| E diele, 21.04.2013, 05:03 PM |
Në kujtim
të Prof. Zenel (Mehmet) Pajaziti
NJË JETË NË SHËRBIM TË BREZAVE TË RINJË, NË SHËRBIM TË ATDHEUT DERI NË FLIJIM…
Nga Marjan Sebaj-SOPI
Njerëzit
e mëdhenjë nuk vdesin askurrë, ata vetëm ndërrojnë vendbanimin nga kjo tokë,
jetë, për në jetë të amshuar. Gjithmonë
mbesin në mendjen, zemren, shpirtin dhe ndjenjat e atyre me të cilët punuan e
jetuan. Njerëzve të tillë iu festohet dhe dihet datëlindja por jo edhe data e
vdekjës, meqë ata lindin për të mos vdekur askurrë. Pra, i tillë dhe pavdekshëm
është edhe prof. Zenel (Mehmet) Pajaziti.
Është
muaji prill, muaji kur zgjohet natyra, kur fillon të lulëzoj gjithçka. Muaj kur
natyra merrë ngjyrën e jetës, kur natyra fillon të ringjallet e „buzëqeshë“…
Kur Dielli fillon me rrezet e saj të shndërrisë e të jap dritë më të fortë, të
nxeh dhe ngrohë shpirtërat e njerëzëve. Rrezet e dritës shndërrisin më kjartë e
më gjatë. Një rreze drite gjatë tërë jetës sa jetoi është edhe veprimtari i
shquar i çështjes kombëtare, atdhetari i dalluar dhe punëtori i palodhur i
arsimit shqip, njeriu fjalë embël, njeriu i flaktë në zemërgjerësi e bujari,
kontribouesi i madh i lirisë së Kosovës, njeriu ynë i urtë dhe dashur, profesori
i fjalës së ëmbël i gjuhës dhe letërësisë shqipe, i yni Zenel (Mehmet)
Pajaziti.
Nuk ka
njeri në Kosovë e gjetiu, që këtë muaj i cili duhet të jetë muaj gëzimi, muaj i
haresë dhe lumturisë e të mos kujtoj me mall, me dhimbje e pikëllim, ditët e
muajit dhe datën 27. prill të vitit 1999., në Mejë të Gjakovës.
Unë sa herë shkoj në Kosovë, sa herë vizitoj Gjakovën, me dhembje e pikëllim por në njërën anë edhe krenari, ndalëm të vizitoj një vend „Lëndinë e Pikëllimit“, këtë lëndinë e cila ndryshoi jetën tonë në Kosovë por që u deshtë të flijohen me qindra njerëz, të derdhët shumë gjak i pafaj deri të fitojmë e gëzojmë lirinë që e gëzojmë sot. Sa herë ndalëm para këtyre dëshmorëve të kombit, para varrezave të njerëzve që nuk guxojnë të harrohen askurrë por me epitet të kujtohet puna, vepra dhe jeta e tyre, kështu para jetës dhe veprës së tyre heroike bëjë shqyrtimin e ndërgjegjjes sime, mendoj e them; More Zot, po a u deshtë që aq shumë, gjithë këta shqiptarë të vdesin?! A u deshtë që të derdhët aq shumë gjak i pafaj për të fituar lirinë të cilën e kemi të dhuruar nga vet Zoti? A u deshtë që kjo lëndin në fshatin Mejë të lahet bash me gjakun tonë të pafaj? Dhe mendoj e mendoj, në mesin e 377 personave, meshkuj që nga mosha 15 e deri 60 vjeçare, o Zot, po sa intelektuali gjindët këtu, të gjithë të pafajshëm, sa i riu që ishte në lulëzim të jetës, pse u deshtë të ndodhë kjo, vetëm pse ishin shqiptarë? Ndodhi vetëm se ishim shqiptarë, ndodhi për atë se ishin sikur qengji i pafaj që pa dëshirën e tij shkon në therrtore, qengj i cili pa faj pret dënimin, pret ekzekutimin, pret që gjelatët të vendosin mbi jetën e tij të pafaj.
Njerëzit e mëdhenjë nuk vdesin askurrë… ata lindin për të mos vdekur askurrë
Ndalëm e mendoj në këtë „Lëndinë e Pikëllimit“ por edhe krenarisë, para gjithë këtyre të rënëve për lirinë e popullit shqiptarë dhe duke kujtuar këta, bëjë një rezume, vi deri te mbyllja se të gjithë këta, prof. Zenel (Mehmet) Pajaziti, është rreze drite, rreze Dielli që nuk shuhet askurrë, që ngroh zemrat e shpirtërat tanë në të menduar se ai ka qenë dhe ende është gjallë, është gjallë me jetën dhe veprimtarinë e tij, me shembullin e mirë të tij, fjalët e ëmbëla të tij është prezent në jetën tonë, sepse ai është fryt i gjallnisë sonë, ardhmërisë tonë, të kombit tonë. Dhe duke parë jetën e sakrificën e tyre, duke medituar mbi jetën e tij, këtij intelektuali që shkriu të tërë jetën për të mirë të brezave të rinjë, për të mirë të kombit, në shërbim të atdheut them; jam krenar që patëm njerëz të këtillë, që patëm njeri të tillë i cili u flijua deri në fund për idealet e tij, për atdheu, për lirinë e saj, për të mirën tonë të përgjithëshme!
Me dhembje por aq më tepër me krenari përkulëm para heroizmit të tyre, heroizmit, punës dhe vepimtarisë së Tij, përkulem para jetës dhe veprimtarisë, para shembullit të prof. Zenel Pajazitit sepse ai nuk dijti të frikësohet askurrë, nuk e trembën e zbrapsën as kërcnimet, as maltretimet, as rrahjet e as vdekja! Ai nuk u lëkundë askurrë, nuk u dorëzua askurrë por të gjithavë stuhive iu qëndroi stoikisht sikur një mur guri që nuk shembët askurrë, sikur një lis i madh i ngritur me krenari në mes të fushës i cili jep freski në ditë e kohë të nxehta, qëndroi burrërisht para armiqëve të përbetuar të kombit shqiptarë, para tytave të mitralozëve të gjakëpirësve, ushtarëve, policëve e paramilitaerëve serb, qëndroi pa iu trembur syri, qëndroi meqë e dinte dhe ishte më se i sigurtë se e vërteta dhe e drejta do të ngadhnjej, meqë ishte i sikurt se pas rënjes së tij heroike për të tjerët, për gjeneratat e reja, brezat e rinjë të cilat i përgaditi me përkushtim do fitojnë dhe gëzojnë lirinë e pritur me shekuj. Ishte i sigurt në këtë pasi ashtu i edukoi gjenerata e gjenerata, pra në atdhedashuri, në mirësi, bujari e dashuri.
Biografia
Zenel
(Mehmet) Pajaziti u lind më; 15.10.1950., në fshatin Dobrosh të komunës së
Gjakovës. Shkollën fillore pesë klasë e
para i kreu në Sheremet, kurse edhe tre
vite tjera të shkollës fillore i ndjeku dhe përfundoi në Junik. Qysh si fëmijë
dallohej nga moshatarët e tij për kah mirësia, kujdesi, dashamirësia, bujaria
dhe dashuria për njeriun, etja për arsimim, e në veçanti në te mbretëronte
dashuria e madhe dhe e flaktë ndaj atdheut, ndaj atdheut të lirë.
Ishte
nxënës i shkëqyeshëm, nxënës që dëshironte dijën, arsimin, ngritjen e vetdijës
të popullit e që siç thoshte gjithnjë më vonë; një popull i pashkolluar është i
dënuar të jetë nën këmbë e thundërat e të huajve, i nëpërkëmbur e që kjo na ka
lodhë me shekuj! Kështuqë Zeneli që në fëmijëri e deshti arsimin, gjithnjë i
pyetur thoshte se; kur të rritëm do të bëhem mësues! Dhe vërtetë, dashira e tij
e flaktë, dashuria e tij e madhe për dituri e njohuri, për arsimim edhe iu
realizua. Gjersa vijoi mësimet që nga shkolla fillore, pastaj ajo e mesme dhe e
lartë, vuajti shumë, u sakrifikua shumë në kushte pa kushte, jetë të vështirë,
meqë kushtet ishin të vështira atë kohë. Mirëpo, në te mbizotëroi dhe ngadhjeu
dashuria dhe dëshira e madhe që të shkollohet e më pas atë përvoj dhe dituri
t’ua përcjell brezave të rinjë, t’ua përcjell brez pas brezi gjeneratave të
reja, ardhmërisë së kombit. Dhe këtij qëllimi ia arriti.
