Faleminderit
Lekë Mrijaj: Profeti Prof. Dr. Kajmak Gazidede
E diele, 27.01.2013, 07:23 PM
Prof.Dr. Kajmak Gazidede ishte dhe
mbeti Profet i Shënjt me virtyte kombetare e njerëzore
(Me: 23.01.2013-Në dhjetë vjetorin e vdekjës se Prof.Dr. Kajmak Gazidedës)
Nga: Lekë Mrijaj
Disa
njerëz janë të pavdekshem , të merituarit gjithmonë janë të gjallë edhe pse nuk
jetojnë në ketë botë pra ata te cilet ishin perherë të dashur, mjek-humanë, punëtor
në shërbim të pacijentit-kombit, atdheut dhe njerëzimit edhe pse kaluan pertej kësaj bote në amëshim
në botën tjetër –PARAJSË , vepra e tyre do të shkelqejë-ndriçojë dhe do jetojë
perherë ne memoriën e njeriut, ata per
ne do të jenë të çmuar të paharruar perherë do të respektohen si Profet apo
Shënjter të gjallë të kombit e njerëzimit, ata janë te skalitur ne altarin e humanizmit
njerëzor me vlera te pergjithshme intelektuale , kombetare e njerëzore.
Prof.Kajmak
Gazidede Dibran Shqiptar menjiherë pas specijalizimit te tij ne fushen e
Infektologjisë punësohet në Qendren
Klinike Universitare te Kosovës në Prishtinë per ti sherbyer pacijenteve të
sëmuarve në Kosovën e Shqiperisë Etnike si
kuader i shkelqyer profesional mjek-specijalist me punën e tij dhe të kolegeve ia arriti qe
QKUK-në dhe Mjekësisë Kosovaredhe Universitetin
ta kthejë në binaret me te shkelqyer te asaj kohe ku dhe mori lavdata
dhe mirënjohje të shumta per punen e tij
të zellshme nga koleget , pacijentet dhe studentet e tij të mrekullueshem me
te vertetë ne atë kohë fitoi një
kredibilitet superior per punën e tij Shënjterore te mjekut dhe profesorit
ordiner te fakultetit të mjekësisë në Prishtinë.
Profesioni
i tij human karakterizohet me vlera te pergjithshme njerëzore me sherbim
Shënjteror tamam nën ketë Betim të Hipokratit:
Prof.Dr.Kajmaku ishte përbetuar
edhe nen Betimin e Hipokratit
Në çastin
kur po hy në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se
jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj
mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje
e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i
respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me
të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë.
Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit
ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta
ruaj jetën e njeriut në mënyrë apsolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të
lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me
ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.
Ai u
përmbajt vertetë nën ketë Betim Hyjnor e njerëzor puna
dhe sherbimi i profesorit ishte i gdhendur-skalitur qysh me lindjen e tij, e cila u kthye në një qendër të hapur vetem e
vetem në shërbim të shëndetit dhe të sëmuarve në Kosovën e Dardanisë Shqiptare.
Të
shkruash për vlerat njerëzore, intelektuale dhe kombetare është shumë pak
sidomos per ata qe sakrifikuan tere qenien e tyre per popullin dhe njerëzimin ,
pra pas plotë një dekade e kujtojme me gjithë respekt dhe devotshmeri
intelektualin profesorin dhe mjekun profesional njiherit patriotin, historianin,
atdhetarin e kombit Prof.Dr.Kajmak Gazidede, Dibran –Shqiptar i lindur-rritur , shkolluar
nga nje familje e shendoshë atdhetare e patriotike me vlera te pergjithshme
kombetare humane e njerëzore .
Ai kishte
nje profil të lartë shkencor te nje
mjekut specijalist , politikan, pra ishte edhe mendimtar, analist, historian dhe vizionar që la gjurmë
të ndritur dhe kontribut të çmuar në jetën politike jo vetëm në Kosovë e
Shqipëri por ne mbarë boten Shqiptare, kishte mprehtësi politike, thellësi intelektuale, humane me nje transparencë te ideve me
konceptim global të kauzes sonë shqiptare ku edhe e vuri në dispozicion të tërë potecialin e tij
për t’i shërbyer pacijenteve dhe të sëmuarve në çdo kohë.
Si për te
varfer ashtu edhe per te pasur ishte i barabartë me sa e kam njohur unë si ish-
pacijent i tij gjate fund shtatorit te vitit 2003, ai meritonte çdo lavdatë jo vetem nga unë por
edhe nga koleget, studentet ai konsiderohej si Profet - mjek specijalizuar, mrekulliberes
i devotshem në profesionit te tij të Shënjt ne QKUK. të Prishtinës.
Merita më
madhe e tij ishte se asnjëherë nuk punoi për mendjemadhesi dhe lavdi, por gjithmonë për t’i shërbyer sa më mirë
pacientit dhe të sëmuarit
Prof.Dr.Kajmaku
për mua më mbeti ikone e gjallë dhe e pavdekshme . Ky është vlerësimi im dhe i
te tjerëve qe e kanë njohur punën, vepren dhe sakrificen e tij qe e beri per të
sëmuarit ne repartin e tij infektiv.
Kënaqej
me pak, jetonte thjeshtë dhe ne çdo
moment ishte pranë pacijetit te tij duke mos kursyer veten ne asnjë çast pra në
çdo moment kur lypsej ai ishte pranë pacijentit në repartin e tij ne Qëndren
Klinike Universitare te Kosovës - pra ishte me zemër dhe kurajo të madhe ku
jetoi dhe punoi shumë duke shëruar të sëmurë pa dallim etniteti tamam siq e
ceka me lartë nen Betimin-formulen e
Hipokratit i perbetuar me nje moral te pastert
kombëtar, njerëzor e humanitar
pra ishte një nder mjekët ma më zë, te asaj
kohe.
Prandaj
mendoj se njerëzit e tillë si Prof.Kajmaku qe iu sherbyen nje jetë atdheut , pacijentve,
studentve, politkes se shkelqyer duhej
ti rikujtojmë dhe nuk duhej harruar kurrë sepse falë tij dhe shumë kolegëve te
tij sot vëndi ynë ndriqon si ne fushën e mjekësisë ashtu edhe në fushat e tjera
politike e kombetare.
Prof.Dr.Kajmaku vdiq në moshë të madhe, duke lënë pullën dhe emrin e tij në
testamentin e mjekësinë kombetare punën e beri me ndërgjegje dhe sakrificë, që duhet ta ketë sot dhe te mburet çdo
personel i mjekësisë sonë kombetare.
Sot pas
plotë nje dekadë me :27.Janar.2013, e kujtojnë per te mos e harruar kurrë
mjekun tone te dashur i cili dha kontribut të çmueshem në kohët me të idhëta të regjimit komunist, totalitar
okupues të asaj kohe deri ne periudhen e
pas luftes ne fund të.Janarit të vitit 2003, ku pushoi se rrahuri zemra e tij.
Më një
zgjuarsi te mrekullueshme qe kishte profesori
ia arriti të vejë në binarë përvojën e shkelqyer të mjekësisë si
specialist infektolog dhe si profesor ordinere i mrekullueshem pranë
Universitetit te Prishtines ne Fakultetin e Mjekësisë.
Prof.Kajmaku ishte i lidhur edhe
me Levizjet Atdhetare Politike, Kombëtare
Ishte i
lidhur edhe me lëvizjet atdhetare kombëtare e patriotike andej dhe kendej
kufirit Shqiptaro-Shqiptar dhe diasporë pra edhe gjatë ndryshimeve politike te
asaj kohe të viteve ’90 , e deshmoi veten ishte i pakontestueshem krahë perkrah
me vizionarin dhe arkitektin e pavaresisë Dr.Rugoven dhe Akademikeve te tjerë
me renome kombetare.
Ishte
edhe simboli kryesor i PSHDK-së ku
perveq profesionit te tij te mjekut merrej me analiza-studimi per te kaluaren e
lavdishme kombetare të Kohës se Gjergj Kastriotit Skenderbeut deri tek
patriotet e kombit … Luigj Gurakuqin , Dedë Gjo Lulin, Imz.Nikollë Kaçorrin, At.Gjergj
Fishten, Nënen Tereze …pra tere qënien e tij njerëzore ia kushtoi humanizmit
atdheut dhe popullit tij të dashur.
Ata qe
sakrifikuan mundin-djersen dhe dijen per popullin dhe atdheun e tyre sikurse
Prof.Dr.Kajmak Gazidede … iu qoftë i lehtë dheu i tokës shqiptare sakrificat e
tyre do te jetë e pashlyeshme nder breza qe vijnë me pas.