E shtune, 18.05.2024, 04:49 AM (GMT+1)

Faleminderit

Marjan Sebaj-Sopi: Prof. Zenel Pajaziti

E diele, 21.04.2013, 05:03 PM


Në kujtim të Prof. Zenel (Mehmet) Pajaziti

NJË JETË NË SHËRBIM TË BREZAVE TË RINJË, NË SHËRBIM TË ATDHEUT DERI NË FLIJIM…

Nga Marjan Sebaj-SOPI

Njerëzit e mëdhenjë nuk vdesin askurrë, ata vetëm ndërrojnë vendbanimin nga kjo tokë, jetë,  për në jetë të amshuar. Gjithmonë mbesin në mendjen, zemren, shpirtin dhe ndjenjat e atyre me të cilët punuan e jetuan. Njerëzve të tillë iu festohet dhe dihet datëlindja por jo edhe data e vdekjës, meqë ata lindin për të mos vdekur askurrë. Pra, i tillë dhe pavdekshëm është edhe prof. Zenel (Mehmet) Pajaziti.

Është muaji prill, muaji kur zgjohet natyra, kur fillon të lulëzoj gjithçka. Muaj kur natyra merrë ngjyrën e jetës, kur natyra fillon të ringjallet e „buzëqeshë“… Kur Dielli fillon me rrezet e saj të shndërrisë e të jap dritë më të fortë, të nxeh dhe ngrohë shpirtërat e njerëzëve. Rrezet e dritës shndërrisin më kjartë e më gjatë. Një rreze drite gjatë tërë jetës sa jetoi është edhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, atdhetari i dalluar dhe punëtori i palodhur i arsimit shqip, njeriu fjalë embël, njeriu i flaktë në zemërgjerësi e bujari, kontribouesi i madh i lirisë së Kosovës, njeriu ynë i urtë dhe dashur, profesori i fjalës së ëmbël i gjuhës dhe letërësisë shqipe, i yni Zenel (Mehmet) Pajaziti.

Nuk ka njeri në Kosovë e gjetiu, që këtë muaj i cili duhet të jetë muaj gëzimi, muaj i haresë dhe lumturisë e të mos kujtoj me mall, me dhimbje e pikëllim, ditët e muajit dhe datën 27. prill të vitit 1999., në Mejë të Gjakovës.

Unë sa herë shkoj në Kosovë, sa herë vizitoj Gjakovën, me dhembje e pikëllim por në njërën anë edhe krenari, ndalëm të vizitoj një vend „Lëndinë e Pikëllimit“, këtë lëndinë e cila ndryshoi jetën tonë në Kosovë por që u deshtë të flijohen me qindra njerëz, të derdhët shumë gjak i pafaj deri të fitojmë e gëzojmë lirinë që e gëzojmë sot. Sa herë ndalëm para këtyre dëshmorëve të kombit, para varrezave të njerëzve që nuk guxojnë të harrohen askurrë por me epitet të kujtohet puna, vepra dhe jeta e tyre, kështu para jetës dhe veprës së tyre heroike bëjë shqyrtimin e ndërgjegjjes sime, mendoj e them; More Zot, po a u deshtë që aq shumë, gjithë këta shqiptarë të vdesin?! A u deshtë që të derdhët aq shumë gjak i pafaj për të fituar lirinë të cilën e kemi të dhuruar nga vet Zoti? A u deshtë që kjo lëndin në fshatin Mejë të lahet bash me gjakun tonë të pafaj? Dhe mendoj e mendoj, në mesin e 377 personave, meshkuj që nga mosha 15 e deri 60 vjeçare, o Zot, po sa intelektuali gjindët këtu, të gjithë të pafajshëm, sa i riu që ishte në lulëzim të jetës, pse u deshtë të ndodhë kjo, vetëm pse ishin shqiptarë? Ndodhi vetëm se ishim shqiptarë, ndodhi për atë se ishin sikur qengji i pafaj që pa dëshirën e tij shkon në therrtore, qengj i cili pa faj pret dënimin, pret ekzekutimin, pret që gjelatët të vendosin mbi jetën e tij të pafaj.

Njerëzit e mëdhenjë nuk vdesin askurrë… ata lindin për të mos vdekur askurrë

Ndalëm e mendoj në këtë „Lëndinë e Pikëllimit“ por edhe krenarisë, para gjithë këtyre të rënëve për lirinë e popullit shqiptarë dhe duke kujtuar këta, bëjë një rezume, vi deri te mbyllja se të gjithë këta, prof. Zenel (Mehmet) Pajaziti, është rreze drite, rreze Dielli që nuk shuhet askurrë, që ngroh zemrat e shpirtërat tanë në të menduar se ai ka qenë dhe ende është gjallë, është gjallë me jetën dhe veprimtarinë e tij, me shembullin e mirë të tij, fjalët e ëmbëla të tij është prezent në jetën tonë, sepse ai është fryt i gjallnisë sonë, ardhmërisë tonë, të kombit tonë. Dhe duke parë jetën e sakrificën e tyre, duke medituar mbi jetën e tij, këtij intelektuali që shkriu të tërë jetën për të mirë të brezave të rinjë, për të mirë të kombit, në shërbim të atdheut them; jam krenar që patëm njerëz të këtillë, që patëm njeri të tillë i cili u flijua deri në fund për idealet e tij, për atdheu, për lirinë e saj, për të mirën tonë të përgjithëshme!

Me dhembje por aq më tepër me krenari përkulëm para heroizmit të tyre, heroizmit, punës dhe vepimtarisë së Tij, përkulem para jetës dhe veprimtarisë, para shembullit të prof. Zenel Pajazitit sepse ai nuk dijti të frikësohet askurrë, nuk e trembën e zbrapsën as kërcnimet, as maltretimet, as rrahjet e as vdekja! Ai nuk u lëkundë askurrë, nuk u dorëzua askurrë por të gjithavë stuhive iu qëndroi stoikisht sikur një mur guri që nuk shembët askurrë, sikur një lis i madh i ngritur me krenari në mes të fushës i cili jep freski në ditë e kohë të nxehta, qëndroi burrërisht para armiqëve të përbetuar të kombit shqiptarë, para tytave të mitralozëve të gjakëpirësve, ushtarëve, policëve e paramilitaerëve serb, qëndroi pa iu trembur syri, qëndroi meqë e dinte dhe ishte më se i sigurtë se e vërteta dhe e drejta do të ngadhnjej, meqë ishte i sikurt se pas rënjes së tij heroike për të tjerët, për gjeneratat e reja, brezat e rinjë të cilat i përgaditi me përkushtim do fitojnë dhe gëzojnë lirinë e pritur me shekuj. Ishte i sigurt në këtë pasi ashtu i edukoi gjenerata e gjenerata, pra në atdhedashuri, në mirësi, bujari e dashuri.

Biografia

Zenel (Mehmet) Pajaziti u lind më; 15.10.1950., në fshatin Dobrosh të komunës së Gjakovës. Shkollën fillore pesë  klasë e para  i kreu në Sheremet, kurse edhe tre vite tjera të shkollës fillore i ndjeku dhe përfundoi në Junik. Qysh si fëmijë dallohej nga moshatarët e tij për kah mirësia, kujdesi, dashamirësia, bujaria dhe dashuria për njeriun, etja për arsimim, e në veçanti në te mbretëronte dashuria e madhe dhe e flaktë ndaj atdheut, ndaj atdheut të lirë.

Ishte nxënës i shkëqyeshëm, nxënës që dëshironte dijën, arsimin, ngritjen e vetdijës të popullit e që siç thoshte gjithnjë më vonë; një popull i pashkolluar është i dënuar të jetë nën këmbë e thundërat e të huajve, i nëpërkëmbur e që kjo na ka lodhë me shekuj! Kështuqë Zeneli që në fëmijëri e deshti arsimin, gjithnjë i pyetur thoshte se; kur të rritëm do të bëhem mësues! Dhe vërtetë, dashira e tij e flaktë, dashuria e tij e madhe për dituri e njohuri, për arsimim edhe iu realizua. Gjersa vijoi mësimet që nga shkolla fillore, pastaj ajo e mesme dhe e lartë, vuajti shumë, u sakrifikua shumë në kushte pa kushte, jetë të vështirë, meqë kushtet ishin të vështira atë kohë. Mirëpo, në te mbizotëroi dhe ngadhjeu dashuria dhe dëshira e madhe që të shkollohet e më pas atë përvoj dhe dituri t’ua përcjell brezave të rinjë, t’ua përcjell brez pas brezi gjeneratave të reja, ardhmërisë së kombit. Dhe këtij qëllimi ia arriti.

Shkollën e mesme e vijoi dhe kreu në gjimnazin ”Hajdar Dushi” në Gjakovë. Udhëtonte për çdo ditë më se 20 km. të shumtën në këmbë. Borë e shi, shpeshherë i etur dhe uritur, por më tepër i etur dhe uritur për dituri, për mësim dhe njohuri të reja e gjitha kjo e forconte dhe nuk mund asgjë ta ndalte nga vizioni dhe planet e tij, plane që në mesin e popullit tonë të ket sa më shumë gjenerata të arsimuara, kështuqë as kushtet pa kushte, as vëshirësitë jetësore të përditëshme, asnjë sfidë e jetës atë nuk mund ta shkëpuste apo ndalte nga vijimi i shkollimit, nga arsimimi. Zeneli menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdon studimet në  SHLP ”Bajram Curri”-Gjakovë, dega gjuhë dhe letërsi, ku me sukses të shkëlqyer diplomoi në vitin 1976.

Veprimtaria

Ishte koha kur në popullin shqiptarë kishte mungesë të mësimdhënësve, dhe këtë nevoj uregjente e pa Zenel Pajaziti si një vizionar i madh i kohës, si një punëtor dhe atdhedashës, për atë edhe menjëherë pas përfundimit të SHLP u punësua si arsimtar me qëllim të caktuar, të edukoj, të arsimoi dhe përgadisë brezat e rinjë për sfidat të cilat i presnin ata në jetë, pra u punësua në shkollën fillore ”Ganimete Terbeshi” në Ponoshec (20.12.1976-31.08.1977), pastaj si mësimëdhënës i dashur dhe pranuar nga fëmijtë, nga kolegët e tij dhe i gjithë rrethi i Dukagjinit që dëshironin ta kishin një mësimëdhënës aq të përpiktë, të ndërgjegjshëm, zemërgjërë, fisnik, të aftë në komunikim me të gjithë, të urtë…, kështuqë sipas kërkesave dhe nevojave të kohës ai transferohet dhe punësohet në shkollën fillore ”Ardhmëria” në Ramoc (01.09.1977-01.09.1984) dhe më pas si mësimëdhënës edhe në shkollën fillore “Mark  Zef  Perkaj” (sot ”Dy dëshmorët”) ku punoi nga; 01.09.1984., deri më ; 27.04.1999).

Në shkollën fillore të fshatit Sheremet punoi pa kursy vetjen e tij as natë e as ditë, qe emëruar drejtor i shkollës atëherë kur kushtet dhe rrethanat në Kosovë ishin tejet të vështira, të rrezikshme, të rënda për arsimin shqip, të rënda për popullin shqiptarë. Ai me vetflijim të pashoq pranon dëtyrën, me kënaqësi e përpikëri kryen puntë në shkollë dhe jetë, gjithnjë i gatshëm të flijohet për të mirën e brezave të rinjë, për të mirën dhe të ardhmën e Kosovës, të ardhmën prosperuese të popullit shqiptar. Këtë post të drejtorit të shkollës e kreu në dy mandate, në vitin 1987., dhe më pas nga 1994.

Ai duke parë gjendjen e rënd në Kosovë, padrejtësitë, keqtrajtimet, burgosjet, rrahjet, vrasjet…, me zemër e shpirtë i përkushtohet aktiviteteve të gjithanëshme kombëtare në mbrojtje të kauzës shqiptare, në mbrojtje të popullatës së pafaj. Punon si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe gjerë me ndërprerjen e mësimit nga rreziku i luftës së vitit 1999.

Gjatë tërë kohës si mësimëdhënës e në veçanti sa ishte drejtor shkolle ai përballoi sfida të ndryshme, të cekim se nga policia okupatore mirrët natë e ditë, kohë pa kohë, në të ashtuquajtura „biseda informative“ (13 herë), ku maltretohet, kërcnohet e rrahet... Mirëpo, nuk u dorëzua asnjëherë duke qëndruar stoikisht në mbrojtje të pambrojturëve, nuk u dorëzua askurrë duke iu bërë me dije se një popull dashamirës, një popull që don arsimin, prosperitetin dhe lirinë nuk mund ta zhbijë, nuk mund ta zhdukë askushë. Apo siç ka dijtë t’iu thot gajkpirësve; „Mund të ma merrni jetën mua, por asesi jo të ardhmën e popullit tim liridashës!“ Arsyeja pse maltretohej pamasë ishte lëshimi i dëftesave të nxënësve me emërin „Republika e Kosovës“, vërtetë aktiviteti i tij i gjithanëshëm kombëtar. Zenel Pajaziti deshti më tepër brezat e rinjë, atdheun, të ardhmen e saj sesa vetjen e tij. Prandaj ishte në gjendje të flijohej deri në fund, deri në vdekje.

Me edukimin e brezit te ri arsimor u mor rreth 25 vite. Të gjithë kolegët, të gjithë nxënësit, gjithë kush e takoi atë në jetë, të gjithë populli e kujton me mallëngjim, e kujton me dashuri këtë mësimëdhës të dashur e të urtë, e kujton këtë njeri të qetë, zemërgjërë, bujar… Pikërisht, për kontriboutin e Tij të madh në arsim, në edukim të brezave të rinjë, nga ana e shkollës fillore „Mark Zef Perkaj“ me rastin e 60 vjetorit të themelimit të kësaj shkolle prof. Zenel (Mehmet) Pajaziti iu nda „Mirënjohje“ post-mortum (pas vdekjës, dt.22.05.2009). Mirëpo, mirnjohja më e mirë janë vet gjeneratat e nxënësëve (shumë nga ta luftëtar të UÇK-së, dëshmorë e heronjë të kombit) të cilët u edukuan, të cilët morën mësimet e para të gjuhës shqipe, të atdhedashurisë e mësimet jetësore nga vet prof. Zeneli i cili i deshti ata të rinjë e të reja më tepër se gjithçka në jetë, më tepër se vet jetën e tij.

Atdhetari i palodhshmëm i kauzës shqiptare ishte nënshkrues i Deklaratës Kushtetuese    Kosovës të mbajtur me 02. Korrik 1990., nga dega e LDK-së në Gjakovë.  Aktivist i dalluar në shumë aspekte shoqërore. Organizator dhe pjesmarrës i shumë protestave të organizuara kundër dhunës serbe mbi arsimin shqip, mbi popullin shqiptarë, që nga vitet e 80-ta e veçmas gjatë viteve të 90’ta ai ngritë zërin e nuk ndalet së punuari për lirinë e Kosovës. Ishte aktivist dhe bashkëpunëtor i LDK-së dega në Gjakovë. Aktivist i dalluar i Bashkësisë Lokale në  fshatin Rracaj dhe për disa vite edhe kryetar i kesaj bashkësie lokale.

Me jetën dhe veprimtarinë e Tij prof. Zenel (Mehemet) Pajaziti ishte pengesë, ishte therrë, ishte armik i përbetuar i pushtuesit gjakapirës serb, dhe për këtë edhe gjithnjë në sy të tyre. Kështuqë me fillimin e luftës në Kosovë, qëllimi i serbëve ishte të ndjekin, të vrasin aktivistët e dalluar, ata që nuk u ndanë askurrë nga populli, t’i zhdukin njerëzit që gëzonin autoritet në popull. Dhe atëherë kur prof. Zeneli si gjithnjë nuk deshi të largohej e të le popullin vet, të le të rinjët të cilëve iu kushtoi të tërë jetën e tij, atëherë erdhi edhe dita e kobshme për te, për familjen e tij, për miq dhe të afërm, për popullin shqiptarë. Prof. Zeneli u kidnapua nga forcat serbe me 27. Prill 1999., në fshatin Meje të Gjakovës, u kindnapua në rrugën të cilën e kaloi me dekada për të shkuar e dhënë mësim. U kidnapua por edhe në këto momente kur të gjithë popullin e kësaj ane e tubonin paraushtarët serb me qëllime të caktuara djallëzore, prof. Zeneli prapë është me të rinjët e tij, me popullin e tij të dashur të cilit edhe në këto momente para shfarosjes, ai i motivon, iu jep zemër e forcë…,pra ishte me ata që i deshti deri në momentin e fundit të jetës së tij. Ai së bashku me qindra të tjerë egzekutohet nga kriminelët serb. Në mesin e të vrarëve pos prof. Zenelit, serbët ia vrajnë edhe tre vëllezër më të rinjë (e familjiar tjerë) me gjithësej 13. persona nga familja e tij e ngusht.

Pas gjetjes së trupit në varrezat masive të Serbisë, atë të Batajnicës, dhe identifikimit të trupit nga ana e antropologeve të mjeksisë ligjore dhe rikthimit të trupit në Kosovë, rivarroset me  datën 21. Dhjetor 2003., në varrezat e Martireve të Kombit, në Meje. Pas vete prof. Zeneli la gruan dhe nënt fëmijë të cilët sa ishte gjallë i edukoi në frymën e vërtetë patriotike, atdhedashëse, arsmidashës, i edukoi të jenë  human, bujar, të ndërgjegjshëm, të afërt me njeriun, të qetë e durueshëm, bujar e të dashur me të gjithë, pikërisht ashtu siç ishte edhe vet prof. Zenel Pajaziti.

Në një rrjet social lexova nën foton e tij, shkrimin e djalit të tij të madh Artan Pajaziti, i cili shkruan; „I lutëm Zotit që ta ndjeki udhën tënde Baba…“

Kurse unë do të shtoja, se rrugën e Tij, rrugën e flijimit dhe sakrificës për të tjerët, për kombin, dashurinë ndaj arsimit, ndaj vëllaut e motrës njeri, rrugën e ngadhnjimit, këtë rrugë të prof. Zenelit duhet ta ndjekim të gjithë.

Zoti e shpërbleftë me jetë të pasosur dhe në amshim prof. Zenelin dhe të gjithë të rënët tjerë në Mejë e kudo në Kosovë, të cilët dhanë jetën për të mirën tonë, për të ardhmën tonë, për ne!



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora