| E diele, 07.04.2013, 05:37 PM |
NE PERKUJTIM TE JETES DHE SHEMBELLTYRES SE ATDHETARIT QERIM SEJDI REXHAJ
Nga Qerim Feriz Rexhaj
Lajmi i
vdekjes së vëllait tonë ne rrethana enigmatike, Qerimit, kumboi sic shkrepëtinë rrufeja për se
kthjellti.Ne nuk e pritëm as nuk e dëshiruam një mandatë të tillë, në këtë kohë ndryshimesh të mëdha.. Ne kurrë
nuk besuam se një njeri si Qerimi duhej
të vdiste në këtë kohë dhe aq më pak në kete menyre.Ne keto caste te renda dhe
pikelluese njekohesisht, nuk mund
te mos i thuhen disa fjale per kete
burrë te Podgurit, te Kosoves dhe gjithe
Shqiperise qe ka lene kujtime te pa shlyera gjithandej.
Qerim
Sejdi Rexhaj, lindi me 1936 ne nje familje atdhetare ne fshahtin Cerrce, komuna e Istogut.Gjyshi i
tij, Adem Sejdia, konsiderohet nder
burrate e shquar te Podgurit, nder trimat e jashtezakonshem qe i dual zot
Kosoves ne rrethanat me te veshtira te qenjes se saj.Ishte njeri nder
prijesite e cetave te Podgurit, dhe
njeri nder luftetaret e shquar te Bajram
Currit, Isa Boletinit, Hasan Prishtines etj.Ai mori pjese ne sa e sa kuvende
burrash per fatin e atdheut, ne sa e sa
beteja te pergjakshme per clirimin e Kosoves nga roberia turke e me vone
edhe nga ajo serbosllave.Ne kete vazhde, rrugen e babait te tij, do ta ndjek me vone edhe Sejdi Ademi, babai i
Qerimit, i cili u vue ne mbrojtje te kufijve tokesor te Kosoves , te cilet
ishin vene nen trysninë e pushtuesve serbo-cetnikë ne trevat veriore e
verilindore te Kosoves.Per aktivitetet kunder pushtuesve, familja e Qerimit
ishte vene nen vezhgim te perhershem te
regjimit serbosllav, madje si mase ndeshkimi e kishin kercënuar me shpronesim ,
konfiskim te pasurise, madje edhe me
debim ne Vojvodine.Ne keto kushte dhe rrethana u lind, u edukua dhe u arsimua Qerim
S.Rexhaj.Familja e Qerimit, tashme e kishte kuptuar se pa bashkerendimin e
penes dhe pushkes njekohesisht, trojet
shqiptare nen pushtimin serb, nuk mund
te pritnin ardhmeri dhe perspektive te ndritshme. Shkollimin fillor e filloi
dhe e mbaroi ne Istog.Per mesues pati atdhetarin e shquar Arif Halilin, te
familjes se njohur te Halil Dervishit nga Istogu i Poshtem, i cili dha cdo gje
nga vetja te ngrej nje brez me vetedije morale dhe atdhetare. Edhe pse ne
kushte te renda te nje varferie , pas shkollimit fillor, Qerimi vazhdoi studimet ne Normalen e Prishtines, e cila po
shkollonte kuadrat e para per mesuese.Pas dy vitesh studimi, u kthye ne
vendlindje dhe ne vitin 1955 u punesua si mesues ne njerin nder fshatrat me
verior te Istogut ne Uce.Jo vetem me Ucasit , te cilet kishin dhene shume gjak
per lirine e Kosoves ne te gjitha koherat, por edhe me femijte e tyre, Qerim, gjeti gjuhen e perbashket te mirkuptimit ne te
gjitha dimensionet e saj.Ishte koha e përmbysjeve te medha.Ministri i Puneve te
Brendeshme te Jugosllavise, Aleksander
Rankoviq , vetes i kishte dhene detyre
per te crrenjosur cdo ide atdhetarie, cdo shkendije te shqiptarizmes ne Kosove,
permes aksionit famekeq te mbledhjes se
armeve ne Kosove.Ne vjeshten e vitit 1956, Qerimi u arrestua dhe u burgos me pretekst te perhapjes se
ideve nacionaliste per liri, clirim dhe bashkim kombetar.Gjate tete muajve ne
burgun famekeq te Gurrakocit iu nenshtrua torturave me monstruoze psiqike dhe
fizike.Ne mungese faktesh ai lirohet nga burgu.Ne saje te shokut te tij te shkollles,
Ismail Bajres, i cili kishte arritur ne kierarkine e pushtetit te Kosoves, rikthehet
ne procesin e arsimit , por ne kete rast ne fshatin Koshutan te Rugoves.Edhe
ketu Qerimi me gjithe potencialin e tij
mendor dhe atdhetar u vue ne sherbim te idealit te lirise , ne sherbim te
edukimit dhe arsimimit te brezave, ne
mbjelljen e fares se lirise, clirimit dhe bashkimit kombetar.Ai nuk mund t’ua
mesonte femijve shqiptare historine
sipas planprogrameve serbe ku thuhej se te paret tane jane sllavet dhe shqiptaret
si popull nuk permendeshin fare.Ai kurre nuk mund ta pranonte nje gje te tille,
sepse ajo ishte kunder bindjeve te tij personale, kunder bindjes se familjes se
tij dhe ne dem te kombit shqiptar.I vene nen percjelljen e vazhdueshme te UDB-es dhe puthadoreve te saj, i vetedijshem
per burgosjen apo likuidimin e mundshem fizik , vendosi te arratisej ne
Shqiperi.Kete akt nuk e beri koke ne
vete.Paraprakisht ishte keshilluar me shoket me te ngusht te veprimtarise
ilegale, me shoket e idealit:Idriz
Berdynaj nga Radaci i Pejes, Xheme Spahine nga Dubova, me te cilet bashkarisht
ishin arratisur ne Shqiperi ne muajin gusht te vitit 1957.Ne Shqiperi, ne nje periudhe prej tre vitesh, kishte jetuar ne kampin e refugjateve ne
Llakatund.Pas daljes nga ky kamp, dy vite kishte sherbyer ne sherbimin ushtarak ne Tirane, ndersa pas kryerjes se
sherbimit ushtarak, filloi te punoj si
mesues ne Berat, Lezhe e gjetiu.Pervec detyres si mesues, ai vazhdoi te studjoj pa u shkeputur nga puna
kryerjen e normales.
Ndonese
jetonte ne Shqiperi, gjithe qenja e tij ishte e lidhur me familjen, vendlindjen
dhe Kosoven martire qe po vuante nen
cizmen e okupatorit serbomadh.Qerimi, asnjehere nuk pushoi se percjelluri
ngjarjet kobezeza qe vinin nga Kosova dhe trojet tjera te pushtuara shqiptare
ne Jugosllavi, per tiranine, terrorin qe po ushtronte regjimi serbo- jugosllav
mbi shqiptaret e Kosoves.Kur ishte ne pyetje Kosova dhe ceshtja e lirise dhe e
bashkimit kombetar ishte i gatshem per cdo sprove.I mobilizuar ne grupime atdhetaresh, kryesisht kosovare, ai nuk
hezitoi ne asnje rrethane te futej ne Kosove per te kryer nje varg aksionesh se
bashku me atdhetare tjere si : Salih Shatrin, Shaban Brahen, Adem Gashin, Qerim
Uken , Ajet Haxhiun etj.per t’i treguar regjimit jugosllav se kjo toke ka zoter qe duan dhe guxojne te ndermarrin veprime ne
mbrojtje te interesave sublime te ceshtjes se atdheut. Se ata jane bije te
kesaj Kosoves te cilet do te luftojne deri ne fund per lirine e saj. Pas nje
varg detyrash dhe aksionesh te
rendesishme guerile, Qerimi do tu
kthehej obligimeve dhe detyrave tjera jo me pak te rendesishme per ceshtjen
kombetare ne pergjithesi, por kurre i shkeputur nga rrjedhat e ngjarjeve ne
Kosove, gjithenje me zemer dhe
mendje prane Kosoves dhe
vellezerve kosovare.
Te
nderuar vellezer dhe motra.Takimet me Qerimin ne Kosove ishin takime malli dhe
krenarie.Cdo vizite e tij ne Kosove ishte mbreselenese.Me fjalen e tij te
argumentuar te bente per vete.I dashur , i thjeshte, burreror, atdhetar i
devotshem, sypatrembur ishte Qerimi i yne.Shembelltyra e tij eshte ballsamosur
perjetesisht ne jeten tone.Ai me veprimtarine e tij atdhetare, do te jete i pavdekshem qofte ne Shqiperi , qofte
ne Kosove, perjetesisht.Lavdi i qofte angazhimit dhe vepres se tij atdhetare. I
lehte i qofte dheu i Shqiperise Etnike.
Ai u varros , sot, me nderimet me te medha ne varrezat e Tiranes, nen percjelljen e vellezerve , shokeve , miqeve dhe qytetareve nga te gjitha trevat shqiptare.