Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ermira Hyseni: E vërteta e vrasjes së Alush Canajt

| E marte, 05.02.2013, 07:54 PM |


E vërteta e vrasjes së Alush Canajt në një dokumentar të RTK-së

Dokumëntari Poeti që u vra nga UDB-ja, përmes fakteve dhe dëshmnive na afroi të vërtetën, se poeti me talentë të veçantë i quajtur Alush Canaj, atyre viteve, kishte patur trysni të madhe nga organet e Sigurimit, duke e thirrur me dhjetra herë në biseda informative e, duke ushtruar edhe dhuna fizike mbi të. E kishin përcjellur këmba këmbës bashkëpunëtorët shpirtshitur, që për fat të keq, nuk ishin të paktë, sepse po e pegonin zgjuarsia e Alushit , vjershat e tij patriotike e atdhetarizmi i tij i flaktë.

Nga Ermira HYSENI

Sado që ta fshehësh të vërtetën, ajo herët a vonë, do të merret vesh. Del në shesh. Po edhe u mbulua me dhe, atë nuk e tretë dot dheu, del vetë mbi tokë, duke thënë : Ja ku më keni! Ja ku jam!

Kështu, mbi 40 vjet ishte fshehur e vërteta për vrasjen e krijuesit të talentuar dhe atdhetarit, Alush Canaj, në vitin 1972 nga UDB-ja.Ata që e vranë me gotën e helmit ,lanësuan edhe të pavërtetën për të, se ai u vra për një dashuri.

Tërë këtë dramë të tmerrshme patëm rastin të shohim ditë më parënë një dokumentar të RTK-së, që na ngjalli shumë emocione.

Dokumëntari Poeti që u vra nga UDB-ja, përmes fakteve dhe dëshmnive na afroi të vërtetën, se poeti me talentë të veçantë i quajtur Alush Canaj, atyre viteve, kishte patur trysni të madhe nga organet e Sigurimit, duke e thirrur me dhjetra herë në biseda informative e, duke ushtruar edhe dhuna fizike mbi të. E kishin përcjellur këmba këmbës bashkëpunëtorët shpirtshitur, që për fat të keq, nuk ishin të paktë, sepse po i pegonte zgjuarsia e Alushit, vjershat e tij patriotike e atdhetarizmi i tij flaktë.

Letrën sekrete e zë profesori Haxhi Vokshi, dhe e njejta përfundon në Sigurim.

U kuptua qartazi nga ky dokumentar i punuar me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, se një letër e Alushit dërguar nga Beogradi, ku atje studioonte Shkencat Politike, në adresë të shokut të tij, Mehmetali Rexhepi, ku fliste për Beogradin si qytet të zi, nga ky i fundit, me vetëdije ose pa vetëdije, kishte arritur deri në gjimnaz dhe ajo lexohej tinëz nëpër orët e mësimit.Shtrohet pieta: Pse të shkojë letra në mes të nxënësve? Ai ia kishte dërguar atij e jo dikujt tjetër. U muar vesh, letra ishte sekrete dhe me përmbajtje kundër sistemit sllavokomunist që po i shtypte shqiptarët. Pse të zbulohet sekreti? Doli edhe një e vërtetë tjetër: letra në fjalë , në njërën nga orët e gjuhës shqipe , e zë profesori Haxhi Vokshi, dhe e njejta përfundon në organet e Sigurimit. Këtë Haxhiu nuk e tha në dokumentar, por kush merr vesh, ajo u kuptua mirëfilli .

“Ai ka patur punë me Selim Broshën, Naip Hoxhën dhe Ismajlin, jo me mua. Selimi ka qene kryesori i këtij rasti”

Ajo që e vulosi edhe më shumë se Alush Canaj kishte kaluar nëpër zyret e UDB-së, ishin fjalët e sigurimcit Muharrem Halili, duke e larguar fajin nga vetja, e, duke mospranuar asgjë, por e pohoi me gojë të vet se “Ai ka patur punë me Selim Broshën, Naip Hoxhën dhe Ismajlin, jo me mua. Selimi ka qene kryesori i këtij rasti . Unë e kam patur shok Selimin”. Ish-sigurimci Halili “u mbrojt” duke ua lënë fajin shokëve të tij të vdekur, duke mos marrë asgjë mbi vete, por nuk mundi të mborhej kur dëshmitari Murtezi tha me plot gojë se “ Në vitin 1972 në sigurim, për shkak të Alushit,më ka rrahur një person i sugurimit, me emër e mbiemër Muharrem Halili, as vetë nuk e di se si kam ndejtur në këmbë!”

Beqir Musliu: Alushin e vranë, ashtu siç e vranë edhe Rexhep Elmazin e poetë të tjerë

Në këtë dokumentar dëgjuam e dhe zërin edhe të shkrimtarit tonë të madh të letrave shqipe, Beqri Musliu, kur në një takim letrar për Alush Canajn, në vitin 1992 kishte thënë publikisht: “ Alushin e vranë, ashtu siç e vranë edhe Rexhep Elmazin e poetë të tjerë. “ Beqir Musliu nuk pati frikë ta thotë këtë në kohën e Milllosheviqit, sepse ishte një e vërtetë e pamohueshme, por këtë dikush nuk e tha as pas perendimit të këtij kasapi .

Atë natë, kur u shfaq ky dokumentar, shumë zemra u përlotën, mbetën pa gjumë, duke e kujtuar këtë talent të poezisë, vrasja e të cilit ishte një humbje e madhe jovetëm për familjen e tij, por edhe për letërsinë. Sikur të kishte jetuar deri sot, do të na dhuronte vepra të mrekullueshme, do të bëhej një emër i çmuar në letrësi.

Pse të mos flitet deri tash për Alush Canajn? Pse të heshtet? Ku ka qenë deri tashti shoku i tij i bankës dhe të tjerët? Ku? A e brenë dikë ndërgjegjja? Po Haxhi Vokshin?