Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Remzi Limani: Portret i femrës së angazhuar

| E marte, 05.03.2013, 10:28 PM |


PORTRET I FEMRËS SË ANGAZHUAR

Mendja e edukuar është arma më e fortë e njeriut për realizimin e tij brenda një shoqërie të shëndoshë. Në këtë kuptim, arsimimi dhe individualiteti kreativ, na pajisin me atë që nuk e posedojmë. Për këtë, kemi nevojë të vishemi me dije, pë ta kuptuar peshën e kontributit tonë, rrjedhat e jetës dhe kërkesat  shoqërore për vlerat tona në ndërtimin e një shoqërie polivalente dhe të emancipuar.

Nga Remzi Limani

Së këndejmi, kur flasim për njerëzit e shkolluar, e në veçanti për femrën e arsimuar dhe mirëfilli të emancipuar, kësaj radhe, jo rastësisht, vëmendjen tonë do ta bartim tek një zonjë fine e angazhuar në cilësinë e drejtoreshës.  Kjo pra, është Valbona Hadri, drejtoreshë e shkollës fillore “Emin Duraku” në Prishtinë. Në të hyrë në zyren e saj, së pari u takuam me shkëlqimin e buzëqeshjes të saj mikpritëse. Kjo, mikpritje e veshur me njerëzoren, na bëri edhe me komod të qëndrojmë pranë autoritetit të saj dhe të flasim me të pa anjë “drojë”. Në bisedë e sipër, këndshëm na rrëfeu se ajo është edhe nënë e tre fëmijëve, për çka, pak kush do të besonte, për faktin se zonja e veçuar kishte pamjen e një vajze të një moshe të pjekur dhe hiç më shumë… Pastaj, me një buzëqeshje të shtuar, me një gjuhë të kultivuar dhe të artikuluar me një timbër ngjyre të veçantë, me kënaqësi gëzimi në sytë e saj dhe konsidferatë na tregoi edhe për gurthemelin e ri, i cili u përurua vitin e kaluar për ndërtimin e një shkolle të re moderne, të një hapësire të re shkollore më të avancuar në kuptimin e kushteve të reja për një mësim edhe më cilësorë. Pra, të jesh femër e angazhuar, e mbi të gjitha edhe nënë e suksesshme, me të gjitha përgjegjësitë dhe peripecitë e mundshme, të cilat i shtron jeta para nesh, do të thotë: ta luftosh jetën dhe ta ndërtosh mbi sukkseset e vargëzuara, ku bën pjesë edhe edukimi i mirëfilltë i fëmijëve dhe menaxhimi adekuat i familjes. Në këtë kontekst, zonja, Valbona Hadri, përpos obligimeve si kryefamiljare dhe edukatore e katër femijëve të saj – ajo, me sukses të plotë e kryen edhe detyrën e drejtoreshës me plot vullnet e dëshirë ndaj punës dhe përgjegjësive në punë. Pra, zonja respektive, Valbona Hadri e mbështjellë me urti dhe plot modesti, me imazhin e saj përplot ngrohtësi mikpritëse të një drejtoreshe me pikëpamje moderne, në mënyrë shprehëse nxjerrë në pah vlerat e një gruaje të arrirë dhe të emancipuar me vlerat e kohës dhe frymën e një femre të gatuar për të qenë aty ku është sot.

Se femra shqiptare, duhet të zë vend dhe të qëndron stoike me tërë peshën e saj intelektuale, është domosdoshmëri e kohës për ta vërtetuar shkallën e evoluimit dhe të dialektikës në kuptimin e zhvillimit edukativ të femrës shqiptare dhe mundësisë reale për realizimin e personalitetit të saj në shumë fusha shoqërore. Këtë aksiomë të pakontestueshme, na pasqyron puna dhe reralizimi i zonjës, Valbonë - në krye të një institucioni shkollor mjaft të rëndësishëm për edukimin dhe emancipimin e gjeneratave të reja, duke i përgatitur në rrugëtimin e tyre të mëtejmë. Andaj, lirisht mund të themi: se drejtoresha, Valbonë është në krye të një sistemi shkollor – pregatitor, i cili është baza themeltare për ngritjen e individit dhe shoqërisë drejt rrugës për në panteonin e dijës dhe të qytetërimit të mirëfilltë, ngase, mendja e edukuar është arma më e fortë e njeriut në realizimin e tij brenda një shoqërie të shëndoshë dhe demokratike. Në këtë kuptim, zonja, Valbonë së bashku me arsimtarët e shkollës në fjalë, janë duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, për çka i përgëzojmë dhe u dëshirojmë punë të mbarë dhe të shëndetshme në kuptimin e gjërë të fjalës.