E hene, 05.05.2025, 09:47 AM (GMT+1)

Faleminderit

Pjetër Logoreci: Aleksandër Moisiu, burri me kombësi të përbotëshme

E diele, 24.02.2013, 04:40 PM


Aleksander Moisi, burri me kombesi te perboteshme.

(Nje veshtrim ne jeten e karrieren e aktorit Aleksander Moisi)

Nga Pjeter Logoreci

Duke i bere nje analize te shpejte shkrimeve qe jane publikuar per aktorin me origjine shqiptare Aleksander Moisiun, kuptohet, qe ai ka qene nje yll i skenes teatrore boterore me permasat e nje gjeniut ne fushen e aktrimit. Eshte nje fat i madh per ne shqiptaret qe ai e zhvilloj karrieren e tij ne vendet me tradita kulturore si Gjermania , Austria, Italia, Cekia… te cilet kane te ruajtur dhe arkivuar historikun e teatrove te tyre kombetare, ku karriera e Aleksander Moisiut ishte per disa dekada dominante. Per rrjedhoje egzistojne  ne keto arkiva,  dokumenta qe pasqyrojne karrieren me fillime te veshtira, por brilante te aktorit te perbotshem Aleksander Moisiu. Shtetet  ku ai punoj dhe jetoj, u perpoqen ti japin Moisiut identitetet e tyre kombetare.

Per kritiken italiane, Alessandro eshte nje triestin i lindur (pa permendur prejardhjen e prinderve emigrante), perfaqesues i denje i shkolles italiane te aktrimit. Ne te vertete ai kaloj ne Trieste nje periudhe te veshtire te femijerise se tij, me shume probleme familjare dhe ekonomike per te cilat familja e tij u detyrua te largohet per nje jete me te mire, drejte Austrise.

Per teatrin Austriak, Moisiu u „zbulua dhe u formua“ ne Wien, edhe pse aty u perball me probleme te medha te integrimit, u nenvleftesua dhe ju mbyllen dyert e skenes si i paafte dhe i patalentuar ne fushen e kantos e te teatrit. Teatri gjerman i Prages ishte vendi ku Moisiu gjet perkrahje dhe ju hapen mundesite per te filluar karrieren e tij si aktor. Ne themel te karrieres se tij qendron kembengulja e superaktorit austriak Kainz, i cili zbuloi  tek djaloshi Moisi te ardhmen e teatrit modern dhe e drejtoj ate drejt Prages ku punonin miqte e tij.

Fillimi i tij ne teatrin e Prages me eksperiencat qe krijoj,  ishte shkolla e vertete per artin skenik te Moisiut. Por talenti i pakufi i Moisiut me sukseset e njepasnjeshme kerkonte nje ambient me te gjere, e te permasave boterore sic ishte skena e teatrit ne Berlin. Mbas dyvjetesh e gjysme deputimi ne Prage, ku mundesite ishin te kufizuara, me 17 te dhetorit 1903 emri i Aleksander Moisiut shfaqet ne afishet e teatrit te Reinhardt – it ne Berlin me rolin e aktorit ne dramen me teme shoqerore “Na dne”  te Maksim Gorkit (te shkruar ne 1902).

Ne arkiven e museut te teatrit Austriak ne Vjene qe eshte pjese e Museut Historik te Artit,  gjindet fondi i Alexander Moissi.  Fondi eshte i ndare ne disa sektore, ne ate te FOTOGRAFISE ku gjinden dhjetra foto origjinale te aktorit. Sektori tjeter shume i rendesishem eshte ai i LETRAVE DHE DORESHKRIMEVE  ku gjindet korespondenca e Moisiut me familjen, miqte, koleget apo telegramet e posta e tij. Ketu gjej rastin te falenderoj te gjithe personelin e arkives se Theatrit per gatishmerine e perkrahjen ne kerkimet e mija. Bashkeshortja e Aleksandrit, aktorja Johanna Terwin i dhuroj ketij fondi nje pjese te madhe nga dokumentacioni egzistues, ne mes tyre  edhe kujtimet e saja per momentet me te spikasura te jetes se tyre artistike e bashkeshortore.

Duke shfletuar pjese nga kujtimet e pjestareve te familjes mesohet qe  Moisi Moisiu (1)dhe Amalia De Rada(2) u martuan ne Trieste por erdhen ne Shqiperi per te jetuar. Baba Moisiu (i besimit Kristjan Ortodoks) erdhi ne Trieste, qe athere ishte nen perandorine austriake, ne 1862-shin. Ai ishte tregetar vaji, dritherash e lekurash. Familja pat dhjete femije. Nga keto dy vdiqen pak mbas lindjes. Tete te tjeret ishin pese vajza: Irena, Sofia, Melania dhe dy binjaket Epifania e Elvira, kurse tre djemte ishin: Konstantini, Dante e Aleksandri. Femija i pare i familjes ishte Konstantini qe lindi me 1864 e mbas dy vjetesh ne jete erdhi Dante. Aleksandri lindi me 2 prill 1879 ne Casa Rolli (Riva Grumula) prane portit ne Trieste. Ai u pagzua ne kishen e Shen Kolit te Triestes simbas ritit Kristian Ortodoks grek.

Duhet shenuar qe nga shkrimet e botuara, po ashtu edhe nga dokumentet qe gjinden nuk ka asnje pike qe te vertetoje teorine shume te perfolur e te qenit Jude gje e cila vertetohet nga vete familjaret dhe te njohurit e tij (Irmgard Rohracher ne librin Alexander Moissi, faqe 3, Wien 1951).

Sipas shenimeve, mbas humbjes se 12 anijeve plot me mall te babait (1883) te cilat u mbyten nga stuhia ne det, familja jetoj e ndare.

Nena Amalia qe ishte kristiane nuk ambientohej dot ne jeten e veshtire plot orientalizma e asaj kohe ne Shqiperine e Osmanizuar nga turqit, u shperngul te jetonte ne Trieste se bashku me vajzat Irena, Sofia dhe me te voglen Melanine. Kurse ne Durres, me babain Moisi jetonin te shkujdesur Konstantini, Dante, Aleksandri dhe dy vajzat binjake. Aleksandri 4 vjecar, i cili ishte femija i fundit, me i vogli, ishte i zgjedhuri i babait i cili nuk kursehej per te plotesuar deshirat e femijve qe jetonin ne ambientin mbytes te qytetit. Ne moshen 6 vjecare Aleksandri mori si dhurate  nga babai nje kale i cili i mbushi me gezim jeten e boten e tij feminore. Shkolla  e kohes qe preferonin femijet ishte per te deshiruar, por edhe Sandri (sic e therrisnin te afermit) ishte nxenes i dobet. Ne shkolle mesimet ishin ne gjuhen greke, por ne shtepine e Moisiut flitej gjithmone shqip.  Sandri ishte mengash (shkruante e punonte me dore te majte). Ne kujtimet e motrave ai pershkruhet si femije i levizeshem, shume i shkujdesur dhe me plot fantazi.

Motra Melani kujton: Aleksandri bente kudo rrumuje dhe ishte i shkujdesur. Ai humbte gjithmone gjerat e tija personale. Ne kemi fjetur ne nje dhome me Sandrin dhe ai mundohej te kujdesej per mua dhe te me gezonte. Kuzhinierja jone e vjeter me emer Gigia, kujdesej per ne gjate dites.  Kur Aleksandri nuk shoqerohej  nga te tjeret nga shkolla deri ne shtepi, ndodhnin gjithmone gjera te papelqyeshme: p.sh. nje here ra ne kanaline e madh te ujit, nje here tjeter rrezoj nje shites embelsirash dhe nje grua me veze.... e babai duhej te paguante demin....nje here bashke me binjaket dhe Melanine hengren dhe damtuan vreshtin me rrush te nje verepunuesit e babai perseri duhej te paguante...nje here ne dimer ai rrezoi ne det vellaun e madh i cili ishte i ftohur ...

Mbas 4 vitesh ne token shqiptare ne vitin 1887 i jati e lejon te shkoje tek e ema ne Trieste. Kjo ishte nje periudhe e veshtire per Aleksandrin femije. Ne Shqiperi ai shihej nga bashkemoshataret si “italiani” kurse ne Trieste si “albanese” dhe kjo ndikoj qe ai te mbyllej dhe te mos shkonte mire me mesime. Si me i vogli nder femije, Sandri ishte gjithmone nen diktatin e motrave. Ai ishte “femija i prape i familjes” dhe shpesh e ndeshkonin. Shkolla nuk i pelqente e aq me pak detyrat e shtepise. Ne shkollen fillore u detyrua te perserise disa here klasen per arsye te rezultateve te dobeta.

Tingllimen e pare te zemres per teatrin e pat ne Trieste kur pau ne skene aktorin e madh italian Ermete Novelli, i cili luante pjese nga “Papa Lebonnard” dhe nga “Luigji i IX”. Se bashku me nje teze te tij plake, Sandri pat mundesi te ulej ne nje nga lozhat e fundit te teatrit qe te shikonte humoristet veneziane "Zago"“e  “Benini”. Me pas ndodhi ajo... qe do ti ndrronte jeten prinzit te vogel Moisi. Asnjehere me perpara i vogli nuk kishte menduar qe, dikush pa mjete muzikore,  kenge apo muzike do te mund te argetonte nje sallen plot me spektatore qe qeshnin si te cmendur. Nepermjet artit te Novell-it Sandri futet ne boten magjike te skenes e me fantazine e tij femijnore arrine te shoh te ardhmen e tij ne kte fushe..... Momentet e kesaj dite lane gjurme te pashlyeshme ne jeten e tij.

Ne kete kohe situata ekonomike ne familje u rendua shume. Nena vendosi ta dergonte Sandron tek nje kusheri i saje prift ne Graz te Austrise. Prifti premtoj ta ushqente dhe ta shkollonte ate. Kur cdo gje po shkonte sic duhej, priftit u transferua e Sandros ju desht te kthehej ne Trieste.

Dy nga motrat, me ndermjetesine e nje kusherire me influence ne Vjene arriten te punesohen si nenpunese ministrie e keshtu te siguronin te ardhura te mjaftushme per te jetuar te gjithe. Familja u shperngul ne Vjene. Aleksandri kendonte shume bukur dhe ishte deshira e nenes qe ta dergonte ne konservatorin e Milanos, por pamundesia ekonomike e detyroj ate te ndiqte familjen ne Vjene.

Ne vitin 1896 Moisiu zbret nga treni ne Südbahnhof ne Vjene, nderkohe qe familja kishte ne qira nje hymje me dy dhoma te vogla ne Hiessgasse / Landstrasse ne bashkine e trete, ku ishte sistemuar nena me dy motrat. Per te ndihmuar sadopak ekonomine e familjes ai fillon te jape mesime te italishtes. Edhe pse ishte i veshur keq, trupvogel dhe i pa eksperience per vehten e tij, edhe pse nuk zoteronte per vehte gjuhen gjermane, ai arrin te kete disa nxenes dhe te sjell ne shtepi dreken e ngrohte per familjen.

Per Alessandron endrra e konservatorit jetonte. Me ndihmen e kushrines se tij me influence, te drejtorit italian te konservatorit Ferrucio Busoni e te profesorit te kantos Mancio arrin te futet ne konservatorin e Vjenes. Fatkeqesisht mbas fillimit te mesimeve profesori Mancio vdes dhe zevendesohet nga Prof. Forsten, i cili kishte nje metode te ashper mesimore.  Si student i konservatorit Moisiu kishte mundesine te frekuentonte gratis koncertetet e operat. Edhe ne konservator ai nuk arrin te bej hapa perpara. Nuk merr pjese rregullisht ne prova, ne leksionet e kantos e te teknises se frymemarrjes. Ne mesimin e harmonise e te gjuhes gjermane nuk merr pjese pothuajse aspak, gje qe Profesori Forsten nuk e toleron e ne fund te semestrit te pare i heq Aleksandrit te drejten e studimit.

Ne gjendje shpirterore te deshperuar, me kepuce te grisura, gjysme i zbathur, me trupin e vogel qe dridhej nga te ftohtit e dimrit te eger Vjenez nen leckat qe mbante veshur, ai endej  rrugeve te qytetit per te kerkuar pune. Kjo situate e ndoshta ndonje ftofje e mapareshme bahet shkas per nje semundje te rende te mushkerive e cila ma vone do ti marre dhe jeten.

Duke shfrytezuar njohjet nga konservatori, fillon te punoje si Claquere (person qe paguhet te duartrokase gjate nje shfaqje) ne Hofoper ku shkonte cdo nate. Gjate dites ai punon si ndihmesvarrimesh ne Zentralfriedhof (varrezat qendrore), ku asistonte nder ceremonite e varrimeve qe ne Vjene jane shume klasike, qe me vone i sherbej ne krijimin e figurave artistike ku vdekja ishte pjese ne atmosferen e rolit, si te princi Hamlet.

Ne kto dite te veshtira rastesia i solli nje pune si figurant ne teatrin e qytetit. Me 19 shkurt 1899 ai nenshkruan kontraten me  drejtorin e teatrit te qytetit Paul Schlenther, ku punesohej si figurant i perhershem.

Moisiu tregon: ne rinine time te hereshme kur erdha ne Vjene, nuk u prita me tuba lulesh, por  punoja shume. Fillova si mesues i gjuhes italiane dhe fitojshe  vetem per 30 Kreuzern per nje leksion gje qe nuk me lejojnte te beja nje jete normale. Deshira ime ishte te behesha kengetar dhe arrita te hyj ne konservator. Mesojshe te kendoj, por qe te behesh kengetar duhej te kishe nje stad mesatar, per kete me duhej te kendoja nga mengjezi deri ne  darke....isha shume i mbingarkuar e ndodhi qe nuk me eci mire...... qe te permiresoja situaten time materiale e ekonomike mora persiper punen e ndihmesfigurantit ne Teatrin e Qytetit. Dielli me shndriti me fat e me meshire  dhe me nderhyrjen e nje djalit te Krachers, arrita te behem figurant. Kjo ishte pune shume me e mire se ndihmesfiguranti. Honorari im per cdo nate ishte 80 Kreuzer (1, 35 Mark) qe me mjaftonte per te shuar oreksin rinor te dites, por vetem me Würstel (Salcice)e buke...., por e randesishmje ishte se isha ne Burgtheater...E fillova punen me “Meister von Palmyra” (Mjeshtri nga Palmira). Mundohesha te isha ne naltesine e duhur; isha njeri nga turma e popullit grek...por krejt ne fund te skenes...sa qe kisha ndjesine se regjisori nuk kishte besim tek une ose turperohej nga prezenca ime...krejt ne fund te skenes .....qe te mos me shihte kush, e keshtu herembashere me duhej te dilja dhe te hyja prap, ne cdo akt, por perseri ne fund skenes, krejt afer deres... E kjo gje ndodhi ne shume pjese teatrore... O Zot, sa here jam rrezuar se bashku me heshten qe mbaja ne dore....Pastaj erdhi kthesa: ne “Cyrano de Bergerac” isha ne skene si  kadet. Ne aktin e katert “Gascogne” perfshihej nga stuhia dhe kadetet duhej te prekeshin nga era e te delnin...., e ktu une u ndjeva shume i shqetesuar  e nuk dola..., per kete mbas disa ditesh u thirra nga drejtori Schlenther qe te sqaroja shqetesimin  tim....dhe kaq ishte... une qe kisha menduar deri ne ate kohe, qe atje ne fund ku isha nuk do te me verente  askush, me besoni, mbeta shume i befasuar.....(Fragmenti eshte marre nga disa shenime, kujtimet e tija.. te depozituara ne Theatermuseum / Wien)

Ne shkrimin e tij “Debutimi im ne Burgtheater” ai kujton: Isha ne Vjene. Isha shume i ri e shume i varfer, i  jepja mesime private gjuhe pak personave te cilet paten besim tek une. Ne te vertete ne ate kohe nuk kisha as idene me te vogel se cka deshiroja te behesha... Isha ne kerkim te bukes, kisha uri te madhe e zorret me kendonin ne bark, kur rastesia e madhe me solli ne Burgtheater si Komparse (Figurant)....

