E hene, 05.05.2025, 01:49 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gjon Neçaj: ''Marubi'' i Tropojës

E diele, 20.01.2013, 09:05 PM


“MARUBI” I TROPOJËS

Nga Gjon Neçaj

TROPOJË- Një nga ditët e pragfestave, në një lokal modest të qytetit “Bajram Curri”  u organizua përurimi i një libri disi të veçantë,  i një autori mbi 83 vjeçar. Libri botohej në kuadër të100 vjetorit të pavarësisë dhe u kushtohej deshmorëve të Tropojës të të gjitha kohërave. Ishte pra, një dhuratë që Qazim Zeqa, kryetari i organizatës së dëshmorëve të Atdheut, dega Tropojë ua shpërblente  pasardhësve të deshmorëve dhe banorëve tropojas.

Folësit në atë takim miqësor, shpalosen vlerat e Qazimit, si një ndër intelektualët që ka lënë emër në Tropojë,  e jo vetëm. Ai përveçse mësues dhe ekonomist,  është studiues,  fotograf dhe koleksionues.

-18 vjet rresht kam koleksinuar revistën “Ylli”, thotë në bisedën e tij Qazimi. Ajo ishte një revistë që më pëlqente shumë për trajtimin e problemeve dhe formën e botimit, ndaj në vitet 60-70-të të shekullit të kaluar e kam koleksionin e 18 viteve dhe e ruaj në shtëpi si relike të rrallë.

Po për zanafillën e fotografisë ç’mund të na thuash, e ngacmojmë më tej atë. Fotografia ka qënë pasioni im, vazhdon Qazimi. Andej nga viti 1960 një i afërm im kishte studiuar jashtë, në  Bashkimin Sovjetik dhe pasi më pyet se ç’dhuratë kërkon për t’ia sjellur, unë se s’i m’u kujtua aparati fotografik,  e i thashë se dhurata që dua  ishte një aparat fotografik. E kur erdhi me pushime verore e solli. E kështu që nga ajo e kohë e në vazhdim apartin fotografik e mbaja me vete. Ende sot ruaj si relike shume aparate fotografik që i kam përdorur në vite.

Në atë kohë fotografët ishin të pakët, e profesioni i fotografit ishte një privilegj. Vërtetë, vazhdon bisedën Qazim Zeqa, të shrepësh aparatin,  e të fiksosh pamje nga më të bukurat, të rinj e të reja fytyrëqeshur, por edhe caste meditimi, melankolie e mallëngjimi, është diçka e veçante. Unë ndonëse nuk ndoqa në jetë këtë profesion, se vazhdova për mësues e pastaj edhe këtë e braktisa për hir të zanatit të ekonomistit, fotografia më ndoqi tërë jetën si një rodhe,  e nuk m’u shqit dot.

Qazimi ruan në arkivin e tij fotografik qindra e qindra negativa të filmave. Rifati, i biri, ia ruan në kompjuter, në një laptop të gjitha fotot që janë me qindra.

Ndër fotografitë që përmend shpesh gjatë bisedës, janë nusja me duvak e fotografuar në një dasëm në Tropojë në vitin 1964, ardhja e Hrushovit në Tiranë, i ndodhur rastësisht, fotografi të intelektualëve të Tropojës që tashmë nuk jetojnë, fotografi të nuseve dhe çikave me veshje kombëtare në vitet 60-të të shekullit të kaluar, prindërit e Qazimit, etj., etj.

Po kush është personazhi ynë ?

Qazmi Zeqa ka lindur më 27 korrik 1929 në Tpla të Tropojës. Arsimin fillor e ka kryer në Krumë, ndërsa shkollën e mesme në degën ekonomi-kontabël në Tiranë. Që i ri ka marrë pjesë në aksionet kombëtare të rinisë, duke kryer njëkohësisht edhe kursin 6 mujor për arsimtar, duke kryer detyrën e mësuesit për disa vite në fshtrat e Tropojës si Dushaj, Çerem, Berishë, Zogaj, Pac, Lekbibaj dhe në moshën 24 vjeçare drejtor i shkollës 7 vjeçare Gjonpepaj. Mëpastaj e braktisi mësuesinë dhe në vitet 1958 e në vazhdim ka punuar në ndërmarrje dhe institucione të ndryshme si ekonmist dhe drejtues deri në vitin 1991, vit kur ka dalë në pension pleqërie. Nga viti 1947, në moshën 18 vjeçare, deri në vitin 1991, pra për 44 vjet Qazim Zeqa ka punuar me përkushtim pa patur asnjë vërejtje dhe asnjë ditë pune të hequr, rast shumë i veçantë për një ish-punonjës shtetëror.

Pas daljes në pension Qazimi i është përkushtuar organizatës së dëshmorëve, si pasardhës dhe familje deshmori ( vëllau i tij është deshmor i Atdheut ). Ai kryen detyrën e kryetarit të shoqatës prej rreth 2 vjetësh.

Vitet kalojnë,  e ato rëndojnë mbi supet e 83 vjeçarit Qazim Zeqa, por ai veç rinohet. Në ditët e pushimit, apo në kohën e lire ai çmallet me koleksionin e revistave “Ylli”, hap kompjuterin dhe kalon një nga një me qindra foto, duke rikujtuar vitet e rinisë, hedh në laptop biseda, çaste apo copëza kujtimesh për dëshmorët, e ndonëse vitet janë shumë, ato e lehtësojnë dhe e bëjnë edhe më të rinuar.

E unë kisha një porosi për rininë, mbyll bisedën ai. Të lexojnë sa më shumë dhe të studiojnë historinë e vendit të vet. Jetën ta marrim me pasion, se nuk do t’i zgënjejë.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx