Faleminderit
Gëzim Llojdia: Lamtumirë Konstandin!
E shtune, 02.02.2013, 09:04 PM
LAMTUMIRE
KONSTANDIN!
TRIO VLONJATE -KRIJESA E PAPËRSËRITSHME POPULLORE
NGA GËZIM LLOJDIA
Konstandini
i trio vlonjate u largua nga kjo jete ne moshen 84 vjecare.Quhej Konstandin
Thana dhe ishte i treti i trio vlonjate.Grupin e famshem popullor vlonjat t
perbere nga Reshat Osmani,Meliha Doda dhe Konstandin Thana.
Identifikuar
në këtë qytet,në muzikën e tij qytetare. A se keni dëgjuar trion e famshme
vlonjate,trion e Konstadinit,Melihas dhe Reshatit?Ishte një formë e të
kënduarit prej tre vetësh, lebërit kur bëheshin tre këndonin,ndryshe s’kishin ç’të bënin.Dukati
nxori një mënyrë të kënduari me trio polifonike.Kjo traditë që është gjurmuar nga
Themistokliu, ndoshta i ka rënë në vesh në fshatrat e Labërisë burimi mbetet i
paindetifikuar,mënyrën më të mirë ,të thjeshtë ,të shkurter,pra konçize të
këngës qytetare prej tre vetësh që do të sillte në skenë suksesin dhe ndoshta
kjo ka qenë edhe një mënyrë për të provuar ,mënyrë që do të rezultonte për
kohën ngjitja në lartësi të paarritshme dhe të padiskutueshme muzikore. Rrëfimi
për gjetjen e kësaj mënyre Meliha Doda e
ka bërë kështu:
“Th. Mone
me dimensionet e një artisti, me sytë, me mendjen në skenë, nxori “Dasmën
vlonjate”. Ishte kënga e të gjitha zonave si Kanina, Lumi i Vlorës, “Birbili”.
Mbas “Dasmës vlonjate” u pikëzua grupi. Treshja ishte Reshat Osmani, Kostandin
Thana dhe unë. Trioja vlonjate u ndërtua e atillë, 2 burra ishin marrësi dhe
një lloj hedhësi të këngës, unë isha zëri i gruas. Pra, ishte një formë e
këngës popullore me konture të grupit lab. Trioja vlonjate ishte forma e parë
në atë kohë. Pas nesh nxori Gjirokastra dhe Lushnja. Trioja vlonjate në ditën e
saj të formimit përbëhej nga mosha më e re e këngës. Reshati ishte 25 vjeç,
Kostandini 26, unë 22 vjeçe
Nuk ka
dasme apo gëzim pa kënduar këtë këngë. Këngët e tjera të trios janë në nivelin
e saj. Ja disa nga këto: “As po, as jo”, “Do të vras bribilin”, “Festa e
madhe”.
Trio
vlonjate u zbeh aty nga vitet ’83. Ishte koha e pensioneve, mosha e la këngën.
Por e thënë ndryshe nga kjo trio, kush me shpirt, kush me vullnet e mbanin
ndezur.
Në
përmasat e kohës,kur erdhi në jetë,trio-vlonjate u gjetë në një terren të
përshtatshëm, gati prush e flakë mund të quhet në gjuhën vëndase.Një “kohë e
urie”,për shpirtin varfanjak,ndihej për këngën qytetare vlonjate.Këngën
popullore qytetare të këtij lloji,shoqëruar me instrumenta popullor,që u përhap
dhe rrugënisi me të vërtetë një traditë të bukur.Ishte llohë dimri, gjithsesi
nuk mbetej shumë përcaktuese stinëardhja.Rëndësi përbënë, që në jetën e këngës
popullore shqiptare u shfaq,lindi ose erdhi trio vlonjate,një grup solid,me
zëra harmonik ,grup brilant me tre vetë përbërësit e saj.Ardhja e saj është si
kohëpritja e zonjës mëmë për të birin,si malli i nusës për burrin,malli i të
atit për fëmijën.Koha e trio vlonjate,është në vitet ‘70.Një çerek shekulli më
parë në qytetin bregdetar,në sallën e estradës u lind një grup i vogël
brilant,i emërtuar thjeshtë dhe qartazi :”trio vlonjate”,por në thelb
nënkuptonte treshen e një grupi popullor të këngës qytetare me protagondist:
Meliha Doda,Konstandin Thana,Reshat Osmani.A ndihet sot, silueta e trios
vlonjate në këtë kohë rroku e gjithfarë rryme muzikore?Specialistët shprehen se
triot nuk para vijnë shpesh,si punë yllnajash vijnë sjellin ndriçimin e
