njohin këtë këngëtar të pasionuar.
Pse jo? Ate e sheh me violinë në krah duke kënduar, por e sheh edhe duke folur
e përpunuar këto krijime e tekste popullore. Në të njejtën kohë, ai është edhe
krijues i vargjeve artistike të këngëve tona shqipe. Dhe, jo vetëm kaq. Ai
është edhe “mjeshtër” i madh i instrumenteve muzikore. I bie violinës,
sharkisë, qiftelisë e harmonikës. Pos kësaj, ai është mbledhës i folklorit
burimor shqiptar; krijues i rapsodive dhe këngëve në frymën e melosit
tradicional popullor. Është kultivues i parodive, i humorit e i satirës
shpotitëse. Por, ai njihet edhe si poet, dallohet si publicist dhe ka punuar e
punon edhe sot si gazetar. Shih për këtë, ai gjer më tani është pjesëmarrës i
dhjetëra festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare; publikues i dhjetëra disqeve
të gramafonit etj. Ka nxjerr afro 70 albume të këngëve dhe të muzikës popullore
shqiptare. Mandej, ai është krijues i afro 2000 këngëve dhe valleve origjinale
shqipe. Po kështu, Demir Krasniqi është
mbledhës i 4000 këngëve të ndryshme popullore. Edhe pas kësaj energji të
“fortë“, ai artin letrar nuk e lënë pas. Pra, është një krijues (poet) i
vargjeve artistike me formësimin e ndikimit popullor. Shih për këtë, ai gjer më
tani ka botuar 27 vepra letrare, si janë: ”Mallëngjime e oshtima” (1993),
“Qamili i Vogël”- monografi (1995), “Gjakon Kosova” (1998), “Bejtë Pireva”
(2002), “Zeqir Marova” (2002), “Këngë krismash lirie” I” (2003), “Këngë
krismash lirie II” (2003), “Familja e Kurti nga Tugjeci”- monografi (2004),
“Shtojzovallet e Gollakut” 2005), “Kushtrim lirie” (2005), “Liman Shahiqi –
trim i Gollakut” (2005), “Kroi i këngës” (2006), “Qamili i Vogël – Këngë
përjetësie” – Gjakovë, (2006), “Valle popullore” – Gjilan, (2007) , “Krenaria e
Gollakut” – Gjilan, (2008( ,“Diell lirie” – Gjilan, (2008) ,“Lirika popullore e
Gollakut” – Gjilan, (2008), Gëzim Marku: ”Intervistë me Demir Krasniqin”, botoi
“Zemra Shqiptare” – Londër , më (2009) , “I pa epur” – Gjilan, (2010), “Malli
për Gollakun” – Gjilan, (2010), “Djepi i këngës” – Gjilan, (2011), “Therje me
vegsh “ – Gjilan , (2011), “Amaneti” – Gjilan, (2011), “Tinguj dhe ofshama” –
Gjilan, (2012), “Komentime dhe përkushtime” – Gjilan, (2012(, “ Kënga ime” –
Gjilan, (2012) dhe “ Sofra e këngës ” – Gjilan, (2012). Mandej, Demir Krasniqi
ka një jetë “tjetër”, e cila “jetë”
Demirin e ka bërë të jetë më “popullor” në masë. Ky rapsot popullor është shumë
i afërt me njerëz. I qetë, urtak, por edhe
krijues momental i vargjeve dhe i melodisë. E duan njerëzit jo vetëm
përse Demiri këndon, por pse ai është i afërt me të gjithë, mandej e duan
njerëzit se u “rrëfen” ngjarje të ndryshme që janë “personazhe” në vargjet e
tij popullore. Nuk ka lënë dëshmor e martir apo
figurë atdhetar pa i kënduar e “krijuar” në stilin e tij
këngëtar. Kjo është madhëtia e tij, e cila dëshirë e vullnet e bën këtë krijues
të artit popullor të jetojë me këngën,
vargjet dhe me melodinë e saj. Po ashtu, ai është
themelues dhe drejtues i dhjetëra grupeve ansambleve amatore, pjesëmarrës i
shumë festivaleve mizikore kombëtare e ndërkombatare; pjesëmarrës i mijëra
koncerteve e manifestimeve popullore; interpret i këngës popullore dhe asaj të
kompozuar në Radio Prishtinë, RTP e në shumë mediume publike elektronike
kombëtare. Po kështu, ai është publikues i
dhjetëra disqeve, autor e kantautor i mijëra këngëve dhe valleve të kompozuara
në frymën popullore me tekste e melodi tjera. Është gazetar i shumë artikujve
nëpër gazeta, revista fletushka e publikime tjera. Demir Krasniqi, nga kjo
“punë” e tij madhore edhe është shpëblyer me sa vijon: më 1963, në Manifestimi
kulturor në Kamenicë, është shpërblyer me vendin e parë në interpretimin e
kënës “Hajredin pasha”, mandej ka marrë shpërblimin “Mikrofonia është i juaji”;
më 1971 është shpërblyer me Ëmblemën e qytetit të Ohrit në Festivalin Balkanik
të Folklorit me Ëmblemën e qytetit të Ohrit; më 1976 është shpëblyer me dy
vendet e para “Shpërblimi publikut” me këngën “Zenel Hajdini”, në Festivalin
“Kosovarja këndon” në Ferizaj, më 1976. Demir Krasniqi është shpëblyer me
diplomë në Festivalin e Folklorit në Podujevë për interpretimin e këngës
“Rrushja e lalës” më dueten Nexhmije Pagarushën. Po kështu, në vitin 1977, ai
është shpërblyer me vendin e parë me një numër librash për interpretim të
këngës “Trimi legjendar” në Festivalin
“Kosovara këndon” në Ferizaj, më 1979,
ai është shpëblyer nga Drejtoria e shkollës fillore në Llabjan me orë
dore për këngën “Ditëlindja e shkollës”, më 1996, nga Televizioni i pavarur
“Festa” nga Kumanova mori çmimin për kompozimin e himnit të TV “Festës”, më
2000, nga Produksioni i pavarur murzikor “Ylberi”, nga Mitrovica, autori është
shpërlyer me Pllakatin e qytetit të Mitrovicës për kompozimin e këngës “Himni i
liberalëve”, më 2001 me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Qamilit të Vogël,
familja e të ndjerit autorit (Demirit), ia dhuroi dy komplete të kostumeve
kombëtare të Qamilit të Vogël, me rastin e botimi të monografisë “Qamili i
Vogël – zë që nuk shuhet”. Me rastin e Jubileut të 100- vjetorit të Kongresit
të Alfabetit, më 15 Nëntor 2008, ka qenë i vetmi përfaqësues – kantautor nga
Kosova. Me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, është
prezantuar si kantautor i këngës:”Kosova – nuse me kurorë”. Me rastin e 100 –
vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, para publikut gjilanas është prezantuar si kantautor i këngës: ”100 vjet
të Pavarësisë”. Po
kështu, më 2003, DKRS e Gjilanit, Demirin e ka nderuar me një mirënjohje
publike për krijimtarinë muzikore të tij. Edhe në vitin 2005, po kjo DKRS e
Klinës, autorin e nderoi me rastin e Festivalit mbarëkombëtar “I këndojmë
lirisë” me Ëmblemën e Mujë Krasniqit – komandant “Kapuçi”, për tekstin dhe
melodinë më të mirë, më 1992 dhe 2005, piktori gjilanas, Demir Behluli autorin
në fjalë e ndeoi me dy piktura për punën dhe kontributin në lëmën e
krijimtarisë muzikore. Demir Krasniqi është fitues i titullit “Të argjendtë”
për këngën “Në mjedis të ballit ma ke një pikë”, e cila këngë është shitur më
së shumti prej 150.000 kopjesh. Dhe nga Klubi i gazetarëve “Beqir Musliu në
Gjilani, Demir Krasniqi, më 2005, mori shpërblimin e merituar “Qytetari më
aktiv i Gjilanit”. Kjo është ajo “vepra” e tij jetësore me artin e këngës dhe
krijimtarisë së tij të gjithanshme
kulturore. Demir Krasniqi është, vërtetë, një institucion i artit muzikor tek
ne.