Uni- i mbrendshem i artistit filloj te zgjohej tek ai. Pasioni i tij per teatrin jep frutet e para. Ne skene si figurant ai mundohet te krijoje figura sa me te besueshme per publikun. Nje here kur te gjithe figurantet duhej te dilnin nga skena, ai mbet ne skene i rrembyer nga interpretimi i aktorit Ernst Hartmann qe interpretonte Cyrano-n. – Dil jashte, therret shefi nga prapa skenes, por ai i mahnitur mbeti aty deri ne fund te aktit.... Nje here tjeter ndodh qe ai i prekur nga skena qe luhej filloi te qaje me denese, gje qe terhoqi vemendjen e publikut. Njerzit filluan te flasin me tallje per te “riun e apasionuar” qe rrembehej shpejt..... por ai arriti te kete vemendjen e te gjitheve.

Eshte zakon i Burgtheatrit te Vjenes qe hera heres ti jape mundesi talenteve te rinj te paraqiten para regjisorve me pjese te ndryshme, por te siguruar nje vend pune  “me rastin e shteses se personelit” si aktor. Aleksandri me ndihmen e aktores Maria Urfus (qe me 1910 u martua me Moisiun dhe me 1911 paten nje vajze te quajtur Beate), meson pjese nga “Uriel Acosta”, nga e famshmja “Narziss” dhe “Rikardi III” . Mikja e tij perpiqet shume qe krahas artit skenik te permiresoje te folurit e tij ne gjermanisht.

Keshtu me 1 dhetor 1899 paraqitet me interpretimet e tija para komisionit te regjisoreve te Burgtheatrit. Ai e ndjen vehten te kenaqur e te sigurte gjate lojes se tij. Plot zell dhe furishem fillon Aleksandri duke shperthyer zjarrin qe i vlon ne shpirtin e tij prej artisti, ne frazat qe reciton. Fraza, rreshta, monologje ne gjermanisht, te cilat nganjehere nuk i dinte kuptimin.

Aleksndri kujton: gjate Uriel Acosta, drejtori Schlenther qeshte me gjithe zemer, por vetem Narziss i pelqej atij; tete dite mbrapa une qendroja ne skenen e Burgtheatrit  para kolegjit te regjisoreve. Kurr nuk i mesova pershtypjet e tyre per pjeset e mia,  e me sa di une: mendimet e Sonnenthal-it, Krastel-it, Lewinsky-it  dhe Hartmann-it nuk kishin asgje te  mire. Por drejtori Schlechter besonte  tek une, e kjo ishte gjeja  me  e bukur qe me kenaqte ne ate kohe: qe drejtori Schlechter me shikonte mua si nje aktor te  ardheshem..... ky ishte parashikimi i tij... Une fillova te studioj e te mesoj gjermanisht  nga gruaja ime qe ishte aktore, Maria Urfus.....gjermanishtja per mua si i lindur ne Itali ishte shume e papershtateshme dhe e veshtire.

Kolegji i regjisoreve nuk reagon aspak nga pasioni e temperamenti i vecante i ketij djaloshi 19 vjecar. Njezeri ato marrin vendimin:

“Alexander Moissi ist zum Schauspieler ungeignet”

Aleksander Moisi eshte i paafte qe te behet aktor.... megjithate komisjoni e lejon ate te vazhdoje te punoje si figurant, por qe mund te thote ndonje fjale nganjehere.... megjithe akcentin e keq te gjermanishtes qe ka..., por tashma shpirti i tij nuk gjente me paqe dhe digjej per skenen... Me 31 Mars 1900 ai kendon ne skenen e Shoqerise  Tregtare te Vjenes ne pjesen “Ehemann vor der Tür” (Bashkeshorti  tek porta) me shume sukses. Sukses tjeter per tu permendur ishte roli “Kusofkin”,  ku interpretoj vargjet e  Turgenjevit ne pjesen “Gnadenbrot” (Bamiresia). Ne nje gazete te kohes shkruhej: i riu Moisi deshmoj per nje talent te padiskutushem...zeri i tij i shumengjyreshem, loja ne pantomime, sikurse edhe sigurija e tij ne skene beri pershtypje shume te mire....

Kjo sherbej qe te Moisiu i ri te rritej besimi ne vetvehte. Guximi i tij triumfoi mbi pasigurine e mungesen e eksperiences.

Fati e solli qe ne nentor te 1900, ne  nje teater te vogel ne Vjene (Nußdorf) do te shfaqej nga nje trupe e huaj pjesa “Die Räuber”. Dy dite perpara shfaqjes Aleksandri  mori persiper nje nga rolet kryesore, per te zevendesuar aktorin qe per arsye personale mungonte. Nje dite tjeter ai mori me shume inisiative mbi vehte rolin e “Kosinsky-t” prap si zevendesues, sa qe ne grupin e figuranteve te Burgtheatrit, filluan ta quajne “Aleksandri Shpetuesi”. Per keto dy nderhyrje ai mori shperblim nga kolegu i tij, figuranti me i vjeter i Theatrit  Moncza, nje pale kepuce.

Mepas ndodhi qe ne komedine Tartufi, ku ai luante sherbetorin Lorenzo, emri Aleksander Moisi do te shtypej per te paren here ne afishet e shfaqjes. Aktori i madh Josef Kainz dhe Moisiu qendrojne bashke ne skene, por ndodhi ajo qe nuk pritej...

