Faleminderit
Bedri Blloshmi: Poetët e Marsit, 21 mars 2013
E merkure, 20.03.2013, 07:43 PM
Poetët e
Marsit, 21 mars 2013
Nga Bedri Blloshmi
Vilson
Blloshmi sot do të ishte 65 vjeç, ndërsa kushëriri i tij Genc leka do të ishte
72 vjeç.
Të dy nga
fshati Bërzeshtë, filloren e mbaruan po në Bërzeshtë. Genci duke qënë më i madh disa vite, shkoi dhe
ndoqi arsimin në qytetin e Elbasanit, madje dhe e ushtroi profesionin e
mësuesit deri në vitin 1967. Vilsoni,
edhe ky e mbaroi pedagogjiken në Elbasan më 1966, por me një ndryshim nga
kushëriri i tij. Vilsoni nuk dha asnjë
orë mësimi. Ishte një periudhë kur lufta
e klasave ishte në kulmin e saj, në lulëzim e sipër përsa i përket terrorit që
u zhvillua mbi klasën e përmbysur në Shqipëri.
Genci do
të rropatej në punët më të rënda në fermë, pyjore e gjithëkund duke u survejuar
, duke u ndjekur këmba-këmbës nga minjtë e gjerizave, komunistët e gjerizave
dhe sigurimi famëkeq. Genci ndiqej nga
ky llumb shumkëmbshësh që nga viti 1959 deri më 31 gusht 1976, ditën që i
hodhën prangat.
Vilsoni
do të punonte në kooperativë, në ndërmarrjen -Stavraj- dhe në minierën e
Përrenjasit 1500 metra në thellësitë e nëntokës. Edhe në këto kushte këta iu nënështruan fatit
duke ulur kokën, duke patur shok dhe bisedonim vetem me librin. Ata studionin përkthime, krijonin sipas
mënyrës së tyre, ashtu gjithmonë në heshtje pa kundërshtuar asnjëherë dhe kur i
ndëshkonin apo provokonin aty ku punonin. Ata të dy diskutonin me njëri-tjetrin dhe
xhaxha Hasanin. Mirëpo terroristët
koministë përsëri nuk i lanë atje ku u rezervuan atë fat për të dy
intelektualët dhe poetët. Intriguan,
shpifën, sajuan me shkresa që nga kriminelët e Tiranës Hysni Kapo, Ramiz Alia,
Nauka Bozo, një Miti e ku di unë lloj-lloj plehërash, për t’i shpërndarë dhe
për t’i bërë të besueshme në komitetet e partive të rrethit dhe në organizatat
bazë të kriminelëve të partisë terroriste komuniste. Sajuan çfarë iu deshë, mbasi na ndërruan dhe
akt akuzat, gjetën një formul tjetër e cila u garantonte vdekje të dy poetëve
Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.
Gjyqin e
bënë me dyer të mbyllura. Aty posht
mësova se Vilsoni dorën e majtë e kishte gati të paralizuar nga torturat me
pranga në birucat e Tiranës (tek rruga Mine Peza). Më 17 korrik, mbas 35 ditësh të lidhur kokë e
këmbë me pranga e me zinxhirë i marrin në mes të natës, i pushkatojnë dhe i
grposin në buzë të një përroi me emër të çuditshëm “Përroi i Firarit”.
Genci e
Vilsoni tani ju duhet ta keni marrë vesh se unë i kam zbuluar të gjithë
ndyrësirat e komunizmit në bashkëpunim me sigurimsat. Kam zbardhur tërë rrjetin e organizuar që në
Bërzeshtë e deri në Librazhd, Tiranë, Elbasan dhe Lushnje. Të gjithë bashkëpuntorët e sigurimit, të
gjithë informatorët, rezidentët, forcat e lira deri tek dëshmitarët që ju i pat
me sytë tuaj që flisnin me kokën ulur duke u ngatërruar me gënjeshtrën. Genci dhe Vilsoni shumë nga këta sigurimsa,
hetues, operativë e plot këlysh të tjerë të komunizmit i ka marrë në mbrojtje
partia demokratike, I ka punësuar, i ka pasuruar duke i çuar në ato vende pune
ku grabitet e vidhet më shumë. Madje o
Genci, përkrahje shumë të veçantë i kanë dhënë informatorit, spiunit,
dëshmitarit dhe hajdutit Aqif Leka. Niti nga hajdut pulash në fshat i cili
akuzohet dhe për një vrasje, e caktojnë në Librazhd kryetar partie të PD. Për ta ndihmuar e caktuan dhe drejtor të
elektrikut ku mori veten shumë mirë duke vjedhur me faturat e energjisë
elektrike. Mirëpo sigurimi e ndiente
veten borxhli ndaj kësaj familje hajdutësh, spiunësh e vrasësish dhe e bën dhe
nënprefekt.
Pra, o
Genci dhe Vilson dijeni mirë se me ne të tërë (anëtarët e dy familjeve tona)
zhvillohet një lloj lufte klasash, por e një lloji tjetër nga ajo e mëparëshmja.
Ndërsa personat janë të ndryshëm, me të
njëjtën partishmëri, sekretarët e partisë komuniste që zhvillonin luftën e
klasës para ’90 –tës edhe tani po koministët (sekretarët e partisë) zhvillojnë
luftën e klasave,duke i dhënë prioritet neo-komunizmit dhe sigurimit.
Pra
shkurt o Genci e Vilson po nuk pate lidhje me komunizmin, po nuk pate lidhje me
sigurimin, po nuk je bashkëpunëtor informator, denoncues apo të kesh kryer
ndonjë krim, PD nuk të përkrah ky është realiteti i sotëm që po jetojmë. Asgjë nuk u vu në praktikë në ndryshimin e
sistemit nga ato që më shpjegonit ju të dy nga leksionet e demokracisë. Këtu po përpiqen të ndryshojnë kapitalizmin
komunistët e jo ashtu siç e mendonit ju. Cone më 7 Mars ne përcollëm Tetën në banesën e fundit. Tani ata janë bashkuar
të gjith Gjyshi, xhaxhi Hasani të kam thënë më përpara se ndërroj jetë në
kampin shfarosës të Spaçit. Në krah të
tyre është gjyshja që ti e varrose vet me ato duar në 27 Korrik 1967,kohë kur
babai jonë ishte në burg. Në krah të
gjyshes o Vili është mamaja jonë e cila për pak muj mbush 10 vjet që ka ndrruar
jetë. Natën e 29 Marsit 1991 më lëshuan
se skishte kush të më mbante më në burg. Kur vajta në shtëpi rreth orës 00 1 të mesit
të natës Maman e gjeta zgjuar e di çfar tha kur më pa te dera e konakut-:Au
erdhi Bedriu shyqyr o zot, a të ishte gjallë dhe ai tjetri ''u ngrit nga vendi
ku rrinte pas zjarrit nxitoj të më përqafonte por nuk mundi u shëmb në mes të
konakut. U ula kur e kapa për ta ngritur pash se ajo ishte zverdhur, i kishte
rënë të fikt. . . Ndësa ti Genci e di se Gjikën e ke në krah shumë afër ndërsa
babain (Bardho Leka )shkrihet dalë nga
dalë në një vend disa kilometra larg. Jam interesuar e kam gjetur vend-varrimin
në varrezat e Prizrenit, të kam shkruar më parë. Të kam thënë se miqët e tij më
dhanë orën e cila vazhdon të punonjë, e ju o të shkret vazhdoni të kalbeni para
kohe sepse dora gjakatare terroriste- komuniste ua këputën jetën në moshën më
të mirë dhe ju groposën buzë një prroj të shkretë. . . . Tika dhe Tina janë
gjallë me shumë vështërsi jetojnë. Zhulli është shumë e lodhur. Vili Eni vazhdon
e smurë lëngon në spitalet jasht vendit duke u torturuar nga kimioterapia. Diana e thinjur dalë nga dalë po jeton. Tani
Gëzuar ditëlindjen 18 dhe 23 Marsin. Mos kini merak se prap do ju shkruaj kurrë
nuk do ju harroj. Gëzuar gëzuar o
vëllezer o drita e jonë e përjetëshme.