Shkollën
e mesme e vijoi dhe kreu në gjimnazin ”Hajdar Dushi” në Gjakovë. Udhëtonte për
çdo ditë më se
Veprimtaria
Ishte
koha kur në popullin shqiptarë kishte mungesë të mësimdhënësve, dhe këtë nevoj
uregjente e pa Zenel Pajaziti si një vizionar i madh i kohës, si një punëtor
dhe atdhedashës, për atë edhe menjëherë pas përfundimit të SHLP u punësua si
arsimtar me qëllim të caktuar, të edukoj, të arsimoi dhe përgadisë brezat e
rinjë për sfidat të cilat i presnin ata në jetë, pra u punësua në shkollën
fillore ”Ganimete Terbeshi” në Ponoshec (20.12.1976-31.08.1977), pastaj si
mësimëdhënës i dashur dhe pranuar nga fëmijtë, nga kolegët e tij dhe i gjithë
rrethi i Dukagjinit që dëshironin ta kishin një mësimëdhënës aq të përpiktë, të
ndërgjegjshëm, zemërgjërë, fisnik, të aftë në komunikim me të gjithë, të urtë…,
kështuqë sipas kërkesave dhe nevojave të kohës ai transferohet dhe punësohet në
shkollën fillore ”Ardhmëria” në Ramoc (01.09.1977-01.09.1984) dhe më pas si
mësimëdhënës edhe në shkollën fillore “Mark
Zef Perkaj” (sot ”Dy dëshmorët”)
ku punoi nga; 01.09.1984., deri më ; 27.04.1999).
Në
shkollën fillore të fshatit Sheremet punoi pa kursy vetjen e tij as natë e as
ditë, qe emëruar drejtor i shkollës atëherë kur kushtet dhe rrethanat në Kosovë
ishin tejet të vështira, të rrezikshme, të rënda për arsimin shqip, të rënda
për popullin shqiptarë. Ai me vetflijim të pashoq pranon dëtyrën, me kënaqësi e
përpikëri kryen puntë në shkollë dhe jetë, gjithnjë i gatshëm të flijohet për
të mirën e brezave të rinjë, për të mirën dhe të ardhmën e Kosovës, të ardhmën
prosperuese të popullit shqiptar. Këtë post të drejtorit të shkollës e kreu në
dy mandate, në vitin 1987., dhe më pas nga 1994.
Ai duke
parë gjendjen e rënd në Kosovë, padrejtësitë, keqtrajtimet, burgosjet, rrahjet,
vrasjet…, me zemër e shpirtë i përkushtohet aktiviteteve të gjithanëshme kombëtare
në mbrojtje të kauzës shqiptare, në mbrojtje të popullatës së pafaj. Punon si
arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe gjerë me ndërprerjen e mësimit nga
rreziku i luftës së vitit 1999.
Gjatë
tërë kohës si mësimëdhënës e në veçanti sa ishte drejtor shkolle ai përballoi
sfida të ndryshme, të cekim se nga policia okupatore mirrët natë e ditë, kohë
pa kohë, në të ashtuquajtura „biseda informative“ (13 herë), ku maltretohet,
kërcnohet e rrahet... Mirëpo, nuk u dorëzua asnjëherë duke qëndruar stoikisht
në mbrojtje të pambrojturëve, nuk u dorëzua askurrë duke iu bërë me dije se një
popull dashamirës, një popull që don arsimin, prosperitetin dhe lirinë nuk mund
ta zhbijë, nuk mund ta zhdukë askushë.
Me
edukimin e brezit te ri arsimor u mor rreth 25 vite. Të gjithë kolegët, të
gjithë nxënësit, gjithë kush e takoi atë në jetë, të gjithë populli e kujton me
mallëngjim, e kujton me dashuri këtë mësimëdhës të dashur e të urtë, e kujton
këtë njeri të qetë, zemërgjërë, bujar… Pikërisht, për kontriboutin e Tij të
madh në arsim, në edukim të brezave të rinjë, nga ana e shkollës fillore „Mark
Zef Perkaj“ me rastin e 60 vjetorit të themelimit të kësaj shkolle prof. Zenel
(Mehmet) Pajaziti iu nda „Mirënjohje“ post-mortum (pas vdekjës, dt.22.05.2009).
Mirëpo, mirnjohja më e mirë janë vet gjeneratat e nxënësëve (shumë nga ta
luftëtar të UÇK-së, dëshmorë e heronjë të kombit) të cilët u edukuan, të cilët
morën mësimet e para të gjuhës shqipe, të atdhedashurisë e mësimet jetësore nga
vet prof. Zeneli i cili i deshti ata të rinjë e të reja më tepër se gjithçka në
jetë, më tepër se vet jetën e tij.
Atdhetari
i palodhshmëm i kauzës shqiptare ishte nënshkrues i Deklaratës Kushtetuese të
Kosovës të mbajtur me 02. Korrik 1990., nga dega e LDK-së në Gjakovë. Aktivist i dalluar në shumë aspekte
shoqërore. Organizator dhe pjesmarrës i shumë protestave të organizuara kundër
dhunës serbe mbi arsimin shqip, mbi popullin shqiptarë, që nga vitet e 80-ta e
veçmas gjatë viteve të 90’ta ai ngritë zërin e nuk ndalet së punuari për lirinë
e Kosovës. Ishte aktivist dhe bashkëpunëtor i LDK-së dega në Gjakovë. Aktivist
i dalluar i Bashkësisë Lokale në fshatin
Rracaj dhe për disa vite edhe kryetar i kesaj bashkësie lokale.
Me jetën
dhe veprimtarinë e Tij prof. Zenel (Mehemet) Pajaziti ishte pengesë, ishte
therrë, ishte armik i përbetuar i pushtuesit gjakapirës serb, dhe për këtë edhe
gjithnjë në sy të tyre. Kështuqë me fillimin e luftës në Kosovë, qëllimi i
serbëve ishte të ndjekin, të vrasin aktivistët e dalluar, ata që nuk u ndanë
askurrë nga populli, t’i zhdukin njerëzit që gëzonin autoritet në popull. Dhe
atëherë kur prof. Zeneli si gjithnjë nuk deshi të largohej e të le popullin
vet, të le të rinjët të cilëve iu kushtoi të tërë jetën e tij, atëherë erdhi
edhe dita e kobshme për te, për familjen e tij, për miq dhe të afërm, për
popullin shqiptarë. Prof. Zeneli u kidnapua nga forcat serbe me 27. Prill
1999., në fshatin Meje të Gjakovës, u kindnapua në rrugën të cilën e kaloi me
dekada për të shkuar e dhënë mësim. U kidnapua por edhe në këto momente kur të
gjithë popullin e kësaj ane e tubonin paraushtarët serb me qëllime të caktuara
djallëzore, prof. Zeneli prapë është me të rinjët e tij, me popullin e tij të
dashur të cilit edhe në këto momente para shfarosjes, ai i motivon, iu jep
zemër e forcë…,pra ishte me ata që i deshti deri në momentin e fundit të jetës
së tij. Ai së bashku me qindra të tjerë egzekutohet nga kriminelët serb. Në
mesin e të vrarëve pos prof. Zenelit, serbët ia vrajnë edhe tre vëllezër më të
rinjë (e familjiar tjerë) me gjithësej 13. persona nga familja e tij e ngusht.
Pas
gjetjes së trupit në varrezat masive të Serbisë, atë të Batajnicës, dhe
identifikimit të trupit nga ana e antropologeve të mjeksisë ligjore dhe
rikthimit të trupit në Kosovë, rivarroset me
datën 21. Dhjetor 2003., në varrezat e Martireve të Kombit, në Meje. Pas
vete prof. Zeneli la gruan dhe nënt fëmijë të cilët sa ishte gjallë i edukoi në
frymën e vërtetë patriotike, atdhedashëse, arsmidashës, i edukoi të jenë human, bujar, të ndërgjegjshëm, të afërt me
njeriun, të qetë e durueshëm, bujar e të dashur me të gjithë, pikërisht ashtu
siç ishte edhe vet prof. Zenel Pajaziti.
Në një
rrjet social lexova nën foton e tij, shkrimin e djalit të tij të madh Artan
Pajaziti, i cili shkruan; „I lutëm Zotit që ta ndjeki udhën tënde Baba…“
Kurse unë
do të shtoja, se rrugën e Tij, rrugën e flijimit dhe sakrificës për të tjerët,
për kombin, dashurinë ndaj arsimit, ndaj vëllaut e motrës njeri, rrugën e
ngadhnjimit, këtë rrugë të prof. Zenelit duhet ta ndjekim të gjithë.
Zoti e shpërbleftë me jetë të pasosur dhe në amshim prof. Zenelin dhe të gjithë të rënët tjerë në Mejë e kudo në Kosovë, të cilët dhanë jetën për të mirën tonë, për të ardhmën tonë, për ne!