E hene, 05.05.2025, 01:46 PM (GMT+1)

Faleminderit

Dedë Preqi: Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës

E diele, 20.01.2013, 10:05 AM


JANARËT  E  FTOHTË  E NGRIJNË    DAMARË  EDHE PIKËN E GJAKUT TË NGROHTË

-Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës-

Nga Dedë Preqi

Gjithherë janarët janë të ftohtë, ashtu sikur edhe vdekja që është e ngjashme me akullin, që ngrinë pikën e gjakut të ngrohtë, por të gjallët janë të tillë, me ngrohtësinë e gjakut dhe shpirtit, e vazhdojnë jetën dhe ruajnë kujtime të pa harruara për njerëzit e ndritur, për ata të cilët, bëjnë dritë gjithë jetën dhe vokin damarët e shpirtit dhe lirisë njerëzore.

Njerëzit në jetën e bujshme atdhetare, nuk vdesin kurrë, sidomos  vizionet  e tyre, që sqarojnë paradokset e mundshme në jetën shoqërore me përjetimet nën okupimin e pushtuesve, si edhe qëndresën nga kjo kthetër gjakpirse, duke zgjedhë rrugën e vetme paqësore.

Njëri  ndër ata njerëz paqësor, që kishte një vizion të qartë për popullin e vet, të robëruar e të shumëvuajtur, ishte Presidenti historik dr.Ibrahim Rugova, i cili me filozofinë e tij politike dhe paqësore i rezistoi një regjimi të egër, duke besuar dhe mbështetur në vlerat e demokracisë dhe lirisë njerëzore.

Në kohën kur dominonte regjimi komunist dhe qeveria e Millosheviçit, ishte koha më delikate, kur  dr.Rugova u zgjodh në krye të LDK-së, e cila parti ishte e para ilegale shqiptare dhe demokratike në Kosovë, që bëri kthesë të madhe historike, duke tubuar rreth vetës shumicën e popullit shqiptar  liridashës, e cila mund të quhej, një shpërthim demokratik, që theu barierat e asaj kohe të egër.

Nga këtu fillon edhe ndryshimi historik i Kosovës,  e cila e mori të mbarën edhe me vizitën e dr. Rugovës në SHBA, në kohën e Presidentit Bush  i parë, duke iu dhënë një vijë të kuqe Beogradit, dhe gjithë njerëzit e mençur dhe paqëdashësit e përkrahin ideologjinë e Rugovës, të cilët pajtohen se lufta e dëmton sëcilin popull, e shkatërron sëcilën kulturë dhe e redukton atë popull deri në thëmel.

U deshën më shumë se 45 vjet që të arrihet vendimi i  janarit 1990, i cili e ç’vlerësoi sistemin monist të imponuar dhe i mohimit të drejtave të shqiptarëve nën këtë oligarki, me ç’rast gishtin  ia drejtuan  Kosovës, si shkakëtare e revoltimit për demokratizim.

Në një atmosferë paqësore dhe demokratike Kosova do të arrijë ta fitojë të drejtën e shprehjes së lirë në votime, që do të sjellin përfaqësuesit e vet dhe zërin e vërtetë të popullit, thoshte në çdo tubim Presidenti Rugova, dhe krahas  këtij guximi,  së bashku me popullin e Kosovës, u bënë shumë përpjekje të veprimtarisë intelektuale shqiptare, mbrenda një sistemi që i mohonte arbitrarisht të drejtat e shqiptarëve në Kosovë.

Kosova mund të bëhët vendi i njerëzve të lirë, pa dallime kombëtare e fetare,dhe atdheu i gjithë kosovarëve që e ç’mojnë këtë vend dhe janë në gjendje të gatshme ta ruajnë dhe mbrojnë këtë tokë, njëherazi e miratonte edhe mbështetjen e NATO-s,  ishte kjo ideologjia paqësore e dr. Rugovës.

Dr. Ibrahim Rugova ishte ideologu i parë që internacionalizoi  çështjen e Kosovës, i cili kishte një difinicion të qartë“ Pavarësia e Kosovës“, çështje që do ta qetësonte rajonin dhe Ballkanin, dhe përmes këtij opsioni u realizua rruga më e shkurtë dhe më jetëgjatë për Kosovën dhe popullin e saj.

Presidenti Rugova kishte shumë shokë që e përkrahën dhe e shoqëronin në favor të kësaj politike, por kishte dhe të tjerë të cilët e shoqëronin me rezerva, mos të thëmi se kishte prej tyre, të cilët po dalin edhe sot se ishin jo vetëm kundërshtarë politik, por edhe atentatorë të tij.

Dr. Rugova, si një figurë emblematike e kombit shqiptar, nuk posedonte dhe planifikonte programe të luftës me armikun, ai zgjodhi rrugën e paqës, për ta ruajtur popullin shqiptarë nga bishat e egra çetnike, të cilat ishin në krye të regjimit serb të asaj kohe. Ai mendonte se, popullin duhet drejtuar më shumë nga perëndimi dhe SHBA-të, sepse kjo ishte alternativa më e frytshme dhe më shpëtimtare e këtij populli nga gjenocidi serb, i cili kishte planifikuar ç’farosjen, apo dëbimin e tij nga trojet e veta, për ta kolonizuar Kosovën me popullatë serbe.

Filozofija e dr. Rugovës,  ishte shumë bindëse dhe për Bashkësinë Ndërkombëtare, e cila u bind më vonë, duke kuptuar se ky popull kërkon paqë, liri dhe demokraci dhe shtetin e vet të pavarur, sepse kjo ishte edhe ideja më e mirëfilltë e një qytetërimi.

Edhe pse e kishte vështirë të shtegëtojë në një gjendje të tillë, Presidenti Rugova, i përballoi politikat serbe dhe rrymat e këtij sistemi, të cilat ishin metodat e një regjimi totalitarë për shkatërrimin e kulturës dhe etnologjisë shqiptare në Kosovë dhe më gjerë.

Prandaj, dr. Rugova si një intelektual i dijes dhe kulturës, por edhe i guximit politik, përjetoi skena të ndryshme politike dhe revanshe të ndryeshme, të cilat sfida shtoheshin ditëpërditë kundër politikës rugoviane dhe popullit shqiptar, brenda atdheut të tyre dhe jashtë atdheut në diasporë, ku shumica e tyre e pësuan në mërgatë, që ndiqëshin dhe përcillëshin kudo nga përgjimet serbe dhe nga tradhëtarët shqiptarë.

Dr. Rugova dhe filozofija rugoviane, na bëri që të ndjehëmi dardan dhe njerëz të sjellshëm dhe jo tradhëtarë e vrastarë të lirisë së individit dhe shoqërisë. Edhe atëherë mbas mbarimit të luftës më 1999, kur „egot“ e shumë njerëzve luftonin për pushtet, që kishte shumë ''rrahagjoksa“ të vetë shpallur dhe ''komandanta''të cilët thonin se, Kosovën e çliruan me pushkë, dr. Rugova ngadhjeu dy herë në zgjedhjet lokale dhe nacionale, duke u zgjedhur si President i parë i vendit.

Presidenti Rugova, ishte shumë i lidhur me mërgatën shqiptare, duke krijuar miqësi të ngushtë me këta atdhetarë, të cilët ishin të shpërndarë në gjitha pjesët e perëndimit, si në Gjermani, Zvicërr, SHBA, dhe në shumë vende tjera të botës, duke hapur dyert e këtij qytetërimi, për t'a  ndërtuar të ardhmën e Kosovës, dhe gjithë kjo mërgatë ishte e pa kursyeshme, e cila e dha kontributin e vet në kohën më të nevojshme, gjatë luftës  në Kosovë më 1999, dhe luajti një rrol të veçantë në prezentimin e çështjes së Kosovës në perëndim.

Burrështetasi Rugova pushoi nga skena politike në rrethana shumë të ndieshme dhe largimi i tij ndikoi menjëherë në reformën partiake, e cila u reflektue shumë qartë në zgjedhjet e pastajme, ku LDK-ja, u lëkund menjëherë dhe pësoi rënje drastike. Vdekja e Presidentit Rugova, e la një zbrazëti, e cila nuk mund të plotësohet dhe përbushet kurrë, sa i përket lidershipit të vendit, nga se Rugova arriti të sigurojë historinë e një populli dhe shpierjen e tij drejt demokracisë dhe pavarësisë.

Tani u bënë shtatë vite, kur Presidenti Rugova u nda nga kjo botë, në kohën më të përsëritur, në janarin e vitit 2006, ku u ndanë edhe shumë njerëz të mëdhenj të kombit, dhe për atë janarët mbetën historik, që me gjakun e ngrohtë të atyre bijve, u shkrinë akujt dhe acarët më të egër të kohës…



(Vota: 20 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx