Faleminderit
Ermira Hyseni: E vërteta e vrasjes së Alush Canajt
E marte, 05.02.2013, 07:54 PM
E vërteta e vrasjes së Alush Canajt në një
dokumentar të RTK-së
Dokumëntari Poeti që u vra nga UDB-ja,
përmes fakteve dhe dëshmnive na afroi të vërtetën, se poeti me talentë të
veçantë i quajtur Alush Canaj, atyre viteve, kishte patur trysni të madhe nga
organet e Sigurimit, duke e thirrur me dhjetra herë në biseda informative e,
duke ushtruar edhe dhuna fizike mbi të. E kishin përcjellur këmba këmbës
bashkëpunëtorët shpirtshitur, që për fat të keq, nuk ishin të paktë, sepse po e
pegonin zgjuarsia e Alushit , vjershat e tij patriotike e atdhetarizmi i tij i
flaktë.
Nga Ermira HYSENI
Sado që ta fshehësh të vërtetën, ajo herët a vonë,
do të merret vesh.
Kështu, mbi 40 vjet ishte fshehur e vërteta për
vrasjen e krijuesit të talentuar dhe atdhetarit, Alush Canaj, në vitin 1972 nga
UDB-ja.Ata që e vranë me gotën e helmit ,lanësuan edhe të pavërtetën për të, se
ai u vra për një dashuri.
Tërë këtë dramë të tmerrshme patëm rastin të shohim
ditë më parënë një dokumentar të RTK-së, që na ngjalli shumë emocione.
Dokumëntari Poeti që u vra nga UDB-ja,
përmes fakteve dhe dëshmnive na afroi të vërtetën, se poeti me talentë të
veçantë i quajtur Alush Canaj, atyre viteve, kishte patur trysni të madhe nga
organet e Sigurimit, duke e thirrur me dhjetra herë në biseda informative e,
duke ushtruar edhe dhuna fizike mbi të. E kishin përcjellur këmba këmbës bashkëpunëtorët
shpirtshitur, që për fat të keq, nuk ishin të paktë, sepse po i pegonte
zgjuarsia e Alushit, vjershat e tij patriotike e atdhetarizmi i tij flaktë.
Letrën sekrete e zë profesori Haxhi Vokshi,
dhe e njejta përfundon në Sigurim.
U kuptua qartazi nga ky dokumentar i punuar me
përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, se një letër e Alushit dërguar nga
Beogradi, ku atje studioonte Shkencat Politike, në adresë të shokut të tij,
Mehmetali Rexhepi, ku fliste për Beogradin si qytet të zi, nga ky i fundit, me
vetëdije ose pa vetëdije, kishte arritur deri në gjimnaz dhe ajo lexohej tinëz
nëpër orët e mësimit.Shtrohet pieta: Pse të shkojë letra në mes të nxënësve? Ai
ia kishte dërguar atij e jo dikujt tjetër. U muar vesh, letra ishte sekrete dhe
me përmbajtje kundër sistemit sllavokomunist që po i shtypte shqiptarët. Pse të
zbulohet sekreti? Doli edhe një e vërtetë tjetër: letra në fjalë , në njërën
nga orët e gjuhës shqipe , e zë profesori Haxhi Vokshi, dhe e njejta përfundon
në organet e Sigurimit. Këtë Haxhiu nuk e tha në dokumentar, por kush merr
vesh, ajo u kuptua mirëfilli .
“Ai ka patur punë me Selim Broshën, Naip
Hoxhën dhe Ismajlin, jo me mua. Selimi ka qene kryesori i këtij rasti”
Ajo që e vulosi edhe më shumë se Alush Canaj kishte
kaluar nëpër zyret e UDB-së, ishin fjalët e sigurimcit Muharrem Halili, duke e
larguar fajin nga vetja, e, duke mospranuar asgjë, por e pohoi me gojë të vet
se “Ai ka patur punë me Selim Broshën, Naip Hoxhën dhe Ismajlin, jo me mua.
Selimi ka qene kryesori i këtij rasti . Unë e kam patur shok Selimin”.
Ish-sigurimci Halili “u mbrojt” duke ua lënë fajin shokëve të tij të vdekur,
duke mos marrë asgjë mbi vete, por nuk mundi të mborhej kur dëshmitari Murtezi
tha me plot gojë se “ Në vitin 1972 në sigurim, për shkak të Alushit,më ka
rrahur një person i sugurimit, me emër e mbiemër Muharrem Halili, as vetë nuk e
di se si kam ndejtur në këmbë!”
Beqir Musliu: Alushin e vranë, ashtu siç e
vranë edhe Rexhep Elmazin e poetë të tjerë
Në këtë dokumentar dëgjuam e dhe zërin edhe të
shkrimtarit tonë të madh të letrave shqipe, Beqri Musliu, kur në një takim
letrar për Alush Canajn, në vitin 1992 kishte thënë publikisht: “ Alushin e
vranë, ashtu siç e vranë edhe Rexhep Elmazin e poetë të tjerë. “ Beqir Musliu
nuk pati frikë ta thotë këtë në kohën e Milllosheviqit, sepse ishte një e
vërtetë e pamohueshme, por këtë dikush nuk e tha as pas perendimit të këtij
kasapi .
Atë natë, kur u shfaq ky dokumentar, shumë zemra u
përlotën, mbetën pa gjumë, duke e kujtuar këtë talent të poezisë, vrasja e të cilit
ishte një humbje e madhe jovetëm për familjen e tij, por edhe për letërsinë.
Sikur të kishte jetuar deri sot, do të na dhuronte vepra të mrekullueshme, do
të bëhej një emër i çmuar në letrësi.
Pse të mos flitet deri tash për Alush Canajn? Pse
të heshtet? Ku ka qenë deri tashti shoku i tij i bankës dhe të tjerët? Ku? A e
brenë dikë ndërgjegjja?