Faleminderit
Nijazi Ramadani: Heroi Arben Ramadani
E diele, 27.01.2013, 11:00 PM
ARBEN RAMADANI ( 1981-2000): JETA DHE RËNIA PËR
ATDHEUN JANË NJË PJESË E PANDASHME E
HISTORISË KOMBËTARE
Arben Ramadani u lind më 13 qershor 1981 në fshatin Kokaj, të komunës së Gjilanit, nga babai Sadiku dhe nëna Rexhija, në katundin Kokaj, ishte biri më i madhi, pas tij mbetën në jetë vëllai Adnani, Mejdiu, Qahili dhe Fatlumi, si edhe dy motrat Zjaverja dhe Fitorja.
Familja dhe jeta
Arbeni është rritur dhe shkolluar në një familje me gjendje të mesme sociale dhe me traditë bujare dhe atdhetare. Arbeni, pak ditë pas lindjes së tij, iu arrestuan xhaxhallaret e tij, si dhe njëri nga ata edhe burgoset për veprimtari ilegale, shkrime dhe botime politike për bërjen e Kosovës Republikë. Ende pa i mbushur gjashtë javë nëna e Arbenit, i cili pasi kishte dëgjuar rapllimën e bastisjeve milicore, ishte zgjuar dhe në shenjë proteste me atë zë që kishte, i kishte irituar SUP-ovcat, të cilët kishin urdhëruar ta nxjerrin jashtë, fati që në mbrëmjen e fundit ishte shkruar e lexuar në ditar dhe materilat e Ushtima e Maleve, që për fatin e asaj, edhe pse shpëtuan xhaxhallarët e tij. Njëri nga ata Haziri ishte jashtë me punë të përkohshme, i cili edhe i kishte sjellur disa botme që pas ngjarjeve të praneverës së '81-shës, ishin bërë si armët e kohës së parabrioneve. Mirëpo, pos të tjerësh, në mungesë të provave pas disa muajëve bënë që të lirohen. Mirëpo, ato letra nuk arritën të botohen deri pas 20 viteve më vonë në numrin 4-të të saj në mars-maj 2001, në revistën me të njëjtin emër edhe pse jetë shkurtur, u botuan ashtu si i pati kënduar ai vetë më vonë. Gjithë ajo punë ishte bërë te koka e Arbenit, duke e përkundur dhe kënduar si ninula djepi. Më 24 korrik të vitit 1981, kur ishte rrethuar nga forcat milicore familja Ramadani në Kokaj, atë pasdite, kur po e bastisinin shtëpinë e familjes Ramadani, nena e tij, duke e marre me djepi Arbenin pesjavësh arrijnë të nxjerrin jashtë edhe ditarin dhe materialet e përgatitura për botimin e gazetës "Ushtma e maleve", nr.II/81[1]. Nga dyert e kësaj shtëpie kanë dalë edhe babgjyshi Ramadani, i mbytur në tortur nga bullgaret (1918) si dhe për heroizmat e familjes së tij (Hazir Haziri dhe Mustafë Koka ), i cili herët i kishte kuptuar rrëfimet për shtegtimet drejtë lirisë. Arbeni u rrit në frymën atdhëtare të brezit të tij të pavarësisë, duke u mishëruar nga rrëfimet e babagjyshit. Këto ndikuan në mënyrë të fuqishme në formimin e vetëdijes dhe kakarakterit të tij prej një luftëtari të kalitur edhe pse teper i ri, u rreshtua në moshën 17-vjeçare në luftën e fundit të UÇK-së. Ndërkaq, prej lindjes së tij, më 13 qershor 1981, ndikuan fuqishëm edhe ngjarjet e vitit 1981, ku u rreshtuan bijtë e bijat më të mira të këtij populli si edhe të përkrahur nga familja e tij edhe pse nga ana e sigurimi serb përcillëshin këmba këmbes, si te rrezikshem për pushtetin okupues. Disa nga xhaxhallarët familjaret u burgosen si dhe u torturuan mizorisht. Arbeni ishte besnik me zemër të pastër, i heshtur por energjik, i dashur, i buzëqeshur si gjithmonë me të gjithë, por nuk i duronte padrejtësitë, luftonte gjithmonë kundër saj.
Shkollimi dhe stërvitjet
Arbeni
qysh i ri, në shkollë të mesme teknike, drejtimi i tekstilit përballet me
pushtuesin serb në demostratat e viteve 1989-1992 për të shfryrë urrejtjen e
madhe ndaj robrisë së tyre, përkunder rrezikut që i kanosej. Me pas, fillon
veprimtaria e tij aktive për t`u stërvitur në përdorjen e armëve të ndryshme e
që shquhet teper për shkathtësitë që posedonte. Në ditarin e tij të luftes ai
shkruante se: Gëzimi më i madh ishte kur hynim me muncion në Kosovë, nuk ishim
duarthatë e une ishta vetem një krah i saj i thjeshtë. Edhe pse i ri, kisha
vendosur të luftoj për lirinë e vendit. Pas fillimit të bombardimeve, kur në
Kokaj kishte hyrë me forca të mëdha ushtarake makineria serbe, ai vendosi që me
Agronin të shkojnë në stërvitjet ushtarake nga ai prapë kthehet sërish maleve
të Karadakut në sektorin e logjistikes, porta. Ai, derisa ishte në radhet e
UÇK-së ka kryer detyrën e korrierit në përcjelljen e eprorëve të lartë të
UÇK-së në mesin e të cilëve edhe drejtuesit politik të QPK-së e të Këshillit
politik të UÇK-së, të cilët i kishin premtuar se pasi të përfundojnë luftën do
të bëhen mësit për t'ia gjetur një bukuroshe, siç ishte edhe ai vetë. Pastaj u
angazhua në ndërlidhje dhe në logjistikë, furnizimin me armatim, ofrimin e
ndihmës në bartjen e paisjeve(përforcues) për Radio Kosova e Lirë së bashku me
dajen e tij, Ibrahim Fejzullahun, tashmë dëshmor i lirisë, etj.
Rreshtimi në rradhet e para të UÇPMB-së
Komandant i ZOP të UÇPB-se, Mustafë Shaqiri - Shpëtimi ndër tjerash thekson se Arbeni i Kokajve, gjate vietëve 1998-1999, i bashkohet njësitit të Preshevës për të luftuar dhe dhënë hakun armikut serb, për ta mbrojtur nga bandat serbo-çetnike pjesën e okupuar të Kosovës Lindore me rastin e varrimit të tij. Kështu, ai u siguroi armatim të duhur luftëtarëve të Preshevës e të Bujanocit. Arbeni, më 19 maj, qëllohet për vdekje nga plumbat e armikut. Ashtu të plagosur, shokët e tërheqin deri në pikën Apokalips të KFOR-it në Pogragjë . Përkundër përpjekjeve të KFOR-it për t`ia shpëtuar jetën në Sojevë të Ferzaj, sytë e tij perëndojnë përgjithmonë për të mos vdekur kurrë. Sot eshtrat e tij pushojnë në vendlindjen e tij, në Kokaj, ku presin të prehen të qetë në dheun e Arbrit atëherë kur do të realizohet amaneti i tij për liri dhe paqe të plotë.
Përkushtimet në përvjetoret e rënies
UÇPMB- ja
ishte vazhdimësi e UÇK-së në të cilën u bashkangjitën djemtë më të mirë të
atdheut, prandaj edhe vepra e tyre e pavdekshme është, siç janë edhe ata vetë
të pavdekshëm me gjakun e derdhur për lirinë e shtrenjtë, pra gjaku i tyre i
derdhur në shumë beteja të luftës së fundit të UÇK-së dhe të UÇPMB-së, u lexua
testamenti te pllaka përkujtimore në Kokaj, pasiqë u bënë vizita dhe homazhe
nga Shoqata e veteranëve, bashkëvendasve dhe bashkëluftëtarëve, në organizim të
SHVL së UÇK-së e UÇPMB-së ngaNazmi Hajdini, kryetar. Një varg lutje të ndryshme
në shenjë të kujtimit të rënëve dhe betejave të bëra të asaj lufte për lirimin
nga okupimi i vendit, sikur gjithandej, edhe të kësaj pjese juglindore. Pas
kësaj lufte, meditonte, si gjithnjë, Agroni: Sikur të na mungonte shpresa se
një ditë vendi s'do të ketë lirinë, vërtet jeta jonë nuk do të kishte kuptim,
edhe terri po të mos kishte fund, për ai do mbetej ag e terr i tme-rrshëm, që
si i pamëshirshëm, do të sundonte jetën tonë.5 Fundi i fundit është fund që ka
kuptimin e mbarimit të një çështjeje. Logjika do të merrte formën e realitetit
objektiv me thënien e mençur: Më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr i
pafund, i apostrofoi bashkëluftëtari i Arbenit, për të vazhduar :Mos harrojmë
pra, tri shprehje: tmerrin, fundin dhe shpresën. Ishte ky mesazhi që u përcoll
me rastin e përkujtimit të pesë vjetorit të rënies së këtij, pjesëtari të dy
luftërave çlirimtare nga okupimi serb. Vegullonin figurat e ndritura, sa ishin
duke folur për motmotin e fundit të shekullit të kaluar, si hijerëndë e i
papërkulur, orator i mirë, i papërtuar, përmendi përballimet: tmerrin e dhunës,
tmerrin e vrasjeve, tmerrin e shpërnguljeve dhe emigrimeve si dhe dëbimin e
tmerrshëm të shqiptarëve atëherë e tash. Në fjalën e tij, Agron Fejzullahu me
këtë rast, vuri në spikamë virtytet e larta prej luftëtari, të dëshmorëve. Ai
ka porositur se ata që dinë të çmojnë sakrificën më sublime për liri, paqe,
përparim dhe integrim nuk do të shuhen kurrë. Kjo dëshmon se populli është për
t'u përmbushur amaneti e atyre dhe vetëm kur të përmbushet ky amanet, ata do të
prehen në tokën për të cilën ranë.Bashkëluftëtari i Arbenit, Nasuf Zeneli,
kujton se ai si çdo i ri, shkojnë ne Shqipëri për stërvitje për t'u kthyer më
vonë me njësitin e tij përmes Maqedonisë në zonën e tij. Arbenin e gjejmë me
njësitin e tij, duke operuar maleve të Karadaket. Ndërsa Agron Fejzullahu, një
nga bashkëluftëtarët e tij të pandashëm deri në ditën e fundit thotë : Arbeni
ishte ushtar i heshtur, besnik dhe i përmbajtur që shquhej për guxim dhe
kryerje të detyrave ushtarake. Duke qenë në radhët e para nga ata të
luftëtarëve të Lagunës, ai ra dëshmor i parë duke kaluar zonën kufitare, derisa
ishte me njësitin e tij. Ai ishte me zemër të pastër, energjik, i dashur, i
buzëqeshur me të gjithë, por nuk i duronte padrejtësitë, luftonte gjithmonë
kundër sa. Arbeni u rrit në frymën e kërkimit të dritës së lirisë, duke e
shprehur edhe në krijimet e botuar në vargje si dhe urrente robërinë.
Arrestimet, burgosjet dhe persekutimet, në verën e 1999, te Penda e Rahovicës
së Preshevës nga njësitet paramilitare serbe, që tashmë ishin futur në milicinë
e Serbisë, ndikuan fuqishëm në vetëdijen, virtytin dhe karakterin e tij prej
një luftëtari të paepur. Arbeni që në bankat e shkollës përballet me
pushtuesin. Si pjesëmarrës në protesta, ai shfryn mllefin ndaj atyre që kishin
shtypur, vrarë dhe burgosur popullin e tij. Ishte i vetëdijshëm për rrezikun që
i kanosej. Kur lufta po trokiste në derë, ai i përgjigjet dhe futet në Lëvizjen
atdhetare pa u hamendur. Edhe pse i ri, Arbeni kishte vendo-sur të luftojë për
lirinë e atdheut. Në stërvitjet për përdorim-in e armëve të ndryshme shquhet
për shkathtësitë. Stërvitjet në Elshan dhe në Meken e Arbërisë e kalitën edhe
më shumë, nga ku kthehet sërish maleve. Radhitet në logjistikën e Zonës në
njësitin, i cili furnizonte luftëtaret e lirisë me armatim. Arbri i njihte mirë
të gjitha shtigjet e maleve të Karadaket. Kushedi sa herë kishte kaluar me
karvanin e gjatë, të ngarkuar mirë, për ta drejtuar kah shokët, të cilët e
prisnin, ku derisa ishte në radhët e saj, Arbeni kishte bërë edhe detyrën e
korrierit, duke përcjell eprorët e lartë në mesin e të cilëve edhe ish-drejtues
të lartë të KP dhe të Shtabit të UÇPMB-së. Me rastin e përvjetorit të rënies së
tij këta eprorë, gjithmonë përmendin të bëmat e tij. Në pranv-erën përmbyllëse
të këtij mileniumi, ai shkonte drejt përjetë-sisë, shkonte dhe bashkohej me të
tjerët, duke i dhënë hakun armikut, i cili pas tërheqjes ishte barrikaduar në
tokat tona, në pjesën lindore në Luginë. U vë në mbrojte të popullatës së kësaj
ane, duke u dalë përballë bandave kriminale të pozicionuara në pjesën lindore.
Arbeni u solli armatim të mjaftueshëm shokëve-luftëtarë të tij. Ende pa i
mbushur të nëntëmbëdhjetat, i lindur, si hasreti i gjyshit, dhe nxënës i
mësuesit të parë, në maj, sapo ishte mbushur mali me gjethe, sapo krisi pushka
e parë e lirisë në Lagjen e Zahirëve të Sllubicës, te Kodra e Garës, në
trekëndëshin e prerë padrejtësisht, në luftën e pabarabartë qëllohet për vdekje
nga plumbat e armikut. Përkundër përpjekjeve të paqeruajtësve për t`ia
shpët-uar jetën në Sojevë, mbyllen sytë e tij përgjithmonë për të mos vdekur
kurrë. Te Lisi, në Rup, te vendi Guri i varreve, në Kokaj pranë pllakës
përkujtimore të gjithë mblodhën për çdo vitë për t'ia dhënë lamtumirën e fundit
amshueshmërisë dhe lindjes së tij. Ai nuk prehet i qetë në dheun e Arbërisë
deri atëherë kur do të bëhet realitet amaneti i tij për liri dhe paqe. Arbeni
me 19 maj, qëllohet për vdekje nga plumbat e armikut. Ashtu të plagosur, shokët
e tërheqin deri në pikën Apokalips e [KFOR]-it në Pogragjë
Përkundër
përpjekjeve të KFOR-it për t`ia shpëtuar jetën në Sojevë- Ferzaj, sytë e tij
perëndojnë përgjithmonë për të mos vdekur kurrë. Sot eshtërat e tij pushojnë në
vendlindjen e tij, ne Kokaj, ku presin të prehen të qetë në dheun e Arbrit
atëherë kur do të realizohet amaneti i tij, për liri dhe paqë të plotë
[1]. UÇPMB- ja ishte vazhdimësi e UÇK-së në të cilën u bashkangjitën djemët më të mirë të atdheut, prandaj edhe vepra e tyre e pavdekshme ashtë, siç njanë edhe ata vetë të pavdekshëm me gjakun e derdhur për lirinë e shtrenjtë, pra gjaku i tyre i derdhur në shumë beteja të luftës së fundit të UÇK-së dhe të UÇPMB-së.
Memoriali Arben Ramadani: Shtëpia në Kokaj, ku ka lindur dëshmori Arben Ramadani në Kokaj [Gjilan]/Kosovë, do të kthehet ne muze, dhe pas renovimit do të ekspozohen në ditët e festave kombëtare dhe përvjetorit të pavarësisë së plotë të shtetit të Kosovës.
Pllaka
përkujtimore e Arben Ramadanit e shpalosur në përvjetorin e parë të rënies, si
dhe një rrugë në Lagjen Arbëria Rr.Lidhja e Prizrenit të Gjilanit, Arben
Ramadani mban emrin e tij. Rivarroset në Varrezat e dëshmorëve në Gjilan te
Memoriali i të rënëve me 28 nëntor 2011, Gjilan.