tyre,zhduken.Në të vërtetë edhe poezia,kënga pra ai frymëzimi një burim e kanë
prej andej nga qiell-hapësira e pamatshme.Ndoshta ajo nuk erdhi me të qara me
zhurmë si çdo ardhje në jetën tonë,por e ëmbël,e
ngrohtë,befasuese,frymëzuese.Kështu e përcaktojnë bashkohësit e saj, ardhjen e
këtij grupi si dhe të tjerave të këngës shqiptare të muzikës popullore.30 vjet
pas kohës së trios vlonjate,bashkia e qytetit ka hedhur në letër një ide
brilante:Që trio vlonjate të mos harrohet për një mënd të jetë në librin e
bashkisë së qytetit ndër emrat e nderuar si:“Qytetar Nderi”.Duke rikthyer në
mëndje trion vlonjate dhe muzikën popullore ,sot ka një shpërfytyrim të këngës
popullore por jo në të gjitha rastet, por në të shumtën e gjërrave kënga e
këtij lloji mbrinë me rrëmuj e zhurma herë e kopjuar nga fqinjët herë e vjedhur
diku më larg,por sa dhimbje ndjen,o Zot sa nervozë bëhesh kur shpirti që kërkon
muzikën e bukur tabanin e tij po rrëshqet,më ankohej një kompozitor i këtij
qyteti.Risit dhe traditat që po ndryshojnë kaq befasisht e çmendurisht,po
shëmbet përpara teje si një ngrehinë e tërë,shkrumb e hi,ajo pjesë e asaj
gjenerate, që sollën mbeten të papërsëritshëm,ato këngë,melodi plot nur e
hire,ëmbëlsisht si mjalti, bukurisht si bukuria,që nuk dihej nga cili element i
shpirtit krijues ishin krijuar muzikalisht duken se s’po na mbrijnë siç i
prisnim vetëm të sjellura të përpunuara pa origjinalitet.
35 vjet
më parë
Kështu 35
vite më parë,nën grinë e qytetit detar,nën erën e jodit,por pa e ndryshuar
grafikën e ekzistencës së tij,u ngjiz një grup muzikor,i vetmi me tre
pjesmarrës të zgjedhur.Ishte trio vlonjate ,lindur mes lotëve,melodive dhe
poezisë së bukurisë.35 vjet më parë,”diagrami i grupeve muzikor”, pësoi një lëvizje
jashtë të zakonshmes,ishte tregues domethënës,për shpirtëra,që hapësira
kërkonin,a ndoshta më bëhet ta quaj një soj eklipsi , por i hënës muzikore!Tre
emra të një grupi si trio vlonjate.Meliha,Konstandin,Reshat.Në një segmentim të
këtij grupi gjenë ,2 zëra burri dhe të një zë femre.Një kombinim i gjetur
lehtësisht në tabanin e popullit,në folkun labë.Mbi këtë gjurmë u muar referimi
rreth një pike të vetme.Trio vlonjate erdhi , jetoi ndoshta mbi 30 vjet,rrugë e
ngjeshur .U shfaq si vegim boreal tek ne,por ende e pazbuluar mbetet
qëndrushmëria e këngëve të tij,këngët e të cilit po bëhen burim në këtë kohë
për këngëtarët rinjë.Po përpunojnë tharmin thua!Por deri më sot nuk ka asnjë
këngëtarë a grup nga këta të sotmit të zhurmës, që të ketë bukurin e trios dhe
ëmbëlsin e zërit të Meliha Dodës.Por në të ardhmen se përjashtojmë këtë
mundësi.Ndonëse trio po furnizion ritmikisht këngëtarët e sotmë,që kanë marrë
dhe po marrin këngë të trios vlonjate,për repertorin e tyre.
“Th. Mone
me dimensionet e një artisti, me sytë, me mendjen në skenë, nxori “Dasmën
vlonjate”. Ishte kënga e të gjitha zonave si Kanina, Lumi i Vlorës, “Birbili”.
Mbas “Dasmës vlonjate” u pikëzua grupi. Treshja ishte Reshat Osmani, Kostandin
Thana dhe unë. Trioja vlonjate u ndërtua e atillë, 2 burra ishin marrësi dhe
një lloj hedhësi të këngës, unë isha zëri i gruas. Pra, ishte një formë e
këngës popullore me konture të grupit lab. Trioja vlonjate ishte forma e parë
në atë kohë. Pas nesh nxori Gjirokastra dhe Lushnja. Trioja vlonjate në ditën e
saj të formimit përbëhej nga mosha më e re e këngës. Reshati ishte 25 vjeç,
Kostandini 26, unë 22 vjeçe.
Istref
Dobi:.Në cdo festival qyteti dhe të rretheve,ne kemi nxjerr trio vlonjate,kështu emertohen kjo
mënyrë e të kënduarit nga tre vetë, shprehen drejtuesit e këtij pallati kemi
dërguar trio vlonjate ,por ato nuk kanë rezultuar kaq të suksesshme sa trio
e pavdekshme e Melihas,Konstandinit dhe
Reshatit. Janë bërë madje përpjekje për të ringritur këtë degë të folkut ,por
realiteti ka rezultuar se ka qenë i
pamëshirshëm,trio janë haruar menjëherë,ose këto trio kanë kopjuar këngët e
trios së famshme dhe dihet, që kopja nuk mbahet mend,përpara
origjinalitetit,finesës,bukurisë,dhe ëmbëlsisë së këngëve qytetare vlonjate që
krijoi trion e parë në vend. Ndoshta thonë specialistë, kjo trio kishte vendin
e saj dhe kohën e saj,kur kapi lartësit e saj. Përmallshëm është pritur si retë
e shiut,apo vrapi i erës në pranverë,trio por ato asnjëherë nuk shpresojnë në ato përmasa të trio së parë
vlonjate.Në çdo festfolku është tentuar
,kemi dërguar trio,më shpjegoi drejtuesi,publiku e priste atë si deti
publëbardhë,brigjet valët dëshmitare,por trio e kësaj kohe nuk u ngjitet më.
Koha e saj ishte një brazdë vitesh,që pati si kurbaturë,lindjen,pikën e
suksesit, trio filloi me vitet ’80, moshën dhe ndjeu shpërbërjen. Në hapësirat
e folkut ajo ishte pjesa më e kthjelluar,shenjë e veçantisë së këtij folku
qytetar. Në gjelbërimin e këngëve, le të
cilësohet tërfili me katër fletë më i
veçanti. Në bukurin e saj me yjet,meteor kënge.
Casti i përhumbjes hyjnore –ose
magjia shpirtërore
Pas
lindjes së ides erdhi krijesa e parë e ngjizur në pentagrame muzikore.Shfaqjen
e këngës së parë të trios,Meliha e sjell në kujtesë se: “Kënga e parë e trios
vlonjate është:“Ku këndojnë zogat o”.Është një këngë me një vijë melodike të
mrekullueshme. Burimi i saj ishte marrë nga fshati mbi qytet me traditë dhe
histori, Kaninë.
Gjurmuesi e kërkuesi Reshati
Por
promotori i trios ishte Reshati.Reshat Osmani në pjesën më të madhe ishte
gjurmues,kërkues melodish e motivesh nëpër fshatra ku gjendej tabani i këngës
që ishte ngjizur kaq hershën në mëndje e njërzve që e kishin ruajtur brenda
shpirtit.Melihaja e përshkruan në këtë mënyrë:” Ai bridhte fshatrave me ditë,
gërmonte me pasion. Këngët që ai gjente i merrte, i përpunonte në orkestrën
popullore, karakteristikë për trion vlonjate. Dhe pak nuk janë këto këngë të
trios vlonjate. Ai ka zbuluar këtë thesar. Pritja e mrekullueshme e trios, na i
shtoi dëshirën për këtë gjetje. Filluam të bëjmë turne, madje për herë të parë
si do të pritej. Njerëzit kurioz pyesnin tek autobuzi:” Ka ardhur trioja
vlonjate?
Këngët e trios në stepat ruse
Në
stepa,muzgu përthithte shiun që rigonte.Meliha mbanë mend koncertet në ish
republikat ruse të BS.“Në 1957 na dërguan në Moskë në një koncert në festivalin
e Moskës. Aty morëm çmimin e tretë. Këngët e trios nën atë qetësi të stepave
ruse, ishin nje magjepsje. Ne bëmë turne nëpër BS, ishin tëpër melodioze këngët
tona,s’kishin ftohtësin e perëndimit të largët të stepave.Këngët ishin “Hajde
moj kumbull vlonjate”, “Vajza myzeqare”. Kur u hap për herë të parë festivali i
këngës në fundvitin 1961, këndova dy këngë. “Këndoj” ishte një kompozim i Avni
Mulës dhe kënga “Vashëzo” e N. Uçit. Shtypi bëri vlerësime të rëndësishme. Më
quajtën fillimisht si Milva e Italisë. Në 1964 u ftuam në festivalin e Mesdheut
në Egjipt. Aty na dhanë çmimin e dytë si dhe na bëne turne në Algjeri dhe
Marok. Mbas trio mori këtë famë, fillova të mbaj edhe peshën më të madhe të
estradës. Kompozitori im ishte Reshat Osmani. Kënga “Arom portokalli” u bë
hymni i Vlorës. Nuk ka dasme apo gëzim pa kënduar këtë këngë. Këngët e tjera të
trios janë në nivelin e saj. Ja disa nga këto: “As po, as jo”, “Do të vras
bribilin”, “Festa e madhe”. Dy herë kam marrë pjesë në festivalin kombëtar të
Gjirokastrës. Cmim në një festival në qytetin e Durrësit kam kënduar “Jam
shqipja e tokës labe”.