Faleminderit
Remzi Limani: Ajo është, bëhu edhe ti!
E enjte, 07.03.2013, 09:13 PM
AJO
ËSHTË, BËHU EDHE TI!
Humanizmi është gëzof i ngrohtë, sidomos atëherë kur ndihma dhe kujdesi mjekësor na vie në kohën dhe momentin e duhur. Këtë, më së miri mund ta bëjnë ata të cilët, betimin e tyre për të qenë human e bënë syhapur dhe, tani pa përtesë bëjnë atë që duhet bërë për njeriun me halle të ndryshme shëndetësore.
Nga Remzi Limani
Edhe pse
të sëmurë, me halle të shumta shëndetësore, momenti i takimit tonë me
natyrën e njeriut prej humanisti të
vërtetë, na bënë të ndihemi më komod dhe të frymojmë lirshëm në duart e tij.
Këtë aksiomë e shohin dhe e përjetojnë pacientët nën kujdesin profesional të
doktoreshës, Myrvete Kabashi, neuropsikiatre e angazhuar në repartin e neurologjisë
në Qendren Spitalore të Prishtinës. Kjo zonjë, mantelbardhë, ditën e saj e hap
me fjalët më të ngrohta, të cilat nuk i kurseu kurrë dhe, porsi Lule Ballsami,
me tërë ngrohtësinë e shpirtit të saj prej një humnisteje të vërtetë, me
buzëqeshje shëruese, pa përtesë i dëgjon të gjitha hallet e pacientëve, me të
cilët frymojnë së bashku në këto hapësira spitalore. Pra, përveç terapisë së
pashmangshme medikamentoze, doktoresha respektive Kabashi, me gjithë
potencialin e saj njerëzor dhe human, mundohej ta shtrydh çdo gjë pozitive nga
shpirti i saj, për të rrezatuar dhe frymuar pozitivisht në sytë e lodhur të
pacentëve, të cilët, frymën dhe shpresën e tyre e mbajnë të mbështjellë me
emrin e doktoreshës Myrvete. Pra, në këtë rast, humanizmi është vyrtyti më i lartë
që mund ta posedoj njeriu dhe qenia e tij e veshur me tipare dalluese nga të
tjerët... Andaj, ta ndihmosh njeriun, i cili i ka zgjatë duart drejt teje,
është mëse njerëzore dhe humane për ta ndihmuar atë në kohën dhe momentin e
duhur, ngase, çdo vonesë në mjekësi, mund të kushton jetëra të humbura nga vet
njeriu, neglizhenca e tij dhe zhveshja nga humanizmi. Në këtë kontekst, Dr.
Myrvete Kabashi, qëmoti e kuptoi rolin e saj prej një mjekeje me plot
përgjegjësi ndaj profesionit të saj dhe humanizmit ndaj njeriut me halle
shëndetësore. Pra, kujdesi mjekësor duhet të jetë permanent dhe në pikën e duhur të kohës dhe të momentit të
caktuar, i cili, përcakton të ardhmën tonë shëndetësore dhe të vet jetës sonë.