Faleminderit
Remzi Limani: Portret i femrës së angazhuar
E marte, 05.03.2013, 10:28 PM
PORTRET I
FEMRËS SË ANGAZHUAR
Mendja e edukuar është arma më e fortë e njeriut për realizimin e tij brenda një shoqërie të shëndoshë. Në këtë kuptim, arsimimi dhe individualiteti kreativ, na pajisin me atë që nuk e posedojmë. Për këtë, kemi nevojë të vishemi me dije, pë ta kuptuar peshën e kontributit tonë, rrjedhat e jetës dhe kërkesat shoqërore për vlerat tona në ndërtimin e një shoqërie polivalente dhe të emancipuar.
Nga Remzi Limani
Së
këndejmi, kur flasim për njerëzit e shkolluar, e në veçanti për femrën e
arsimuar dhe mirëfilli të emancipuar, kësaj radhe, jo rastësisht, vëmendjen
tonë do ta bartim tek një zonjë fine e angazhuar në cilësinë e drejtoreshës. Kjo pra, është Valbona Hadri, drejtoreshë e
shkollës fillore “Emin Duraku” në Prishtinë. Në të hyrë në zyren e saj, së pari
u takuam me shkëlqimin e buzëqeshjes të saj mikpritëse. Kjo, mikpritje e veshur
me njerëzoren, na bëri edhe me komod të qëndrojmë pranë autoritetit të saj dhe
të flasim me të pa anjë “drojë”. Në bisedë e sipër, këndshëm na rrëfeu se ajo
është edhe nënë e tre fëmijëve, për çka, pak kush do të besonte, për faktin se
zonja e veçuar kishte pamjen e një vajze të një moshe të pjekur dhe hiç më
shumë… Pastaj, me një buzëqeshje të shtuar, me një gjuhë të kultivuar dhe të
artikuluar me një timbër ngjyre të veçantë, me kënaqësi gëzimi në sytë e saj
dhe konsidferatë na tregoi edhe për gurthemelin e ri, i cili u përurua vitin e
kaluar për ndërtimin e një shkolle të re moderne, të një hapësire të re
shkollore më të avancuar në kuptimin e kushteve të reja për një mësim edhe më
cilësorë. Pra, të jesh femër e angazhuar, e mbi të gjitha edhe nënë e
suksesshme, me të gjitha përgjegjësitë dhe peripecitë e mundshme, të cilat i
shtron jeta para nesh, do të thotë: ta luftosh jetën dhe ta ndërtosh mbi
sukkseset e vargëzuara, ku bën pjesë edhe edukimi i mirëfilltë i fëmijëve dhe
menaxhimi adekuat i familjes. Në këtë kontekst, zonja, Valbona Hadri, përpos
obligimeve si kryefamiljare dhe edukatore e katër femijëve të saj – ajo, me
sukses të plotë e kryen edhe detyrën e drejtoreshës me plot vullnet e dëshirë
ndaj punës dhe përgjegjësive në punë. Pra, zonja respektive, Valbona Hadri e
mbështjellë me urti dhe plot modesti, me imazhin e saj përplot ngrohtësi
mikpritëse të një drejtoreshe me pikëpamje moderne, në mënyrë shprehëse nxjerrë
në pah vlerat e një gruaje të arrirë dhe të emancipuar me vlerat e kohës dhe
frymën e një femre të gatuar për të qenë aty ku është sot.
Se femra
shqiptare, duhet të zë vend dhe të qëndron stoike me tërë peshën e saj
intelektuale, është domosdoshmëri e kohës për ta vërtetuar shkallën e evoluimit
dhe të dialektikës në kuptimin e zhvillimit edukativ të femrës shqiptare dhe
mundësisë reale për realizimin e personalitetit të saj në shumë fusha
shoqërore. Këtë aksiomë të pakontestueshme, na pasqyron puna dhe reralizimi i
zonjës, Valbonë - në krye të një institucioni shkollor mjaft të rëndësishëm për
edukimin dhe emancipimin e gjeneratave të reja, duke i përgatitur në rrugëtimin
e tyre të mëtejmë. Andaj, lirisht mund të themi: se drejtoresha, Valbonë është
në krye të një sistemi shkollor – pregatitor, i cili është baza themeltare për
ngritjen e individit dhe shoqërisë drejt rrugës për në panteonin e dijës dhe të
qytetërimit të mirëfilltë, ngase, mendja e edukuar është arma më e fortë e
njeriut në realizimin e tij brenda një shoqërie të shëndoshë dhe demokratike.
Në këtë kuptim, zonja, Valbonë së bashku me arsimtarët e shkollës në fjalë,
janë duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në arsimimin dhe edukimin e
gjeneratave të reja, për çka i përgëzojmë dhe u dëshirojmë punë të mbarë dhe të
shëndetshme në kuptimin e gjërë të fjalës.