Faleminderit
Miradije Gashi e Gani Gashi: Lot dhembjeje derdhim për ty sot
E diele, 20.01.2013, 10:15 AM
LOT
DHEMBJEJE DERDHIM PËR TY SOT
Ekskluzive nga Gani Gashi e Miradije Gashi
Kur vdes
njeriu, si Prof. Mr. Mazllum Hasimja, shuhen edhe yjet, e qytetit Göppingen i
bie një hije e rëndë dhimbjeje! Ndërsa për nxënësit e shkollave shqipe që
mbeten pa ligjeruesin e gjuhës amtare, shuhet një yll..! Me hidhërim të
papërshkruar, morëm lajmin për vdekjen e metodistit pasionant, hartuesit të
teksteve shkollore, prodhimtarit të palodhur që gjithë jetën i bëri dritë
rrugës së emancipimit e vetëdijes studentore të cilët për shumë kohë, kërkonin
liri dhe çlirim, me po aq dhembje bëj edhe këtë shkrim, dhe të bëhet sikur
pikëllimi nuk do të largohet kurrë..! Nga ana tjetër, e quaj fat, që gjatë
studimeve, ligjërues mësimi, pata një plejadë të tërë atdhetarësh si Idriz
Rexha, Demush Shala, Rektor Jusuf Shushka, Mazllum Hasimja, Ahmet Kelmendi,
Rexhep Hoxha , Ramiz Kelmendi, Besnik Spahiu, Sabri Rexha etj, të cilët me
punën e tyre intelektuale dhanë shumë për atdhesinë e shenjtë dhe arsimin e
lartë të Kosovës. Edhe pse vdekja është një ligj absolut i natyrës, kurrë nuk
do të doja të mendoja se diçka e tillë do të ndodhë e të mbetem pa të bekuarin
e urtësisë e thjeshtësisë, Prof. Mazllum Hasimjen, i cili ka qenë gjithmonë një
motivim për mua, u shpreh arsimtari e veprimtari Gani Gashi..! Ndërsa Miradije
Gashi, e pafuqishme të thotë atë që flet shpirti, ajo u step. Na goditi
Në
kujtesën e të gjithë atyre që për dekada me radhë, patën fatin ta njohin qoftë
si ligjerues në Universitetin e Prishtinës, qoftë si njeri, si mik, si
mësimdhënës, profesor Mazllum Hasimja do të mbetet i pashlyeshëm për virtytet e
rralla njerëzore, për personalitetin e spikatur dhe për përkushtimin ndaj
studimit të letërsisë dhe përgatitjes së brezave të tërë, të cilët i brumosi me
dashurinë për artin e bukur të gjuhës dhe letersisë shqipe. Do të jetë i pa
harruar kujtimi dhe ajo prej të cilit mësova shumë jo vetëm për profesionin por
edhe për jetën, për regjimet, për emigrimin dhe nuk mund pajtohem me vdekjen e
profesorit, që është një humbje e madhe, në radhë të parë, për familjën, për
gjithë miqtë e tij, e sidomos, për koleget, ku para gjashtë muajve na ligjeroj
temën: Dallimi i shkronjave ç,q- gj,xh, ne seminarin qe u mbajt
ne Ludwigsburg, por as kjo nuk më liron kujtesën e pikëllimit, vazhdon Gani
Gashi...!
Do të kujtojmë pë herë ligjeraten e profesorit, i cili ishte ekspert i njohurive të ndryshme në gramatikë, sintaksë, morfologji dhe i pakrahasueshem në fushën e leksikut të shprehjes së bukur letrare shqipe! Prof. Mr. Mazllumi, perpos që riorganizojë tërë strukturën dhe përmbajtjen e mësimit të lëndës së gjuhës amtare, ai synonte të realizonte në tërësi detyrat tona unikale të shpjeguarit, të lexuarit, të shkruarit dhe poashtu drejshqiptimin, drejtshkrimin, pikësimin etj. Njeriu e mendon ndjenjën e dashurisë në gjuhën e nënës së tij, dhe vetëm në atë gjuhë do t’ja shprehë më se miri dhe ai nxënësit të tij, u shprehte gjeniu i gjuhësisë shqipe për Diasporën Shqiptare Prof. Hasimja…!
SHËNIME BIOGRAFIKE
Mazllum Hasimja, lindi në vitin 1934, ne Gjakovë. Shkollën fillore, gjimnazin dhe normalen i kreu në vendlindje, Ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike e mbaroi në Shkup, kurse Fakultetin Filozofik- Degën gjuhë letërsi shqipe i kreu ne Prishtinë në vitin 1965. Në mars të vitit 1985 mori titullin Magjistër i Shkencave Albanologjike. Fillimisht punoi si mësues klasor, ndërkaq nga viti 1970, ligjërues në Shkollën Lartë Pedagogjike “Bajram Curri” të Gjakovës dhe në SHLP të Prishtinës, ku ligjëroi lëndët: Gjuhë e sotme shqipe dhe metodikë e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ne bashkëpunim me Ahmet Kelmendin hartoi tekstin mësimor: “Gjuha jonë, gramatika e gjuhës shqipe për kl. VII të shkollës fillore” me 1983, dhe ne vazhdim Sintaksën e gjuhës shqipe për vitin e dytë të shkollës së mesme”, dhe se fundi Gramatikën e gjuhës së sotme letrare shqipe, i cili nga juria profesionale është shpallur si libri më i mire i vitit 1989. Dhe po ne të njejtin vit ishte nënshkrues i Apelit të 215 intelektualëve shqiptarë kundër suspendimit të Autonomisë së Kosovës nga regjimi totalitar Serbosllav! Prof. Mr. M. Hasimja ishte njohës i mire i piramidës sonë arsimore: arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë. Që nga viti 1998 punoi në shkollën shqipe të mësimit plotësues të Göppingenit me përkushtim profesional që u dallua nga çdo mësimdhënës me vokacionin e lartë të mësuesisë!
Ah, i
nderuar profesor, sot po flet loti, dhembja dhe pikëllimi ynë i thellë për Ty!
Vdekja e
shuan jetën, por Ti, do të mbetesh gjithmonë njeriu i madh për ne.
Fjalët,
këshillat e tua, do të mbesin të gjalla përherë tek familja, nxënësit dhe
mësimdhënësit.
Edhe pse
vdiqe jasht votrës stërgjyshërore, të përcollën, miq, kolegë dhe veprimtarë për
ta dhënë lamtumiren drejt shtegtimit të fundit! Ne këto çaste të rënda
dhimbjeje është vështirë të flasim e të shkruajmë, por ne emer te familjes
sonë, ne emer te nxënësve të shkollave shqipe shprehim ngushëllimet tona s’pari
familjes Hasimja dhe të gjithë atyre që e njohen dhe e deshten profesorin,
vepra e të cilit do të jetojë gjatë, si shembull i përkushtimit dhe lidhjes me
fatin e vendit.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Ty!
Klikoni në foto për zmadhim: