E hene, 05.05.2025, 01:50 PM (GMT+1)

Faleminderit

Engjëll Koliqi: Dr. Rugova - Arkitekti i Dardanisë

E hene, 21.01.2013, 08:03 PM


Duke përkujtuar Presidentin Rugova:

ARKITEKTI I DARDANISË SË RE ËSHTË I PAVDEKSHËM

(në 7 vjetorin e kalimit në amshim të Hyjnorit Rugova)

Ah, janar i ftohtë, na ke ngrirë ne – të gjithë shqiptarët, duke na e marrë në amshim figurën emblematike të Dardanisë së Re, atë që e kishim mbas Gjergj Kastriotit – Skënderbe e Nënë Terezës – të madhin Dr Ibrahim Rugova. Ibrën na e marrë janar, por veprën e tij jo, sepse vepra e Presidentit historik ka mbetë në histori, duke e hapur shekullin e dashurisë arbërore, që do të rikurëzohet me ribashkim kombëtar!

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Sa herë që vjen e kalon muaji i parë i çdo viti – janari, patjetër që mendja na shkon në Cercë të Istogut, pikësisht në familjen Rugova dhe domosdo me shumë dashuri e respekt i përkujtojmë Ukë dhe Rrustë Rugovën (babain dhe gjyshin e Presidentit Ibrahim Rugova), që i kishin pushkatuar bishat fashiste-qetnike serbiane, mu pse ishin luftëtarë i denjë dhe i paepur i Shqipërisë Etnike.

Ata e kishin lënë Ibrahimin të vogël, vetëm pesë javësh, prandaj në vend të prindit për rritjen e Tij u përkujdes xhaxhai Aliu, që e kishte trajtuar shumë mirë, bashkë me Nënën Sofë. Që në bankat shkollore, Ibrahimi ishte i posaçëm, i dalluar nga shokët e tij të klasës dhe të shkollës, prandaj profesorët e tij dhe shumë intelektualë ishin të bindur se Ibra i Rugovëve do të jetë një figurë e madhe kombëtare, që do kontirubuonte shumë për të ardhmen e Dardanisë së Re dhe për mbarë kombin, respektivisht për ribashkimin e kombit tonë. Këtë e kishte edhe amanet nga i ai Uka, që e kishte lënë kur e kishin pushkatuar bishat e tërbuara serbiane.

Ibrahim Rugova, pasi kishte mbaruar studimet dhe specializimin e doktranturën në një nga universitetet më prestigjoze të Europër, në Universitetin e Sorbonës, në Francë, kishte filluar të përhapë rreze civilizuese me vezullima europiane, në letërsinë shqiptare. Këtë e kishte kurorëzuar me studimin e thuktë mbi Pjetër Bogdanin, duke e pasur si udhërrifim “Çetën e Profetëve” të këtij kolosi të kombit tonë, që pushtuesit otomanë, më të egjër se bishat e kishin masakruar dhe kufomën e tij e kishin lënë rrugëve, që ta hanin qentë endacakë.

Përveç vezullimave të mirëfillta të civilizimit europian, letërsia e Dr Ibrahim Rugovës kishte edhe vellon shumë të bukur dhe të shkëlqyer të dashurisë së flaktë për Shqipërinë dhe për kombin tonë. Kjo dashuri dallohet në shumë shkrime të tij, por ne pço marrim shembull një strofë t ënjëlrës nga poezitë e tij të para, ku shpreh dhembjen e shpirtit të tij për shqiptarët që vdesin larg vendit të tyre:  “Kur ndëgjoj që vdes në botë,

Nje njeri i vendit tim,

Jam në zemër i piklluar,

Vdes një copë e shpirtit tim.”

Në vitin 1988, Dr Ibrahim Rugova ishte zgjedhur në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Me ardhjen në këtë post, Ibra kishte fituar fuqi dhe kompetenca të kontribuojë konkretisht në mbarëvajtjen e letërsisë shqiptare në drejtimin e duhur, andej kah shkonin letërsitë dhe kulturat e popujve më të vjetër dhe më të civilizuar të kontinentit të vjetër dhe përgjithësisht të botës demokratike.

Ishte po në atë post Dr Ibrahim Rugova, kur kishte vendosur që të angazhohet konkretisht me të gjitha fuqitë e tij intelekktuale dhe shpirtërore e politike, në zgjidhjen shumë të pritur të çështjes sonë kombëtare, duke filluar nga çlirimi i Kosovës nga zgjedha pushtuese sllavo-serbiane. Hapi i parë i tij, në këtë mision të shenjtë e të domosdoshëm, ishte themelimi i partisë së parë opozitare, pas luftësd së dytë botërore, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila shumë shpejt arriti të tuboj rreth mullarit të vet shumicën dërmuese të popullit shqiptar në Kosovë, duke kaluar shifrën milionëshe të anëtarësisë, parti kjo që u shndërrua në lëvizje gjithëkombëtare për çlirimjin dhe pavarësinë e Kosovës. Themelimi i kësaj partie daton pikërisht më 23 dhjetor 1989.

Udhëhequr nga Dr Ibrahim Rugova, kjo parti e orientoi popullin drejt lirimit përfundimtar nga zgjedha pushtuese serbo-sllave dhe krijimi i shtrtit, me emrin Republika e Kosovës. Dhe, duke iu falënderuar pikërisht kokës së tij vizionare e trurit të tij larpamës, u organizuan forma të ndryshme, krejtësishtdemokratike të rezistencës, që garantonin lirinë e mirëfilltë, paqen dhe demokracinë e vendi dhe të popullit tonë.

Ishte mençuria e Tij, që diti të zgjedhë miqtë e fortë dhe konstruktivë, për të realizuar ëndërrat shekullore të ligjshme dhe të natyrshme të popullit tonë, duke i bindur ata se dhuna serbiane është shumë absurde dhe shumë e egër, që s’mund të durohet nga asnjë popull as nga asnjë  demokratike, ligj apo normë demokracie.  Miqtë tanë, duke falënderuar mençurinë dhe stabilitetin e Dr Rugovës. Na u bëbë aleatë të besueshëm dhe të mirëfilltë të luftës sonë paqësore për demokraci.

Ai, sipas këshillave dhe udhëzimeve të miqëve të shtrentë euro-amerikanë, përfshirë edhe kreun e Selisë së Shenjtë – Papën Gjon Pali II – Mikun e Madh të Shqiptarëve, organizoi shumë akte demokratike, përmes rrugëve dhe formave paqësore, që i paraprinë lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, duke filluar me Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, që e shpalli Kosovën Republikë, Kushtetutën e Kaçanikut, të 7 shtatorit të të njëjtit vit, zgjedhjet e para demokratike në fund të shtatorit të atij viti, dhe zgjedhjet parlamentaree presidenciale të vitit 1992, kur Dr Ibrahim Rugova u zgjodh dhe u shpall Presidenti i Parë Historik i Repubublikës së Kosovës.

Edhepse asnjë shtet nuk e kishte njohur shtetin e Kosovës, përveç Kuvendi i Republikës së Shqipërisë që e kishte njohur me aklamacion, burreshtetasit botëror e takonin dhe e këshillonin Presidentin Rugova për organizimin e rezistencës paqësore. Ai e kishte themeluar qeverinë me të gjitha ministritë, përfshirë edjhe atë të mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK). I dërgonte ushtarakët të ushtroin në poliogone speciale, në Shqipëri, kiu angazhoheshin edhe ekspertë ushtarakë të Shqipërisë.

Krahu tjetër politik, i përkrahur sidomos nga majtistët e Shqipërisë, e kishin themeluar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe a akuzonin FARK-un dhe Ibrahim Rugovën për tradhti, kinse nuk po donin t’i shpallnin luftë Serbisë, edhepse e vërteta ishte se ata po ushtronin në Shqipëri, por publikisht po zhvillonin akte paqësore dhe po lëviznin rrugëve demokratike, me hapa të sigurtë. I zihej për të madhe kokëfortësia e Rugovës, i cili nuk po e pranonte publikisht UÇK-në, që funksiopnonte jashtë kompetencave dhe rregullave institucionale të Qeverisë, duke bërë edhe financimin nga populli, jo përmes bankës por me para të gatshme, që shkonin nga dora në dorë, pa kontroll institucional.

Meritat më të mëdha të Presidentit Rugova ishin se kishte ditur të zgjedhë miqtë dhe aleatët e popullit tonë, për të realizuar ëndërrën shekullore të lirisë dhe të shtetësisë së Kosovës dhe atë të ribashkimit kombëtar, ndërkaq vërejtje mund t’i bëjmë pak për kokëfortësinë e sidomos për besimin e tepruar në disa persona, qëme sjelljet e tyre, më shumë kishin sjelljur dëme se të mira për popullin tonë dhe për Dardaninë e përgjithësisht Shqipërinë.

Sidomos këto ditë janari, kur përkujtojmë përvjetorin e shtatë të kalimit në amshim të Presidentit Tonë Historik, mund të themi se Dr Ibrahim Rugova ishte arkitekti kryesor i ngritjes së kështjellës së re të Dardanisë së vjetër, që tashmë është shteti – Republika e Kosovës. Ky arkitekt i Dardanisë së re, që quhet shteti i Kosovës, edhepse ka kaluar në amshim, nuk vdes kurrë. Ai jeton gjithmonë në zemnrat tona, në faqet më të lavdishme të historisë, që gjithmonë do të hapen nën rrezet e arta të lirisë dhe të demokracisë dhe do të jenë shumë të respektuara, në mbarë botën e civilizuar. Ai, siçe thamë edhe në fillim, ishte edhe shkencëtar dhe letrar shembullor, që ditë të luajë mrekujllisht në vallet e bekuara të diplomacisë dhe të demokracisë botërore. Dhe ky vallëzim i bukur – shembullor, bëri që dasma jonë e lirisë të kurorëzohet më 17 shkurt 2008, me shpalljen në Kuvendin e Kosovës të shtetit, me emrin Republika e Kosovës, për t’u njohur menjëherë nga shumë shtete, më të ërëndësishmet dhe më të fortat të botës.

Sa herë vjen janari, ne kujtimet i kemi te Dr Ibrahim Rugova dhe zemra na dhemb e shpirtina vajton, pse nuk jetoi edhe pak, së paku sa ta kishte parl shtetin e Kosovës, të njohur nga bota dhe të pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Vetëm një kohë pasi Ai k ndërruar jetë, shumë nga njerëzit tanë i kanë njohur vlerat e tij historike – të pavdekshme dhe të pashlyeshme, duke e parë se sipas Planit Ahtisaari, Kosova ka mbetur me një flamur pa shenja të popullit shumniv ë që përbëjnë rreth 93% të popullsisë së përgjithshme të vendit, pa ushri të mirëfilltë dhe pa sovranitet të plotë në të gjitha pëllëmbët dhe këndet e tokës sonë. Ishte flamuri i Dardanisë, që ishte shprehja më besnike e shtetësislë së Kosovës, një flamur i bërë me idenë e Presidentit Rugova, dikiur i grisur e sot i kërkuar nga të njëjtit njerëz.

Është kujtesa dhe mendja jonë, që gjithmonë, gjeneratë pas gjenerate, deri në amshim shkon larg, te Protagonisti kryesor dhe kryearkitekti i kësaj keshtjelle dardane, që sot lulëzon nën rreze dashurie dhe gjithmonë dhe pasuron historinë me paqe dhe dashuri. Le ta kujtojmë, me të gjitha sfidat, me baticat dhe zbaticat që kishte dhe ta vlerësojmë e cilësojmë ashtu si ishte – shkecëtar e kritik i mirëfilltë letrar, kokëfortë, i palëkundshëm, i padorëzueshëm.

Lavdi i qoftë jetës dhe veprës së pavdekshme të Presidentit Rugova!

Zoti e bekoftë dhe e shenjtëroftë në amshim Dr Ibrahim Rugovën!

Zoti e bekoftë Dardaninë e Re, që aq fort e dashti dhe mbarë Shqipërinë dhe popullin Shqiptar!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx