E merkure, 07.05.2025, 05:38 AM (GMT+1)

Faleminderit

Në përkujtim të atdhetarit Qerim Rexhaj

E diele, 07.04.2013, 05:37 PM


NE PERKUJTIM TE JETES DHE SHEMBELLTYRES SE ATDHETARIT QERIM SEJDI REXHAJ

Nga Qerim Feriz Rexhaj

Lajmi i vdekjes së vëllait tonë ne rrethana enigmatike,  Qerimit,  kumboi sic shkrepëtinë rrufeja për se kthjellti.Ne nuk e pritëm as nuk e dëshiruam një mandatë të tillë,  në këtë kohë ndryshimesh të mëdha.. Ne kurrë nuk besuam se një njeri si Qerimi  duhej të vdiste në këtë kohë dhe aq më pak në kete menyre.Ne keto caste te renda dhe pikelluese njekohesisht,  nuk mund te  mos i thuhen disa fjale per kete burrë te Podgurit,  te Kosoves dhe gjithe Shqiperise qe ka lene kujtime te pa shlyera gjithandej.

Qerim Sejdi Rexhaj, lindi  me 1936  ne nje familje atdhetare ne  fshahtin Cerrce, komuna e Istogut.Gjyshi i tij,  Adem Sejdia, konsiderohet nder burrate e shquar te Podgurit, nder trimat e jashtezakonshem qe i dual zot Kosoves ne rrethanat me te veshtira te qenjes se saj.Ishte njeri nder prijesite  e cetave te Podgurit, dhe njeri nder  luftetaret e shquar te Bajram Currit, Isa Boletinit, Hasan Prishtines etj.Ai mori pjese ne sa e sa kuvende burrash per fatin e atdheut, ne sa e sa  beteja te pergjakshme per clirimin e Kosoves nga roberia turke e me vone edhe nga ajo serbosllave.Ne kete vazhde,  rrugen e babait te tij,  do ta ndjek me vone edhe Sejdi Ademi, babai i Qerimit, i cili u vue ne mbrojtje te kufijve tokesor te Kosoves , te cilet ishin vene nen trysninë e pushtuesve serbo-cetnikë ne trevat veriore e verilindore te Kosoves.Per aktivitetet kunder pushtuesve, familja e Qerimit ishte vene  nen vezhgim te perhershem te regjimit serbosllav, madje si mase ndeshkimi e kishin kercënuar me shpronesim , konfiskim te pasurise,  madje edhe me debim ne Vojvodine.Ne keto kushte dhe rrethana u lind, u edukua dhe u arsimua Qerim S.Rexhaj.Familja e Qerimit, tashme e kishte kuptuar se pa bashkerendimin e penes dhe pushkes njekohesisht,  trojet shqiptare nen pushtimin serb,  nuk mund te pritnin ardhmeri dhe perspektive te ndritshme. Shkollimin fillor e filloi dhe e mbaroi ne Istog.Per mesues pati atdhetarin e shquar Arif Halilin, te familjes se njohur te Halil Dervishit nga Istogu i Poshtem, i cili dha cdo gje nga vetja te ngrej nje brez me vetedije morale dhe atdhetare. Edhe pse ne kushte te renda te nje varferie , pas shkollimit fillor, Qerimi vazhdoi  studimet ne Normalen e Prishtines, e cila po shkollonte kuadrat e para per mesuese.Pas dy vitesh studimi, u kthye ne vendlindje dhe ne vitin 1955 u punesua si mesues ne njerin nder fshatrat me verior te Istogut ne Uce.Jo vetem me Ucasit , te cilet kishin dhene shume gjak per lirine e Kosoves ne te gjitha koherat, por edhe me  femijte e tyre,  Qerim,  gjeti gjuhen e perbashket te mirkuptimit ne te gjitha dimensionet e saj.Ishte koha e përmbysjeve te medha.Ministri i Puneve te Brendeshme te Jugosllavise,  Aleksander Rankoviq ,  vetes i kishte dhene detyre per te crrenjosur cdo ide atdhetarie, cdo shkendije te shqiptarizmes ne Kosove,  permes aksionit famekeq te mbledhjes se armeve ne Kosove.Ne vjeshten e vitit 1956, Qerimi u arrestua  dhe u burgos me pretekst te perhapjes se ideve nacionaliste per liri, clirim dhe bashkim kombetar.Gjate tete muajve ne burgun famekeq te Gurrakocit iu nenshtrua torturave me monstruoze psiqike dhe fizike.Ne mungese faktesh ai lirohet nga burgu.Ne saje te shokut te tij te shkollles, Ismail Bajres, i cili kishte arritur ne kierarkine e pushtetit te Kosoves, rikthehet ne procesin e arsimit , por ne kete rast ne fshatin Koshutan te Rugoves.Edhe ketu Qerimi  me gjithe potencialin e tij mendor dhe atdhetar u vue ne sherbim te idealit te lirise , ne sherbim te edukimit dhe arsimimit te brezave,  ne mbjelljen e fares se lirise, clirimit dhe bashkimit kombetar.Ai nuk mund t’ua mesonte  femijve shqiptare historine sipas planprogrameve serbe ku thuhej se te paret tane jane sllavet dhe shqiptaret si popull nuk permendeshin fare.Ai kurre nuk mund ta pranonte nje gje te tille, sepse ajo ishte kunder bindjeve te tij personale, kunder bindjes se familjes se tij dhe ne dem te kombit shqiptar.I vene nen percjelljen e vazhdueshme te  UDB-es dhe puthadoreve te saj, i vetedijshem per burgosjen apo likuidimin e mundshem fizik , vendosi te arratisej ne Shqiperi.Kete akt nuk e beri  koke ne vete.Paraprakisht ishte keshilluar me shoket me te ngusht te veprimtarise ilegale, me shoket  e idealit:Idriz Berdynaj nga Radaci i Pejes, Xheme Spahine nga Dubova, me te cilet bashkarisht ishin arratisur ne Shqiperi ne muajin gusht te vitit 1957.Ne Shqiperi,  ne nje periudhe prej tre vitesh,  kishte jetuar ne kampin e refugjateve ne Llakatund.Pas daljes nga ky kamp, dy vite kishte sherbyer ne sherbimin  ushtarak ne Tirane, ndersa pas kryerjes se sherbimit ushtarak,  filloi te punoj si mesues ne Berat, Lezhe e gjetiu.Pervec detyres si mesues,  ai vazhdoi te studjoj pa u shkeputur nga puna kryerjen e normales.

Ndonese jetonte ne Shqiperi, gjithe qenja e tij ishte e lidhur me familjen, vendlindjen dhe Kosoven  martire qe po vuante nen cizmen e okupatorit serbomadh.Qerimi, asnjehere nuk pushoi se percjelluri ngjarjet kobezeza qe vinin nga Kosova dhe trojet tjera te pushtuara shqiptare ne Jugosllavi, per tiranine, terrorin qe po ushtronte regjimi serbo- jugosllav mbi shqiptaret e Kosoves.Kur ishte ne pyetje Kosova dhe ceshtja e lirise dhe e bashkimit kombetar ishte i gatshem per cdo sprove.I mobilizuar ne grupime  atdhetaresh, kryesisht kosovare, ai nuk hezitoi ne asnje rrethane te futej ne Kosove per te kryer nje varg aksionesh se bashku me atdhetare tjere si : Salih Shatrin, Shaban Brahen, Adem Gashin, Qerim Uken , Ajet Haxhiun etj.per t’i treguar regjimit jugosllav se kjo toke ka zoter   qe duan dhe guxojne te ndermarrin veprime ne mbrojtje te interesave sublime te ceshtjes se atdheut. Se ata jane bije te kesaj Kosoves te cilet do te luftojne deri ne fund per lirine e saj. Pas nje varg detyrash dhe aksionesh  te rendesishme guerile,  Qerimi do tu kthehej obligimeve dhe detyrave tjera jo me pak te rendesishme per ceshtjen kombetare ne pergjithesi, por kurre i shkeputur nga rrjedhat e ngjarjeve ne Kosove, gjithenje me zemer dhe  mendje  prane Kosoves dhe vellezerve  kosovare.

Te nderuar vellezer dhe motra.Takimet me Qerimin ne Kosove ishin takime malli dhe krenarie.Cdo vizite e tij ne Kosove ishte mbreselenese.Me fjalen e tij te argumentuar te bente per vete.I dashur , i thjeshte, burreror, atdhetar i devotshem, sypatrembur ishte Qerimi i yne.Shembelltyra e tij eshte ballsamosur perjetesisht ne jeten tone.Ai me veprimtarine e tij atdhetare,  do te jete i pavdekshem qofte ne Shqiperi , qofte ne Kosove, perjetesisht.Lavdi i qofte angazhimit dhe vepres se tij atdhetare. I lehte i qofte dheu i Shqiperise Etnike.

Ai u varros , sot,   me nderimet me te medha ne varrezat e Tiranes, nen percjelljen e vellezerve , shokeve , miqeve dhe qytetareve nga te gjitha trevat shqiptare.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx