Faleminderit
Kabil Bushati: Dënimi "aforfe" i Major Shaban Elezit
E shtune, 02.03.2013, 03:32 PM
Dënimi
"aforfe" i Major Shaban Elezit
Nga Kabil Bushati
Aty ku
sot ndodhet ndërtesa e Prefekturës Shkodër më parë ka qenë Bashkia, 15m larg
saj, matane rruges, me 26 janar 1945 u pushkatuan 8 burra. Shqiperia akoma nuk
kishte mbushë 2 muaj nga dita e çlirimit duheshin edhe tre ditë, kur në Shkodër
nacional-çlirimtarët po bënin 8 kurbane me bij shqiptarësh. Ky ekzektutim do të
ishte preludi i atyre mijra pushkatimeve që u kryen në Shqipëri pa gjyqe apo me
dëshmitarë të rremë. E thënë ndryshe ky ekzekutim ishte një hapje sipari e asaj
tragjedie që perjetoi populli shqiptar për afro pesë dekada radhazi. Komunizmi
nuk u instalua me dhune që rëndom thojnë politikanët tanë, komunizmi në
Shqiperi u instalua me terror. Përballë qindra qytetarëve shkodranë që ishin
mbledhë me urdhër te forntit (sepse partia në ato vite qëndronte incognito),
përballë nxënësve të gjimnazit shtetit që i kishin nxjerrë nga mesimi me urdhër
të prokurorit për te pa ketë skenë makabre, qëndronin tetë burra të lidhur.
Këta ishin Major Shaban Elezi, Kapiten Sheuki Haliti, Palokë Pikolini, Elez
Hoti, Dedë Shabani, Abdyl Bushati, Pjetër Nikë Mihaj dhe Selim Rama. Si Rethkomandat
Shaban Elezi kishte një emer të madh në
krejt veriun shqiptar, prandaj duhej ndeshkuar me denim kapital dhe duhej
poshteruar para gjithë popullit dhe studentëve të gjimnazit të shtetit. Duhej
ta shihte populli Shabanin duke dhënë shpirt në midis të Shkodrës, se vetëm
keshtu mund të frikësohej turma që ishte prezent. Prokurori Josif Pashko kishte
dhënë urdhër që të arrestuarit të pushkatoheshin pa gjyq, sepse në mendjen e
tij ishte fiksuar fjala: bashkëpunëtor i fashizmit. Avokatët e asaj periudhe e
cilësonin këtë palo prokuror si të tmershëm për dënimet ekstreme që jepte të
cilat tentonin të mbillnin terror e frikë në popull dhe ç'ishte më e keqja,
jasht çdo te drejte ndërkombëtare kish filluar te jepte denime me vdekje pa
gjyqe. Se ku e kish krye atë shkollë Josif Pashko, djalli e merr vesh, se çdo
denim e donte një gjyq që e deklaronte fajtor dhe kjo e drejtë njihej që nga e
drejta romake.
Josif
Pashko në fillimin 1944-ës e filloi karrierën e prokurorit ne Shkodër.
"Prokuror i tmerrit"- thotë në një vend avokati i vjeter dhe
reputativ z.Koliqi, e kemi quajtur, ne avokatët e Shkodrës. Shkodra numëron
disa mijra të pushkatuar dhe të vdekur
nder burgjet komuniste. Shoku Pashko denoi (pa faj) Shaban Elezin me shtatë të tjerë. Ai dha urdhër
që ekzekutimi i tyre të bëhet në qendër të qytetit tek Bashkia(sot Prefektura),
përfundon shënimet avokat plak z.Koliqi. Dhe Komandanti i Mbrojtes se vendit,
Zoi Themeli qendronte gati per te pushkatuar njerëz. Në ate kohë nuk kishte
nderruar emertimin me Degë te Brendëshme. Po fillonte instalimi viteve tragjike
për nacionalistët shqiptarë, sepse kështu u pelqente fqinjëve tanë
shoveno-irredentistë. Komunizmi po i imponohej popullit me terror dhe genocid.
Kur hetuesi Hysni Ndoja, që ishte shkodran dhe ne vitet e para të çlirimit
ishte hetues, ju lut Zoi Themelit për ta liruar Shaban Elezin, se e njihte për
burrë të mirë, hasi në refuzimin e tij kategorik. Zoi Themeli se bashku me
Josif Pashkon vendosën "aforfe" dënimin e tij me vdekje, paçka se nuk
kishin trup gjykues. Pra mungonte trupi gjykues. Ku pyeste kasapi Zoi, ai
kishte ardhë ne Shkodër për të mbjellë terror, kishte ardhur me urdhër për të
nënshtruar Shkodrën.
Ishte
paradreke e një dite të ftohtë janari (hamsini siç i thonin pleqtë e at'hershëm)
siç i thonin shkodranët. Frynte një murla i ftohtë brisk. Dielli nuk kishte
fuqi te ngrohte as njerëzit. "Fort po shndrit njaj diell e pak po xe, ç'po
e rreh era rrapin e Jutbinës..."
ishte taman një ditë e ngrirë Jutbine. Komunistet edhe diellin e kishin
me racion si buken. Dikush foli para te dënuarvet pa gjyq dhe i cilesoi
"këmishëzinj". Pas pak, u dha komanda "zjarr" dhe pushkët e
plotonit të pushkatimit krisën me batare. Tetë burrat u përkulën të gjithë dhe
pastaj u rrëzuan përtokë. Ndërsa Shaban Elezi u ngrit pak dhe bërtiti
"këmishëzi je ti o A.Gj, ti ke dalë nëpër Shkodër me këmishën e
fashizmit...Nuk më vjen keq se po vritem, por me vjen keq se po më pushkatojnë
hajdutët e maskarejt e Shkodrës...". Nuk e lanë vazhdonte më pasi një
partizan tjetër nxorri revolverin dhe i ra dy herë kokës dhe Shabani tashmë u
shtri i vdekur duke zgjatur dorën me gishtin tregues si akuzë në drejtim të
A.Gj. Turma ndejti aty deri ne drekë, me njerëz që shkonin e vinin. Në kohën që
plumbat binin mbi kokën e Shabanit dhe të tjerëve, një nga djemtë e tij,
Qemali, që at'here ishte vetëm 11
vjeç,ndodhej duke pritë tek dera e burgut për t'i çuar strajcën me ushqime të
jatit.
Po cili
ishte Shaban Elez Muhaj. I lindur në vitin 1888 në Tuz të Malsisë së Madhe, në
Tuzin luftarak që ngriti flamurin shqiptar në Deçiq që më 1911. Kushëri i afërt
me Jakup Ferrin i cili me vone u bë një nga komandantet trima të ushtrisë së Ali Pashë Gucisë, nje
ushtarak legjendë që ka hyrë në histori. Lidhje me mbiemrin Feri, kur iku prej
Tuzit, Jakupi mbajti për mbiemër emrin e babës së vet, Ferit shkurtimisht
Feri.Tuzi është tokë shqiptare, e banuar nga shqiptarët, por tani pa
drejtësisht i përket Malit të Zi. Në vitin 1905 vjen në Shkodër ku kryen një
shkollë të mesme turke xhandarmërijet. Gjatë pushtimit austro-hungarez, Shabani
së bashku me disa ushtarakë të tjerë dërgohet në Austri ku kryen një
specializim për armën e xhandarmërisë. Ai fliste shumë mirë gjuhët sllavisht,
turqisht dhe gjermanisht. Në grushtin e shtetit të vitit 1924 rreshtohet
përkrah forcave të Kongresit të Lushnjës, e cila zgjodhi Ahmet Zogun ministër
të brëndshmëm për t'u berë më vonë Kryeministër të Shqipërise. Që nga viti 1925
deri në vitin 1939 shërben në armën e xhandarmerise me gradën kapiten në disa nga
rrethet e Shqipërisë si në Lushnje, Berat, Gjirokastër, Peshkopi, Dukagjin,
Pukë etj. Kudo që ushtroi detyrën, kapiten Shabani, spikati devocioni dhe
ndershmeria e tij si drejtues i xhandarmërisë. Me pushtimin e Shqippërisë nga
Italia fashiste Shabani ndodhej me shërbim ne Pukë ku braktisi detyrën dhe
arratiset në Jugosllavi ku mbahet nën vrejtje nga autoritetet e atjeshme për
tre muaj rrjesht. Pas tre muajsh ai kthehet në Shkodër dhe i kërkohet që të
vazhdojë shërbimin, por ai refuzon kategorikisht bashkëpunimin me fashistët.
At'here detyrohet që për 21 ditë të shkojë në Pukë e dorëzon komandën e
xhandarmërisë të cilën e kishte braktise.
Kur e
panë se Shabani refuzoj të punonte me
fashistët, tentojnnë t'a arrestojnë. Por ku kapej Shabani, sapo e merr vesh se
ishin pregatitur hekurat për t'a prangosë , ai arratiset nëpër malësira.
Qëndron në arrati derisa Italia fashiste shpalli kapitullimin. Në Qeverinë
Shqiptare të Rregjencës të vitit 1944 shërben si Komandant Xhandarmerijet
Rrethin e Shkodrës. Llesh Marashi ishte Qarkomandant ndersa Shaban Elez Muhaj
ishte Rrethkomandant. Gjatë ketyre muajve që Shaban Elez Muhaj ishte komandant
xhandarmërijet, shumë njerez e kujtojnë me respekt, bile edhe ata që ishin të
lidhur me lëvizjen Nacional-Clirimtare. Kur xhandarët arrestonin ndonjë
komunist, Shabani i lironte, sepse i konsideronte te genjyer nga ideollogjia
komuniste. Ai shpesh here shprehej se
komunizmi nuk ka fe dhe atdhe, por keta të rij e te reja i konsideronte të
mashtruar nga këlyshët e Moskovit. Në fshehtësi organizon takim me Misionin Aleat Angles në malin e Cukalit.
Anglezet kishin simpati per Shabanin se ishte burre zakonit, fjalen e kishte
fjale. Se bashku me anglezet bene disa kordinime veprimesh. Keto i konfirmon me
vone Rexhe Meta qe ishte ne ate kohe perkthyes prane misionit anglo-amerikan.
Në ato ditë bilë ishte graduar major. Shpejt bie në sy të Gestapos gjermane, dhe
Komandanti i saj Majori Hausding i kërkon takim për të bashkëpunuar por Shabani
i refuzon kategorikisht. Mirpo të refuzoje në atë periudhë komandantin e
gestapos gjermane, ishte të luaje tek a çift me kokën tende e të familjes. Mbas
këtij refuzimi gjermanët tentojnë t'a arrestojnë por Shabani arrin të arratiset
përsëri dhe familja ndërron banim fshehurazi. Qëndrojnë familjarisht me qera në
shtepinë e Tepeliajve dhe më vonë në atë të Uruçëvet. Më pas vetë qëndron i
fshehur në fshatin malor Lepurosh në një familje të njohur të tij. Ky fshat i
humbur ishte në zonën e Gruemirës, në një skaj të thellë malor të saj. Ketu
qëndroi deri sa u çlirua Shqipëria. Me çlirimin e vendit, familja ku strehohej
Shabani, emrin e së cilës nuk po e bëj publik për të mos e turpëruar botërisht,
e preu në besë mikun që e kishte mbajtë për disa muaj duke e denoncuar atë në
brigadën e Mbrojtjes së Popullit dhe duke ua dorëzuar atyre në mënyrën më të
pabesë, per te ja dhuruar pako postale Zoi Themelit, i cili e pushkatoi pa
gjyq. Por te pushkatosh nje oficer pa gjyq, i cili nuk bashkepunoi me fashizim
por me misioni anglez, le per te dyshuar se prishja me anglo-amerikanet ishte e
planifikuar nga Enver Hoxha me kohe, qe me mbarimi e luftes.
Vlen për
t'u përmendur në ketë shkrim i vëllai i Shabanit, Smajl Elezi (Muhaj) i cili në kohën e pushtimit fashist
internohet në Itali.Qëndron i inernuar deri ne kapitullimin e Italisë, pastaj
kthehet në Shkodër. Edhe ky nuk i shpeton denimit, burgoset e si rrjedhim
denohet rëndë politikisht.Pas disa vitesh vdes në burg.
Në vitin
1951 arrestohen djali i Shabanit,Qemali me gjithë djemtë e axhavet Ymeri dhe
Alija. Dënohen respektivisht seicili me nga 10 vite burg politik me një grup
studentash të gjimnazit të Shkodrës. Më vonë arrestohet Ruzhdia, djali tjetër e
Shabanit i cili dënohet me 18 vite burg politik, të cilat i plotësoi të gjitha
në Kampin e Spaçit dhe si rrjedhojë e torturave në hetuesi vuan edhe sot e
kësaj dite nga depresioni psiqik. Pra nga familja e Shaban Elezit mund të
shprehemi pa frike se u krijua një skuadër pune pa pagesë në minierën e Spaçit.
Do të
mbetet i paharruar për qytetin e Shkodrës djali tjetër i Shabanit, Shyqyriu ose
siç e therrisnin moshatarët e tij Cyli. Ai ishte një këngetar i lindur i këngëve
popullore shkodrane. Shoket, brezi i tij, e cilësuan "Bylbyli i Qytetit". Përveç zërit
të tij brilant, Cyli ishte edhe virtuoz në kitarre. Këndonte kudo neper dasma e
gezime familjare por asnjehere nuk e lejuan te këndonte në skenen e teatrit
"Migjeni" apo ne skenat e rretheve. Ai sot, nuk ka asnjë këngë nepër
arkivat e Radio Shkodres apo televizionit. Sa keq. Sot ka teknike dhe
inxhiniere,spikerë e gazetarë te Radio Shkodres nëpër botë që na japin leksione
për demokracine, por nuk ishin të zotët gjatë diktaturës te incizonin e të
ruanin makare një këngë të Cyl Elezit ne reprtoret e kengëve popullore
shkodrane. Bile kanë mbete proverbiale fjalët e tij para vdekjes se
parakohëshmë: "mos thoni që vdiq Cyl Elezi, por plasi"...nga marazi.
Lufta e
tmershme e klasave kunder ketij fisi vazhdoi e rrepte dhe i goditi si Shpatë e
Damokleut pa nderprerje për 46 vite radhazi, duke përfshi këtu edhe femijtë e
tyre edhe nipër e mbesa të motrave të tyre. Kudo u përballën më diferencimet në
punë, me sy të keq nga drejtuesit e lagjes dhe në shkolla. Po ashtu të gjithë
meshkujt e ketij fisi e bënë ushtrinë në repartet e punës. Deri me ardhjen e
demokracisë nuk u lejua askush nga ky fis të vazhdonte shkollen e lartë. Me
ardhjen e demokracisë u vendos në vendin që meritonte dinjiteti i kësaj familje te vrare e të
nëpërkëmbur ndër dekada.