.....duke u futur ne skene Kainz fillon te interpretoje :  .... Lorenzo, o sherbetori im, a eshte gati veshja ime...?? e me pas nje shikim te shpejte pyetes Lorenzos.....

Kainz shtanget i befasuar nga syte e sherbetorit Moisi e nuk arrin te leviz me, ai nuk mundet te flase..... vakum...edhe pse ndigjonte sugjerimin e suflerit ..... Sy me sy veshtroheshin te dy, kolosi Kainz qe ishte legjenda e teatrit ne te gjitha trevat gjermanishtfolese dhe figuranti “i panjohur” Moisi...

Kainz arrin te shohe ne shprehjen e syve te Moisiut - Lorenzo, ndjenjen e nenshtrimit e te fatkeqit, e po ashtu zbulon te figuranti i panjohtur,  forcen, madheshtine e talentin e nje aktori te ardheshem....

Ai keshillon Moisiun ne qarqet me te larta te hierarkise teatrore. Drejtori Schlenther e sugjeron Aleksandrin te Angelo Neumann qe ishte drejtues i Theatrit gjerman te Prages,  i cili i beson instinktit te Kanz-it. Me ndihmen e motres se tij, Moisiu blen nga nje tregtar robash  te perdorura ne Judengasse  nje kostum, nje kapele (te cilen me pas e harron ne tren) per 3 Gulden dhe udheton per ne Prage. Nje kontrate 6-vjecare e pret ne Neues Deutsche Theater  ku ai per kater vjet rrjesht (1901 – 1904) aktron. Filloj me rolin e Elias ne “Über unsere Kraft nga Björnson “, ku la gjurme te paharrueshme. Me pas  vazhdon me Franc Moor, Cyrano von Bergerac dhe Coupeau te Zolas ne “L´Assomoir”. Jehona e interpretimeve te tij e ndau publikun ne dy grupe kontradiktore, populli dhe shtypi. Njera pale kritikonte mendyren e tij gjuhesore te folurit, akzentin e tij te huaj si dhe mendyren jo tradiotionale te interpretimit, kurse grupi tjeter: admironte tingellimin e zerit te tij kumbues dhe temperamentin e tij te zjarrte qe e pasqyronte ne rolet e interpretuara. Erdhen me pas rolet e Gaspard ne “die Glocken von Cornville”, Bonifazi ne “Brüder Staubinger”, “La Main” nje pantomime francese... Vitet e Prages e ndihmuan ate te kuptonte sekretin e magjine e lojes aktoriale.

Kur fillova punen, kujton Moisiu, ne te vertete nuk dija ku qendron sekreti  i interpretimit te nje roli, mendoja thjeshte me fantazine rinore qe arti i krijimit te rolit  eshte te ngjitesh nje mjeker falso ne fytyre. Isha i bindur qe sa me shume ne skene aq me i spikatur do te isha, qe une nuk isha vetvehtja por nje tjeter te cilin e percaktonte autori i tekstit. Sa me shume qe njihja boten, aq me shume behesha i vetedijeshem ne personin tim. Me vone kuptova qe artin tim duhej ta ndertoja thjesht mbi personalitetin tim. Jo me “maskim”, por me “demaskim”. Kerkojsha lirine time ne cdo rol, per ta interpretuar ate ne menyre te natyrshme dhe arrita ta zoteroj kete. Kjo beri qe kur zgjidhja rolet, mundohesha ti shihja personazhet mbranda vehtes sime... “

Ne Prag ai beri nje jete te c´thurur qe i kujtonte femijerine ne Durres e Trieste. Nete te tera frekuentonte klubet “jo me ze te mire”, pinte shume, flirtonte me grate...., qe te njihte mire JETEN e NJERZIT – thoshte ai. Nje nga biografet e tij (Paul Leppin), per kete periudhe tregon qe Moisiu ishte i palodhur dhe i rezistonte nates. Ne kohen kur te tjeret fillonin te braktisnin lokalin, ai niste te kendonte melodite “Die Stretta” italiane qe perkedhelnin zemrat femerore, deklamonte Shekspirin ose tregonte ndodhite e femijerise se tij ne Shqiperine e pushtuar nga turqit. Vitaliteti i tij ishte i papershkrushem. Te gjitha sa fitonte i harxhonte per qejfet e tija mbasi ndjehej shume i vetmuar. Gjendja shpirterore e tij ne kte periudhe ishte shume e trazuar gje qe pasqyrohet edhe ne rolet e tij: i tronditur, sensibel, pasiv, i mbyllur ne vetvehte, i permalluar... Thohet qe ne rolin e Faustit, ai nuk luante gjendjen qe pershkruante autori, por vetvehten. Shpirti i tij i trazuar shperthente nder emocione te fuqishme, qe i  bene rolet e tij te famshem e te paharrueshem.

Ne shume role ai arriti persosmeri dhe sukses dhe filloj te mendonte te ndertonte nje karriere te vertete, por ne nje teater te permendur si ai i Berlinit. Per kete ne vitin 1903  vendos lidhje me Max Reinhardt i cili i premtoi atij nje rol ne sesonin 1904 – 1904 ne nje pjese te Gorkit. Me 22 nandor 1903 Moisiu ndahet nga Neue Deutschen Theater ne Prag, ku per te fundit here luajti rolin e Kozakut Beitler te Hugo Müller dhe Franc Roth tek “ Von Stufe zu Stufe”.

Thuhet qe per te udhetuar per ne Berlin ai mori nga miqte e vet para hua te cilat i harxhoj te gjitha ne festen e ndarjes me miqte. Ne Berlin u gjend me 26 nandor i shoqeruar nga gruaja e tij, aktorja Maria Urfus.

Zoterinj, po ju paraqes aktorin e ri - keshtu  e prezantoj Max Reinhardt ne ansamblin e tij Moisiun. Me pas ai pershkroj me fjale te tjera, besimin e palekundur qe kishte te aktori i madh, por jo shume i njohur. Ne fillim edhe pse Reinhardt i kishte premtuar nje rol tek Bernard Show “Der Schlachtenlenker” te cilin Moisiu e kishte pregaditur, ai nuk ja dha ate mbasi pat presion nga trupa e aktorve. Keshtu qe me  24 prill 1904, Moisiu u ngjit ne skenen e teatrit te Reinhard-it ne “Kabale und Liebe”, por nuk arriti qe te bente per vehte dhe te integrohej ne grupin e aktoreve. Ai vendosi te provonte ne Osterndtheater te sapo formuar me 3 shtator 1904, i cili ishte nen drejtimin e Viktor Laverrenz dhe quhej Carl Weißtheater. Me vone ky teater u emrua si skena popullore gjermane.

Ne kte teater Moisiu mori pjese ne tri premiera: si Franz Moor ne “Räubern”, si Golo ne pjesen e Habbel-it “Genoveva” dhe si Mortimer ne “Maria Stuart”, te cilat i dhane mundesine atij qe te behej i njohur ne qytet. Mbas pak muajve Reinhardt-i e mori Aleksandrin perseri ne teatrin e vet per te luajtur rolin e Philipp-it ne “Grafen von Charolais” te Beer – Hoffmann, te cilin nuk ishte ne gjendje te bente asnje nga grupi i Reinhard-it. Kritika dhe publiku e priten ne mendyra te ndryshme aktorin e ri. Nje pjese e publikut u “tremb” nga e folura e tij dhe mendyra moderne e interpretimit, ndersa pjesa tjeter (ajo me e shumta) u pasionua pas tij. Kritika njezeri nuk e pranoj Moisiun per nje kohe te gjate deri sa puna, talenti e arti i tij me rolet e Kreon-it  te “Ödipus und die Sphinx”, me Oswaldin te “Gespenstern” dhe Moritz Stiefel ne “ Frühlings Erwachen” e bindi. Pas kesaj diagrama e ngjitjes se karrieres se tij ishte e papermbajtur. Luajti Romeon, Franc Moor, Claudion ne Der Tor und der Tod, Lolon te Mbreti Lir. Ne 1909 luajti Faustin dhe ne festivalin e teatrit gjerman ne Münich per here te pare Hamletin, i cili u cilesua me vone si nje nga rolet me te fameshme te tij, por me 1910 ky hov i madh suksesesh u nderpre nga nje semundje mushkerishe qe e detyroj ate te pushoje  aktivitetin. Atij ju desh te shkoje ne Davos te Svicres, qe eshte nje vend  kurash per semundjet e tuberkulozit. Pas nje periudhe te gjate nderprerje ai ju bashkangjit trupes se Reinhardt-it gjate turneut ne Petersburg ne maj 1911, duke marre persiper rolin e Edipit me te cilin korri nje sukses te papare aty, por edhe me pas ne Berlin, Hamburg, Wien... Me 7 shkurt 1913 ai luajti ne premiere Fedja-n nga drama e Tolstoit – “Kufoma e gjalle”, qe eshte nje nder rolet me te arrira te tij. Celsi i suksesit te Moisiut, do te shkruante kritika, eshte zeri i tij tingellues, mendyra e shkelqyer e te folurit, arti i artikulimit te fjaleve,  per te cilat me vone ai u be i njohur ne te gjithe boten. Ai arriti te behej aktori i pare e me i fameshmi ne te gjithe boten gjermanisht folese. Me fillimin e luftes se pare boterore ai u angazhua vullnetarisht si ushtar dhe u dergua ne frontin perendimor si aviator, ku per merita ushtarake u gradua Leutnant dhe u dekorua me KRYQIN E ARTE, dekorate e larte ushtarake. Me 26 shtator 1915 mbas rrezimit te avionit te tij ne France, ai u kap rob nga franzeset se bashku me bashkeluftetarin e tij. Me 2 mars 1916, gjate nje transporti nga kampi ku mbahej i burgosur bashke me nje grup ushtaresh u arratisen, por u kapen dhe u derguan ne burgun ushtarak ne Toulouse. Kur nje komision mjekesh vizituan burgun, nderhyne prane autoriteteve franceze dhe arriten ta dergojne per kurim te mushkerive ne Arosa te Svicres. Gjate jetes se tij Moisiu pat shume histori dashurie. Ai ishte “hyjnori” i grave te cilat prisnin ne radhe mbas cdo shfaqje tek dera e kabines per nje autograf apo per ta takuar. Thuhet nga biografet:  grate qe gjate shfaqjevet te tija uleshin ne rresht te pare, nuk gjenin dot qetesi nga shikimet e tij kembengulese e lakmitare, por njekohesisht ishte dhe gjeloz kur gruaja e tij vishte fustane qe i zbulonin  pjeset e trupit. Ai u martua dy here. Pas gruas se pare Maria Urfus (1910), me te cilen pati vajzen Beatrice (Moisi) von Molo te lindur me 1911, ai u martua me kolegen e tij nga teatri i Reinhard-it, gjermanen Johanna Terwin e nuk paten femije. Historia e dashurise se tij me Terwin filloj kur luajten  pjesen “Kufoma e gjalle” ku Terwin ishte ziganja Mascha. Me vone te dy luajten shume duete se bashku: Romeo e Gjulieta, Hamlet dhe Ofelia, Othello e Desdemona.

Te dy vajzat ishin artiste. E para ishte aktore, valltare e kengetare kabareje qe paraqitej me emrin e artit Beate von Molo, kurse e dyta Bettina Berggruen ishte aktore filmash. Nje nga pasardhesit e vajzes Beate  eshte dhe aktori austriak Gedeon Burkhard.

65 vjet mbas vdekjes se Moisiut, vajza e tij Bettina e cila ne ate kohe ishte 9 vjece kujton: une nuk mund te harroj kurre shprehjen e syve te tij, ato i  kam pare disa vjet me vone perseri, e ju nuk do ta besoni se ku..... te Picaso. Edhe Picaso si babai im kishte sy me veshtrim hipnotizues e luftarak si ato te nje Toreadorit qe lufton me demat.. Syte e babait tim ishin “te bute, te qete, sy te vdekur si ato te statujave greke prej mermerit”...

Ndersa Kafka e kishte vrojtuar keshtu artistin tone: nje artist te cilit i rrjedhin vargjet nga koka e tij...(goja me zerin e mrekullueshem, syte qe flisnin)

Duket sikur ne thellesine  e syve te tij levizin arkiva fotosh bardhe e zi me levizje te ngadalte fantazmash....Mumjet egjyptiane 2000 vjecare kane sy te tille...te fiksuar e te thelle, pa shprehje, te trishtuar, por te pa ankese, te rezervuar por present....vetem ne pikturat e Lorenzo Lottos mund te gjesh sy te tille melankonik mesdhetar..Moisiu i rremben menjehere njerzit me syte e tij, me zerin e tij...

Ne skenen e teatrit ai beri VDEKJEN “Profesion”. Gjate karrieres se tij ai vdiq mbi 1500 here ne skene, gjithmone ne mendyra te ndryshme....Ai perjetonte vdekjen dhe “ashtu  sic vdes ne skene Moisiu” nuk gjendet nje aktor i dyte ta beje... Vetevrasja  e tij tek Fedja, qe eshte roli i tij i jetes, ka mbetur firma e tij ne art – sikurse personifikimi i Tramp-i te Chaplin-i ose kostumi i bananeve tek Josephine Baker. Moisiu,  i pavdekshmi  ylli i vdekjes ... Ekspertet e theatrit shprehin keqardhjen qe nuk u arrit te filmoheshin skena nga rolet e Moisiut. Nje here ne vitin 1998 gjate kerkimeve arkivore ne Vjene u gjend i mbyllur ne nji kuti llamarine nje Filmdokument: Moisi – Fedja ne celuloid. Jane 55 sekonda xhirim, autori i panjohur.....segment filmi  qe sot duket se vjen si nje mesazh i Moisiut nga bota e pertejme...

Sipas nje thenie klasike: Te zgjedhurit e “Qiellit” dhe gjenite vdesin heret, te rinj... Ashtu edhe Aleksander Moisiu, vdiq me 56 vjec, ne kulmin e prodhimtarise e te gjenialitetit te tij skenik.

Eshte interesante per tu treguar: Nje here ne ditet e para te vitit 1935, kur Moisiu gjindej ne turne ne Itali, dy gazetare e vizitojne ne garderoben e tij aktorin e madh i cili pregaditej te luante ne skene rolin e piktorit Luis Dubedat te “Il dilemma del dottore”. Per rastesi ne kete pjese ka nje skene ku nje gazetar pyet piktorin artist qe vuan nga tuberkulozi: Ju lutem shkurt me pak fjale na thoni dicka per semundjen tuaj dhe planet tuaja ne te ardhmen?? Piktori Louis Dubedat – Moisi duhet sipas tekstit  te pergjigjet: Planet e mija ne te ardhmen jane shume te thjeshta. Une do te vdes....E keshtu ndodhi ne realitet, pak jave me vone ai vdiq. Fjalet e fundit ai i foli ne skenen e Sanremos me 12 mars 1935, gjate nje turneje ne Itali.  Ne rolin e Fedja-s tek “Kufoma e gjalle” shfaqja mbyllej me batuten: ....ndjehem shume mire... ndjehem me te vertete mire.... e  me pas personazhi mbyt vehten...

Ne mars 1935 Moisiu vendos te kthehej ne Wien ku do te takohej me mikun e tij Stefan Cvajg i cili po perkthente ne gjermanisht nje komedi, qe mbajtesi i cmimit Nobel i madhi Luigji Pirandelo e kishte shkruajtur posaqerisht per te. Pritej qe te vendosej per zgjedhjen e ansamblit e  fillimin e provave. Naten gjate udhetimit ne tren, e pushton nje temperature e larte dhe dhimbje gjoksi. Asnjeri nuk ishte ne kabinen e tij ti shuante etjen dhe ta ngrinte nga dyshemja ku kishte rene. Vuan shume deri ne mengjes pa pasur ndihmen e njerzve ne tren, te cilet flinin ne ate ore. Me 14 Mars 1935 treni futet ne stacionin e Vjenes ku e shoqja e priste. Ajo kishte me se dy muaj qe nuk e kishte pare burrin e dashur. .....Ai po vonohet? Pse nuk po vjen, ai duhej te zbriste tashi..... perse nuk eshte ne mes te udhetarve si gjithmone?.... Sec ka nje parandjenje...dhe ja tek shihen dy punetore hekurudhash qe mbajne ne krahe Aleksandrin. Ai dridhej nga dhimbjet dhe ethet. E dergojne ne hotel duke menduar se ishte vetem nje grip i rende. Mjeku  i urgjences konstaton nje ftohje ne mushkeri dhe e dergon me 16 mars ne sanatoriumin Cottage, ku specialistet me te mire te mushkerive, Dr. Bauer dhe Dr. Jagic  perpiqen ta ngrejne perseri ne kembe. Edhe ne kete gjendje ai ka kurajo te ironizoje situaten e veshtire ku gjindej: Kesaj here asht nji skene vdekje e keqe, do te zgjase shume.... I  lutet se shoqes qe ta ktheje ne hotel. Duke pare situaten e veshtire ajo i ndalon cdo kontakt, me fansat dhe gazetaret te cilet vershuan aty, me perjashtim te mikut Bassermann dhe shkrimtarit Beer – Hoffmann. Fillon agonia, diagrama e  temperatures levize si e cmendur. Terwin i gjindet prane, i lage buzet e thara, i lemon ballin e djersitur, i mban doren e leshuar e te pafuqishme...

Ne diten e shtate temperatura i leviz nga 40° ne 35 °, i bejne nje morfine qe ti lehtesojne  dhimbjet e medha te gjoksit.  Ai vete, Aleksandri i jep zemer se shoqes e cila nuk kishte me shprese per jeten e tij. Ate dite me 22 mars 1935 rreth ores 14.00, nen veprimin e morfines ishte i qete, por i heshtur dhe i pafuqishem. I kerkon se shoqes me shenja, ne mendyre te paktuptueshme dicka per te shkruar. Dora e tij ne keto minuta te fundit te jetes arrin me shume mundim te shkruaj tri fjale te palexueshme: Liebe....alles Liebe... dhe leshohet ne prehrin e gruas Terwin..

Aleksander Moisiu vdiq  po ate dite rreth ores 19.10 minuta. Arkivoli me trupin e tij u dogj ne Krematorin e Vjenes i shoqerur nga muzika Adagio  e Beethovenit, luajtur nga dy miqte e tij, muzikantet e famshem Bruno Walter (ne piano) dhe Alfred Rosé (ne violine). Ishte hera e pare qe ne nje ceremoni varrimi luhej nje pjese muzikore.

Asnje perfaqesues i Austrise nuk mori pjese ne Ceremonine e vdekjes. Sargu me hirin e tij ishte i mbeshtjellun me flamurin italian dhe ndersa nje grup i vogel nga miqte dhe familjaret qendronin ne heshtje ne kujtim te tij.

Gjate ceremonise funebre, aktori me fame Albert Bassermann nxori nga gishti unazen Iffland (4) te cilen tradicjonalisht e mban aktori me i mire i kohes, dhe e vendosi mbi gjoksin  e Moisiut te vdekur duke u thene: ....ty te perket unaza Iffland-it...

Sargun me hirin e Moisiut, Johanna Terwin e varrosi ne Tessin te Svicres, ne varrezen e Morcote-s ne prane viles se tij mbi liqenin e Luganos. Aty gjindet nje pllake mermeri me mbishkrimin Alessandro MOISSI, 1879 – 1935, po ne kete vend (1962) do varroset  edhe bashkeshortja Terwin.

Deshiroj  te mbyll shkrimin me nje thenie te vete Moisiut ne veren e vitit 1927, ne Wansee te Berlinit ne fjalen qe mbajti ne  varrimin e koleges Agnes Sorma, fjale te cilat me vone do te kishin te njejten  pasoje edhe per te: AKTORI I TEATRIT NUK ARRIN TA SHOHE KURRE PUNEN E TIJ. AI NUK MUNDET TA SHFLETOJE ATE SI NJE LIBER APO NUK MUNDET TE SHIKOJE ATE NE KANAVACE  E NE GURE.....

Wien, 17 shkurt 2013

 

SHENIME

(1) Ne shume shkrime nga autore te huaj mbi Aleksander Moisiun, shkruhet qe babai i tij quhej Konstantin Moisiu. Babai i dha emnrin e tij djalit te pare Konstantinit. Por ne deshmine origjinale  te lindjes se Aleksandrit ai shenohet Moisi Moisiu. Emrin Moisi Moisiu te babait e vertetojne  edhe pasardhesit nga familja Moisi.

Po ashtu edhe prejardhja e Familjes Moisiu nga disa autor te huaj shenohet: ato vijne nga Golemi, nje vend ne afersi te Shkodres...

(2)            Amalia de Rada vjen nga familja arbereshe De Rada. I ati i saj ishte nje mjek i njohur ne Firenze, por nga autoret e huaj, shikohet me dyshim ky fakt. Ajo quhet nje italiane ne origjine.

(3)            Te gjitha referencat (foto, letra, dokumenta, pjese gazetash) jane marre ne arkiven e Theatrit Kombetar ne Vjene.

(4)            Unaza e Ifflandit – unaze e rrethuar me diamante dhe me gdhenien e portretin te aktorit August Wilhelm Iffland i vdekur me 1814. Eshte si vleresim dhe e mban aktori me i mire ne boten e Theatrit – gjermanishtfoles. Bassermann – i e ka mbajte qe nga viti 1911 deri ne diten qe e vendosi mbi trupin e Moisiut.





(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx