Faleminderit
Avdush Canaj: Alush Canaj - 41-vjetori i vrasjes
E hene, 18.02.2013, 10:33 PM
Në 41-vjetorin e vrasjes nga UDB-ja të poetit
Alush CANAJ
Më vranë ata të mos këndojë për atdheun, për fëmijët dhe ëndrrat e tyre për lirinë
Shkrimtari Beqir Musliu në një shkrim në Zërin e Rinisë, në shkurt të vitit 1972, ku përkujtonte poetin, shprehte dhembjen e madhe për vrasjen e poetit ngase letërsia shqipe kishte humbur një poet të talentuar të dorës së parë, një zë të ri të poezisë. Ndërkaq në përurimin e vëllimit poetik Vals veror, në vitin 1992, njëzetvjet pas vdekjes, në kohën e represionit të Millosheviqit, pati thënë haptas : “ Alushin e vranë siç e vranë edhe Rexhep Elmazin e poetë të tjerë.Mendimet që i kam patur për poezinë e Alushit, para njëzetë vjetësh,kur e kam lexuar, i kam edhe sot,niveli i poezisë së tij është edhe sot. Shihet vrulli i tij, gjakimi i tij, ngutja e tij në jetë.”
Nga Avdush CANAJ
Alush Canaj poet tragjik në lëtërsinë tonë.
Ishte dhe mbeti njëri ndër figurat më të dhembshme
të lëtërsisë sonë për fëmijë.
Ka mbi dyzet vjet e kemi poezinë e tij me vargje
brilante.
Edhe sot na përcjell hija e tij me atë buzëqeshjen
e përhershme e flokët kaçurel si prej dielli.
Kujtesa për të nuk zbehet dot edhe pas dyzete një
vitesh..
U lind më 24 gusht të vitit 1952 në fshatin Koretin
të Kamenicës, Dardanës së sotme.Në vitin 1956 në kohën e terrorit, të aksionit
të armëve dhe të shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi, familja e tij u
vendos në Gjilan. Këtu Alushi mbaroi shkollën fillore dhe gjimnazin.
Si nxënës i fillorës u dallua për talentin e tij
ndaj artit poetik. Lexonte me ëndje veprat letrare, duke patur pasion të
veçantë poezinë, që më vonë u shndërruar në një dashuri e mori lulëzim të
hovshëm. Vjershën e parë e botoi në Rilndjen për fëmijë, në vitin 1965, në
moshën 13-vjecare, në 13 pranvera të tij.
Dhe më s`u ndal së botuari ngase portat e gazetave
dhe revistave për fëmijë, për vjershat e tregimet e tij,ishin të hapura
gjithmonë. Botoi në Pionieri, Gëzimi, Fatosi, Flaka e Vëllazërimit, Shëndeti
e Zëri i Rinisë.
Në bankat e gjimnazit bëri emër si poet.Tani më ai
nderohej dhe cmohej jovetëm në qytetin e tij, por edhe më gjerë. Vjershat dhe
tregimet e botuara , bënin me dije se ishte një talent i rrallë, një penë e
mprhetë e lëtrësisë sonë. Emri i tij lakohej shpesh edhe në carcet letrare në
Prishtinë, në Rilindje, si një një krijues që do ta begatojë letërsinë
tonë.
Katër vjet qe kryetar i Rinisë Shkollore të
gjimnazit në Gjilan. Si poet që ishte, shquhej për organizimin e orëve letrare
në qytet e tij, manifestime këto që tubonin të rinjë të shumtë, që përmes artit
poetik, ngjallnin tek ta idetë atdhetare dhe patriotike, nuk shiheshin me sy të
mirë nga lakejt e UDB-së. Ata e kishin kuptuar mirë misionin prej poeti të
Alush Canajt.
Dhe e piketuan menjëherë.
Pas përfundimit të gjimnazit u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, nga të cilat u shkëput pas një viti ngase atje e pa për së afërmi urrejtjen gjenetike që kishin serbët nda shqiptarëve. Duke mos e duruar dot këtë, u kthye në Prishtinë, në Fakultetin Filozofik regjistroi Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe .
“Dhe ne duhet shtrënguar grushtin fort, grushtin si të Migjenit e “ t`i biemë malit që s`bëzanë”.
Derisa ishte në Beograd, i shkruante letra shokut të tij të bankës,
Mehmetali Rexhepit, i tregonte atij për
padrejtësitë që i shihte atje në dëm të shqiptarëve, dhe këtë qytet ai e
quanate të zi sepse krejt të zezat për shqiptarët e Kosovës vinin nga andej,
atje e kishin strofullën.
Një letër e këtillë kishte shkuar deri në gjimnaz , lexohej me kurreshtje nga nxënësit atëherë, dorë më dorë, nëpër orët mësimore , dhe më pas e njejta, bie në duar të organeve të UDB-së. Tashti UDB-ja , përmes saj po e njihte edhe më mirë figurën e Alush Canajt. Në letër shkruante përafërsisht kështu:
“ Këtu vëllëzërit tanë qenkan të përbuzur. Ata i
shoh çdo ditë në stacione autobusësh e trenash duke bartur valixhet e serbëve,
duke pastruar rrugët, duke bërë punë fizike nga më të rëndat për kafshatë të
gojës.
Pse të trajtohen në këtë mënyrë shqiptarët në
këtë Qytet të Bardhë? Pse? Pse të shtypën me të vetmin faj vetëm pse janë
shqiptarë, me plis të bardhë?
Dhe ne duhet shtrënguar grushtin fort, grushtin
si të Migjenit e “ t`i biemë malit që s`bëzanë”.
Ta dini mirë, ky qytet qenka i zi! I zi qenka Beogradi! “
Vjershat e tij atdhetare, qëndrimi i tij prej
revulucionari i përmasave të gjera, letra nga Beogradi-Qyteti i Zi, bëri ai që
të përcillet edhe më shumë nga hijenat e lakejt e UDB-së me në krye Selim
Broshën. Ia kishin frikën fjalës së tij poetike që jehonte nëpër orët letrare,
prandaj filluan ta merrnin në biseda informative në zyrat e UDB-së duke
ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tij. E bënin këtë ata që ishin dorë e zgjatur e shkelësit, që për fat të keq nuk ishin të paktë, ata
ashtlëpirësit e mashtruar e shpirtshitur, që nuk e donin diellin të rrezojë mbi
Kosovën e përvuajtur.
Në një dokumentar të Radiotelevizionit të Kosovës
të shfaqur ditë më parë, njëri nga sigurimcat e UDB-së në Gjilan duke e larguar
përgjegjësinë nga vetja, fajin ua hodhi kolegëve të tij të vdekur: “Kurrë
s`kam dëgjuar për këtë emër që po e përmend, për Alushin. As nuk e njoh. Unë s`kam patur
me të. Atë e kanë marrë në pyetje Selim
Brosha, Naip Hoxha e Ismajli. Kryesor i këtij rasti ka qenë Selimi. Unë Selimin
e kam patur shok. Jam i betuar të mos e jap sekretin e Sigurimit “
Ndonëse e pati bërë gati për botim përmbledhjet me
poezi Kur qel trëndelina e Valsi veror, s`arriti t`i shoh të
botuara meqë nuk e lan ata që e kishin vënë në shenjestër si tepër të
rrezikshëm për sistemin sllavokomunist.
Njezet vjet pas ndarjes së tij nga jeta
dorëshkrimet e panë driten e botimit nën titullin Valsi veror, botuar
nga Redaksia e Zërit, në vitin 1992, nën përkujdesjen e autorit të
këtyre radhëve.
Dhe ata e vranë një natë, pikërisht me 14 shkurt të
vitit 1972. Diku rreth orës 20, në shtëpinë e tij, e vranë me gotën e helmit që
ia mbushën vetë.
Kur po i perendonin sytë në spital, në agimin e
ditës së re, në orën 5 të mëngjësit të 15 shkurtit, doli zëri i tij:
“Më vranë ata të mos këndojë për atdheun, për
fëmijët dhe ëndrrat e tyre për lirinë, por kënga për atdheun dhe lirinë do të
këndohet gjithmonë.”
Derisa shpirti i tij fluturonte në qiell, e ëma e
tij, Nënë Vaxhideja, në një dhomë spitali, u torturua psiçikisht nga UDB-ja,
për të kuptuar, siç thanë ata ,të vërtetën e vetëvrasjes së Alushit,” për një
dashuri të pafat.”
Po nëna e Alushit, e dinte të vërtetën, e njihte
mirë djalin e saj. Si një heorinë u tha në sy:
“ Ju e vratë! Ju ia dhat gotën e helmit ta pi!”
Oh! E vranë poetin me talent të lindur. Në
lulëzimin e pranvera të tij. Ende pa i mbushurt të njëzetat.
Kishte vetëm 19 vjet e 6 muaj e 9 ditë.
Ishte një vdekje që troditi gjithë Kosovën
Pastaj qiti fjalën tjetër Sigurimi dhe
bashkëpunëtorët e tij: Alushi ka lexuar romani Pse të S. Spases dhe Fizofinë e
Niçes dhe pikërisht kjo ka ndikuar në vetëvrasjen e tij. Diçka që nuk pinte
ujë, nuk e hante populli, aq më pak familja e tij.
Shkrimtari Beqir Musliu në një shkrim në Zërin e
Rinisë ku përkujtonte poetin, shprehte dhembjen e madhe për vrasjen e poetit
ngase letërsia shqipe kishte humbur një poet të talentuar të dorës së parë, një
zë të ri të poezisë. Ndërkaq në përurimin e vëllimit poetik Vals veror, në
vitin 1992, njëzetvjet pas vdekjes, në kohën e represionit të Millosheviqit,
pati thënë haptas : “ Alushin e vranë siç e vranë edhe Rexhep Elmazin e
poetë të tjerë.Mendimet që i kam patur për poezinë e Alushit, para njëzetë
vjetësh,kur e kam lexuar, i kam edhe sot,niveli i poezisë së tij është edhe
sot. Shihet vrulli i tij, gjakimi i tij, ngutja e tij në jetë.”
Kurse
shkrimtarin Hajro Ulqinaku, për
nekrologun kushtuar Alushit të botuar në Flaka e Vëllazërimit,siç ka thënë ai
vetë, e marrin në pyetje Sigurimi në
Ferizaj.
Në arkivin e shtëpisë së tij, janë gjetur edhe disa
vjersha e tregime që nuk janë përfshirë në
vëllimin Vals veror. Është tepër impresionuese vjersha kushtuar
Shqipërisë, një lirikë e mrekullueshme dhe modrne, e shkruar në vitet 70, që
flet për shpirtin patriotik dhe atdhetar të Alush Canajt:
Atje larg në veri
Nëna ime Shqipëri
Si ylber me shtatë ngjyra
Lule e çelur, më e mira
E kam dritë, e kam xhan
Korbat e zezë prej saj më ndanë
Oh, sa keq! U bubu,
AJO pas malesh unë këtu
Zog do bëhem të fluturoj
Nënën time ta takoj
Ta puth në faqe si dikur
T`i them në prehër : U bëra burrë
Ujq e dhelpra më vijnë pas
Dashuri e Nënës do t`i vras.
Dhe pas leximit të këtyre vargjeve, nga vetë
Alushi, në në orë letrare në Koviktin e nxënësve të shkollave të mesme në
Gjilan, që e ndezen publikun duke u ngritur në këmbë më duatrokitje, një
aktivist i Lidhjes së Rinisë së atëherëshme,
i thotë:
“Ç`bërë vëllaçko?”
“S`bëra asgjë të keqe! Bëra atë që desha. Unë
vetëm e lexova. Deti kos le të bëhet!”- ia kthen Alushi.
Ai nuk mundi të mos këndonte se, i këndonte zemra,
shpirti, për nënën e vetme, Shqipërinë, Shqiponjen e maleve. Edhe pse ishte e
ndaluar. Ai nuk i honpste ata që na i kishin vënë prangat. Ishte vetë guximi.
Në këtë mënyrë ai po e shkruante biografinë e vet, veprën e tij jetëgjatë.
Alushin e vranë me gotën e helmit.
E vranë, por poezinë tij nuk mundën dot. Ajo është
e pavdekshme siç është i pavdekshëm edhe vetë poeti, Alush Canaj.
Foto: Alush Canaj, Ballina e librit
..
PS. Më 15 shkurt 2013, bëhen 41 vjet nga vrasa e poetit me talent të
lindur, Alush Canaj
Nga krijimtaria e Alushit
Alush CANAJ:
Në këto male
Në këto male epike
Me kroje rrëzë guri
Luftoi me kral e mbret
Atë Bajram Curri.
Në këto male legjendare
Ku zogjtë pinë ujë pa gotë
Pushkën s`e ndalën kurr
Azemi e dada Shotë.
Në kët male këngësh
Me ballin në re
U betuan dhe lis e gur:
-Do të mbrojmë, atdhe!
(1966)
Ylli i Arbërisë
kuçedrës së tërbuar?
nderin shqiptarit?
lulën e lënduar?
shqiponjës së malit?
Skëndërbeu-
trim me fletë,
Skënderbeu-
kurorë e lirisë,
Skëndërbeu-
rrufe, shigjetë…
Skënderbeu-
Yll I Arbërisë.
(1966)
Ëndrra në krahët e erës
Fusha mbylli sytë,
edhe qielli
me këngë të kaltra.
Vrik erdhi gjumi
më çoi te lumi
era në breg
me mori mbi flatra.
Fluturoja fushës,
fluturoja malit
sikur me raketë!
Pyllthit me lulëkuqe
vizatova një mollëkkuqe
n`pallat të zambakut
në katin e tretë.
Peshqit në det
më mësuan not
te i Dashurisë Kep.
As vetë nuk e di
si rashë në thellësi.
Kur me puthi nëna,
unë: sa një plep!
(1969)