Faleminderit
Dikter Mustafaraj: Osman Haxhiu figurë qendrore
E diele, 27.01.2013, 07:22 PM
Osman
Haxhiu figurë qendrore në Luftën e Vlorës
Nga: Dikter Mustafaraj, Mësuese në pension.
Këtë vit
100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u festua me madhështi, por në mënyrë të
veçantë në Vlorë. Dhe s'kishte pse të ndodhte ndryshe.
Dhjetëra
mijëra njerëz, fëmijë, të rinj, pleq, invalidë u derdhën në Sheshin e Flamurit
e në çdo cep të qytetit si një lumë lëvizës. Festuan të gjithë bashkë, toskë e
gegë nga Shqipëria, bashkëkombas nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria...
dhe nga të katër anët e botës.
Të gjithë
kudo që kalonin, kudo që shëtisnin në qytet, reflektonin në sytë e tyre gëzim,
hare, krenari.
Vlora me
emër, Vlora patriotike, u hapi krahët të gjithëve sepse përherë i ka mirëpritur
ata që duan Atdheun, patriotët e thjeshtë e të ndershëm, të gjithë ata brenda
dhe jashtë vendit që kanë menduar, që kanë punuar në një mënyrë apo në një
tjetër për Shqipërinë që të jetë e lirë, e pavaruar, e begatë.
Duhet
kujtuar, që vlonjatët, krahas patriotizmit, gjithnjë e kurdoherë janë shfaqur
mikpritës, jo vetëm në kohë fatkeqësish, në kohë lufte, por edhe në gëzime.
Këtë e
treguan edhe kësaj here, kur krahas pritjes në hotele e resort, hapën dyert për
të strehuar vullnetarisht mbi njëmijë miqtë e ardhur nga jashtë vendit.
Një fakt
që dua të përmend dhe që nuk do të harrohet kurrë, janë edhe shqiptarët e Kosovës
që erdhën për të kremtuar ditën më madhështore, më fatlume për Shqipërinë. Sa
bukur, sa ilaritet solli ardhja e tyre në këmbë e me kuaj si 100 vjet më parë.
Ata
erdhën në tribunë për t'u takuar me personalitetet më të larta të shtetit, me
pushtetarët e Vlorës. Nuk ka gjë më të mrekullueshme se kjo. Gjithë sheshi u
elektrizua. Brohoritjet ishin të pafund.
Vlora nuk
nderoi vetëm birin e saj, Ismail Qemalin, por edhe Isa Boletinin, duke i
vendosur bustet e tyre përkrah njëri tjetrit, ashtu siç ishin 100 vite më parë.
Kjo është mjaft simbolike, sepse lë mesazh: Për çështjet e mëdha, pavarësia dhe
liria e atdheut, të gjithë bashkë, bashkohen me njëri tjetrin.
Dhe këtu
ka qendruar enigma e luftrave shekullore, e përplasjeve të popullit shqiptar
nga më të vjetrit në Evropë, me fuqitë më të mëha të kohrave dhe mbi të gjitha
ka mbijetuar dhe ekziston edhe sot.
Populli e
ka bërë historinë jo vetëm me luftë por ka derdur në vargje të mahnitshme jo
vetëm momentet kyçe të luftrave por edhe të personaliteteve të shquara të këtij
kombi, siç janë dëshmorët, udhëheqësit e luftrave për liri e pavarësi, për
personalitetet e shquara në shumë fusha: diplomaci, politikë, art, shkenvcë.
Populli,
më mirë se shumë historianë, pushtetarë të lartë apo të ulët, ka qenë dhe
mbetet obvjektiv në vlerësimet e ngjarjeve të rëndësishme historike,
personaliteteve historikë që janë gdhenduar aq bukur në vargjet e tij, në
këngë.
Që nga
koha e Gjergj Kastriotit, Skënderbeu e deri në ditët e sotme kanë mbijetuar ato
vargje, ato këngë, që transmetohen nga njëri brez në tjetrin, duke mbjellë,
vaditur e lulëzuar përjetësisht pemën e madhe të patriotizmit.
Në këtë
100 vjetor ishte një gjë e mirë, që për herë të parë u nderuan figura njerëzish
që kontribuan për pavarësinë, por u harruan mjaft të tjerë, sidomos nga jugu i
Shqipërisë, që kanë dhënë aq shumë, sa nuk duhet të mbeteshin në hije.
U
përmendën të gjithë firmëtarët e pavarësisë e të Kongresit të Lushnjes, koha e
Skënderbeut, Lidhja e Prizrenit, etj, por u lanë të haruar mjaft figura të
shquara të krahinave të jugut, veçanërisht të Vlorës, që kanë dhënë aq shumë
për këtë vend, jo vetëm me pjesëmarrjen e tyre në ngjarjet e mëdha të kohës, me
mbështetjen në kohën e Rilinjes Kombëtare, në kryengritjet para shpalljes së
pavarësisë (mjaft prej tyre ishin lidhur me Ismail Qemalin që në Stamboll, e
mbështetën atë për gjithçka për të arritur në fitoren e pavarësisë, për ta
mbrojtur atë nga armiqtë e jashtëm e të brendshëm). Ata kanë humbur në atë
përpjekje pasurinë, u janë djegur shtëpitë, kanë dhënë para për të ndihmuar
luftrat, kryengritjet, janë internuar në vendet më të largëta me vite të tëra,
janë burgosur në burgjet e rënda të Janinës...
Përse
ndodhi kjo, kur Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu 500 vjet më parë
kërkoi bashkimin e gjithë shqiptarëve, po ashtu Lidhja e Prizrenit, lufta
mbarëkombëtare për liri e pavarësi, lufta heroike famëmadhe e Vlorës, Lufta NÇL
kundër okupatorëve, duke u radhitur me aleatëtë fitimtarë.
Folën
historianët në median e shkruar apo atë vizive për shumë figura me njolla në
veprimtarinë e tyre; treguan fakte, dokumenta, por nuk i përfilli njeri...
Foli
patriarku i letrave shqipe Dritëro Agolli dhe bëri vërejtje mjaft objektive,
por prap nuk u muarr asgjë parasysh.
Nën
regjimin komunist kemi vuajtur nga kjo gjë, nga mohimi i disa figurave
patriotike, Tani u bë po e njejta gjë. Ky mendim s'është vetëm i imi, por i
shumë njerëzve, jo vetëm të afërt, familjarë të figurave të ndritura të kombit,
që e kanë vuajtur trajtimin e keq gjatë 45 vjetëve: janë internuar burgosur,
pushkatuar, janë nxjerrë me dhunë nga shtëpitë, duke i çuar nëpër katonj e
bodrume, biles u kanë rrëmbyer jo vetëm pronat por edhe plaçkat e shtëpisë, u
kanë mohuar shkollimin etj (Për ironi, edhe sot, trashëgimtarët e tyre, ose
kanë marë shumë pak ose s'kanë marrë gjë fare, sidomos ata që i kanë pasur në
fshat etj).
Këta
quhen pinjollë të ish pronarëve, si diçka e kaluar, pa vlerë, siç është e
pakryera e foljes "jam" në gjuhën shqipe (që ka kuptimin e diçkaje që
i përket vetëm së kaluarës, jo të tashmes). E pra, këta patriotë të pa emër, të
harruar në këtë 100 vjetor pavarësie, kanë një emër të madh në histori. Ata
kanë zenë vend në qindra e mijëra faqe dokumentash historike, jo vetëm brënda,
por edhe jashtë, si në ato turke, austrohungareze, italiane, franceze, në faqe
të tëra gazetash të këtyre vendeve dhe të atdheut tonë. Por s'mund të mohoen
dhjetra, qindra, mijëra vargje popullore e këngë, margaritarë të çmuar për
bëmat, heroizmat, sakrificat e heronjve, patriotëve të të gjitha kohëravet. Ato
thurrën dhe këndohen edhe në ditët tona në kopshte, shkolla, në raste festash,
dasmash, në përkujtime të ngjarjeve historike. Dihet nga të gjithë që disa
gjëra kryesore, ngjarje, luftra etj i kemi mësuar nga historia, por më shumë
nga krijimet popullore, që edhe armiqtë e jashtëm e të brëndshëm si kanë
zhdukur dot, siç kanë humbur shumë dokumenta të vlefshme. Për të ilustruar këto
mendime, mund të shkruhen qindra faqe, të jepen shumë shembuj, por po
përqëndrohen në mënyrë te veçantë për përpjekjet e Jugut të Shqipërisë para e
pas pavarësisë, për mjaft figura si p.sh. për Elmaz Xhafer Kaninën (për të
cilin Illyria, ka botuar një artikull për të të datës 15-17 Nëntor 1997). Ai
bashkë me patriotët e tjerë vlonjatë: Ibrahim Avdullahu, Duro Shaska, Ali
Beqiri, Adem Risilia, Mahmut Myftiu, Muço Sharra, për aktivitetin patriotik
para e pas pavarësisë u burgosën e u internuan disa herë. Ata nuk qenë
firmëtarë të pavarësisë, por ndihmuan në fitoren e saj, qenë miqtë e
përkrahësit më të mëdhenj të Ismail Qemalit, e strehonin në shtëpitë e tyre, e
shoqëronin jashtë shtetit si në Francë, Itali etj. Nuk përmenden edhe dëshmorët
e Luftës Vlorës: Selam Musai, Sali Vranishti, Kanan Mazje, Zigur Lelo, Toto
Hoço, Metno Metja etj... që janë kthyer në legjendë gjatë këtyre 100 vjetëve. Përshtypje
më të madhe bëri harrimi komplet i Luftës së Vlorës, si një nga ngjarjet më të
rëndësishme të çerekshekullit të kaluar (që as regjimi komunist s'i mohoi) në
të cilën dhanë ndihmën e çmuar si për pavarësinë edhe për Kongresin e Lushnjes,
përkrah nënshkrimeve të tyre. Këta qenë: Qazim Koçuli, Q. Kokoshi, M. Hamzaraj,
Hamza Isai, Dhimitër Qypi, Muhamet Miftari, Abaz Mezini, Ymer Radhima, Jani
Minga, (plaku), Halim Xhelo. Dihet nga të gjithë që, po të mos ishte bërë lufta
e Vlorës s'do të kishte liri, Shqipëria o të coptohej e s'do të ishte në
kufijtë e sotëm. Në mënyrë të veçantë është e pakuptimtë mospërmendja e Osman
Haxhiut (Kryetarit të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare), deputet i parlamentit
të parë Shqiptar në 1921.
Kërkohej
që herët më 1909 për tu arrestuar për veprimtari patriotike, që kishte dhënë
familjarisht një kontribut të shquar si për shpalljen e pavarësisë, ashtu edhe
për Kongresin e Lushnjes. Gjatë 20 vjetëve familjen e tij e kanë vizituar për
28 Nëntorin mjaft të djathtë, kurse për 100 vjetor s'u përmend fare.
Gjithashtu
më 28 Nëntor 1912 kërkoi flamurin bashkë me klerikët e feve të tjera: At Mark
Moçko, babai i teqesë së Kuzumbabasë dhe Dom Nikollë Kaçorri, Haxhi Muhameti,
Vehbi Dibra e klerikë të tjerë firmosën aktin e themelimit të klerit duke e
shkëputur nga Kleri mysliman i Perandorisë Osmane.
Edhe
Osman Haxhia, i biri, u lind e u rrit në një familje patriotike e ndoqi
shembullin e të atit. Lindi në Vlorë, më, 28 Tetor 1885, në një familje të
mesme qytetare.
Mësimet e
para i mori në mejtepin e qytetit e më vonë kreu studimet në "Robert
Kollezh" në një nga shkollat me të famshme të Stambollit. Aty mësoi
turqishten, gjermanishten, frengjishten. Në atë kohë zuri miqësi me djemtë e
Ismail Qemalit, Et-hem e Qazim Vlorën. Që në moshë të re u radhit në lëviyjen
për pavarësi të Shqipërisë. Në Stamboll u lidh ngushtë me Ismail Qemalin, Hasan
Prishtinën, Mullo Xhaferr Drashovicën etj.., i hapën atij horizonte të reja. Ai
ishte një djalosh i shkathët, i zgjuar, sypatrembur, që u ushqye me idetë e
rilindasve e u njoh si një luftëtar aktiv për ti vënë ato në jetë. Shpejt ra në
sy të perandorisë Osmane e u syrgjinos në Arabinë Saudite. Patriotët Shqiptarë
në Siri, Stamboll, Egjipt, Liban etj...,e ndihmuan të arratisej prej andej. Ai
u arratis me një anije që transportonte vaj për në Kofuz e më pas në Atdhe, ku
filloi një aktivitet të ngjeshur patriotik, me krijimin e Klubit
"Labëria" u bë anëtar i tij, pati fatin të takohej e bisedonte me
Ismail Qemalin e të merrte pjesë në fushatën elektorale "për të zgjedhur
këtë kombian të shkëlqyer". Ishte nënpunës në Prefekturën e Janinës ku u
përfshinë trazirat e atjeshme e kërkohej për tu arrestuar bashkë me të tjerët.
Duke parashikuar këto masa të egra, I. Qemali u arratis nga Perandoria Osmane e
shkoi në Athinë, por i kundërshtua nga grekët dhe u detyrua të vendosej në
Korfuz e më pas në Bari, Napoli e Romë. Pas lirimit të të burgosurve të Vlorës,
Osman Haxhiu kthehet në Vlorë e më 1911 me ardhjen e Et-hem bej Vlorës u
zhvilluan biseda e takime, ku ai bashkë me patriotë të tjerë merrnin këshilla
nga larg , nga Ismail Qemali për organizimin më të mirë të lëvizjes kombëtare.
Pas
Kuvendit të kryengritësve malësorë të Gërçes, edhe vlonjatët kërkuan nga Porta
e Lartë të njohurit e kombit shqiptar me ato të drejta që kanë kombet e tjera.
Në nëntë
muajt e parë të vitit 1912 aktiviteti i vlonjatëve qe i madh. Ata ndiqnin
këshillat e Ismail Qemalit, që lëvizte nëpër Europë për zgjedhje të re
diplomatike.
Disa ditë
përpara shpalljes së pavarësisë, komisioni i ngritur, ku merrte pjesë dhe Osman
Haxhiu, krijoi një qendër ushtarake në Shkozë të Sevasterit, që do të kishte
fuqinë e një komande ushtarake në luftë kundër shovinistëve grekë.
Pas
ardhjes së Ismail Qemalit nga Durrësi në Vlorë, që u vendos në shtëpinë e Hasan
Sharrës, ai u rrethua nga patriotët e Vlorës, midis tyre qe edhe Osman Haxhiu.
Më 1913 ky i fundit u caktua sekretar i prefekturës. Edhe pse u ngarkua në këtë
detyrë, me urdhër të ministrit të brendshëm Mehmet Pashë Dërralla, bashkë me
Alem Mehmetin e Et-hem Vlorën gjatë muajve shkurt - prill 1913 qëndruan në Ilne
për organizimin e banorëve të krahinave në mbështetje të frontit për marrjen e
Janinës nga Grekët. Kur Esat Pashë Toptani i dërgoi ultimatumin qeverisë së
Vlorës, i mbështetur nga Myfit bej Libohova, Dërvish Biçaku, Eqerem bej
Vlora,kërkonte prishjen e qeverisë së Vlorës, dhe krijimin e saj në Durres. Me
propozimin e Vienës e Romësiu kërkua qeverisë së Vlorës që përfaqësuesi
shqiptar në KKN (Këshilli i Kontrrollit Ndërkombëtar) të ishte Myfit bej
Libohova.
Shoqërues
të Ismail Qemalit qenë: Fejzi Alizoti, Ali Asllani, Osman Haxhiu, Ibrahim
Avdullahu. Ismail Qemali nuk e pranoi M. Libohovën dhe propozoi për delegat
Luigj Gurakuqin.
Kur
Ismail Qemali u padit në implikimin e komplotit të Beqir Yrebenëse, që u
arrestua e u gjykua për komplotin e kundërshtimin e Princ Vidit e përkrahjen e
princit turk, Izet Pasha. Kjo s'qe gjë tjetër vetëm pretekst për eliminim
politik të Ismail Qemalit.
Osman
Haxhiu e Ibrahim Abdullahu qenë të vetmit që kërkuan takim me avokatin shqiptar
Kristo Floqi e biseduan për pafajësinë e Ismail Qemalit. Osman Haxhiu shprehu
në atë kohë, në mënyrë proverbiale mendimin e tij, se," Esat Pashë Toptani
ishte një mace e zezë e vatanit në politikë". Më 22 Janar të vitit 1914,
ndër ata që përcollën Ismail Qemalin qe edhe Osman Haxhiu. Ky përkrahu Princ
Vidin. Për përcaktimin e delegatëve për pritjen e tij në Durrës Osman Haxhiu,
Abaz Mezini, I Avdullahu kërkuan që për pritjen e Princ Vidit në Durrës të
ishte dhe Ismail Qemali, por përgjigja e KKN qe e prerë "Dërgimi i tij si
përshtatet kohës...".
Në atë
delegaion mori pjesë dhe Osman Haxhiu, patriotët e Vlorës, Elmaz Xhaferri
Kanina, Ibrahim Avdullahu. Po këta patriotë të Vlorës u dërguan në Nice të
Francës për tu takuar me Ismail Qemalin dhe i kërkuan që të ishte mes tyre, por
kjo nuk u prit mirë nga Qeveria e Durrësit, pasi ministër i brëndshëm ishte
Esat Pashë Toptani, i cili urdhëroi prfektin e Vlorës që të arrestonin Ismail
Qemalin me të mberritur në qytet. Me këtë rast rrethet patriotike i dërguan
telegram Princ Vidit, ku shpehej hapur protesta e tyre. Më 1 Korrik Ismail
Qemaliu takua me Princ Vidin e i shprehu shqetësimin për pushtimin e viseve nga
grekët, kundërshtoi protokollin e Korfuzit etj, por nga përgjigjet e Princ
Vidit, ai u zhgënjye. I propozoi atij bashëpunim me kryengritësit e Haxhi
Qamilit etj.. etj... Në vitet 1913 --14 kur krahinat viheshin në rrezik për t'u
aneksuar nga grekët, kur bandat e Haxhi Qamilit dogjën e përvëluan shumë
fshatra e arritën në portat e Vlorës, Osmani i hollë e i thatë si përteka,
eshtak, po mjaft energjik, autoritar, i mençur më shumë se një i moshuar (
ishte mbi 20 vjeç) u vu në krye të komisionit që të bëhej pajtimi me Haxhi
Qamilin, dhe ia arriti qëllimit. Vlora shpëtoi pa u jegur, falë aftësive të tij
diplomatike.
Më 1916
për popullaritetin e madh që kishte krijuar, emërohet prefekt i Vlorës. Me
fakte është vërtetuar që italianët kishin shfaqur synimin për aneksimin e
Vlorës. Titullari i zyrës së sekretariatit për punën civile, Ugo Kapialbi
paraqiti një akt skllavërues italian, (do binte ca punëtorë), Osmani me kurajo
e shpejtësi e grisi aktin në mënyrë demostrative duke i thënë"këta nuk
janë punëtorë, por spiunë, kjo rrugë të çon drejt drejt kolonizmit të Vlorës.
Pas kësaj
u përzu nga puna, por asnjëri se përgojoi, përkundrazi në opinion publik figura
e tij, ngrihet lart e më lart. Janë bërë shumë memorandume që i dërgoheshin
Lidhjes së kombeve për largimin e trupave italianë nga Vlora. Këto u firmosën
nga patriotët vlonjatë, me në krye Osman Haxhiun. Për këtë punë erdhi një
elegacion për të vëzhguar më mirë situatën. Patriotët vlonjatë me në krye Osman
Haxhiun vendosën të festonin Bajramin në Zhamione e Tahakëve dhe më pas të
demostronin në rrugët e qytetit me flamur në dorë.
Nëntori
nëntëmbëdhjetë
Osman, çe
bëre beli
Mu te
sheshi i Xhamisë
E more
vdekjen në sy,
Demir
Zyko skrapraliu
Ndërkaq
italianë u informuan për këtë e mblodhën forca të shumta karabinierësh. Një
marshall që drejtonte operaionin thirri: O Haxhiun, e i tha: "Osman,
thuaju manifestuesve të mos bëjnë gabim të dalin me flamurin shqiptar, se kjo
ska kuptim, ju keni flamurin italian e ska vend për dy flamuj, ndryshe do të
përdorim armët". Toni i marshallit ishte shumë urdhërues por vlonjatët nuk
u trembën.
Kur
manifestuesit dolën nga xhamia, marshalli hoqi flamurin e ia lidhi në bisht të
një qeni që shëtiste nëpër rrugë. Atëhere Osmain Haxhiu me bastunin e tij e
goditi në kokë. Në fillim italianët e arrestuan, por kur morën në telefon,
gjenerali italian, nga frika e zemërimit të demostruesve, dha urdhër të
lirohet. Gjatë muajve që pasuan, pra në gjysmën e parë të vitit 1920, italianët
po përgatiteshin në mënyrë të ethshme në të gjithë drejtimin për ta pushtuar
Vlorën. Pikërisht, në këtë periudhë, si një meteor i ndritur del më në pah se
kurrë Osman Haxhiu, që populli e quajti Osman Nuri.
Ai i
ushqyer që herët me ndjenja patriotike. I kalitur që në moshë të re kundër
armiqve e tradhëtarëve të vendit, ai vuri në dispozicion të qëndresës popullore
jo vetëm mendjen, por edhe gjithë pasurinë e tij. Me shumë simpati një
artikullshkrues ka thënë:"Ishte më i pasuri kur filloi lufta dhe doli më i
varfëri nga ajo"...
Vendimet
historike të Kongresit të Lushnjes hapën udhë të reja për të ardhmen e
Shqipërisë. Në zbatim të tyre, në mars të vitit 1920, u zgjodh "Kryetar i
Komitetit të Mbrojtjes" për Vlorën. Kuvendi i Barçallasë që u mbajt më 28
maj të vitit 1920 me këtë kryetar të zgjedhur miratuan vendimin për shporrjen e
agresorëve. Në mbledhjen e komandantëve të çetave mori miratimine tyre që
përfaqësonin 4000 vullnetarë.
Më 3
Qershor dërguan i ultimatumin italianeve, i firmosur nga kryetari Osman Haxhiu
dhe anëtarët e tij: Qazim Kokoshi, Ali Beqiri, Duro Shaska, ku midis të tjerash
thuhet: Ne e dimë se një popull i vogël siç është populli shqiptar, s'mund të
sulmojë me armët e tij një fuqi të madhe siç është Italia, por qeveria
italiane, sado e fortë që të jetë, s'mundet kurrë të ndalojë popullin e vogël
të Shqipërisë të derdhë gjakun për idealin e lirisë së tij.... Këto fjalë
paralajmëronin një epokë të madhe, të lavdishme që është skalitur me shkronja
të arta në gjithë historinë e Shqipërisë. Ka shumë këngë popullore që flasin
për këtë luftë:
" O
Qemal për këtë ditë
Të ishe
ndodhur i gjallë
Ç'do të
kishin parë sytë
Osmani 20
vjeç djalë
Bridhte
malit pa opinga
Bashkë me
Sali Muranë..
Në mjaft
këngë bëhet portreti i Osman Haxhiut në mënyrë të mrekullueshme, si:
"
Ç'të them për Osman Picarë
agai që
mbahet rëndë
kur shkon
kaluar në kalë
flet pak
dhe me mënd.
Ështe ilaç
për fukaranë
për
krahinë, mall e gjënë
miqtë e
tij i ka të rrallë
një
flori, tjatri argjëndë.... Mato Hasani nga Brataj.
Luftra e
Vlorës zgjati 3 muaj e u bë një luftë mbarëkombëtare. Ajo mbetet një nga
epopetë më të lavdishme të popullit tonë, ku ai tregoi vitalitetin e tij të
rrallë e i tha botës mbarë e në mënyrë të veçantë Evropës se ç'është në gjëndje
të bëj një popull i vogël, fukara, por patriot edhe kur lufton kundër një fuqie
të madhe 40-miljonëshe. Ajo luftë mbarë shqiptare, ku vetëm treva labe dha
rreth 100 dëshmorë e u plagosën mbi 130 vetë.
Objektivi
u arrit, Italia u hodh në det e kjo dëshmoi se "Komiteti i Mbrojtjes
Kombëtare" e kreu detyrën me Osman Haxhiun në krye, i përkrahur fuqimisht
nga Qeveria e Sulejman Delvinës.
Fjalë të
zjarrta, plot vërtetësi, plot admirime, simpati, nuk kanë mbarim në dhjetra apo
qindra vargje të pavdekshme popullore për Osman Haxhiun:
Ulu o
mali me borë
që të
shoh përtej ne Vlorë
Osman
Haxhiun me forë
që
ngrihet Baba Tomorrë....
Fytyra e
këtij "vigani" siç shkruajnë bashkëkohësit apo "Leonidhë të
vërtetë" , siç shkruan shtypi i kohës, është gdhendur në vargjet
monumentale
..Osmani
ç'i hipi kalit
bëri
poshtë buzës së malit
seç i
foli gjeneralit
dil
sterës e jo limanit
breshkamadh
i breshkamadhit
të shoç
të zotë e vatanit....
Këtu
figura e tij del epike, madhështore, si një gjeneral popullor, i paharruar. Për
këtë figurë të shquar mund mund të shkruajmë faqe të tëra pa fund. Por duhet të
theksojmë se, emri i tij është përmendur shkarazi në monizëm, po ashtu edhe
sot.
Në kohën
e Zogut nuk u lejua të varrosej në Vlorë, por në çiflikun e tij në Picar, disa
kilometra larg qytetit, kur Vlora e propozoi që ta kishte varrin pranë Ismail
Qemalit.
Në 50
vjetorin e shpalljes së Pavarësisë u dekoruan me më të thjeshtën medalje
"Për veprimtari patriotike" që është shumë pak. Atë medalje e meriton
çdo luftëtar i Luftës së Vlorës.
Në kohën
e demokracisë s'është kujtuar Lufta heroike e Vlorës ashtu siç duhej, edhe në
raste përvjetorësh.
Bashkia e
qytetit të Vlorës që në vitin 1994 e nderoi me titullin"Qytetar
Nderi", i ka vëne një lagjeje e një rruge emrin e tij, kurse presidenti
Alfred Moisiui akordoi medaljen.
Atdhetari
i madh, Osman Haxhiu, veprimtaria e të cilit meriton t'u bëhet e njohur
lexuesve shqiptarë të kohës sonë dhe të ardhmes.
Atdhetarë
të tillësi Osman Haxhiu meritojnë të nderohene të përkujtohen jo vetëm nga
populli, që i ka përjetësuar nëpërmjet këngëve të tij të bukura, por edhe nga
qeveritarët tanë në shkallë krahinore e kombëtare. Ata bënë aq shumë për ne e
për pasardhësit tanë. Ne duhet të përpiqemi të shkundim pluhurin e harresës që
ka rrezik ti mbulojë emrat e tyre.
Për të
ndriçuar figurën e Heroit kryesor të Luftës së Vlorës të vitit 1920 anëtarit të
guximshëm e të mënçur të parlamentit të parë shqiptar, përkrahësisht të
qeverisë së parë demokratike Fan Nolit e të gjithë përparimtarëve të kohës për
të cilën Vlora (dhe jo vetem Vlora) duhet të bëjë edhe diçka më shumë për të
përkujtuar kujtimin e tij.
Pavarësisht
nga qëndrimi i qeverive të çdo kohe e ngjyre, populli, pa u marë leje
zençelarëve pushtetarë, që kur Heroi i Drashovicës ishte gjallë e deri sot,
bëmat dhe veprën e Osman Haxhiut e derdhi në vargje lapidarë, që
sfidojnëkohërat, zensët e tërë mohimet e tyre.
Lule
Osman Efendi
Tishin dy
a tri si ti
Do të
bëhej Shqipëri..
Ky
paragraf është marë nga një shkrim i Ibrahim Gani. Faqa e fundit është marrë
nga parathënia e akademikut Shaban Demiraj në monografinë " Osman
Haxhiu" të historianit Bardhosh Gaçe.