Faleminderit
Hyqmet Hasko: Mjeshtri i Madh Jorgo Papingji
E hene, 28.01.2013, 08:59 PM
Mjeshtri
i Madh i Artit Jorgo Papingji, një jetë me pasion dhe dashuri për nuzikën
shqiptare
Jorgo Papingji, poeti që i ktheu vargjet në këngë hite nëpër festivale
Nga Hyqmet HASKO
Jorgo
Papingji është një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare, qoftë
popullore, të përpunuar apo asaj të lehtë, ku me anë të teksteve të shumta, të
shtrira në kohë prej dyzet e ca vitesh në të gjitha Festivalet e RTSH dhe në
audicionet e tjera muzikore për të rrituir e fëmijë, ka krijuar një profil
krejt të veçantë poetik e artistik.
Fjalët e
teksteve të tij kanë një komunikim të gjërë me shikuesit e shumtë, në të katër
anët e Shqipërisë dhe të botës shqiptare, kudo ku flitet shqip, ku emri i tij
është një emër i mirënjohu e i nderuar, që iu thotë aq shumë adhuruesve të
këngës, në të gjitha moshat dhe nivelet e shoqërisë shqiptare.
Tekstet e
tij të kompozuara nga kompozitorë të shquar dhe kënduara nga këngëtarë e
këngëtare sharmante janë bërë hite, sidomos disa këngë të mirënjohura
festivalesh dhe ciklet e këngëve për fëmijë, ku stilizohen në mënyrë poetike
lojërat e shumënjohura fëminore.
Jorgo
Papingji lindi në Vlorë më 10 qershor 1942 dhe që në moshë njomë, aty nga
mbarimi i klasës së katërt fillore, nisi të merret me poezi dhe shkrime, duke
kontribuar dhe në dy gazetat e shkollës, njëra humoristike dhe tjetra serioze,
me krijimtarinë e tij, sidomos në lëmin e poezisë, ku emri i tij ishte ndër
emrat kryesorë.
Si tek
gjithë poetët, poezia e tij merr rrugë me fletoret intime të vjershave, me
vargjet e para për dashurinë, për vete apo për ndonjë shok a shoqe që ia
kërkonte, shkëmbimi i mesazheve me anë të vargjeve, një modë tanimë e harruar,
për shkak të nofullës kërcënuese të celularit dhe internetit ndaj adolishentëve
dhe brezit të ri…
Për herë
të parë botoi në gazetën “Zëri i rinisë” një cikël me pozi dhe që nga ajo kohë
ai dhe poezia kanë qenë miq të ngushtë e të pandarë, veçse destinacioni i
këtyre poezive nuk kanë qenë më kolanat e gazetave dhe librat, siç ka ndodhur
me pjesën dërmuese të poetëve, por studiot e radiove dhe ato televizive, ku
poezitë e tij janë kthyer në tekste të mrekulleshme këngësh dhe janë shpërndarë
si zogj ogurbardhë në të katër anët e vendit.
Bashkëpunimi
i parë i Jorgos si autor teksti ka qenë me kompozitorin e shquar Alekasandër
Lala në këngën që bëri aq shumë bujë në atë kohë “A ta fshijë apo ta gris”;
ishte një këngë për fëmijë, që aso kohe ngjalli shumë reagime pozitive dhe
emocione estetike. Me kompozitorin Lala, Papingji do të ketë një bashkëpunim të
gjatë e të frutshëm, falë shijeve të përbashkëta artistike, për të përcjellë
këngë me një fluks të gjërë mesazhezh dhe ngarkesash emocionale.
Teksti i
parë i paraqitur nga Papingji në një festival është në Festivalin e XIII të
Këngës në RTSH, përsëri në bashkëpunim me kompozitirin Aleksandër Lala, fill
pas Festivalit të XI, kur mbi artin dhe këngën shqiptare ra shpata e Demokleut
dhe disa kompozitorë e këngëtrarë të mirënjohur dhe me reputacion në skenë e në
jetë iu nënshtruan sprovave të kalvarit.
Megjithatë,
ajo këngë ndërtohej dhe strukturohej mbi një tekst poetik dashurie, nuk kishte
asnjë gjurmë të tambureve të kohës dhe ishte e çliruar nga klishetë
propogandistike dhe agjitative. Kënga titullophej “Kur jemi bashkë të dy” dhe
ishte një hit dashuror, kënduar me një vokacion të pasur dhe ndjeshmëri të lartë
nga dy këngëtarët brilantë, Liljana Kondakçi dhe Luan Zhegu.
Në këtë
festival kënga e ndërtuar mbi tekstin e tij mori Çmim të Tretë, çfarë qe një
inkurajim i madh për poetin në rrugën e nisur. Që nga ajo ditë dhe gjer më sot,
kur po përgatitet Festivali i Dyzetë i këngës në RTSH, Papingji nuk është
shkëputur nga debutimi në këto festivale, ku ka fituar shtatëmbëdhjetë çmime,
katër çmime të para dhe të tjerat të dyta e të treta.
Me të
drejtë, Agim Doçi, një tjetër autor tekstesh i suksesshëm, duke iu referuar
aktit poetik të Papingjit, ka thënë në një studio televizive, se Jorgo Papingji
me freskinë dhe gjallërinë e motiveve “e çbunkerizoi këngën shqiptare”.
Mbi katër
mijë tekste këngësh kanë qarkulluar që atëherë e deri tani me autor Jorgo
Papingjin, duke bërë që emri i tij të jetë nje emër i dashur për njerëzit, të
cilët janë aq të lidhur me këngën dhe poezinë që e bashkëshoqëron, duke e
identifikuar autorin e këtyre teksteve me mesazhet e ngrohta e të çiltëra që
burojnë nga thellësia e zemrës poetike, me një lirizëm të gjallë e spontan.
Si një
nga aspektet më mbresëlënëse të punës së tij në krijimin e tesketeve, Papingji
kujton punën në Festivalet e Fëmijëve, atë përkushtim dhe atë ndjenjë
pasionante, që e bënte poetin të gjurmonte lojërat e fëmijëve dhe mbi to të
ndërtonte tekste, që do të këndoheshin nga të vegjëlit dhe do të bëheshin këngë
hite, të cilat do të qarkullonin në të gjithë Shqipërinë, në kopështe, shkolla,
mjedise social-kulturore, mjedise çlodheëse, plazhe, pishina, tek lodrat dhe
kudo ku kryenin veprimtarinë e tyre fëmijët. Në këto tekste mbisundon një fabul
e perceptuar nga bota fëminore, nga ritet e lojërave, mbi të cilat është
ngritur godina e fjalëve dhe muzika në përputhje me ritmin dhe gjallërinë e
këtyre lojërave. Mjaftoin të kujtojmë këngën “Hapa dollapa” që autori e ka
ndërtuar mbi fabulën e lojës kukafshehtas, ku funksionojnë në një teksti dhe
muzika, temporitmi i lojës dhe temporitmi i këngës, kënduar me passion dhe
shpirtdlirësi nga të vegjëlit.
Në
debutimin e tij në Festivalet e Këngës për Fëmijë Papingji ka marrë pjesë me
512 tekste dhe është vlerësuar nga juritë aristike të kohës me njëzet e gjashtë
çmime.
Kontributi
i Papingjit është po kaq i madh me debutimin poetik me tekste të këngës
popullore, e cila është mbretëresha e muzikës dhe tregon shkallën e vetëdijes
estetike dhe etnopsikike të një kombi. Më shumë tekste të Papingjit i përkasin
këngës popullore të Shqipërisë së mesme, por gjithë Shqipëria administrative,
gjithë bota shqiptare, Kosova, Çamëria etj. janë pjesë e angazhimit të tij
artistik, për të na dhënë tekste perla, që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë një
afinitet të jashtëzakonshëm me artdashiëst e këngës popullre shqiptare.
Tekstet e
tij për këngëtarët ikona të muzikës popullore shqiptare si Hafsa Zyberi, Bik Ndoja,
Luçie Miloti etj janë pika reference për shpirtin e muzës së gjallë e të
pashtershme të folkut, i cili është vetë shpirti i identitetit gjenetik e
psikoentik të një kombi.
Ja disa
vargje nga teksti i tij në një kënge që i kushtohet këngëtarit sharmant
shkodran Bik Ndoja:
“Pasuri
ti kurrë nuk bane,
S’ke
mendu për pasuri,
I dhe
shpirt jares shkodrane,
Trashëgim
për çdo brezni”.
Tekstet e
këngëve për dibranët që u vendosën në Tiranë, për skraparlinjtë, për pleqtë e
Kavajës etj, janë vetëm disa nga ato dhjetëra e qindra tekste, që kanë pasur
dhe vazhdojnë të kenë një audiencë të gjërë ndër dashamirët dhe adhuruesit e
këngës popullore.
Jorgo Papingji ka mbaruar studimet e larta për shkenca ekzakte (matematikë- fizikë) dhe ka qenë një mësues i pasionuar dhe drejtor në disa shkolla në Tiranë e gjetkë, por kënga e rrëmbeu në krahët e saj të lehtë dhe e shpuri drejt një ëndrre të guximshme.
Ritmet e
muzikës e e morën me vete, duke bërë që ajo që ai e konsiderionte si “punë të
dytë”, marrja me teskte këngësh, të bëhej e para dhe të përcaktonte vetë
individualitetin e tij si njeri, si poet dhe si artist, me një audicion të
gjërë pikëtakimesh emocionale në kohë-hapësirën estetike të botës shqiptare…